Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Gjimnazi “Naim Frashëri”, është një nga institucionet e arsimit para universitar, që iu rikthye nxënësve, mësuesve dhe komunitetit, pas procesit të rindërtimit. Kryeministri Rama sëbashku me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastriliu, inspektuan godinën  re që u shërben më shumë se 800 nxënësve.

“Vetëm nga rindërtimi në Durrës janë 38 shkolla të rindërtuara. Ndërkohë shumë shpejt mbarojmë dhe shkollën “Bernardina Qeraxhi”, do t’i japim dhe statusin e shkollës sportive, duke filluar për herë të parë dhe programin e sportistëve, futbollistëve të vegjël dhe besoj se brenda 2-3 javëve e finalizojmë dhe këtë projekt të ri. Ekipet sportive ndërkohë kanë filluar. Janë të angazhuara skuadrat. Ka filluar dhe kampionati i skuadrave sportive nëpër shkolla. Shkollat janë pjesë e projekteve që ne kemi për bibliotekat në shkolla, ku çdo vit furnizojmë bibliotekat përmes një fondi të posaçëm të Ministrisë së Arsimit. Çdo vit kemi një fond të dedikuar me shtëpitë botuese, që sipas një liste të përzgjedhur të librave shpërndahen në të gjitha shkollat dhe janë rreth 500 shkolla që kanë përfituar me buxhetin çdo vit dhe kemi filluar planifikimin për këtë vit për pajisjen me librat jashtë shkollorë. Të gjitha shkollat kanë oficerin e sigurisë, punonjësit socialë, psikologun dhe jemi duke punuar për rritjen e përfshirjes së oficerëve të sigurisë në shkollat edhe me numër të ulët nxënësish. Shumë shpejt përgatitemi për dyfishimin e punonjësve të sigurisë”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Pas dëmtimeve të pësuara për shkak të tërmetit të vitit 2019, shkolla u përfshi në programin “EU4Schools”. Godina e re ofron kushte sipas standardeve bashkëkohore evropiane, në shërbim të nxënësve dhe punonjësve arsimorë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.