Takim me ambasadorët e akredituar në Shqipëri pas situatës së shkaktuar nga tërmetet

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në takimin me ambasadorët e akredituar në Shqipëri*:

Faleminderit të gjithëve që erdhët për një kohë kaq të shkurtër!

Dua që të shpreh besoj në emrin e të gjithëve, të çdo qytetari shqiptar, mirënjohjen e thellë kundrejt të gjithëve ju që i keni qëndruar vërtetë pranë popullit shqiptar dhe që keni dëshmuar e treguar menjëherë dhimbjen tuaj, vullnetin për të na ardhur në ndihmë. Do të doja të falënderoja posaçërisht Luigin dhe Laylan, që qenë të parët që dërguan mesazhe e që shprehën në emër të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gatishmërinë për të ndihmuar. Kështu që faleminderit shumë!

Më lini të përgëzojë më gjithë fuqinë  e zemrës punën e shkëlqyer që është bërë nga të gjitha ekipet, por edhe nga disa ekipe prej vendeve tuaja. Ka qenë vërtetë mbresëlënëse dhe do të mbetet me mua për të gjithë jetën time, ajo çfarë kam përjetuar e kam dëshmuar në këto misioni shpëtimi.

Dua të ndaj me ju emocionet, ndjenjën mjaft të veçantë që pati një reagim të menjëhershëm nga Kryeministri Conte, Kryeministri Mitsotakis, Presidenti Erdogan, Presidenti Macron, që qenë nga të parët fare, të cilët treguan dhimbjen e tyre dhe të tjerët njëri pas tjetrit. Ndihem realisht se fjalët nuk e përshkruajnë dot atë çfarë kjo ka dashur të thotë për mua, çfarë ka dashur të thotë për ne. Është e shkëlqyer. Presidenti Vuçiç, Plenkoviç, Djukanoviç, Kryeministri Zaev, nga fqinjët, njerëz, të cilët përfaqësojnë vende të cilat nuk janë mes më të pasurave, apo mes më të fortave, por që kanë bërë gjithçka. Për të mos folur pastaj për vëllezërit tanë në Kosovës, Presidentin, qeverinë, popullin e shkëlqyer.

Ndjesë nëse harroj ndokënd, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. Ambasador, faleminderit që në të njëjtën ditë keni shprehur ngushëllimet dhe gatishmërinë e kështu me radhë. Kryeministri Orban, të gjithë. Ka qenë e jashtëzakonshme. Presidenti i Rumanisë. Ishte mbresëlënëse. Ekipit i shpëtimit rumun erdhi menjëherë, edhe pa ia kërkuar sepse ishim ende në procesin ku po kërkonim dhe ata mbërritën. Ekipi i shpëtimit nga Zvicra thjesht erdhën, ishin aty për ne dhe bënë një punë të shkëlqyer.

Është vërtetë diçka e jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Europës, pa qenë asnjëherë në Shqipëri, pa pasur të bëjnë asnjëherë me Shqipërinë, pa ditur gjuhën, pa patur përvoja, për të vendosur jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e njerëzve të panjohur. Ekipi grek bëri diçka që është frymëzuese. Isha aty dhe sëfundmi nxorën nga një tunel 6.5 metrash nën rrënoja një djalë. Ndodhur gjatë kohës që të gjitha ekipet tona ishin të shteruara. Kishin shpëtuar, kishin shpëtuar, por pastaj gjërat filluan të ndërlikoheshin sepse rastet ishin të ndërlikuara dhe trysnia ishte e madhe, përgjegjësia ishte e jashtëzakonshme, tensioni dhe ishin pjesë e njerëzve të prekur.

Nuk u besoja dot veshëve, sesa bukur i kishte shprehur emocionet e veta, Papa Françesku. Mund të vazhdojë pa fund, por më lini të ndalem këtu për momentin. Edhe njëherë, ndjesë të gjithëve atyre që harrova të përmend. Princi i Kurorës nga Arabia Saudite, miqtë tanë, populli i Arabisë Saudite kanë dërguar mesazhe non stop nga Oborri Mbretëror, duke pyetur për gjërat në përpjekje për të kuptuar më shumë. Izraeli ishte i jashtëzakonshëm. Erdhën as pa ua kërkuar dhe thashë o Zot, sa bukur, s’kanë as qeveri akoma dhe mundën ta bëjnë. Natyrisht është shaka, por është e jashtëzakonshme.

Duke iu falënderuar të gjithëve për të gjitha këto e duke shprehur mirënjohjen, paraprakisht, për reagimin e menjëhershme përballë sfidës së re që është për të inspektuar dhe për të kuptuar se ku gjendemi sa u takon qëndrueshmërisë së banesave, ndërtesave. Do të doja të thoja disa gjëra, sepse ju e dini, e njihni Shqipërinë mjaft mirë, ju jetoni në Shqipëri, ju e ndieni vendin. Ju e dini që është e pamundur nga ana njerëzore për ta bërë këtë gjë të vetëm, për ta bërë këtë gjë në mënyrë normale dhe me mënyrë normale nënkuptojë me mekanizmat normalë.

Kjo është arsyeja përse u kam shkruar të gjithë udhëheqësve tuaj një letër dhe u kam kërkuar ndihmë. I kam shkruar Kryeministrit Johnson, duke i thënë që po kaloni një provë mjaft të fortë, por ta dini që kemi nevojë për ndihmë. Kryeministrit të Japonisë, Kryeministrit të Suedisë, Kryeministrit të Zelandës së Re e kështu me radhe, pa harruar miqtë tanë në Lindjen e Mesme, gjithkujt, “vëllezër na ndihmoni”, sepse ajo me të cilën po përballemi tani është një problem mjaft i mprehtë tensioni dhe çekuilibri psikologjik.

Njerëzit kanë frikë, njerëzit janë të pasigurt, njerëzit kanë nevojë të shohin që gjërat do të bëhen më mirë dhe po, mund t’u kërkojmë të kenë durim, por do të nisin të kenë durim. nëse do ta ndjejnë dhe do ta shohin që bota nuk do të na lerë vetëm. E dini që njerëz të shumtë janë larguar nga Tirana dhe Durrësi, duke shkuar në zona të tjera të vendit. Natyrisht kanë qenë edhe pushimet dhe ndoshta kanë patur plane të mëparshme për të lëvizur, por kjo s’ka të bëjë me pushimet, ka të bëjë me faktin që njerëzit nuk ndihen të sigurt.

Në ndërtesën e Kryeministrisë, nga ata që punojnë aty, kuptova që gjysma e tyre nuk flenë në Tiranë, flenë nëpër rrethe dhe vijnë në punë në mëngjes, kur janë në Elbasan, janë në Fier, janë në Vlorë. Në shtëpinë e nënës time ka shumë që nuk janë aty dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë, njerëzit ndihen të pasigurt.

Sigurisht është e qartë, – po më thuhet nga personi që kam këtu pranë, hija ime si të thuash, – megjithatë nuk e harrova kur flitet për vëllezërit e Lindjes së Mesme, të Kuvajtit, të Katarit.

Po kështu ambasadori i Holandës, faleminderit për shqetësimin tuaj, që e keni shprehur këtë shqetësim dhe e di po kështu që Kryeministri është i shqetësuar. Edhe Kryeministri danez më shkroi një mesazh shumë të bukur.

Ndjesë nëse kam harruar dikë.

Por natyrisht ai nuk harron është një shqiptar i fortë dhe kokëfortë prej Kosovës.

Duke dalë tek ajo që po thoja, duhet të punojmë së bashku vërtet, të planifikojmë sëbashku, sepse ka disa shtresa të kësaj, së pari, na duhet që të kemi ekipet dhe sot në mëngjes u tha nga Genti  që shumë ministra, duke nisur nga ministri holandez, hungarez e të tjerë kanë qenë të gatshëm që të perceptojnë menjëherë nevojën për të patur këto ekipe inspektimi, ekipe kontrolli.

Po kështu edhe diçka tjetër që do ta them më tej, ekipi i Kancelares,  si mund ta harroj, ata kanë qenë aktivë që nga sekonda e parë. Kemi patur një reagim të menjëhershëm pozitiv nga Gjermania dhe gjithashtu edhe reagimi i ministrit të Jashtëm sot, shumë pozitive për atë çfarë po nisim të kërkojmë. Por do të jetë thelbësore nga ana psikologjike për popullin shqiptar që vlerësimi i ndërtesave të kryhet me katër sy, dy sy shqiptarë dhe dy sy të miqve tanë, sepse kjo ka të bëjë me besimin, ka të bëjë me garancinë.

Ndërtesat që po tregohen janë në gjendje të shkatërruar, por nuk janë të gjitha kështu. Ka ndërtesa që kanë çarje, kanë plasaritje, por që nuk janë strukturore, dhe këto mund të ndërtohen dhe mund të ndërtohen shpejt, por kush ka besim të hyjë në një ndërtesë me fëmijët, me të moshuarit, kur ka kaluar këtë lloj ankthi?! I Duhet një vulë, një vendim. Pra, shpresoj që të bëhet shpejt.

Luigi ka qenë i jashtëzakonshëm në angazhimin e Brukselit. Kam bërë një bisedë mjaft të gjatë sot me Presidenten e re të Komisionit dhe ajo ishte plotësisht e informuar dhe nuk kishte nevojë për informacion. Ajo më tha që disa njerëz po vijnë nga Komisioni i ri këtu, të mërkurën, për të vlerësuar dhe për të parë se çfarë mund të bëjnë.

Aspekti tjetër është njohuritë e të gjithës. Ka vende këtu që janë përballur me tërmete shumë më të rënda se i joni. Nuk po them se ky i yni nuk ishte i fortë, por kur mendoj për Turqinë dhe Japoninë, apo dhe për Italinë dhe Greqinë, miq dhe fqinjë, ka njohuri të jashtëzakonshme aty dhe do të ishim shumë mirënjohës nëse do të kishim mbështetje në kuptimin e dijeve të njohurive, dhe të gjithë ata, kushdo që do të sjellë një apo dy persona, të cilët do të shtojnë dijen për ata që “ku do ta fillojmë, çfarë do të bëjmë, apo nëse rindërton diku tjetër apo rindërton në krah, çfarë do të bëhet”.

Me njerëzit në zonat rurale, është një problem shumë i madh, sepse me njerëzit në zonat urbane nuk do të jetë e lehtë, sepse asgjë nuk është e lehtë, por do të jetë më pak e ndërlikuar, por në zonat rurale si p.sh. në zonën rurale të Krujës, të Durrësit, të Laçit, apo të Lezhës dhe në Tiranë janë të lidhur me tokën, me bagëtitë. Nuk mund t’u them as t’u themi që shkoni nëpër hotele, sepse duan të rrinë me gjërat e tyre, por ata duhet të sigurohen që të gjithë të jenë në tenda, si tendat që u sollën nga italianët së fundmi, standard shumë i bukur europian, tërësisht të izoluara, që nuk preken nga era, nga i ftohti, nga uji, nga lagështira. Të gjithë duhet ta kenë këtë mundësi, çdo familje. Nuk mendoj se duhet të jetë e ndërlikuar. Nëse secili prej jush përpiqet për këtë, ne absolutisht mund të bëjmë më të mirën për këta njerëz.

Më pas, sigurisht është problemi i madh i financimit të të gjithë operacionit, për ne është si një uragan që ka goditur jetën tonë të përditshme. Nesër do të takohem me Komunitetin  Kombëtar të Rindërtimit. Është një organizim transversal me përfaqësues nga qeveria, nga shoqëria civile, organizatat e shoqërisë civile në solidaritet me njerëzit që kanë nevojë, që kanë qenë të shkëlqyera për ngritjen e fondeve, me përfaqësues të bankave, të shoqatave  të ndryshme tregtare, Dhomës së Tregtisë gjithashtu, edhe Fondi i Shqiptar i Zhvillimit.

Unë do doja që opozita të bashkohej me ne. E kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues, që t’i hedhin idetë e tyre në tryezë dhe t’i ndajnë me ne shqetësimet dhe për të marrë idenë më të mirë. Nuk është fjala këtu, kush është më inteligjenti, kemi pasur shumë kohë dhe sigurisht do të kemi kohë mjaftueshëm, kur e gjitha  kjo të kalojmë me e ndihmën e Zotit, që të  zihemi se kush është më i mençuri, më i miri dhe kështu me radhë. Tani, sidoqoftë është koha të përballemi me sfidën, si qenie njerëzore që kanë përgjegjësinë për të marrë vendime për më të mirën e vendit tonë. Shpresoj që do të vijnë.

Por edhe njëherë, kemi nevojë për ju. Presidenti Erdogan vetë ka nisur tashmë, procesin e angazhimit të vendeve të tjera të rajonit për Konferencën e Donatorëve. Unë mendoj se Perëndimi duhet të bëjë të njëjtën gjë. Nuk do të kalojë, nuk do të ikë vetëm me një mekanizëm. Natyrisht  që mekanizimi i BE-së është aty, Luigi dhe Ursula kanë ndarë  angazhimin e tyre me mua, por nuk është  e mjaftueshme, na duhet të mendojmë për një konferencë donatorësh për të gjitha shtetet e BE-së, por jo vetëm të BE-së, të të gjithëve. Do të isha shumë i lumtur në qoftë se edhe Kina do të organizonte diçka me shtetet e tjera  në komunitetin  euro-aziatik.

Ajo që dua të them është se është mjaft  e rëndësishme që t’iu kthejmë vendin njerëzve. E dini shume mirë, sesa shume vështirësi kemi për të shkuar më tej. E dini shumë mirë, sesa jemi goditur emocionalisht nga vendimi i BE-së dhe kemi nevojë që të punojmë sëbashku, për t’u thënë e për t’u treguar njerëzve me fakte se e ardhmja është këtu dhe për të mos hapur shtegun për një valë të re pakënaqësie, e cila shpërthen, nuk është e mundur që kjo të bëhet.

Unë këtë kisha për t’ju thënë, natyrisht ka shumë hollësi në këtë proces, ka shumë  aspekte, por nuk do të doja të merrja gjithë kohën këtu. Jam i sigurt që keni  edhe ju gjëra për të thënë. Edhe njëherë të kërkoj ndjesë, për të tretën , të kartën, të pestën herë për të gjithë ata që kam harruar të përmend, por e di që të gjithë ju në këtë tryezë i keni dërguar mesazhet dhe u jam shumë mirënjohës për këtë. Është në fakt shumë mirë që të numërojmë gjërat që janë bërë dhe të harrojmë gjithçka, sepse nënkupton që janë bërë shumë.

Faleminderit edhe një herë shumë njerëzve që kanë këtu nga të tjera fusha të jetës, Bankës Botërore. Faleminderit shumë!

Ju siç e dini keni një ministër fuqiplotë në terren që është Zoti Çuçi. Ai ka përvojë me punën me pushtetin vendor në jetën e tij, ka shumë përvojë  dhe është një burrë fjalëpak, por punëshumë, ndaj i besoj dhe jam i sigurt që do të bëjë një punë të shkëlqyer. Kemi më pas tre krerë të ekipeve te emergjencës në Tiranë, Durrës dhe Lezhë dhe më pas, Komiteti do të jetë tryeza ku do të donim shumë t’ju kishim edhe ju të përfaqësuar, për të ndjekur e për të qenë  të përditësuar. Megjithatë, pika imë përmbyllëse është ju lutem, ju lutem, ju lutem na ndihmoni dhe na jepni të gjithë dijen më të mirë që keni për këtë. E di që paratë janë absolutisht thelbësore, por dija është themelore për t’i shpenzuar këto para më mirë.

Ky Komitet natyrisht ka për qëllim të jetë dhe mekanizëm transparence, sepse siç e dini, njerëzit po kontribuojnë me zemrën plot, ndaj nuk mund ta lejojmë që ky proces të prishet nga mungesa e transparencës, nga abuzivizmi, apo korrupsioni. Kjo është arsyeja pse do të na duhet ndihmë për ta ndërtuar këtë mekanizëm transparence. Komiteti do t’i shërbejë komisioneve të emergjencave gjatë periudhës se emergjencë e më pas qeverisë, por gjithashtu do të jetë edhe motor transparence. Çdo qindarkë, çdo euro, çdo dollar duhet të jetë i dukshëm për njerëzit, për të treguar se çfarë është bërë me to. Po kështu ka edhe një gjë, e cila është një yçkël, sepse duhet vepruar shpjet, nuk ka kohë për të ndjekur procedurat tipike të zakonshme, që ndonjëherë kërkojnë një vit. Duhet vepruar shpejt, por duhet vepruar edhe me transparencë. Ndaj do të  jetë shumë me dobi që të marrim ndihmë dhe dije edhe për këtë.

Do të ndalem këtu, sepse ndoshta pagjumësia dhe adrenalina më bëjnë të harroj kur duhet të ndaloj. Kështu po ndalem këtu dhe nëse më lejoni do ti kërkoj Luigit të hapë diskutimet dhe më pas gjithkush që kërkon të flasë, të marrë fjalën është i lirë ta bëjë këtë gjë.

Ka një gjë që po pyes veten ku është. Ku është kafeja e 16 e ditës, ku është kafeja për miqtë, sepse është e pamundur për të mos e pirë kafen këtu. Iu lutem sigurohuni që të sillni kafenë.

Shpresoj që rindërtimi të jetë kështu, ti thua kafe dhe kafja vjen.

* Përkthim simultan