Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Territorial Shqipëri – Kosovë 2021-2027, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës  SASPAC (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:

1 (një) Financier i Sekretariatit të Përbashkët Teknik (JTS) për programin IPA BNK Shqipëri-Kosovë 2021-2027, pozicionuar në Lezhë.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
  • Fotokopje të Pasaportës ose Kartës së Identitetit;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës  11 tetor 2024, ora 14:00, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri.

Subjekti: Application for the “Financial Officer of the Joint Technical Secretariat (JTS) of the IPA Cross-Border Cooperation Programme Albania-Kosovo 2021-2027”.

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.