Një udhëtim i pazakontë, me emocione të veçanta, e përshkroi Kryeministri Edi Rama fluturimin e katërt të Air Albania drejt Stambollit. Këtë radhë, pasagjerë të avionit “Lasgushi” ishin familjet në ndihmë ekonomike dhe me nevoja të veçantë, prindër dhe fëmijë, nga zona të ndryshme të vendit.
Në këtë udhëtim, që ishte i pari për ta, u bashkua edhe Kryeministri, sëbashku me familjen, bashkëshorten Linda dhe djalin Zaho.
Në guidën e përgatitur enkas përfshihej edhe vizita në sheshin Sulltan Ahmed, ku ndodhen disa nga monumentet e trashëgimisë botërore dhe një udhëtim me anije në Bosfor.
Ndërsa, në mbrëmje, teksa Air Albania u ul sërish në Rinas, pas një ditë të mbushur me emocione, kujtime dhe miqësi të reja, të gjithë e përshkruan si “një eksperiencë fantastike”.