Infrastruktura e ujit të pijshëm, 128 kantiere garantojnë furnizim 24 orë me ujë në 2021 

Konferenca javore Ekonomia në Fokus; infrastruktura e ujit të pijshëm:

Kryeministri Edi Rama: Sot është përditësimi javor lidhur me aspekte të ndryshme të ekonomisë.  Për ditën e sotme kemi temën e ujit të pijshëm dhe dhënien e një pasqyre të përgjithshme të të gjithë procesit të transformimit që po ndodh në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, ku, për hir të së vërtetës, trashëgimia është nga më të rëndat. Aktualisht janë në punë 128 kantiere të hapura, të cilat do të mbyllen brenda vitit të ardhshëm. Në ndërkohë që brenda pranverës së ardhshme do të hapen plot 70 kantiere të tjera, për të garantuar 24 orë furnizim me ujë në vitin e ardhshëm, 55 zona të mëdha urbane të vendit dhe në vitin 2022, edhe në mbi 200 zonat më të populluara rurale të vendit.

Shumëkush që ndjek faqen time, por që sigurisht përfaqëson një kategori të caktuar të opinionit publik, ngre pyetjen herë me ironi, herë në formë habitore, që në fakt është e papërshtatshme për sa kohë të gjithë kemi jetuar në këtë vend  dhe për sa kohë kemi një sens të historisë së këtij vendi:  Si ka mundësi që akoma flasim për ujë të pijshëm, kur bota po shkon në hënë?

E vërtetë është kjo; që bota ka shkuar në hënë me kohë, por në sistemin tonë të ujësjellësve duhet të kemi parasysh që kemi një pasqyrë shumë të posaçme në raport me botën. Jo shumë të posaçme në raport me rajonin, për hir të së vërtetës, ku vihet re që rrjetet e trashëguara janë rrjete të ndërtuara në vitet ‘60-’70-të. E që të jemi të qartë, as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë për të gjithë popullsinë. As në vitet e komunizmit nuk është ndërtuar një sistem ujësjellësi i rrjetëzuar nga qendra në çdo pikë banimi të Shqipërisë. Për më tepër, në 25 vjet pas rënies së komunizmit kemi praktikisht filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë, ku kemi patur dhe akoma sot, aty ku vazhdon puna, ka depo dhe tubacione të viteve ‘60-’70-të.

Është një reformë tërësore, një nga 5 kolonat e përcaktuara në objektivat tona dhe nuk ka të bëjë thjesht me investimet, ka të bëjë me konsolidimin financiar të ndërmarrjes së ujësjellësit, ka të bëjë me një transformimin tërësor të qasjes strukturore ndaj ujit të pijshëm, që vazhdon.

Kuadri ligjor dhe rregullator është përmirësuar ndjeshëm. Ka një program për agregimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve në rang kombëtar, por duhet të shkojmë më tutje, duhet të shkojmë drejt një radikalizmi të procesit të reformës për sa i përket strukturimit të të gjithë sistemit të administrimit të ujit të pijshëm. Megjithatë, kjo është një temë tjetër.

Ndërkohë dua t’ju bëj me dije se investimet që janë kryer për ujin e pijshëm përgjatë periudhës 2014-2019, janë në total 514 milionë euro, nga të cilat, 202 milionë janë nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër janë financime të huaja.

Përsa i përket vitit 2020, vetëm për rrjetet e ujësjellësve janë investuar rreth 44 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe mbi 30 milionë euro nga financimet e huaja. Në vitin 2021 do të alokohen për ujësjellës-kanalizime, 52 milionë euro dhe financime të huaja gati 46 milionë euro.

Sa i përket ujësjellësve, nga trashëgimia nuk ka vetëm se rrjete të degraduara. Po jap disa të dhëna që besoj se krijojnë një ide më të plotë për pasqyrën për ata që na ndjekin.

Në vitin 2013, kur mbaroi epoka e keqqeverisjes së kaluar kishte vetëm një qytet me furnizim 24 orë, Korca. Furnizimi 24 orë për të tjerët ishte një perspektivë shumë e largët.

Sot që flasim ka 23 zona urbane me 24 orë furnizim me ujë, nga Bilishti në Tropojë, nga Pogradeci në Lezhë, nga Fushë Arrëzi në Fier, nga Vau i Dejës e Kopliku në Poliçan, Tepelenë dhe Memaliaj.

Deri në vitin 2021, furnizimi do të jetë një realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë, duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, nga Fushë Kruja në Shijak, nga Kruja në Berat, në Lushnje, Gjirokastër e me radhë.

Tirana është një histori më vete, ku ka një rritje të furnizimit me ujë të pijshëm, në tërësi flas, sepse ka edhe zona me 24 orë. Në tërësi, nga 7 orë në ditë furnizim mesatarisht, sot, vetëm Bovilla furnizon 16 orë në ditë banorët e kryeqytetit dhe në nivelin kombëtar, furnizimi mesatar me ujë të pijshëm i Shqipërisë ishte rreth 10 orë në ditë. Sot që flasim, jemi në 15 dhe do të arrijmë në 18 orë për të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për më shumë dëgjojeni këtë shifër.

7 vite më pare, vetëm 59,1% e popullsisë kishin akses burimi uji të pijshëm përmes rrjetit. Nuk flasim këtu për 24 orë, flasim për akses të ujit të pijshëm përmes rrjetit, pra, në shtëpi. Sot jemi në 78,5%. Me përfundimin e punimeve të planifikuara, ato që janë në proces dhe ato që do të hapen, do të kemi në 2021-in, 85,6 % të popullsisë me akses në ujë të pijshëm.

Ndryshimi është absolutisht i ndjeshëm kudo, por është tërësisht, patjetër, i pamjaftueshëm në raport me objetivin dhe në raport me kërkesën krejt legjitime të të gjithë popullatës. Për këtë arsye mendoj që është themelore që ne të vazhdojmë punën dhe ne do ta vazhdojmë punën për të jo vetëm plotësuar të gjitha kornizat e prioriteteve të vendosura qysh në krye të herës, por edhe për të garantuar një qëndrueshmëri të atillë që të mos ketë më asnjë kthim mbrapa.

Ajo që dua t’u garantoj të gjithë qytetarëve, në të gjitha zonat ku ende ka problematikë me ujin e pijshëm, është se jo vetëm nuk janë lënë pas dore, por, e përsëris, 128 kantiere janë në punë tani që flasim, pavarësisht të gjitha vështirësive ekstra që na është dashur të përballojmë me tërmetin dhe me flamën globale të pandemisë.

Atyre që pretendojnë, pyesin, apo sugjerojnë që këto nuk janë prioritete, se investimet që ne i kemi vazhduar dhe vazhdojmë nuk janë prioritete, qoftë për infrastrukturën kombëtare rrugore, qoftë për të tjera, përfshirë këto investime për të cilat flasim sot, ju them shumë thjeshtë; që ekonomia shqiptare të rritet, duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm dhe këto investime nuk janë aspak qëllim në vetvete. Këto investime nuk janë thjesht mijëra mundësi punësimi dhe të ardhurash për dhjetëra mijëra njerëz që punojnë në këto kantiere, duke filluar nga rrugët tek shtëpitë që rindërtohen, por janë burime të reja ekonomie për të ardhmen e familjeve dhe për të ardhmen e vendit, për ekonominë familjare dhe për ekonominë kombëtare.

Eshtë njësoj si një familje, e cila në kushtet e përballjes me masa shtrënguese ka nevojë të mbyllet, por ka nevojë dhe të punojë. Çdo shtëpi duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë që të garantojë të ardhurat. Dhe shtëpia jonë e përbashkët duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë të punojë. Vetëm kështu, ne do të vazhdojmë të kapërcejmë në një nivel tjetër në aspektin ekonomik dhe në aspektin social. Vetëm kështu, ne do të kemi më shumë të ardhura për të bërë një rishpërndarje më të madhe të të ardhurave, për të rritur më tutje rrogat, për të rritur më tutje pagën minimale që tanimë e kemi vendosur në 30 mijë lekë të reja, për të rritur mundësitë për punë dhe për më shumë fitime për të gjithë përmes punës.

Alqi Bllako, Drejtor i Përgjithshëm, AGJENCIA KOMBËTARE E UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE DHE INFRASTRUKTURËS SË MBETJEVE (AKUM): 

Faleminderit z. Kryeministër dhe faleminderit Zj. Ministre,

Ashtu siç u përmend dhe nga Z. Kryeministër dhe Zj. Ministre janë 128 kantiere tashmë të hapura në nivel kombëtar përfundimi i të cilave pritet 2021 si  dhe presim tw hapim  brenda pranverës 2021 edhe 70 kantiere të tjera që do të përfundojnë maksimalisht brenda gjysmës së parë vitit 2022. Përfundimi i këtyre kantiereve jo vetëm do të garantojë furizimin 24 orë me ujë për 59 zona urbane në nivel kombëtar por edhe përmbi 200 zona rurale apo njësi administrative më të populluarat sipas bashkive respektive

Unë do të bëj një kalim të shpejtë sipas cdo bashkie sa I përket  kantiereve që kemi në proçes apo kantiereve që pritet të happen Brenda pranveres së vittit 2021 tju njoh shkurtimisht me

Fillojmë me Qarkun e Beratit e kryesisht Bashkinë e Beratit

Ka përfunduar faza 1 investim në bashkëpunim me KfW dhe Brenda vitit 2021 përmbyllet dhe faza 2 ky Brenda 2021 gjithe qytetit të Beratit do ti garantohet 24 orë ujë të pijshëm dhe po brenda 2021 falë bashkëpunimit me KfW nisim Fazën 3, ku do të ndërtojmë edhe Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe kanalizimet e qytetit. Gjithashtu falë financimit të buxhetit të shtetitnë Bashkinë e Beratit jemi duke ndërtuar dhe përfundojmë Brenda 2021 ujësjellësin e Nja Velabisht dhe disa fshatrave të tjerë Lapardha Duhanas Otllakut dhe Orizajt

NË bashkinë e Kuçovës falë financimit të KfW ne perfundojmë brenda vitit 2021 përfundojmë furnzimin 24 orë me ujë të qytetit dhe falë investimit me buxhet shtetit nisim Brenda 2021 ndërtimin e ujësjellësit për zonën e Perondisë, gjithë banorët e kësaj njësie.

Në bashkinë Ura Vajgurore është përmbyllur tashmë faza e parë e investimit ajo e rehabilitimit tërësor të rrjetit të brendshëm për furnizimin me ujë të qytetit Ura Vajgurore. Ka nisur puna për Fazën 2,  ndërtimin e linjës së transmetimit nga burimet ne depot e qytetit; si dhe ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit Nj.a Cukalat e cila do të garantojë 24 orë ujë për gjithë banorët e kësaj NJ.a.

Në Bashkinë e Policanit kemi përmbyllur Fazën 1, atë të rehabilitimit tërësor të ujësjellësit për këtë qytet. Sot që flasim qytetarët e Policanit kanë të garantuar furnizim 24 orë ujë por për të rritur prurjet dhe cilësinë e ujit dhe ulur sasinë e ujit pa të ardhura jemi duke investuar në linjë e re të transmemit dhe pritet të përfundojë brenda pranverë 2021

Në bashkinë e Skraparit ka nisur puna presim të përfundojmë punimet në 2021, ku qytetarët e Corovodës më në fund do ju garantohet furnizim I pandërprerë. Edhe në këtë bashki jemi duke punuar në fshtarat cerenishtë e carove; dhe presim që brenda 2021 të nisim punën për fshtatrat Gjerbës dhe Celenik.

Pra në të gjitha Zonat Urbane të Qarkut Berat por edhe në shumë zona rurale , jemi duke ndërtuar dhe nisim punën për të përmbyllur 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi brenda 2021

Qarku Dibër

Në Bashkinë e Dibrës falë investimeve të buxhetit të shtetit jemi duke implementuar aktualisht 2 projekte shumë të rëndësishme e para ndërtimi nga Gurra e Epërme ne Luzni dhe tjetra linja e transmetimit burimet e Gramës janë dy projekte strategjikë të cilat do të garantojnë sasinë e duhur për të plotësuar nevojat për 24 orë ujë të pijshëm për dibranët dhe përmbyllur zonën urbane.

Gjithashtu një problematikë që kemi hasur në shumë qytete edhe pse është pak teknike po ndalem; janë pallatet kolonë e janë me qindra të tillë në nivel kombëtar në Bashkitë kryesore, ku ka vetëm 1 matës për të gjithë pallatin dhe nuk arrihet të faturohet seicila familje për konsumin që ka . Jemi duke investuar dhe në pallatet kolonë duke bërë të mundur që cdo konsumator të faturohet vetëm për sasinë e ujit që konsumon.

Në bashkinë Bulqizë jemi duke implementuar aktualisht 2 projekte , I pari lidhet me Fazen 2 për përfundimin e ujësjellësit të qytetit të Bulqizës që përmbyllet brenda 2021 për të garantuar 24 orë ujë ; dhe tjetra Faza 2 ndërtimi I ujësjellësit të Nj.a. Gjoricë

Në Bashkinë e Matit kemi sërish 2 projekte të rëndësimh e para për ndërtimin e linjës së dërgimit duke garantuar sasinë e ujit jo vetëm për qytetin e BUrrelit por edhe për Nja Derjan dhe Rukaj , dhe nga ana tjeter po rinovojmë tërësisht rrjetin e brendshëm të qytetit të Burrelit dhe instalimin 100% të ujëmatësave konsumatorë.

Në bashkine e Klosit jemi drejt përfundimit të investimit. Besoj në muajt Dhjetor Janar do të përfundojnë investimi I ndërtimit të ujësjellësit për të garantuar furnizim 24 orë

Kalojmë në Qarkun Durrës

Në Bashkinë Durrës është përmbyllur tashmë falë bashkëpunimit më Bankën Botërore ajo e linjës së tranmetimit nga puset e Fushëkuqes deri në depot në qytetin e Durrësit, një investim madhor që garanton prurjet e sasisë së ujit për të plotësuar nevojat e qytetarëve. Mirëpo që kjo sasi uji e garantuar të shkojë në cezmat e qytetarëve duhet që të garantohet dhe investimi në rrjetin e brendshëm për qytetitn. Rrjet tërësisht I amortizuar dhe I painvestuar në shumë dekada. Këtu kemi ndërrmarrë një bashkëpunim, një pjesë po investohet nga buxheti I shtetit dhe do të vijojnë nga Agjencia Franceze për Zhvillim, tashmë është miratuar finacimi, është një investim prej 60 milionë eurosh , që do të garantojë së bashku me investimet aktuale të buxhetit të shtetit , modernizimin tërësor të rrjetit të brendshëm, për të garantuar furnizimin 24 orë me ujë.

Kalojmë në Bashkinë e Krujës e cila ka 2 Zona Urbane Krujën dhe FushëKrujën . Në qytetin e Krujës problemi kryesor që është hasur ndër vite ka qenë garantimi I sasisë së nevojshme të ujit, pra rrjeti I brendshëm ka qenë I investuar por nuk kishte sasi e prurje të duhura për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Atherë ne u detyruam të identifikojmë një burim të ri uji, që është një burim nga vargmalet e Skënderbeut, në një terren tejet malor shumë I vështirë për tu realizuar por fatmirësisht jemi në fazat e fundit të realizimit të këtij investimi e besoj në muajt Dhjetor apo Janar ky investim përfundon, duke mundësuar që për 9 muaj qytetarët e Krujës të kenë 24 orë ujë dhe në periudhën e thatë furnizimi mos të bjerë nën 18 orë/ditë.

NDërkaq që në zonën urbane të Fushë Krujës jemi duke investuar nje project me celësa në dorë që konsiston rehabilitim tërësor linjë transmetimi , stacione pompimi depo të re duke garantuar brenda gjysmës së parë të vitit 2021 , 24 orë ujë për banorët e zonës urbane Fushë-KRujë

Edhe në Shijak në një zonë të prekur nga termeti I 26 Nëntorit kanë nisur punimet janë realizuar një pjesë ë mirë e punimeve, në fillim të 2021 përfundon vepra për të garantuar 24 orë ujë për qytetin,

Këto investime kanë bërë të mundur që shumë zona urbane të Qarkut Durrës të kenë 24 orë ujë brenda vitit 2021

Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan, falë buxhetit të shtetit me mbështetje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve  jemi duke implementuar 4 projekte paralele për të shtuar numrin e orëve të furnizimit me ujë por projekti më madhor që do ti japë zgjidhjen definitive për furnizim të pandërprerë me ujë qytetit të Elbasanit është marrëveshja tashmë e firmosur me KfW që pritet të fillojë brenda 2021 dhe do të konsistojë në rehabilitimin tërësor për rrjetin e mbetur pa rehabilituar në qytetin e Elbasanit duke garantuar furnizim 24 orë me ujë

Në Bashkinë e Gramshit jemi drejt fundit, besoj brenda 2 muajsh përmbyllet projekti që do të garantojë 24 orë për zonën urbane dhe rrethinat

Në Bashkinë e Peqinit furnizimi sot që flasim paraqitet optimal sot kemi 22-24 orë ujë në zonën urbane, ndaj ne jemi fokusuar në ndërtimin e ujësjellësit për zonat rurale në Gjocaj Celhakaj dhe Hashmataj

Në Bashkinë e Prrenjasit edhe këtu investimi aktual është drejt përfundimit, ku përmbyllet rrjeti I brendshëm për zonën urbane . Punimet pritet të përfundojnë në pak kohë si dhe kemi përmbyllur investiimin e Dritaj-Fanjë –Karkavec si dhe instalimin e ujësmatësve konsumatorë

Në bashkinë e Librazhdit falë bashkëpunimit me KfW punimet kanë progresuar kënaqshëm, besoj brenda pranverë 2021 dhe këtu do të përmbyllet rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit si dhe rrjeti I kanalizimeve për zonën urbane ; si dhe pritet brenda 2021 të nisim punën për investimin e projektit të Nja Polis  dhe disa zonave të tjera rurale për këtë bashki

Në bashkinë e Belshit, projekti në këtë bashki është një ndër më madhorët të qeverisë shqiptare. Janë aktualisht 3 faza të investuara në ndërtim, Bashkia e Belshit ka dhe një specifikë tjetër që po e eksperimentojmë në nivel kombëtar , sic  Ministrja e përmendi me të drejtë një ndër problemet më të mëdha në sektorin e ujit është konsumi I lartë I energjisë, prej kostos së lartë të prodhimit të ujit dhe Bashkia Belsh është një ndër shumë bashkitë përballur me këtë problematikë me ndikim në përformancën financiare , si një nga bashkitë më jorentabël dhe me koston më të lartë të energjisë elektrike për prodhimin e ujit ndaj si pjesë e projektit të ujësjellësit në këtë bashki ne jemi duke ndërtuar edhe një impiant fotovoltaik duke prodhu energji nga dielli për të plotësuar nevojat energjitike të ujësjellësit. Pra në përfundim të këtij projekti qyteti Belsh +34 fshatra të Bashkisë Belsh jo vetëm do garantojnë furnizim 24 orë ujë por më së fundi do të shndërrohet në një ndërrmarrje rentabël për shkak të zerimit të faturës së energjisë.

NË bashkinë e Cërrikut furnizimi në qytet është optimal, varion nga 22-24 orë ujë ndaj ne jemi fokusuar në zona rurale. Jemi fokusuar në Nj.a. Mollas për të përfunduar objektin dhe në 2021 nisin ndërtimin e ujësjellësit për Nj.a. KLos

Qarku Fier

Në bashkinë e Fierit është përmbyllur Faza 1 dhe pritet që në 2021 të nisë puna për Fazën 2 me financim të huaj ku marrëveshjet ffinanciare janë firmosur , e cila do të përmbyllë jo vetëm zonat e papërmbyllura nga Faza 1 brenda zonës urbane por edhe rrjet kanalizimesh. Gjithashtu edhe fale buxhetit të shtetit në po investojmë një zonë periferike të qytetit por si pjesë e zonës urbane që është zona Afrimaj –Shkollë bujqsore. Këto projekte garantojnë 24 orë me ujë në zonat ku po ndërhyhet

Bashkia Patos është një tjetër project madhor I qeverisë shqiptare I ndarë në dy faza. Faza e parë përfshin rehabilitim rrjeti brendshëm dhe faza 2 rehabilitim tërësor së sistemit të jashtëm e linjë së transmetimit. Nderrmarrja UK Patos ka qenë një ndërrmarrje tërësisht e falimentuar prej kostos së lartë të energjisë dhe falë këtij investimi do të bëhet e mundur qe ndërrmarrja UK Patos të shndërrohet në një ndërrmarje rentabël dhe të sigurohen të ardhurat e mjaftueshme jo vetëm për të mbuluar kostot operacionale por edhe mirëmbajtjen e këtij rrjeti që po investon qeveria qëndrore në vijëmi.

Në Bashkinë e Lushnjë ka përfunduar Faza 1 falë bashkëpunimit me financim të huaj. Jemi në proces  të Fazës 2 që pritet brenda 6 mujorit të parë të2021 të përmbyllet kjo fazë duke garantuar për 2021 24 orë ujë të pijshëm për zonën urbane Lushnjë. Kemi hyrë edhe në disa zona rurale me mbështetjen e buxhetit të shtetit

Në Bashkinë e Mallakastrës presim që brenda pak ditësh të nisë puna për rehabilitimin tërësor të rrjetit të brendshëm I cili do të garantojë 24 orq ujë për gjithë zonën urbane Ballsh

Qarku Gjirokastër

Në Bashkinë Gjirokastër jemi duke implementuar 2 projekte paralele. Për zonën urbane Gjirokastër jemi në Fazën  2 që pritet të përmbyllë 100% zonën urbane për furnzim 24 orë ujë të pijshëm dhe rrjet kanalizimesh , të financuar nga qeveria gjermane e zvicerane . nga ana tjetër kemi ecur me ritme të kënaqshme dhe në ujëjsellësin e Lazaratit , kanë përfunduar mbi 60-70 % të punimeve dhe në fillim të 2021 do mundemi të garantojmë 24 orë ujë për banorët e Lazaratit .

Në Libohovë ka nisur tashmë puna, brenda 2021 përfundon rehabilitimi I ujësjellësit për zonën urbane .

Në Dropull jemi duke punuar paralelisht në 3 projekte, për ujësjellësin rajonal të Bashkisë Dropull, për të garantuar për herë të parë 24 orë ujë për mbi 85% të popullatës të shtrirë si specifikë të gjithë në zona rurale

Bashkinë Përmet kemi përfunduar veprën për zonën urbane të Përmetit dhe sot që flasim qytetarët furnizohen 24 orë me ujë, ndaj jemi fokusuar aktualisht në zonat rurale ndërtimin e ujësjellësit për 3 Nj.a. Viskovë, Petran dhe Frashraj dhe bësojmë brenda 2021 arrijmë të përfundojnë veprën për të garantuar furnizim të pandërprerë

Në Këlcyrë, të dyja fazat e investimit rehabilitimin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm I kemi përfunduar për zonën urbane sot qytetarët kanë furnizim të pandërprerë dhe po fokusohemi në disa zona rurale për të garantuar edhe aty 24 orë ujë

Në Bashkinë e Memaliajt kemi përfunduar investimi për zonën urbane dhe presim të nisim investimin në 2021 për 7 fshatra .

Në Bashkinë Tepelenë ka përfunduar investimi për ujësjellësin e qytetit dhe pritet që brenda pranverës 2021 të nisim investimin për zonën e Salarisë Peshtanin Mamaj etj

Qarku Lezhë

Në Bashkinë Lezhë kemi përfunduar Fazën 1 qe garanton 24 orë ujë për zonën urbane Lezhë. Kemi firmosur marrëveshjen financiare me partnerët te huaj dhe presim brenda 2021 të nisim investimin që jo vetëm do të garantojë furnizim me ujë të pijshëm për Shëngjin dhe disa zona të tjera me popullatë të lartë por edhe rrjetin e kanalizimet dhe sistemin e ujërave të bardha që do të shmangë e do të zgjidhë problematikën e përmbytjeve në qytetin e Lezhës. Gjithashtu me buxhet shteti kemi ndërhyrë në një nga zonat më problematike të bashkisë Lezhë, zona e Nj.a. Zejmen ku jemi duke investuar dhe presim që vepra e ujësjellësit të përfundojë brenda 2021. Po ashtu brenda 2021 do të nisim investimin për nj.a. Shën Koll zonë e rëndësishme turistike për Bashkinë Lezhë

Në Bashkinë e Kurbinit kemi nje project madhor për zonën urbane të Laçit, kemi nisur punën në të 3 fazat e këtij investimi me buxhet shteti për të pasur një garantim të furnizimit 24 orë uje brenda 2021. Duhet thënë se kjo është një zonë e pasur me burime ujore e cila edhe pse ka furnizuar shumë qytete të Shqipërisë vetë ka vuajtur për furnizim me ujë të pijshëm

Në Bashkinë Mirëditë ku kemi dy zona urbane , Rrëshen dhe Rubik. Në Rrëshen ka përfunduar faza 1 dhe nisim shpejt fazën 2 për të përmbyllur lidhjet familjare dhe rrjetin terziar të ujësjellësit. Ndërkaq në Rubik investimi ka nisur dhe brenda 2021 presim përfundimin për të garantuar 24 orë ujë

Në Qarkun Korcë

Bashkia e Kolonjës mendoj do të jetë bashkia e parë në nivel kombëtar që do të ketë ujë 24 orë /ditë jo vetëm për zonën urbane po për cdo fshat të kësaj Bashkie , një bashki e lënë pas dore në shumë e shumë vite që tashmë merr vëmendjen e duhur për të mbuluar 100% këtë shërbim të pandërprerë . Ka përfunduar ujësjellësi I zonës urbane Ersekë dhe banorët furnizohen me 24 orë ujë dhe brenda Dhjetor maksimumi Janar presim të përfundojë dhe ujësjellësi I zonës së dytë urbane Leskovik. Ka nisur ndërtimi I ujësjellësit të Kozelit I cili jo vetëm 2 fishojë prurjet e ujit për qytetin e Ersekës por do të garantojë furnizimin me ujë për plot 14 fshatra që kalojnë në këtë zonë; si dhe brenda pranverës 2021 nisim punën për 17 fshatrat e fundit që I përkasin kësaj Bashkie

Në Bashkinë Pogradec furnizimi është tashmë I zgjidhur ndaj jemi fokusuar në zonat rurale dhe turistike, po ndërtojmë në zonën udenisht memelisht, kemi nisur ndërtimin e ujësjellësit rajonal të mokrës dhe presim që ne mars 2021 të nisim ndërtimin e ujësjellësit cerave e trebinjas

Në bashkinë e Korcës, zona urbane e ka zgjidhur cështjen e furnizimit me ujë 24 orë para vitit 2013 dhe kanalizimet; nderkaq po punojmë në kantierin e ujit për 5 fshatra dhe në 2021 presim të nisim me investimin në ujësjellës për  Nj.a. Mollaj, Bulgarec, Voksop Drenove

Në bashkinë Maliq presim brenda Dhjetor të nisë puna për ujësjellësin Mancurisht – Plasë I cili do të furnizojë 5 fshatra të mëdhenj dhe brena 2021 do të fillojë puna për ndertimin e ujësjellësit të 4 fshatrave

Në Bashkinë e Devollit ku është I garantuar 24 orë ujë për zonën urbane;  kemi nisur punën në ujësjellësin Hocisht  dhe presim të nisim në 2021 investimin për ujësjellësin e Nj.a. Miras

Qarku Kukës

Në Bashkinë e Hasit është përmbyllur zona urbane në këtë bashki ngelet sistemi I pallateve kolonë që unë e përmenda dhe pak më parë.

Në Bashkinë e Kukësit ku zona urbane ka vuajtur prej vitesh furnizimin me ujë të pijshëm po përmbyllim projektin dhe mendoj se brenda Janar Shkurt do të jemi gati të nisim Fazën 3 të investimit që do të përmbyllë 24 orë ujë për banorët e këtij qyteti

Në Bashkinë e Tropojës zona urbane është e zgjidhur kemi hyrë me investim për ujësjellësin e zonës rurale Dragobi

Qarku Tiranë

Ndalemi pak te Bashkia Tiranë . Ne kemi përmbyllur në bashkëpunim me Cooperazione Italiana 2fishin e prurjeve nga 1800 litra në sekondë në 3600 litra në sekondë nga liqeni I Bovillës në Impiantin e Bovillës. Sigurisht ky dyfishim prurjesh duhet të shoqërohet me zgjerimin e Impiantit të Bovillës, pra nëse në kemi garantuar një prurje prej 3600 litrash në sekondë po kaq kapacitet përpunues duhet të garantojë dhe Impianti. Sot falë investimit të UKT dhe Bashkinë Tiranë kapaciteti është zgjeruar nga 1800 në 2400 l/sekondë. Kemi miratuar një fond shtesë nga buxheti I qeverisë shqiptare I cili do të bashkëfinancohet nga UKT me AKUM dhe presim që të nisim punimet brenda pranverës së 2021 . Kjo do të garantojë që 3600 litra prurje të shkojnë të përpunuara në çezmat e qytetarëve të Tiranës. Po ashtu një lajm tjetër I mirë për banorët e zonës urbane Tiranë është marrëveshja e arritur tashmë mes Bashkisë Tiranë dhe Bankës Evropiane të Investimeve që do të garantojë 24 orë uëj /ditë. Me financimin e kësaj marrëveshje do të modernizohet sistemi brendshëm do të ndërtohen unazat e presioneve për qytetin e Tiranës. Me përfundimin e këtij investimi që mendohet të përfundojë në 2023 maksimalisht 6 mujorin e parë të 2024 do të garantohet 24 orë ujë në çezmat e çdo qytetari të Tiranës.

Në bashkinë Kamëz është shndërruar tashmë një një kantier ndërtimi në këtë sektor falë mbështetjes së qeverisë shqiptare me disa projekte me buxhetin e shtetit dhe gjithashtu ka përfunduar Faza 1 e mbështetur nga KfW, ka nisur dhe është në zbatim Faza 2 po e  mbështetur partnerët ndërkombëtar financim i huaj dhe në 2021 nis faza e 3të e cila së bashku me financimet e qeverisë shqiptare përmbyllin me këto investime 80% të popullatës rreth 94.000 banorë të Kamzës. 20% I mbetur kemi nisur punën për projektimet dhe do ta garantojmë përmbylljen me financime nga buxheti I shtetit.  Në këtë bashki po investojmë për shkak të mungesës së theksuar të investimeve dhe rritjes së popullatës në këto 3 dekada jo vetëm në ujësjellës por edhe në rrjete kanalizimesh e kolektorë për të shmangur përmbytjet

Në Bashkinë e Vorës , po përmbyllim projektin që në 2021 të nisin një investim madhor për zonën urbane të saj

Në Kavajë ashtu sin ë Belsh, Lac, Patos e Ballsh qeveria shqiptare po financon një nga projektet e saj madhore që të garantohet furnizimi I pandërprerë për zonën urbane. Po vijojmë dhe me përmbylljen e projektit të Luz në ujësjellës dhe kanalizime

Në Bashkinë e Rrogozhinës jemi drejt përmbylljes së veprës për zonën urbane, besoj do ta kemi gati në Dhjetor për të garantuar 24 orë ujë; Brenda pranverës 2021 nisim punën për ujësjellësin  në 3 Nj.a. të mëdha Gose BenaBallaj dhe Lekaj

Qarku SHkodër

Është përmbyllur në Bashkinë Shkodër Faza 1 e investimit përmes KfW, që I garanton sot zonës urbane mesatarisht 20 orë ujë /ditë, ku është përmirësuar ndjeshëm orari. Ndërkaq kemi firmosur Fazën 2 marrëveshjen financiare dhe presim të nisim në 2021 për të përmbyllur me 24 orë ujë zonën urbane , nisur me rrjetin e kanalizimeve dhe nisur ndërtimin e Impiantit të Ujërave të Ndotura

Në Bashkinë Malësi e Madhe. Një tjetër bashki që ka pasur vëmendje qëndrore nga qeveria shqiptare. Brenda Nëntor – Dhjetor përfundojmë ujësjellësin për zonën urbane Koplik dhe Koplik I Sipërm duke garantuar furnizim të pandërprerë. Ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellesin e Nja Bajzë dhe 18 fshatra të saj dhe punojmë në 4 fshatra të tjerë. Në 2021 presim të nisim investimin për ndërtimin e ujësjellësit në pikën turistike të Tamarës

Në Bashkinë Puke jemi drejt përfundimit të fazës finale për zonën urbane, ka ngelur vetëm faza finale e instalimit të ujëmatësave; dhe ndërkaq po investojmë për ndërtimin e fshatit Luv Gjegjan

Po njësoj dhe Bashkinë Fushë Arrëz faza 1 ka përfunduar rehabilitimi i rrjetit të brendshëm , qytetarët kanë në cezmat e tyrë 24 orë ujë të pijshëm, brenda 2021 presim të nisim sistemin e rrjetit të jashtëm

Në Bashkinë e Vaut të Dejës përfunojmë në zonën urbane brenda Dhjetorit, dhe vijojmë investimet me 2 zonat rurale Mjedë dhe Shelqet

Kalojmë në Qarkun e Vlorës, qarku I fundit në këtë prezantim por jo më pak I rëndësishmi

Ndalemi në Bashkinë e Vlorës. Brenda pak ditëve nis puna për zëvendësimin e linjës kryesore Uji I ftohte – Shkolla e Marinës . Është një linjë strategjikisht e rëndësishme pasi banorët e kësaj zone jo vetëm janë lidhur drejtëpërdrejtë në tubacionin kryesor duke bërë të pamundur faturimin e tyre dhe duke rritur ndjeshëm ujin pa të ardhura por dëmi më I madh është pasi ul me 30-40% sasinë e ujit që shkon drejt qytetit të Vlorës. Brenda 2021 prurjet që do të shkojnë do të rriten me +30%. Për pak ditë nisin punimet në terren për ujësjellësin në Transballkanike. Dhe në 2021 nisim me investimet për lagjet Karabash Partizani. Por lajmi më I mirë për banorët qytetin e Vlorës është marrëveshja tashmë e firmosur nga KfW dhe Qeveria shqiptare, me plot 18 milionë euro, që do të bëjë të mundur rehabilitimin e plotë të ujësjellësit në gjithë zonën urbane të Vlorës për të nisur punimet brenda 2021 dhe garantuar 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi

Në Selenicë ka përfunduar investimi në qytetin Selenice Kote dhe Armen. Pritet te nisim me investimin në Gjote e Brataj e të përmbyllet brenda 2021.

Në bashkinë HImarë kemi bërë një sërë investimesh e vijojmë. Kemi përmbyllur pak muaj rrjetet e kanalizimeve në Potam. Kemi nisur punimet për ujsëjellës dhe kanalizime në zona të rëndësishme si Dhërmi, Palasë Dhrimadhë si në ujësjellës ashtu edhe në kanalizime por jo vetëm por duke ndërtuar edhe një Impiant të Përpunimit të Ujërave të Ndotura për ti dhënë zgjidhje vijës bregdetare të Drimadhës

Në këtë bashki nga ana tjetër ka edhe një investim të rëndësishëm përmes FSHZH dhe KfW që do të garantojnë ujë me burimet nga zona e maleve të Kuçit

Në Bashkinë Sarandë, Faza 1 është përmbyllur faza 1 nga KfW, kemi marrë një angazhim që të përmbyllim e nisim në 2021 me fazën 2 për ujësjellësin në zonën urbane sarandë. Gjithashtu po investojmë edhe në Ksamil në rehabilitimin e ujësjellësit

Ndalemi në Bashkinë e Konispolit jemi duke u fokuasuar në zonat rurale pasi zona urbane ka 24 orë të garantuar

Bashkia Delvinë, presim brenda janarit të përmbyllet investimi që do të garantojë 24 orë ujë përmes financimit të KfW e qeverisë shqiptare

Dhe e fundit, Bashkia Finiq. Në këtë bashki jemi duke bërë 3 projekte paralele që do të garantojë 24 orë për plot 31 fshatra.

Ju faleminderit!

 

Unë kam disa pyetje, edhe nga paraqitjet që dëgjova nga zonja minister, por dhe nga drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve pashë që ishin shumë zona dhe të thella, dhe rurale. Shumë mirë që janë bërë investimet, por mungonin zonat turistike. Velipoja, po ta shikosh tek harta është me portokalli, që do të thotë që është planifikuar të mbyllet vitin tjetër, 2021-2023. Vlora, e njëjta situatë pjesa e bregut, Saranda gjithashtu, Durrësi gjithashtu. Mos ndoshta është zgjedhur një strategji e gabuar, për të investuar ose për të ndërtuar ujësjellës-kanalizimet edhe në zonat ku janë disa fshatra që, unë i kam parë, ka rreth 50 banorë, ndërkohë që janë evituar, ose nuk janë bërë ende investime ku ka shumë kapacitet edhe ekonomik dhe ku janë zona kryesore turistike. 

Një pyetje për Kryeministrin Rama. Ju, para ca vitesh, në vitin 2015, në mos gabohem, keni paraqitur reformën e ujit si një nga reformat më të rëndësishme pas asaj të energjisë. Humbjet në rrjet kanë qenë diku tek 60%, në mos gabohem. Si ka ecur kjo reformë dhe a ka një reduktim të humbjeve në rrjet? 

Një pyetje për skemën e financimit për HEC-in e Skavicës, si është zgjedhur, apo nuk është përcaktuar ende si do jetë?

Për Zonjën Balluku, projekti Milot – Fier, si ka shkuar, si po shkon, në çfarë faze është? 

Faleminderit! 

Drejtori i Përgjithëm i UKT-së, Alqi Bllako: Sa i përket pyetjes së parë, konstatimi është i drejtë, por ne kemi qenë në koordinim perfekt me donatorët. Donatorët kryesorë janë Banka Botërore, Fondi Francez për Zhvillim dhe Banka Gjermane për Zhvillim dhe kemi bërë një ndarje të investimeve që do të mbulojë buxheti i shtetit dhe këta donatorë për shkak dhe të angazhimeve më të mëdha financiare. Zonat që ju përmendët janë marrë përsipër pikërisht nga donatorët. Tashmë marrëveshjet financiare janë të miratuara dhe brenda vitit 2021 pritet të fillojë financimi në të gjitha këto zona që ju përmendët, për të garantuar dhe aty furnizim 24 orë me ujë. Këto janë marrëveshje të filluara negocimi në vitin 2019. Siç e dini kanë procedurat e veta të negocimit dhe pritet që ndërtimi të fillojë në vitin 2021. Kjo ndarje është bërë për të vetmen arsye sepse janë zona që kërkojnë investime kapitale shumë herë më të konsiderueshme, sesa janë mundësitë reale të buxhetit të shtetit.

Kryeministri Rama: Sigurisht që ka një reduktim të ndjeshëm të humbjeve në rrjet, por ajo që thashë që në fillim, reforma duhet thelluar, sepse, për hir të së vërtetës, këto ndërmarrje, edhe pse janë shkëputur në mënyrë të arsyeshme nga tradita mizerabël e dekadave të para të pasrënies së komunizmit, kur u kthyen vetëm në zyra pune dhe nuk u investua për burime njerëzore, nuk u investua për profesionalizmin e tyre, mbeten problem. Kështu që është koha për ta çuar reformën në një fazë tjetër dhe për këtë jemi duke diskutuar brenda për brenda.

Përsa i përket Skavicës, është pyetje e ezauruar sepse dihet botërisht që kemi një marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara për ta ndërtuar Skavicën.

Ministrja Balluku: Nëse Kryeministri do më lejojë, do jepja dhe disa detaje përsa i përket Skavicës, duke qenë se këtë javë ka pasur zhvillime dhe ju jeni të interesuar si një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë tonë dhe ëndërr e të gjitha qeverive të tjera. Patjetër, ne po bashkëpunojmë me qeverinë Amerikane. Dje, në Tiranë ka ardhur një mision i DFC-së që është Fondi Amerikan i Bashkëpunimit dhe i Financimit Ndërkombëtar, duke qenë se kjo do jetë një kredi e përbashkët, pra, ne nuk do të negociojmë me banka apo me institucione të tjera, por do ta bëjmë të gjithën përmes DFC-së. Sigurisht, kolateralet janë të KESH-it, nëse kjo ishte pyetja dhe jo të buxhetit të shtetit, pra, nuk do ketë garanci sovrane nga buxheti i shtetit, por kolateralet e KESH-it që janë të mjaftueshme duke qenë se është një kompani me kolateralet më të mëdha. Përsa i përket Skavicës jemi në një rrugë shumë të mirë. Tashmë kemi hyrë në biseda teknike me kompaninë Bechtel. Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, sot flitet për të gjitha detajet teknike midis palëve, specialistëve tanë, ekspertëve dhe të Bechtel, ndërkohë që dje, unë fillimisht kam nisur negociatën me DFC-në dhe sot, grupi i misioni i dërguar nga DFC ndodhet nëpër takime me institucionet e tjera, pra, me KESH apo institucione të tjera financiare. Shpresoj të jem përgjigjur dhe në detaje për Skavicën.

Ndërkohë, përsa i përket Milot- Fierit, ashtu siç e dini, në datë 9 janë mbyllur ofertat. Tashmë i takon njësisë së vlerësimit që të marrë dy javët kohë për të vlerësuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar. Nuk kemi ndonjë të re nga ky projekt, deri në momentin që këto oferta do të jenë vlerësuar.

– Zoti Kryeministër, ju thatë që Tirana furnizohet mesatarisht 7 orë në 24 orë me ujë të pijshëm, por sa cilësor është ky? Dhe nëse më lejoni, ju e pini ujin që vjen në banesën tuaj nga rrjeti? Faleminderit!

Kryeministri Rama: Që unë e pi ujin që vjen në banesën time, për këtë mos ki asnjë dyshim.

Përsa i përket mesatareve, unë ju referova faktit që Tirana aktualisht ka një rritje shumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vet. Ka disa zona që janë 24 orë. Ka zona të tjera që nuk janë dhe këtë e dimë shumë mire, por që kanë një rritje të ndjeshme të mesatares, krahasuar me përpara sesa të fillonte ky transformim me këto investime massive. Po kështu mund të them për Durrësin, por në Durrës nuk kemi pritur, kemi bërë një investim masiv me Bankën Botërore dhe sot kemi një rritje të ndjeshme të furnizimit, ashtu siç kemi dhe zgjidhjen përfundimtare, të kryer tanimë, të kanalizimeve për gjithë zonën e plazhit. Ndërkohë që me Agjencinë Franceze të Zhvillimit po firmoset marrëveshja për pjesën tjetër, që e kemi futur në kuadër të mbështetjes franceze për rindërtimin, në mënyrë që ta zgjidhim përfundimisht edhe problemin e furnizimit dhe të kanalizimeve të Durrësit. Por që unë, ujin në shtëpinë time e pi, kjo është pak, por e sigurt.

– Zoti Kryeministër, sa i besueshëm mendoni se jeni kur thoni se brenda vitit 2022 do të furnizojmë 200 zona rurale me ujë të pijshëm, kur furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm i Tiranës ka qenë premtim i juaji dhe i zotit Veliaj dhe ende nuk është realizuar?

Ne, nëpër shtëpitë tona nuk i lajmë dot fëmijët me ujin e rrjetit, sepse ka një sasi të pakontrolluar të klorit dhe u dëmtohen sytë. Ju e lani Zahon me ujin e rrjetit?

Kryeministri Rama: Dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, sepse ka shumë dëshirë që të lahet dhe nuk di se ku gjendet ujë tjetër, përveç rrjetit. Nuk e laj me ujë shiu, kjo është minimumi që mund të them. Kështu që, nëse do, të ndihmojmë për fëmijët, që të vijë t’i japë kurajo dhe fëmijëve të tu, do të ta dërgoj një ditë që të shohësh si zhytët në ujë dhe është shumë mirë nga të gjitha pikëpamjet.

Përsa i përket sa i besueshëm jam unë, prisni datën 25 prill dhe do ta shihni sa i besueshëm jam.

– Zoti Rama, në 2016-ën, kur ju ishit në krah të LSI-së, kur lancuat në fakt dhe reformën e ujit, deklaruat që vetë sistemi tek ndërmarrjet e ujit të kishte një pastrim nga të paaftët dhe të korruptuarit. A kemi sot një sistem ku, pikë së pari, parësor dhe jetësor është shpërndarja e ujit dhe të gjitha çfarë pasojnë atë? 

Duke qenë se jemi në periudhë COVID-i, duket ndjeshëm që uji mbetet një nga faktorët kryesor dhe jetik. Zoti Basha ju ka akuzuar që në sistemin arsimor ka institucione, të cilat nuk kanë ujë të mjaftueshëm, kur higjiena është parësore dhe po në këtë pike, Zoti Basha duket se ka qenë pararojë, apo ka pasur propozimin e tij me 5 pika, që të kishte rimbursim të ilaçeve për mjekimin në shtëpi. A jeni prapë duke i kthyer sytë nga plani me 5 pika i Zotit Basha? Faleminderit! 

Kryeministri Edi Rama: Këto 5 pikat në këtë takim për ujin, ku hyjnë, se nuk janë as 5 pika uji, se të ishin 5 pika uji mund t’i përdornim 5 veta këtu nga një pikë.

Përsa i përket ndërmarrjeve, në tërësi nuk ka një shkop magjik dhe nuk ka një vaksinë për ta ndaluar me një gjilpërë korrupsionin. Ka reforma dhe ka sisteme që ngrihen në mënyrë të vazhdueshme dhe që japin rezultate pjesë – pjesë. Kështu që ka korrupsion sot, pa diskutim, por që ka shumë më pak seç kishte dje, pa diskutim dhe këtë mund ta argumentojmë me fakte, jo me fjalë.

Përsa i përket qytetarëve, flas në raportin me shtetin, patjetër duhet bërë punë e madhe në vazhdim dhe duhet durim i madh për të krijuar të gjitha sistemet që e bëjnë shtetin imun nga korrupsioni, në kuptimin e shpërndarjes së tij kapilare, se shtet imun nga korrupsioni në botën ku jetojmë nuk ka imun, nuk ka pasur dhe nuk do ketë, por nivelet dhe prekshmëria prej korrupsionit kuptohet bëjnë diferencën e madhe mes shteteve.

Sa i përket pastaj çështjes së shkollave; që ka probleme me furnizim me ujë në Shqipëri ka, por që për herë të parë, siç e patë dhe nga gjithë kjo paraqitje që besoj ishte shteruese për momentin, çështja e ujit po adresohet në mënyrë frontale dhe sistematike, edhe kjo nuk ka nevojë të diskutohet. Kështu që ata, të cilët me në krye Lulin flasin për ujin që mungon në një shkollë apo në një tjetër, nuk kanë ardhur nga hëna. Janë ata, të cilët nuk kanë bërë asgjë për ta ndryshuar situatën e trashëguar dhe nuk është e rastësishme që ne, sot vazhdojmë merremi me depo e me tuba të viteve ’60-’70-të dhe bëjmë zëvendësimin e tyre me depo e tuba të vitit 2020. Kështu që dallimi është shumë i qartë dhe edhe kjo është një arsye tjetër, pse mandati i tretë nuk është për mua, por është për Shqipërinë. Sepse ju siguroj që në momentin që ndodh ndryshe, nuk ka plan me 5 pika që vihet në realitet, por do ktheheni të gjithë tek 5 pika uji prapë në rubinet. Këtë jua them me garanci, sepse është me provë. Kanë qenë, i kanë pasur mundësitë për t’i bërë pikat dhe pika që s’ju bie që vazhdojnë e flasin sikur kanë ardhur nga hëna.

– Zoti Kryeministër, nëse më lejoni, kam një pyetje që nuk lidhet me reformën e ujit. SPAK-u ka nisur hetimet ndaj deputetit socialist, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës, Zotit Bushati, për fshehje të pasurisë. Një ditë më parë, ambasadorja amerikane ka përshëndetur hetimet e SPAK-ut. A keni menduar ta zhvishni Zotin Bushati nga funksionet partiake, pasi ai drejton, është bashkëdrejtues në fushatën e Tiranës, deri në momentin që të përfundojnë hetimet në mënyrë që Partia Socialiste të mos marrë kostot elektorale? Faleminderit! 

Kryeministri Rama: Partia Socialiste ka një ndryshim të madh nga partia e Syrit dhe nga të gjitha partitë e tjera që mendojnë vetëm për sy e për faqe. Partia Socialiste është një parti që i ka shumë të qarta e shumë të ndara gjërat. Qëllimi është i përbashkët dhe përgjegjësia është individuale. Partia Socialiste as është bërë, as bëhet dhe nuk do të bëhet ndonjëherë mburoja e askujt që duhet që me përgjegjësi individuale të përballet me çdo akuzë, me çdo hetim, me çdo procedim. Mos kini asnjë merak në këtë aspekt. Gjërat janë shumë të qarta mes nesh. Kur dikush merr një detyrë në Partinë Socialiste, apo në qeverinë socialiste e di shumë mirë që qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale dhe për çdo kapërcim të vijës ndarëse mes qëllimit tonë të përbashkët dhe interesave personale, kur ky kapërcim shkel interesin e përbashkët, secili përgjigjet vetë.

Përsa i përket veshjes apo zhveshjes së Zotit Bushati dhe cdo zotërie tjetër, kjo është një çështje që nuk i takon Syrit, por familjes tonë politike dhe e dimë ne se si dhe kur e bëjmë këtë proces në raport me qytetarët. Kështu që mos kini asnjë merak për Partinë Socialiste, ju të Syrit. Madje, juve ju kemi si hudhrën për syrin e keq.

– Zoti Kryeministër, sot e nisët ditën me një video të postuar në Facebook tuaj përsa i përket masakrës së Krushës dhe ku përmendnin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, patjetër, sepse për atë bëhej fjalë, Zotin Lulzim Basha. Për ti dhënë fund gjithë ketij debati, a keni menduar se do të ishte më mirë për të marrë informacion nga OKB, EULEX, përsa i përket përfshirjes dhe rolit të Lulzim Bashës në ato vite, sepse, nëse më lejoni, gjykimi juaj dhe i Lulzim Bashës në gjithë këtë debat që po zhvillohe 5 muaj para zgjedhjeve është subjektiv.

Kryeministri Edi Rama: Cili është gjykimi im?

 

Të gjithë deklaratat që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe, po nëse mundeni t’u përgjigjeni pyetjes, nuk ka debat. 

Kryeministri Edi Rama: Nuk po bëj debat, por për t’u sqaruar, cili është gjykimi im në këtë rast. Gjykimi im është shumë i thjeshtë. Një përfaqësues i një familjeje, familje si familja që ka gjithsecili, i një ndërmarrjeje, i një organizate, i një media dhe për më tepër, një përfaqësues i një numri të caktuar qytetarësh dhe aq më shumë akoma, përfaqësues i një partie politike që për më tepër akoma pretendon të qeverisë vendin, ka një detyrë të patjetërsueshme, të mbajë qëndrime dhe të shikojë në sy njerëzit e të thotë atë që i takon në raport me çështje të caktuara dhe patjetër, në raport me çështje që lidhen me të.

Nuk flasim këtu për jetën private. Jeta private e secilit është, në këndvështrimin tim, e secilit, nuk është çështje publike. Nuk flasim këtu për punët private të askujt, këtu flasim për një detyrim shumë të thjeshtë, që një lider, një drejtues, një përfaqësues ka, të shpjegohet.

Patjetër që, në këtë rast, unë jam aspak i dëshiruar që këto akuza, që nuk i bëj unë, – unë nuk kam bërë asnjë akuzë, më thoni cilën akuzë kam bërë unë – por që i bëjnë njerëz që as nuk i kam takuar, as nuk i njoh fare, të mos jenë të vërteta. Nuk jam i dëshiruar të jenë të vërteta, por është detyrim i patjetërsueshëm. Nuk është detyrim që mund të kryhet duke më sharë mua, as duke ngritur teori konspiracioni, as duke i bërë bisht, as duke heshtur, as të nxjerrë partinë të bëjë deklarata. Ҫ’punë ka partia të bëjë deklarata, kjo është individuale.

Ëshë detyrimi im, në pozicionin që unë kam, që Lulzim Bashës t’i them shpjegohu.

Nëse Partia Socialiste, në kohën kur e ka drejtuar Fatos Nano, ka mbajtur një qëndrim të caktuar që bie ndesh me interesin kombëtar, gjë që nuk ka ndodhur, por nëse ka mbajtur dhe nëse ju sot më pyesni mua për atë qendrim, unë kam detyrë të mbaj pozicion sepse jam kryetar i Partisë Socialiste dhe është partia që unë drejtoj, pavarësisht se në të kaluarën nuk kam qenë unë në krye të partisë.

Partia Demokratike, bashkë me Lëzivjen Socialiste për Integrim në qeveri kanë votuar Rezolutën e KE-së, të ngritur mbi bazën e raportit famëkeq të Dick Martin. Lulzim Basha duhet të thotë “pse?” Ndërkohë që ne në opozitë e kemi votuar kundër. Kemi qenë dy palë shqiptare në Strasburg dhe kemi votuar në dy mënyra të ndryshme për një çështje që sot dhe prej kohësh e për shumë kohë më pas do e kemi gjithmonë pjesë të kësaj historie që jetojmë bashkarisht. Mund të ketë argumente, ta thotë pse e votuan “pro”. Për cilën arsye në botë, qeveria votoi pro? Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim votuan pro, pse? Ta thonë!

Këto janë thjesht dhe vetëm në funksion të detyrës që unë kam. Të gjitha të tjerat, që kjo po përdoret për zgjedhje, që kjo është politike, që po kërkohet të përfshihet Kosova në fushatë në Shqipëri, këto janë të gjitha dokrra që nuk kanë të bëjnë me arsyen, pse unë ngre këtë çështje, ne ngremë këtë çështje. Dikush që pretendon për më tepër të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët nuk mund t’i bishnojë nevojës për të dalë dhe për të thënë kam qenë këtu, kam bërë këtë, kam pasur këto arsye, kjo qëndron, kjo nuk qëndron, çfarëdo qoftë.

Por kjo nuk bëhet duke thënë që këtu ka një teori konspiracioni dhe një komplot të Edi Ramës me Top Channel-in. Kjo nuk funksionon. Kjo nuk bëhet duke thënë që Edi Rama kështu bën gjithmonë dhe po e bën prapë.

Ҫfarë bën Edi Rama mund ta gjykojë kushdo tjetër, por nuk mund ta gjykojë dot Lulzim Basha, në kushtet kur duhet të shpjegojë çfarë ka bërë ai e jo se çfarë bëj unë. Shumë e thjeshtë, është elementare. Në gjithë botën demokratike funksionon kështu. Është llogaridhënie përpara njerëzve e dikujt që pretendon të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët.

Nuk është çështja, ç’do të thotë një organizatë. Unë nuk jam hetues e nuk më intereson fare të jem. Por nuk do ti që ta dish se çfarë mendon realisht Lulzim Basha nga “A” tek “Zh”, pavarësisht se çfarë thotë Edi Rama, apo çfarë thotë ky apo ai, çfarë ngre apo nuk ngre një media, apo një media tjetër?

Patjetër që do.

Kjo është arsyeja pse unë e ngre këtë çështje. Është çështje karakteriale e rëndësishme. Është karakteri i lidershipit që gjithmonë testohet dhe gjithmonë është përpara njerëzve. Pastaj, e pëlqen apo jo, të tërheq apo jo, e quan arrogant apo e quan të përulur etj., këto janë të gjitha vlerësimë. Por është e pamundur, në këndvështrimin tim, që një drejtues, aq më tepër e një force politike që pretendon të qeverisë vendin, të mos ketë këtë tipar të karakterit, që të dalë dhe të përballet me çështje që kanë interes publik e jo më me çështje që kanë të bëjnë me atë vetë. Unë ndoshta e kam të ekzagjeruar këtë tipar që i dal përballë të gjitha çështjeve vetë, por t’i ikësh, t’i bishnosh, të bësh fletërrufe me partinë?! Të vë unë Partinë Socialiste që të vërë vulën dhe të nxerrë logon, për të bërë atë që duhet të bëj unë?

Është shumë e rëndësishme kjo për të gjithë njerëzit, sepse në fund të fundit jemi në sy të njerëzve dhe njerëzit duhet të na shohin e të na kuptojnë sa më shumë për atë që jemi, por minimalisht kemi detyrën t’ju themi atë që ne mendojmë.

U zgjata pak, por besoj jam i qartë. Nuk kam unë akuza. Akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë, nga shmangja e vazhdueshme për t’u përballur me to, nga akuzat apo kundërakuzat mbi ata njerëz. Unë nuk e kuptoj çfarë asyeje mund të kenë ata njerëz që sot i adresohen Lulzim Bashës, për t’iu adresuar Lulzim Bashës? Ҫfarë arsye mund të kenë? Pse nuk i adresohen Stamo Dumos, pse nuk i adresohen dikujt tjetër?

Nuk është bindëse të thuash që janë mashtrues. Pse janë mashtrues, për çfarë arsyeje? Për më tepër, teoritë e komplotit. Si mund të jem unë i interesuar që ta dëmtoj Lulzim Bashën në një pikë që të bëhet i papërdorshëm? Unë jam më i interesuar që ai të jetë i përdorshëm. Është një lule që nuk këputet, nga pikëpamja e lojës politike, po themi. Po këtu nuk është çështje loje politike, është çështje parimore. Kjo nuk zgjidhet duke më sharë mua.

Shumë faleminderit!