Drejtoria e Financimeve dhe Kontraktimit të Asistencës së BE në Ministrinë e Financave të Malit të Zi dhe Ministria për Çështjet e Evropës së Malit të Zi në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Pogramimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës ju ftojnë të aplikoni për projekte të përbashkëta në kuadër të shpalljes së thirrjes së katërt për projekt-propozime të Programit IPA BNK Mal i Zi-Shqipëri.
Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje është të promovojë/forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve kufitare, nëpërmjet valorizimit të potencialeve turistike dhe zhvillimit ekonomik social gjithëpërfshirës, duke respektuar trashëgiminë e përbashkët kulturore dhe natyrore.
Fondet në dispozicion për këtë thirrje janë në vlerën 2.8 milionë euro me fokus në prioritetet tematike të mëposhtme (PT):
PT1: Nxitja e turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore;
PT3: Promovimi i punësimit, lëvizshmërisë së punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore përtej kufirit.
Për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve, zbatimin e politikave dhe qeverisjen në nivel lokal, çdo partneritet projekti duhet të përfshijë të paktën një institucion publik që operon në nivel lokal (për çdo vend), si partner ose i asociuar.
Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve është data 15 Qershor 2023.
Paketa e aplikimit mund të shkarkohet nga faqja e mëposhtme e internetit:
https://www.cbc-mne-alb.org/calls-for-proposals/4th-call-for-proposals/