Niko Peleshi

Ministër i Mbrojtjes

Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 nëntor 1970. Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin inxhinier elektronik.
Në vitin 1989 ka përfunduar Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë me medalje të artë.
Z. Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës: në vitet 2001 – 2004 ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Korçë.
Karriera politike e z. Peleshi fillon në tetor të vitit 2004, kur emërohet prefekt i qarkut Korçë dhe e ushtron këtë funksion për një vit.
Në vitin 2005, zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 zgjidhet kryetar bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe njëherë si kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të vitit 2011.
Prej vitit 2012 është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Prej shtatorit të vitit 2013 z. Peleshi emërohet zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mban deri në maj 2017.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai zgjidhet deputet në qarkun e Korçës duke kryesuar listën e Partisë Socialiste.
Shtator 2017 – janar 2019 mban postin e ministrit të Bujqësisë.
Në janar 2021 emërohet ministër i Mbrojtjes.

Z. Peleshi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, si dhe flet rrjedhshëm gjermanisht dhe greqisht.
Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.