Konsultim publik për projektligjin “Tregjet financiare të bazuara në teknologjinë Blockchain”

*Fjala e Kryeministrit në sesionin për teknologjinë e lartë në Konferencën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësisë:

Së pari shpresoj që të gjithë ata që janë këtu mes nesh, për këtë event, të kenë zbuluar ndopak qytete dhe të kenë krijuar një ide për Shqipërinë, që është gjithnjë e më e mirë se çfarë mund të presin personat që vijnë këtu. Jam vërtetë shumë i lumtur që kam marrë pjesë në këtë takim të sotëm për hir të çështjeve shumë të rëndësishëm që janë diskutuar.

Njëkohësisht dua të bëj një njoftim për të gjithë ata që janë këtu mes nesh dhe të gjithë ata që po na ndjekin nëpërmjet ekranit, që qeveria e Shqipërisë ka hapur konsultimin publik për një ligj të ri për tregjet financiare, bazuar tek teknologjia Blockchain, që mendojmë që është ndërmarrje shumë guximtare e  ndërmarrë nga Shqipëria, falë punës së madhe të kryer nga një grup shumë i respektuar personash.

Nuk jam këtu për të folur përsa i përket Blockchain, unë personalisht jam artist, nuk jam person i teknologjisë, por nuk mendoj që detyrimisht duhet të jesh shkencëtar, apo person që detyrimisht merresh me teknologjinë që të kuptosh që Blockchain për here të parë ka bërë të mundur në gjithë historinë e njerëzimit çdo lloji ndërveprimi pas asnjë lloj dyshimi ndërmjet dy palëve, pa qene nevoja për të qenë një palë e tretë, ose një palë ndërmjetëse. Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt forcimit të besimit dhe besueshmërisë përsa i përket komunikimit, duke mos pasur në mes një ent ose ndërmjetës.

Për shumë persona dhe për mua personalisht, kur fillova të informohesha dhe të kryerja detyrat e mia të shtëpisë përsa i përket Blockchain, Blockchain ishte vetëm me ndërveprimin e  monedhave  kripto, por në fakt është në fakt një instrument shumë më i gjerë sesa vetëm kaq. Është shumë e qartë që përmes teknologjisë së Blockchain, ne do të kemi mundësinë për t’i dhënë në të ardhmen sistemeve tona një efikasitet më të lartë dhe një siguri më të madhe përsa i përket, p.sh. pronës, pronësisë dhe gjithashtu, padyshim, një vend si Shqipëria mund të ofrojë një mënyrë shumë më efikase për dërgesat e të ardhurave nga jashtë, duke ulur të gjitha kostot dhe duke rritur shpejtësinë e ndërveprimeve. Jemi duke patur tashmë një eksperiencë të ngushtë gjatë ndërveprimeve që bëjnë mjekët tanë dhe në përgjithësi sistemi ynë i shëndetësisë dhe personat që punojnë në sistemin e shëndetësisë dhe po shikojmë që vetëm në fillimet e saj ka rezultate shumë inkurajuese, sepse nëpërmjet këtij sistemi, askush nuk mund t’i shmanget detyrimit të tij.

Vërtetë dëshiroja të shprehja falënderimet e mia, mirënjohjen time kompanisë që i ka zyrat qendrore diku tjetër, por ka degën e saj në Shqipëri dhe po ofron këto lloj shërbimesh për sistemin tonë të shëndetësisë dhe me rezultate vërtetë shumë të mira. Është një kompani italiane, që ka dhënë më shumë rezultate në Shqipëri sesa ka patur në Itali. Ofron të njëjtat shërbime si në Itali, edhe në Shqipëri dhe duket sikur ne shqiptarët nuk jemi dhe aq mirë në krahasim me italianët, i shmangemi rregulloreve.

Duke u përpjekur që të mos bëhem i mërzitshëm, duke marrë shumë nga koha juaj dhe duke dashur të le më shumë hapësirë për personat e tjerë në panel, të cilët janë shumë më të informuar se vetë unë, dëshiroj thjesht të them që duke vendosur për konsultim publik këtë pjesë të legjislacionit, ne po përpiqemi të hapemi gjithashtu për përdorimin e monedhave kripto, por në një kuadër të rregulluar, diçka, le të themi, që askush nuk e ka bërë akoma.

Mundësitë që të ofron teknologjia janë të pafundme dhe një ndër këto mundësi është që vendet, të cilat në disa aspekte janë shumë më mbrapa se vendet e tjera që kanë zhvillim më të madh, mund të bëjnë ato kërcimet e mëdha përpara, thjesht duke përdorur teknologjinë më të fundit. Pra, nuk është si më parë që duhet të prisje me vite të tëra për të kaluar nga makina e shkrimit tek makina tipografike, por tani mjafton të kesh idetë e duhura, vullnetin e duhur dhe personat e duhur, ju mund ta arrini këtë.

Nuk besoj se ka vend më të mirë se kjo mundësi që na ofron kjo konferencë, për të folur për këtë, së pari dhe për të shprehur si Kryeministër dhe në emër të qeverisë, bindjen se duke filluar këtë proces konsultimi publik me një legjislacion shumë më novator, ne kemi hapur një rrugë të re mundësish për zhvillimin  e vendit tonë.

Shumë faleminderit dhe njëherë!

*Përkthim simultan