Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

 

Sot në orën 16.00, në drejtimin e  Zv. Kryeministrit, znj. Ledina Mandija, do të zhvillohet takimi i pestë i Task-Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Në rendin e ditës do të mbahet diskutimi ne lidhje me planin e masave operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe çështje të tjera.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.