Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Tetor 2016
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.5.2016, PËR ÇËSHTJEN “MIRELA SINANI KUNDËR SHQIPËRISË DHE GJASHTË KËRKESA TË TJERA” (KËRKESA NR.21634/15)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.5.2016, për çështjen “Mirela Sinani kundër Shqipërisë dhe gjashtë kërkesa të tjera” (aplikimi nr.21634/15), në lidhje me dëmin pasuror e jopasuror si dhe kostot e shpenzimet, sipas listës së kërkuesve dhe vlerave financiare të përcaktuara në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlerat e përcaktuara si detyrim, sipas shtojcës 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma në datën e kryerjes së pagesës.
3. Vlerat e përcaktuara si detyrim, sipas shtojcës 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesve, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.5.2016 për çështjen “Mirela Sinani kundër Shqipërisë dhe gjashtë kërkesa të tjera” (aplikimi nr.21634/15), bërë përfundimtar në datën 2.6.2016.
4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesve në çështjen “Mirela Sinani kundër Shqipërisë dhe gjashtë kërkesa të tjera” (aplikimi nr.21634/15), të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor, nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit tremujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi vlerat financiare të parashikuara në shtojcën 1, të këtij vendimi, paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
6. Efekti financiar i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FORMATIT TË DOKUMENTIT TË UDHËTIMIT DHE TË LETËRNJOFTIMIT ELEKTRONIK PËR TË HUAJT ME STATUSIN “MBROJTJE PLOTËSUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 84, të ligjit nr.121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Modeli i dokumentit të udhëtimit dhe i letërnjoftimit elektronik për të huajt, që kanë përfituar statusin “Mbrojtje plotësuese”, është i njëjtë me modelin e dokumentit të udhëtimit dhe të letërnjoftimit për refugjatët, të parashikuar në kontratën koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike”, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të “Sagem Securite” e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, të ratifikuar me ligjin nr.9972, datë 28.7.2008, të ndryshuar.
2. Miratimin e specifikimeve teknike të letërnjoftimit elektronik për të huajt, që kanë përfituar statusin “Mbrojtje plotësuese”, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Miratimin e specifikimeve teknike të dokumentit të udhëtimit për të huajt, që kanë përfituar statusin “Mbrojtje plotësuese”, sipas aneksit nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
RISHPËRNDARJEN E FONDIT TË INVESTIMEVE PËR FUNKSIONIN E UJITJES DHE KULLIMIT SIPAS BASHKIVE DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.90, DATË 4.2.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DETAJIMIN E FONDIT TË INVESTIMEVE PËR FUNKSIONIN E UJITJES E TË KULLIMIT SIPAS BASHKIVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 15, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fondi për investime për funksionet e ujitjes e të kullimit, në shumën 420 867 759 (katërqind e njëzet milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë nëntë) lekë, diferencë nga prokurimi për blerjen e 61 ekskavatorëve dhe rehabilitimin e skemave ujitëse, sipas tabelave 1 dhe 2, të vendimit nr.90, datë 4.2.2016, të Këshillit të Ministrave, rishpërndahet ndërmjet bashkive për projektet e rehabilitimit të skemave ujitëse, sipas tabelës 2.1 bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Në tabelën 1, që i bashkëlidhej vendimit nr.90, datë 4.2.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet sipas tabelës 1.1 bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MENAXHIMIN E KAPACITETEVE TË PESHKIMIT TREGTAR DHE DISA RREGULLIME TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË REGJISTRIT TË ANIJEVE TË PESHKIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 2; 101, pika 2; 119, pika 2, dhe 135, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim ka për qëllim marrjen e masave menaxhuese, që synojnë mbrojtjen dhe konservimin e burimeve të gjallesave ujore në det dhe në bregdet. Ky vendim nuk zbatohet për aktivitetin e peshkimit në lagunat bregdetare dhe në ujërat e brendshme.
2. Termat e përdorur në ligjin nr.64/2012, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
a) “Dalje/nxjerrje nga flota e peshkimit”, çregjistrimi përfundimtar i një anijeje peshkimi nga Regjistri i Anijeve të Peshkimit (RAP), të krijuar sipas nenit 32, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar;
b) “Hyrje në flotën e peshkimit”, regjistrimi i një anijeje peshkimi në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit (RAP), sipas specifikimeve të përcaktuara në nenin 32, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar;
c) “Kapacitet peshkimi”, aftësia e një anijeje peshkimi ose një grup anijesh peshkimi për të zënë peshk. Matja e kapacitetit të një anijeje bazohet në dy indikatorë: tonazhin e anijes GT dhe fuqinë motorike të saj në kW.
II. RREGULLIMI I KAPACITETIT TË PESHKIMIT DHE I NUMRIT TË LEJEVE TË PESHKIMIT TREGTAR
1. Numri i lejeve të peshkimit tregtar, sipas llojeve të peshkimit, përcaktohet, si më poshtë vijon:
a) Leje peshkimi tregtar profesional, për mjete lundruese që përdorin trata tërheqëse fundore (trata koçe): 230 (dyqind e tridhjetë);
b) Leje peshkimi tregtar profesional, për mjete lundruese që përdorin trata tërheqëse pelagjike (trata volante), veçmas ose së bashku me trata tërheqëse fundore (shumë përdorimesh): 20 (njëzet);
c) Leje peshkimi tregtar industrial, për mjete lundruese që përdorin draga hidraulike: 5 (pesë);
ç) Leje peshkimi tregtar profesional, për mjete lundruese që përdorin koshilok për peshkimin e pelagjikëve të vegjël (peshkim pelagjik me rrethim): 45 (dyzet e pesë);
d) Leje peshkimi tregtar profesional, për mjete lundruese që përdorin koshilok për peshkimin e tonit të kuq (Thunnus thynnus, Linnaeus 1758): 1 (një);
dh) Leje peshkimi tregtar artizanal, për mjete lundruese në bregdet, që përdorin mbrezhda, njica, parangallë etj.: 300 (treqind).
2. Brenda 75 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave verifikon Regjistrin e Anijeve të Peshkimit, duke përcaktuar të gjitha anijet që kanë një leje peshkimi, së cilës i ka përfunduar afati i vlefshmërisë.
3. MBZHRAU-ja njofton subjektet e peshkimit, pronarët ose administratorët e tyre, të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë, për fillimin e procedurave të nxjerrjes nga flota e peshkimit të anijeve të peshkimit në pronësi ose në administrim prej tyre.
4. Subjektet e peshkimit, pronarët ose administratorët e anijeve të peshkimit, brenda 45 ditëve nga njoftimi zyrtar, sipas pikës 3, më sipër, duhet të deklarojnë vullnetin për të vazhduar aktivitetin e peshkimit pranë Drejtorisë së Peshkimit dhe të pajisen me leje peshkimi, duke shlyer të gjitha detyrimet përkatëse. Në rast mospërgjigjeje, Drejtoria e Peshkimit bën daljen përfundimtare të anijes nga flota e peshkimit dhe bën të pavlefshëm numrin NFR të anijes së peshkimit. Procesi i përditësimit të Regjistrit të Anijeve të Peshkimit përfundon në datën 31 mars 2017.
5. MBZHRAU-ja njofton Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe QKB-në për nxjerrjen e anijeve nga flota e peshkimit, sipas pikës 4, të këtij kreu.
6. Një anije peshkimi e nxjerrë nga flota e peshkimit, sipas pikës 4, nuk mund të hyjë përsëri në flotë edhe në rast se ndryshon emrin, pronarin/administratorin e saj, portin e veprimtarisë etj.
7. Subjektet e peshkimit, në aplikimin në QKB për pajisje me leje peshkimi, dorëzojnë edhe një kopje të lejes dhe aktit të miratimit të vjetër, në rastet kur anija ka qenë e pajisur me leje peshkimi.
8. Në momentin kur numri i lejeve të peshkimit, i përcaktuar sipas pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi, për një lloj aktiviteti peshkimi plotësohet, numri i lejeve të peshkimit për atë lloj aktiviteti peshkimi deklarohet i mbyllur nga MBZHRAU-ja.
9. Kur numri i lejeve të peshkimit deklarohet i mbyllur për një lloj peshkimi, MBZHRAU-ja njofton QKB-në, e cila refuzon kërkesën e anijeve të papajisura me numër NFR për pajisje me leje peshkimi për atë lloj peshkimi, përveç rastit të parashikuar në pikën 10, të këtij kreu.
10. Kur numri i lejeve të peshkimit deklarohet i mbyllur, hyrja në flotën e peshkimit të një kapaciteti të ri peshkimi kompensohet nga dalja paraprake e një kapaciteti peshkimi të njëjtë ose më të madh.
11. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ndalohet hyrja në flotën e peshkimit të mjeteve lundruese që përdorin trata tërheqëse fundore (trata koçe) me moshë më të madhe se 20 vjet.
III. TË FUNDIT
Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË PËRDITËSUAR TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË LISTËS SË MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË, QË I NËNSHTROHEN KONTROLLIT SHTETËROR TË IMPORT-EKSPORTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9707, datë 5.4.2007, “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së mallrave ushtarake dhe të listës së mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë, përkatësisht, sipas shtojcave I e II, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, të cilat i nënshtrohen kontrollit shtetëror të import-eksporteve.
2. Vendimi nr.106, datë 9.2.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së përditësuar të mallrave ushtarake dhe të listës së mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë, që i nënshtrohen kontrollit shtetëror të import-eksporteve”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN FINANCIAR 2016 PËR PROJEKTIN “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KV SHQIPËRI-MAQEDONI (ZGJERIM)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2016 për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni (zgjerim)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR KONFIDENCIALITETIN DHE SIGURINË E INFORMACIONIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ZYRËS SË POLICISË EVROPIANE (EUROPOL)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit për konfidencialitetin dhe sigurinë e informacionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Policisë Evropiane (EUROPOL).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT NGA TOKË BUJQËSORE NË TOKË TRUALL PËR NDËRTIM, PËR SIPËRFAQET QË PRITEN TË NDIKOHEN NGA NDËRTIMI I PAKETËS SË KATËRT TË RRUGËVE TË KALIMIT DHE URAVE TË PROJEKTIT TË GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIK (PROJEKTI TAP), SIPËRFAQE TË CILAT DO TË VIHEN NË DISPOZICION TË SHOQËRISË TRANS ADRIATIC PIPELINE AG (TAP AG) PËR PËRDORIM TË PËRKOHSHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe të ligjit nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP) dhe të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP)”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin për ndryshimin e statusit të tokës bujqësore dhe kalimin në tokë truall për parcelat me sipërfaqe të përgjithshme 103 531,84 (njëqind e tre mijë e pesëqind e tridhjetë e një presje tetëdhjetë e katër) m2, të cilat do të ndikohen nga ndërtimi i 18 (tetëmbëdhjetë) rrugëve të kalimit dhe nga rikonstruksioni/ndërtimi i 4 (katër) urave të paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), përkatësisht,:
a) Në Qarkun e Korçës, 9 (nëntë) rrugë kalimi dhe 3 (tre) ura. Sipërfaqja e tokës bujqësore, që preket nga ndërtimi i rrugëve të kalimit, është 7 228,96 (shtatë mijë e dyqind e njëzet e tetë presje nëntëdhjetë e gjashtë) m2;
b) Në Qarkun e Beratit, 8 (tetë) rrugë kalimi. Sipërfaqja e tokës bujqësore, që preket nga ndërtimi i rrugëve të kalimit, është 91 045,47 (nëntëdhjetë e një mijë e dyzet e pesë presje dyzet e shtatë) m2;
c) Në Qarkun e Fierit, 1 (një) rrugë kalimi dhe 1 (një) urë. Sipërfaqja e tokës bujqësore, që preket nga ndërtimi i rrugës së kalimit, është 5 257,41 (pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë e shtatë presje dyzet e një) m2.
2. Sipërfaqet e tokës, që do të ndikohen nga ndërtimi i paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), do të vihen në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG) për përdorim të përkohshëm.
Parcelat, që ndryshojnë statusin nga tokë bujqësore dhe kalojnë në tokë truall për ndërtimin e 18 (tetëmbëdhjetë) rrugëve të kalimit dhe për rikonstruksionin/ndërtimin e 4 (katër) urave të paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), jepen në lidhjet 1, 2 dhe 3, që bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, drejtoritë e administrimit dhe menaxhimit të tokës në Qarkun e Korçës, në Qarkun e Beratit dhe në Qarkun e Fierit të pasqyrojnë në dokumentacionin kadastral përkatës ndryshimet e kategorisë së resursit nga tokë bujqësore në tokë urbane (truall) respektivisht për secilën parcelë për 18 (tetëmbëdhjetë) rrugët e kalimit dhe 4 (katër) urat e paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP).
4. Procedurat për zgjidhjen e marrëdhënieve të pronësisë ndërmjet kompanisë TAP AG dhe pronarëve aktualë të këtyre parcelave, me qëllim marrjen e lejeve të nevojshme për të ndërtuar dhe operuar rrjetin e rrugëve të kalimit (ndihmëse) për projektin TAP sipas kërkesave të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, do të bëhen në zbatim të dispozitave të ligjit nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), dhe të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP)”, si dhe të të gjithë legjislacionit tjetër në fuqi për marrëdhëniet e pronësisë mbi tokën.
5. Shoqëria TAP AG dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në zbatim të kërkesave të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, si dhe të vendimit nr.245, datë 30.4.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kushteve dhe të procedurave për përmirësimin e përditësimin e të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme”, të bëjnë ndryshimet në regjistrat dhe kartelat e pasurisë/pasurive përkatëse, për sa u përket marrëdhënieve të pronësisë për parcelat që do të ndikohen nga ndërtimi i 18 (tetëmbëdhjetë) rrugëve të kalimit dhe i 4 (katër) urave të paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), të cilave do t’u ndryshohet statusi nga tokë bujqësore në tokë truall.
6. Shoqëria TAP AG, pas përfundimit të punimeve për ndërtimin e paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), është e detyruar të realizojë rehabilitimin mjedisor të territorit në ato pjesë të parcelave që janë ndikuar nga ndërtimi i këtyre rrugëve të kalimit dhe urave të projektit TAP, por që nuk do të përfshihen si pjesë e këtyre rrugëve.
7. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Qarkun e Korçës, në Qarkun e Beratit dhe në Qarkun e Fierit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTR I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.19, DATË 14.1.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT DHE KUSHTET PËR DHËNIEN, TRANSFERIMIN DHE PËRSËRITJEN E LICENCËS SË KONCESIONIT PËR RAFINERI PËR KRYERJEN E VEPRIMTARISË SË PËRPUNIMIT TË NAFTËS BRUTO PËR PRODHIMIN E NËNPRODUKTEVE TË SAJ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 2, e 18, pika 3, të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.19, datë 14.1.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në kapitullin II, “Kushtet dhe procedurat për pajisjen me miratim paraprak”, pika 1.11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.11. Vlerën e bonusit vjetor të trajnimit që ofron personi juridik për stafin e ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet dhe organet e saj të varësisë, në rastin e pajisjes me licencë koncesioni për rafineri.”.
2. Në kapitullin III, “Procedurat për pajisjen me licencë koncesioni për rafineri”, pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. a) Dhënia e licencës së koncesionit për rafineri për ndërtimin e rafinerisë për përpunimin e naftës bruto dhe funksionimin e saj bëhet sipas klasifikimit të mëposhtëm, kundrejt një pagese prej:
– 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi deri në 100 000 tonë;
– 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi nga 100 000 tonë deri në 200 000 tonë;
– 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi nga 200 000 tonë deri në 300 000 tonë;
– 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi mbi 300 000 tonë.
b) Pagesat e përcaktuara në shkronjën “a”, të kësaj pike, bëhen nga subjekti, mbajtës i lejes, në llogarinë e institucionit. Të ardhurat e përfituara nga pagesat derdhen në buxhetin e shtetit.”.
3. Në kapitullin V, “Procedurat për përsëritjen e licencës së koncesionit për rafineri”, pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Përsëritja e licencës së koncesionit për rafineri bëhet sipas klasifikimit të mëposhtëm, kundrejt një pagese që derdhet në buxhetin e shtetit, prej:
– 5 000 000 (pesë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi deri në 100 000 tonë;
– 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi nga 100 000 tonë deri në 200 000 tonë;
– 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi nga 200 000 tonë deri në 300 000 tonë;
– 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh për rafineri me kapacitet përpunimi mbi 300 000 tonë.”.
4. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.107, DATË 4.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I LINJËS 110 KV BABICË-SARANDË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.107, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 3, sipërfaqja “7 972.9 (shtatë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy pikë nëntë) m²” zëvendësohet me sipërfaqen “8 892.9 (tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy pikë nëntë) m2”.
2. Në pikat 3 dhe 4, vlera “1 499 601 (një milion e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e një) lekë” zëvendësohet me vlerën 1 615 304 (një milion e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë mijë e treqind e katër) lekë.
3. Tabela e miratuar me vendimin në fuqi zëvendësohet me tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.822, DATË 7.10.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE TË NDËRTIMIT TË KAPACITETEVE TË REJA PRODHUESE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, QË NUK JANË OBJEKT KONCESIONI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit, 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në tekstin e rregullave e të procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni, i cili i bashkëlidhet vendimit nr.822, datë 7.10.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
1. Pika 2, e nenit 2, të kapitullit I, “Dispozita të përgjithshme”, shfuqizohet.
2. Në kapitullin II, “Ndërtimi i burimeve të reja gjeneruese mbi 2MW”, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 2, e nenit 6, “Forma e aplikimit”, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“2. Në momentin e dorëzimit të aplikimit, çdo aplikues paraqet faturën e kryerjes së pagesës për atë aplikim, në vlerën dhe numrin e llogarisë së ministrisë, siç përcaktohet në aneksin 2, të këtyre rregullave. Aplikimi dhe dokumentacioni bashkëlidhur tij quhet i dorëzuar prej aplikuesit vetëm pas kryerjes së kësaj pagese.”.
b) Neni 7, “Dokumentacioni shoqërues që kërkohet për një miratim”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 7
Dokumentacioni shoqërues që kërkohet për një miratim
Çdo aplikim për një miratim ndërtimi shoqërohet me dokumentet dhe/ose informacionin, si më poshtë vijon:
a) Ekstrakt të Regjistrit Tregtar për të Dhënat e Subjektit, ekstrakt për historikun e subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, me të cilat vërtetohen, ndër të tjera, se objekti i veprimtarisë së subjektit është në fushën energjetike, aplikuesi nuk është në proces falimentimi, nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e tij profesional, statusi aktiv, etj.;
b) Vërtetime për shlyerjen e detyrimeve tatimore, për pagesën e sigurimeve shoqërore, të shoqëruara me listëpagesat e sigurimeve, në të cilat të jenë përfshirë emrat e punonjësve, për secilin muaj (të vitit të fundit);
c) Dokument që vërteton se kapitalet/asetet e subjektit nuk janë në proces ekzekutimi nga përmbaruesi gjyqësor apo ekziston një urdhër sekuestroje për to, lëshuar nga zyra e përmbarimit në qytetin ku ndodhet selia e subjektit;
ç) Vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë, të cilat duhet të jenë në emër të subjektit aplikues, për çdo ambient ku subjekti aplikues, ushtron aktivitetin e tij;
Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë, apo mungesa e lidhjes së kontratës për furnizim me energji elektrike të aplikuesit me furnizuesin publik për çdo ambient ku subjekti ushtron aktivitetin e tij, përbën shkak për refuzimin e aplikimit;
d) Struktura organizative e shoqërisë;
dh) Përshkrim të kapaciteteve teknike, organizative dhe profesionale të shoqërisë;
e) Mjetet, pajisjet teknike në dispozicion apo që mund të vihen në dispozicion të aplikuesit;
ë) Informacion/dokumentacion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ose, të paktën, një nga anëtarët e bashkimit të përkohshëm të shoqërive kanë realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetike;
f) Numrin e identifikimit personal të zyrës së taksave (NUIS);
g) Një ose më shumë dokumente bankare në emër të subjektit që, të marra së bashku, vërtetojnë se subjekti disponon 20% të vlerës së investimit të përgjithshëm të propozuar. Data e lëshimit të tyre (dokumenteve bankare) duhet të jetë jo më parë se 5 ditë nga dorëzimi i aplikimit;
gj) Pasqyrat financiare, të audituara nga auditues të licencuar, të tri viteve të fundit të veprimtarisë dhe të certifikuara nga organet tatimore ose, kur shoqëria ka më pak se tre vjet që është krijuar, për periudhën e ekzistencës së saj, si dhe çdo dokument tjetër financiar që provon aftësitë financiare për të realizuar projektin e propozuar.”.
c) Në fjalinë e parë, të pikës 1, të nenit 10, fjala “…pikën…” zëvendësohet me “…nenin…”.
ç) Pikat 2 dhe 3, të nenit 11, “Aplikimi nga një bashkim shoqërish”, ndryshohen, me këtë përmbajtje:
“2.Përpara dorëzimit të aplikimit, bashkimi i përkohshëm i shoqërive duhet të krijohet zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar dhe ku të përcaktohet përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrjes së secilës shoqëri dhe detyrimet e përgjithshme që do të përmbushë secila nga shoqëritë e këtij bashkimi të përkohshëm. Vullneti për të hyrë në marrëveshje të bashkimit të përkohshëm të shoqërive duhet të jetë i shprehur qartë, me vendim të organit vendimmarrës të të gjitha shoqërive pjesëmarrëse, në kontratën e bashkimit të përkohshëm.
Pas krijimit të bashkimit të përkohshëm të shoqërive, anëtarët e këtij bashkimi caktojnë një përfaqësues, i cili është i autorizuar, nëpërmjet një prokure të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e bashkimit, për të vepruar në emër të tyre për qëllimin e aplikimit.
3. Dokumentet e përcaktuara në nenin 7, të këtyre rregullave, përveç shkronjës “ë”, duhet të paraqiten nga secili anëtar i bashkimit të shoqërive.
Plotësimi i kritereve ekonomike, financiare, profesionale dhe atyre teknike duhet të përmbushen nga i gjithë grupi, në përputhje me përcaktimet e aktmarrëveshjes së bashkimit të përkohshëm të shoqërive.”.
d) Pika 3 e nenit 12, “Shqyrtimi i dokumenteve të aplikuesit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Nëse dokumentet dhe informacioni i paraqitur nga aplikuesi janë të plota dhe në përputhje me kërkesat e neneve 7, 8, 9 e 10, të këtyre rregullave, ministria i komunikon aplikuesit ose të deleguarit përgjegjës të tij pranimin e aplikimit, brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së aplikimit ose, për rastet kur për burimin/pellgun, kuotat e kërkuara ka informacion se nuk është i lirë dhe i mundshëm, nga data në të cilën është depozituar në ministri informacioni i institucionit përkatës se burimi/pellgu, kuotat e kërkuara janë të lira dhe të mundshme.”.
dh) Pika 2, e nenit 14, “Mbivendosja e vendndodhjeve të aplikimeve”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Nëse aplikimi i paraqitur i pari në kohë refuzohet, atëherë do të vijohet me shqyrtimin e aplikimit vijues, nëse ka, e kështu me radhë.”.
e) Në shkronjën “dh”, të nenit 20, “Paraqitja e dokumenteve të tjera”, fjala “…truallin…” zëvendësohet me “…pasurinë…”.
ë) Shkronja “d”, e nenit 22, “Përmbajtja e miratimit të ndërtimit”, shfuqizohet.
f) Shkronja “dh”, e nenit 22, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“dh) të drejtën e ministrisë përgjegjëse për energjinë dhe të institucioneve të tjera kompetente shtetërore për të monitoruar, mbikëqyrur dhe certifikuar veprimtarinë e Mbajtësit të Miratimit;”.
g) Shkronja “f”, e nenit 22, riformulohet, me këtë përmbajtje:
“f) detyrimin e dorëzimit prej aplikuesit të sigurimit të kontratës, në masën jo më pak 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet aplikuesit dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;”.
3. Në kapitullin III bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Titulli i kapitullit III, “Ndërtimi i burimeve të reja gjeneruese nën 2MW”, ndryshohet dhe bëhet “Ndërtimi i burimeve gjeneruese deri në 2MW”;
b) Neni 23, “Ndërtimi i objekteve të reja me kapacitet prodhues nën 2MW”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 23
Ndërtimi i objekteve gjeneruese me kapacitet prodhues deri në 2MW
Ndërtimi i objekteve të reja si dhe i atyre gjeneruese ekzistuese, që nuk janë objekt koncesioni, me kapacitet deri në 2MW fuqi e instaluar, bëhet me miratim të ministrit. Për dhënien e miratimit zbatohen procedurat e parashikuara në nenet 4 deri 22, të këtyre rregullave.”.
c) Shkronja “c”, e pikës 1, të nenit 24, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“c) opinionin e marrë nga organet e përcaktuara në aktet ligjore apo nënligjore, për prioritetin dhe për sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike;”.
ç) Shkronjat “a”, “b”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 24, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) studimin e plotë të fisibilitetit teknik, mjedisor e social si dhe projektin e zbatimit, të bazuar në të dhëna dhe matje reale, të kryera në zonat e zbatimit të projektit;”
b) studimin e plotë ekonomik dhe financiar të projektit, të shoqëruar me dokumente që vërtetojnë financimin nga vetë aplikuesi, apo/dhe mbështetjen financiare të projektit nga institucionet financiare ose bankat vendase apo të huaja, ku shprehen qartë vlerat monetare për financimin dhe struktura e financimit;
…….
ë) oponencën për projektin e zbatimit nga ana e AKBN-së. Në rastin e projekteve të paraqitura nga aplikuesi, për të cilat është kryer më parë oponenca nga ana e AKBN-së, aplikuesi mund ta paraqesë atë projekt në ministri, të rikonfirmuar nga AKBN-ja, pa qenë e nevojshme ta kalojë përsëri për oponencë pranë saj;
f) miratimin për përdorimin e ujit, të lëshuar nga organet përkatëse të përcaktuara në aktet ligjore apo nënligjore;
g) dokumentacionin ligjor, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil, që provon marrëdhënien afatgjatë mbi pasurinë që do të përdoret për ndërtimin dhe operimin e burimit gjenerues. Në rastin kur pasuria është pronë shtetërore, ministria, me kërkesë të aplikuesit, mund të ndihmojë këtë të fundit për zgjidhjen e marrëdhënies së pronësisë me institucionet përkatëse, që kanë në administrim/ pronësi pasurinë, pronë shtetërore.”.
d) Pika 1, e nenit 25, “Dhënia e miratimit për ndërtim për objektet nën 2 MW”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Ministri, nëse arrin në përfundimin se të gjitha dokumentet e paraqitura nga aplikuesi, sipas këtyre rregullave, janë të plota e të sakta, miraton ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuse deri në 2MW apo zgjerimin e kapaciteteve, për objektet që nuk janë objekt koncesioni. Në çdo rast, ministri mund të miratojë vetëm zgjerim të kapaciteteve që nuk tejkalojnë 2MW.”.
dh) Kudo në këto rregulla, fjalët “….nën 2MW…”, zëvendësohen me “…deri në 2MW…”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1481, DATË 12.11.2008; NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.100, DATË 27.1.2009; NR.167, DATË 19.2.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1134, DATË 18.11.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 17.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.822, DATË 23.11.2011; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.900, DATË 12.12.2012; NR.345, DATË 24.4.2013; NR.686, DATË 16.8.2013; NR.501, DATË 10.6.2015; NR.42, DATË 21.1.2015; NR.279, DATË 1.4.2015; NR.474, DATË 3.6.2015; NR.615, DATË 7.7.2015; NR.669, DATË 29.7.2015; NR.823, DATË 7.10.2015; NR.882, DATË 30.10.2015, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË NDRYSHUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
I. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1481, datë 12.11.2008; nr.1657, datë 24.12.2008; nr.100, datë 27.1.2009; nr.167, datë 19.2.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611, datë 11.6.2009; nr.677, datë 18.6.2009; nr.706, datë 23.6.2009; nr.805, datë 22.7.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.1134, datë 18.11.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.247, datë 13.4.2010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.646, datë 28.7.2010; nr.118, datë 17.2.2011; nr.359, datë 4.5.2011; nr.822, datë 23.11.2011; nr.513, datë 1.8.2012; nr.900, datë 12.12.2012; nr.345, datë 24.4.2013; nr.686, datë 16.8.2013; nr.501, datë 10.6.2015; nr.42, datë 21.1.2015; nr.279, datë 1.4.2015; nr.474, datë 3.6.2015; nr.615, datë 7.7.2015; nr.669, datë 29.7.2015; nr.823, datë 7.10.2015; nr.882, datë 30.10.2015, të ndryshuara, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 13/120, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jetë sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 19/262, 19/266, 19/219 dhe 19/340, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Vlorë e Elbasan, të jetë sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 13/180, 9/18, 132/1 e 18/297, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Elbasan dhe Vlorë, të jenë sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 1/758, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jetë sipas lidhjes D, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 165/21, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jetë sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 10/184, 45/63, 2, 3/263 e 3/624, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Vlorë, Tirana 2 dhe Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 8/774, 8/1045, 6/224 e 8/358, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Tirana Veri, Vlorë dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Gjenealitetet e poseduesve të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 2/447, 8/450 e 15/628, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 2/350, 7/363 e 5/244, në Drejtorië e ALUIZNI-t, Tirana 2 dhe Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë, për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 7/212, 3/203, 5/256, 8/1136 e 42/82, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Tirana Veri dhe Durrës, të jenë sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
11. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 46/130, 1/422, 1/423 e 1/424, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Vlorë dhe Tirana 2, të jenë sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 1/293/1 e 1/292, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jetë sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
13. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 21/222, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë, të jetë sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
14. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 9/412, 4/790, 258/66 e 2/635, në Drejtoritë e ALUIZNI-t, Elbasan, Tirana 2 dhe Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
15. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë, për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 10/83, 115/102, 2/230, 7/518, 34/97, 3/573, 34/193, 10/273, në drejtoritë e ALUIZNI-t Elbasan Fier, dhe Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
16. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 19/256, 5/281, 1/302 e 5/602, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Elbasan, Vlorë dhe Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
17. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 19/341, 13/417, 4/234, 1/135 e 1/136, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Vlorë, Tirana 2 dhe Berat, të jenë sipas lidhjes T, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
18. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 6/417, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2, të jetë sipas lidhjes U, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
19. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 5/589, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2, të jetë sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 406/169, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë, të jetë sipas lidhjes X, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
21. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 15/179, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë, të jetë sipas lidhjes AA, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
22. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 1/575, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Shkodër, të jetë sipas lidhjes AE, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
23. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 8/107 e 31/185, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Kukës dhe Vlorë, të jenë sipas lidhjes AG, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
24. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 27/396, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë, të jetë sipas lidhjes AH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
25. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 6/451, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2, të jetë sipas lidhjes AI, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
26. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 19/456 e 4/490, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Vlorë dhe Tirana 2, të jenë sipas lidhjes AJ, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
27. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 3/59/1 e 109/1, në drejtoritë e ALUIZNI-t, Kukës dhe zonat turistike, të jenë sipas lidhjes AK, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
28. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 4/221, 4/128/2, 4/124/2, 7/125 e 11/107, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Kukës, të jenë sipas lidhjes AL, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
29. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 6/996 e 4/1081, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Korçë, të jetë sipas lidhjes AM, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
30. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 12/603 e 25/447, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë, të jenë sipas lidhjes AN, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR PROJEKTIN “SHQIPËRIA: PLANI I RISTRUKTURIMIT TË KESH-IT””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: Plani i ristrukturimit të KESH-it””, sipas tekstit dhe relacionit që bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT DHE KRITERET PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË AGJENCISË SË UDHËTIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 48, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT DHE KRITERET PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË OPERATORIT TURISTIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 51, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KUSHTET DHE KRITERET PËR PROJEKTIMIN DHE NDËRTIMIN E STRUKTURAVE AKOMODUESE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret për projektimin e ndërtimin e strukturave akomoduese”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Personat fizikë ose juridikë, që projektojnë dhe ndërtojnë objekte të strukturave akomoduese, zbatojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në rregulloren e miratuar sipas këtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E LICENCIMIT TË SUBJEKTEVE PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT NË FUSHËN E VLERËSIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 52, të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2.Vendimi nr.100, datë 4.2.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e licencimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme”, shfuqizohet.
3.Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Urban për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË PESHKIMIT 2016 – 2021
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neni 24, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare të Peshkimit 2016 – 2021, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR KONSOLIDIMIN E TOKËS NË SHQIPËRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Konsolidimin e Tokës në Shqipëri, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, institucionet e varësisë dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
TARIFËN E SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN, TË OFRUAR NGA BASHKITË E PAJISURA ME STACIONE TË KËTIJ SHËRBIMI, NË TERRITORIN E BASHKIVE QË NUK KANË STACIONE TË SHËRBIMIT TË MZSH-SË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 53, të ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Tarifa e shërbimit për shuarjen e zjarreve apo për shpëtimin, në raste aksidentesh dhe fatkeqësish të tjera, ofruar nga bashkitë e pajisura me stacione të këtij shërbimi në territorin e bashkive që nuk kanë stacione të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, është 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për orë pune.
2. Lista e bashkive të pajisura me stacione të shërbimit të MZSH-së, të cilat do të ndërhyjnë dhe mbulojnë, përkatësisht, territoret e bashkive që nuk kanë stacione të këtij shërbimi, është sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Për efekt të përllogaritjes së kostove të shërbimit të ofruar nga shërbimi i MZSH-së të bashkisë, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.
4. Shumat e arkëtuara nga bashkitë që kërkojnë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve apo në raste aksidentesh e fatkeqësish të tjera, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, derdhen në llogaritë e bashkive që kanë ofruar shërbimin dhe përdoren vetëm për financimin e veprimtarisë së shërbimit të MZSH-së së bashkisë.
5. Shpenzimet për ndërhyrjet e kryera nga një bashki në një bashki tjetër përballohen nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për shërbimin e MZSH-së.
6. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe kryetarët e bashkive për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
ZBATIMIN E LIGJIT NR.46/2016, “PËR FALJEN E DETYRIMEVE QË KANË ISH-USHTARAKËT NË SKEMËN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE, NGA RILLOGARITJA E PENSIONEVE, NË ZBATIM TË LIGJIT NR.10142, DATË 15.5.2009, “PËR SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË POLICISË SË BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTIMIT E TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.46/2016, “Për faljen e detyrimeve që kanë ish-ushtarakët në skemën e sigurimeve suplementare, nga rillogaritja e pensioneve, në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në zbatim të nenit 1, të ligjit nr.46/2016, detyrimet e papaguara, që kanë rrjedhur nga rillogaritja e pensioneve, sipas neneve 14, 21 dhe 29, të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar me ligjin nr.10367, datë 23.12.2010, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010”, të papaguara nga përfituesit deri në datën 1.6.2016, falen. Shuma e detyrimeve të falura, sipas gjendjes deri më 31.5.2016, të evidentohet veç për çdo person debitor, sipas numrit dhe kodit informatik të përfitimit, të nënshkruhet nga nëpunësi autorizues dhe nëpunësi zbatues i njësisë shpenzuese dhe të jepet evidentim dhe evadim i debitorit në dokumentet kontabile, si dhe në sistemin informatik të përfitimeve të sistemit të sigurimeve shoqërore.
2. Brenda pesë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ISSH-ja të evidentojë në kartela të veçanta financiare shumat e detyrimeve të paguara nga personat përfitues, në harkun kohor dhjetor 2010 deri më 30.4.2016, duke bërë shpalljen e kreditorëve, në zbatim të paragrafit të dytë, të nenit 1, të ligjit të sipërpërmendur, dhe të njoftojë personat e interesuar. Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 – maj 2017.
3. Evidentimi i detyrimeve të paguara të bëhet në mënyrë analitike, duke shënuar në “Kartelën financiare për kthimin e detyrimeve të falura me ligjin nr.46/2016”, këstet e detyrimeve të mbajtura, sipas muajve, këstet dhe periudhat e kthimit të shumave kreditore të shpallura, si dhe pagesat faktike, sipas datës së kryerjes së tyre. “Kartela financiare” përcaktohet si dokument financiar i veçantë, me afat ruajtjeje të përhershme dhe nënshkruhet nga hartuesit, punonjësi zbatues dhe punonjësi autorizues i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, të cilët janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e saj.
Rregullshmëria e shpalljes së shumave kreditore dhe e likuidimit të tyre në favor të përfituesve janë objekt i veçantë auditimi nga auditi i brendshëm i ISSH-së.
4. Brenda muajit tetor 2016, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dërgon pranë strukturave përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme listat emërore të përditësuara të personave, të cilëve duhet t’iu plotësohet dokumentacioni, si dhe, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, sh.a., bën njoftimet individuale.
5. Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda muajit tetor 2016, njoftojnë Institutin e Sigurimeve Shoqërore për rastet e personave për të cilët nuk disponojnë dokumente, duke përcaktuar edhe shkakun e mungesës së tyre.
6. Personat e interesuar, që janë përfitues nga sistemi i sigurimeve suplementare dhe strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në datën 31.10.2016, paraqesin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore modelarin 03: “Vërtetim për vjetërsinë në shërbim dhe pagën mesatare neto referuese”. Pas kësaj date, bazuar në nenin 4, të ligjit nr.46/2016, detyrimet e llogaritura me efekt financiar nga data 1.7.2009 e në vazhdim, nuk falen, ndërkohë që deri në plotësimin e dokumentacionit, përfitimi mujor përllogaritet në nivelin e pensionit minimal në shkallë vendi, sipas përcaktimeve të vendimit nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
7. Për personat e përcaktuar në nenin 4, të ligjit nr.46/2016, përfitimi individual në zbatim të dispozitave të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar me ligjin nr.10367, datë 23.12.2010, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr.5, datë 10.11.2010”, rillogaritet me datë fillimi nga data 1.6.2016, duke mos përllogaritur diferencat që rrjedhin nga rillogaritja sipas dispozitave të sipërshënuara, të cilat i përkasin periudhës 1.7.2009 deri më 1.6.2016.
8. Efektet financiare për kthimin e shumave të detyrimeve të paguara nga përfituesit, të cilat përllogariten në shumën 369 milionë lekë, ndahen për pagesë: 180 milionë lekë në vitin 2016 dhe 189 milionë lekë në vitin 2017. Shuma e fondeve të përcaktuara për vitin 2016 përballohet nga fondi i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqerore, ndërsa shuma e fondeve të vitit 2017 të parashikohet në buxhetin e sigurimeve shoqërore të vitit 2017.
9. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN, SHTRIRJEN TERRITORIALE DHE KLASIFIKIMIN E ZONËS SË PËRHERSHME DOGANORE TIRANË (VORË-MUÇAJ)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e zonës së përhershme doganore Tiranë (Vorë-Muçaj), në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.
2. Shtrirja e zonës doganore është një sipërfaqe prej 71 654 (shtatëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e katër) m2, sipas planvendosjes bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Për zbatimin e këtij vendimi, sipas pikave 1 dhe 2, autorizohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të rinegociojë dhe të nënshkruajë kontratën e qirasë lidhur me shoqërinë “Continental Group”, sh.a. Objekti i veprimtarisë, përbërja dhe funksionimi i grupit negociator të kësaj kontrate përcaktohen me urdhër të ministrit të Financave.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.