Bora Muzhaqi

Ministër i Shtetit për
Rininë dhe Fëmijët

Znj. Bora Muzhaqi, që prej shtatorit 2021 mban detyrën e ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Gjatë periudhës maj-shtator 2021 mbante detyrën e zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në periudhën janar 2019 deri mars 2021 ka qenë këshilltare e Jashtme pranë ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe anëtare e Komisionit për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen nga shtatori 2020 e në vazhdim.

Në periudhën janar 2017 deri në janar 2019 ka qenë konsulente taksash në “EY”, Tiranë, Shqipëri, dhe nga dhjetori 2013 deri në janar 2017 ka mbajtur të njëjtën detyrë në “PwC”, Tiranë, Shqipëri.
Gjithashtu, ka qenë analiste kompensimesh në Departamentin e Burimeve Njerëzore, në Citibank, Londër, Mbretëria e Bashkuar, në qershor – gusht 2011, dhe analiste integrimi në BE në korrik 2010 në Ministrinë e Mbrojtjes, në Drejtorinë e Integrimit në BE.
Ka mbaruar studimet BSc Economics në “London School of Economics and Political Science” (Londër, Mbretëria e Bashkuar), “Second Class Honours” në vitin 2012 dhe në “HULT International Business School” (Londër, Mbretëria e Bashkuar), Master në Biznes Ndërkombëtar, Bursa e Liderëve të Ardhshëm në vitin 2013. Ka marrë pjesë në Forumin VI për “Demokraci në Këshillin e Evropës” dhe ka qenë anëtare e ACCA (Londër, Mbretëria e Bashkuar) akredituar nga “Association of Chartered Certified Accountants”.
Është njohëse e gjuhëve angleze, italiane, gjermane dhe turke.