Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Janar 2021:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTET DHE DOKUMENTET E KONGRESIT TË 26-TË TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR, STAMBOLL 2016”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të, të Bashkimit të Përbotshëm Postar Stamboll 2016”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AKTET DHE DOKUMENTET E KONGRESIT TË 26-TË, TË BASHKIMIT TË PËRBOTSHËM POSTAR, STAMBOLL 2016
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në aktet dhe dokumentet kryesore të Kongresit të 26-të, të Bashkimit të Përbotshëm Postar (UPU), të mbajtur më 20 shtator –7 tetor 2016, në Stamboll, Turqi, të cilat kanë ndryshuar aktet themeltare të UPU-së, si më poshtë:
1. Kushtetuta e Bashkimit të Përbotshëm Postar;
2. Konventa e Përbotshme Postare;
3. Marrëveshja e Shërbimeve të Pagesave Postare;
4. Rregullat e Procedurës së Kongreseve;
5. Rregullore e Përgjithshme e Bashkimit të Përbotshëm Postar.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
P R O J E K T V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDЁRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIA E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, DHE KONFEDERATËS SË ZVICRËS, TË PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM (SDC), E DEPARTAMENTIT FEDERAL TË PUNËVE TË JASHTME TË ZVICRËS, DUKE VEPRUAR NËPËRMJET AMBASADËS ZVICERANE NË SHQIPËRI, MBI PROGRAMIN “PROMOCIONI SHËNDETËSOR DHE PARANDALIMI I SËMUNDJEVE KRONIKE NË SHKOLLA”, FAZA PËRGATITORE, NJË PROJEKT BILATERAL BASHKËPUNIMI DHE ZHVILLIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe Konfederatës së Zvicrës, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, mbi programin “Promocioni shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve kronike në shkolla”, faza përgatitore, një projekt bilateral bashkëpunimi dhe zhvillimi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA