Kryeministri Rama në Forumin “Europa Park”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Forumin “Europa Park”, në Baden-Wrttemberg, Gjermani

 

Në Shqipëri jemi shumë të prirur të shohim sa më shumë njerëz që të vijnë.

Në turizëm kemi një rritje eksponenciale të interesit nga njerëzit. Sigurisht ky vit ishte ndryshe, por po flas për vitin e kaluar. E po kështu dhe investuesit po bëhen gjithmonë e më të interesuar që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë për shkak të legjislacionit mjaft të favorshëm dhe për shkak të bukurisë së vendit.

Ne jemi mjaft mirë të pozicionuar përsa i takon burimeve natyrore dhe jemi i vetmi vend në rajon që furnizohet plotësisht me energji të pastër, duke qenë se energjia jonë bazohet tek burimet hidrike.

Në të njëjën kohë, jemi pjesë e një hapësire ku kalon Gazsjellësi Transadriatik, nga Azerbajxhani në Itali.

Jemi në një vend mjaft të mirë për të gjithë ata që duan të zhvillojnë prodhimin, për shkak të kostos së punës, e cila është mjaft konkurruese. Jemi të bindur që ne ofrojmë një mjedis mjaft të mirë për kompanitë që duan të jenë të pranishëm me linjat e tyre të prodhimit për shkak të kostos së punës, për shkak të krahut të ri të punës, për shkak se njerëzit janë mjaft të aftë edhe me gjuhët e huaja.

Është shumë interesante të shohësh kompanitë gjermane, – nuk kemi shumë, por kemi disa prej tyre – dhe sjellja e njerezve është shumë e mirë. Kompanitë janë shumë të kënaqura nga këta njerëz, sepse e ndjejnë sikur po punojnë në Gjermani, praktikisht, në një drejtim që kanë kulturën e punës, e cila është mjaft e respepektueshme, standardet dhe gjithçka tjetër. Prandaj mendoj se Shqipëria është një vend mjaft i mirë për kompanitë gjermane.

Së fundi në radhë, por jo për nga rëndësia vjen rajoni. Tashmë kemi këtë rezultat të parë shumë të mirë të nismës së Kancelares, në 2014-ën, kur ajo bëri bashkë në Berlin, për herë të parë në historine tonë, 6 qeveritë dhe udhëheqësit  e rajonit të uleshin dhe të flisnin për të ardhmen. Ajo i dha fill Procesit të Berlinit, synimi i të cilit është të mbështesë rajonin për të ndërtuar ura bashkëpunimi, për të zbatuar në rajon 4 liritë e Europës, për të punuar së bashku për një treg të përbashkët, pa pritur derisa të bëhemi anëtarë të BE-së. Po punojmë për të zbatuar hapësira më të mëdha sesa vendet tona, pra, të zbatojmë rregullat europiane. Ka një plan, i cili u prezantua nga Komisioni javën e kaluar, që është një fond 28 miliardësh për investim në energji, infrastrukturë dhe digjitalizim. Është një mundësi e mirë, një shans i jashtëzakonshëm për t’u përfshirë kompanitë europaine apo gjermane si pjesë e planit për të ardhur në rajon për të ndërtuar autostrada, hekurudha, për të ndërtuar infrastrukturën energjitike, atë të gazsjellësit e sigurisht, edhe infrastrukturën digjitale. Shpresoj fort që do të gjejmë mënyra edhe me qeverinë gjermane dhe kompanitë gjermane për të krijuar grupin e njerëzve të duhur, që do të na ndihmojnë për t’i bërë të gjithë gjërat bashkë dhe të zbatojmë këtë plan. Në qoftë se ky plan zbatohet, rajoni do të jetë në një pozitë krejt të ndryshme dekadën e ardhshme.

Në raport me rajonin ka patur një ndryshim të madh, ndryshimi i qasjes sonë ndaj Serbisë. Unë e vizitova Serbinë 68 vjet pas vizitës së fundit të një kreu shteti në Serbi. Dhe Vuçiç atëherë Kryeministër, e vizitoi Shqipërinë, për herë të parë ndonjëherë si kryetar shteti i Serbisë. Sot, marrëdhëniet janë shumë më të mira. E përsëris, që në thelb është prej kuadrit që ka vendosur Kancelarja në raport me bashkëpunimin rajonal.

Sa i takon zgjerimit e kuptoj që është shumë e vështirë të marrësh vendime të mëdha, në qoftë se u ve veshin kritikëve. Adenauer dhe De Gaulle nuk do të bënin kurrë atë që bënë, nëse do t’ua vinin veshin kritikëve. Të nxitesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat nuk është, mendoj, burimi ku mund të gjesh forcën  për t’u projektuar në të ardhmen. Sigurisht, ne duam të jemi pjesë e BE-së, por dua të jem shumë i drejtëpërdrejtë, nuk mund të imagjinoj një shtëpi që funksionon mirë, ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Sigurisht që diçka duhet të ndryshojnë në strukturë dhe në qoftë se do të më duhet t’i përgjigjem sinqerisht pyetjes që një Europë që nuk funkionon me 27 tani mund funksionojë me 33? Jo, sinqerisht nuk mundet. Imagjinoj Parlamentin Europian, me shqiptarët, me serbët, me boshnjakët, me maqedonasit. Jo, nuk mundet. Por kjo nuk nënkupton që nuk është e zgjidhshme në qoftë se fuqitë  e mëdha të Eropës ulen të gjejnë mënyra për ta përshtatur organizmin.

Për krimin shqiptar, dëgjoni, kur bullgarët donin të hynin në BE, krejt papritur gazetat filluan të shkruanin se ata do të përpiqeshin t’i vrisnin. Kur rumunët donin në hynin në BE, krejt papritur u përhap zëri se ata hanin lejlekë. Pra, çdo vend që i qaset derës së Unionit duhet të përballet me këto gjëra. Krimi shqiptar çfarë nënkupton? Nuk ka një krim shqiptar, për një arsye shumë të thjeshtë. Krimi i organizuar është ndërkombëtar. Nuk kemi parë një kriminel të arrestuar në Shqipëri, të lidhur me botën e jashtme, që nuk kishte të paktën 4 kode numrash në telefon, Gjermani, Holandë, Britani. Pra, këta njerëz e kanë krijuar bashkimin e tyre europian. “Bashkimi Europian” i krimit të organizuar  është shumë efikas, nuk ka veto, nuk ka programe buxheti, nuk ka piketa për t’u arritur, nuk ka negociata. Kush vrapon më shpejt fiton më shpejt dhe kaq.

Gutter përmendi diçka që për mua është surreale, si është e mundur që shërbimet sekrete në BE janë kaq të shkëputura? Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk bashkëndahen? Si e lufton terrorizmin, kur ti nuk e di se cili është ai njeriu që vjen nga Franca këtu, apo që shkon nga Gjermania në Francë? Është e pabesueshme. Ndërkohë që kriminelët nuk i kanë këto probleme. Ata mund të mos jenë kaq të aftë me gjuhët, por e kuptojnë njëri-tjetrin. Duke folur për krimin shqiptar në Holandë, shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend. Është e mirë për politikën,  por nuk ëshë e vërtetë. Një gazetë me një titull të madh: “Një bandë tjetër shqiptare shpërbëhet”, e në fakt, po të lexoje artikullin, 9 ishin arrestuar, një prej të cilëve holandez, një belg, 2 nga Polonia, dikush tjetër nga Maroku dhe ishin nja 2 shqiptarë, 65 vjeçarë, të cilët ruanin magazinën  ku kultivohej kanabisi, por për politikën ishte shumë më mirë që ta paraqeste si bandë shqiptare. T’i veshësh krimit etni, është pjesë e lojës, por sigurisht është e vështirë t’ua thuash njerëzve  këtë në Gjermani.

Dua ta përmbyll me dicka. Manuel Macron ma ka përsëritur shpesh që, në qoftë se biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kjo nuk do të jetë e lehtë, për shkak të Marie le Pen, për shkak të së djathës, për shkak të zgjedhjeve, sepse si mundesh të kesh fuqi, kur vendimet në Këshillin Europian varen nga zgjedhjet e 27 vendeve dhe ka shumë zgjedhje, politikat administrative, europiane, lokale, pra, na duhej të prisnim zgjedhjet. Problemi është që ata nuk e thanë këtë, sepse i thashtë “përse nuk e thua publikisht, që djema ju duam shumë, duam tju marrim, por për momentin na duhet të lyejmë shtëpinë”. Jo, nuk e thonë publikisht. Publikisht thonë “ah, këta shqiptarët kanë probleme, kanë këtë e kanë atë”. Pra, bëhet një problem një vend sepse opinioni publik mendon që ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo sikur Macron është duke u përballur me zgjedhjet.

Së fundmi, është marrë vendimi për negociatat, është vendimi për të çelur konferencën  e parë ndërqeveritare. Kështu që pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me nje dashuri të verbër me Europën, që nuk e vëmë në pikëpyetje. Na thuhet që Evropa do të martohet me ne, por si mund të martohesh kur nuk flet. A mund të martohesh kur nuk flet? Pra, duam të martohemi me ju, por s’jemi gati të flasim.

Anëtarësimi është një tjetër histori, por mendoj që negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona, sepse negociatat përbëjnë udhërrëfyesin dhe mjetet për t’u bërë vendet tona shtete të besueshme demokratike.

Anëtarësimi do të vijë për pasojë të kësaj. Por negociata është ajo çfarë është reale për ne. E t’i privosh vendet nga ky instrument është e pakuptimtë. T’u japësh vendeve këtë instrument është t’i ndihmosh ata.

Por sërish është momenti për t’u thënë ejani dhe vizitoni Shqipërinë. Është larg vetëm 1 orë e disa minuta. Më besoni është shumë e bukur dhe nuk do të pendoheni. Për të huajt është vendi më i sigurt në Europë.

* Përkthim simultan