Në vendin tonë deri më sot (27.04.2020) janë testuar 7401 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 736 raste të konfirmuara
- 28 pacientë kanë ndërruar jetë
- 422 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 27.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur | Nr. i rasteve të shëruara |
Tirana | 302 | 15 | 187 |
Shkodër | 105 | 1 | 61 |
Kruja | 92 | 8 | |
Durrësi | 42 | 5 | 37 |
Fieri | 37 | 1 | 27 |
Kurbin | 31 | ||
Korça | 19 | 18 | |
Elbasani | 18 | 1 | 15 |
Kukës | 18 | 10 | |
Lezhë | 14 | 14 | |
Has | 14 | 1 | 12 |
Kavaja | 9 | 3 | 8 |
Lushnja | 7 | 1 | 4 |
Vlora | 5 | 1 | 4 |
Puka | 5 | 4 | |
Mirdita | 5 | 3 | |
Rrogozhina | 4 | 4 | |
Tropojë | 4 | 4 | |
Berat | 3 | 2 | |
Mallakaster | 1 | ||
Mat | 1 | ||
TOTAL | 736 | 29 | 422 |
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve .
Në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Një pacient 73-vjeçar (H.K) nga Durrësi, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. 29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive.