V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 7.4.2016, PËR ÇËSHTJEN “ALIÇKA DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR ANKIMET NR.33148/11, NR.33151/11, NR.33823/11, NR.46103/11, NR.72334/11, DHE NR.78960/11)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.4.2016, për çështjen “Aliçka dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimet nr.33148/11 (Aliçka dhe Vasha), nr.33823/11 (Tahiri), nr.46103/11 (Theodhosi), nr.72334/11 (Nishe dhe të tjerë), nr.78960/11 (Benussi), sipas listës së ankuesve në shtojcën 1 dhe shumat e përcaktuara në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe që janë pjesë përbërëse e tij, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
- Në zbatim të vendimit të GJEDNJ-së, të bëhet ekzekutimi, me mjete të përshtatshme, i vendimeve të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të dhëna në favor të ankimit nr.33151/11 (Kreka), në raport me pjesën takuese të ankuesit, brenda 3 muajve nga data e vendimit të GJEDNJ-së.
- Vlerat e përcaktuara si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
- Vlerat e përcaktuara si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.4.2016, për secilën çështje.
- Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesve “Aliçka dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimet nr.33148/11 (Aliçka dhe Vasha), nr.33823/11 (Tahiri), nr.46103/11 (Theodhosi), nr.72334/11 (Nishe dhe të tjerë), nr.78960/11 (Benussi), të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor, për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda 3 muajve nga data që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
- Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 5, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
- Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
- Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 7.4.2016, PËR ÇËSHTJEN “KARAGJOZI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË”, (PËR ANKIMIN NR.32382/11)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.4.2016, për çështjen “Karagjozi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimin nr.32382/11, në shumën 5 919 850 (pesë milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror, si dhe kostot e shpenzimet, sipas listës së kërkuesve në shtojcën 1, që bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit, të konvertohen në lekë në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesve, sipas shtojcës 1 bashkëlidhur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.4.2016.
4. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimit në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesve në çështjen “Karagjozi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimin nr.32382/11, bëhet nga Ministria e Financave pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit, brenda 3 muajve nga data kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
- Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 17.3.2016, PËR ÇËSHTJEN “RISTA DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR ANKIMET NR. 5207/10, 24468/10, 36228/1, 39492/10, 39495/10, 40751/10 DHE 48522/10)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.3.2016, për çështjen “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimet nr.24468/10 (Gjikolli dhe Molla), nr.39492/10 (Galanxhi dhe të tjerë), nr.39495/10 (Frashëri dhe të tjerë), nr.40751/10 (Merlika dhe të tjerë) nr.48522/10 (Dhimertika dhe Nika), sipas listës së ankuesve në shtojcën 1 dhe shumat e përcaktuara në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe që janë pjesë përbërëse e tij, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
- Në zbatim të vendimit të GJEDNJ-së, të bëhet ekzekutimi, me mjete të përshtatshme, i vendimit nr.981, datë 27 shtator 2001, i Gjykatës së Lartë, për aplikimin nr.5207/10 (Rista), brenda 3 muajve nga data kur vendimi është bërë përfundimtar.
- Vlerat e përcaktuara si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
- Vlerat e përcaktuara si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 17.3.2016, për secilën çështje.
- Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesve: “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimet nr.24468/10 (Gjikolli dhe Molla), nr.39492/10 (Galanxhi dhe të tjerë), nr.39495/10 (Frashëri dhe të tjerë), nr.40751/10 (Merlika dhe të tjerë) nr.48522/10 (Dhimertika dhe Nika), të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, brenda një afati 3-mujor, nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
- Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 5, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
- Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës së buxhetit të shtetit.
- Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 7.4.2016, PËR ÇËSHTJEN “HALIMI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR ANKIMIN NR.33839/11)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.4.2016, për çështjen “Halimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimin nr.33839/11, në shumën 755 150 (shtatëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë) euro, në lidhje me dëmin pasuror dhe jopasuror si dhe kostot e shpenzimet, sipas listës së ankuesve në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.4.2016.
4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesve në çështjen “Halimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimin nr.33839/11, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit, brenda 3 muajve nga dita që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumën e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
FINANCIMIN E URDHRIT PROFESIONAL TË MJEKUT VETERINAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 23, të ligjit nr.113/2015, “Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Financimin e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar për një periudhë njëvjeçare, në masën 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekë.
- Ky fond të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2016, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
- Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1080, DATË 23.12.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.11.2015, PËR ÇËSHTJEN “SHARRA DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË’’ (PËR ANKIMET NR.25038/08, 64376/09, 64399/09, 347/10, 1376/10, 4036/10, 12889/10, 20240/10, 29442/10, 29617/10, 33154/11 DHE 2032/12)”
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Nr.10, i shtojcës 2, të vendimit nr.1080, datë 23.12.2015, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“10. Kati, nr.29617/10, Dëmi pasuror dhe dëmi jopasuror: 117 600 (njëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, kostot dhe shpenzimet: 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.”.
2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.23, DATË 20.1.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR VITIN 2016 NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 11, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.23, datë 20.1.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
1. Në pikën 1, të vendimit, numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet “… 2 207 veta …”.
2. Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, të vendimit, në ndarjen “Gr.28 Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”, shtohet nënndarja sipas tabelës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
3. Në pikën 2, të vendimit, pas fjalëve “… Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave,….” shtohen fjalët “…dhe punonjësit e shërbimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve…”.
4. Ngarkohen ministritë dhe institucionet e përmendura në pikën 2, të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.413, DATË 25.6.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE TË SHITJES SË TROJEVE NË PËRDORIM, SIPËRFAQE TË DOMOSDOSHME, DHE TROJEVE SHTESË FUNKSIONALE TË NDËRMARRJEVE, SHOQËRIVE TREGTARE, TË OBJEKTEVE SHTETËRORE TË VEÇUARA, TË PRIVATIZUARA, TË OBJEKTEVE APO NDËRTESAVE TË SHITURA TË ISH-KOOPERATIVAVE BUJQËSORE SI DHE TË NDËRTESAVE TË NDËRTUARA NË BAZË TË LEJEVE TË NDËRTIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve”, të ligjit nr.10270, datë 22.4.2010, “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, të ndryshuar, dhe të neneve 3 e 4, të ligjit nr.7980, datë 27.9.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.413, datë 25.6.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa:
- Në kreun I bëhen shtesat e mëposhtme:
- Në fund të pikës 2 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, kryen procedurat e privatizimit të truallit, sipërfaqe e domosdoshme, për objektet pjesë e kapitalit të shoqërive tregtare (shoqërive me kapital të përbashkët dhe shoqërive aksionare), kapitali i të cilave zotërohet plotësisht apo pjesërisht nga shteti dhe shitja e tyre është bërë nëpërmjet procedurave të likuidimit. Shitja e truallit, sipërfaqe e domosdoshme, për këto objekte do të bëhet në përputhje me genplanin në momentin e shitjes së tyre.”.
- Në fund të shkronjës “c”, të pikës 3, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Kopjen e noterizuar të kontratës së shitjes për objektin, të nënshkruar me likuidatorin e shoqërisë, së bashku me genplanin apo planrilevimin e përgatitur nga ekspert i licencuar në momentin e shitjes.”.
- Pas shkronjës “b”, të pikës 4, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, duhet të dërgojë kopjen e konfirmuar të dokumentacionit të shitjes së objektit sipas procedurave të likuidimit, për të cilin kërkohet privatizimi i truallit.”.
ç) Në fund të pikës 11 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Në rast se edhe nga organet e sipërpërmendura nuk gjendet dosja e vlerësimit (privatizimit apo dokumentacionit që i mungon dosjes) të objektit, atëherë Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, pranon dosjen e privatizimit që ka paraqitur blerësi i objektit apo ndërmarrjes, (kontratën e shitjes, aktin e dorëzimit, autorizim për kalim pronësie, genplanin apo planimetrinë dhe mandatpagesat përkatëse), të njohura këto me vendim gjykate të formës së prerë.”.
- Në kreun II bëhen shtesat e mëposhtme:
- Në fund të pikës 2 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, kryen edhe procedurat e shitjes së trojeve shtesë funksionale të shoqërive me kapital të përbashkët dhe të shoqërive aksionare të privatizuara dhe atyre të shitura me procedurat e likuidimit.”.
- Në fund të pikës 5 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Finacave, mund t’i kërkojë bashkisë përkatëse nëse trualli, i cili kërkohet të privatizohet, përdoret për interes publik apo edhe është pronë e saj, i transferuar në bazë të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar. Në rastet kur ka informacion për truallin që do të shitet se është pjesë e listave të inventarit për njësitë e vetëqeverisjes vendore, por të patransferuara, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike do të njoftojë Ministrinë e Punëve të Brendshme (AITPP).”.
- Ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimiT në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË, JASHTË SHËRBIMIT CIVIL, DHE PËR PËRDORIMIN E PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DREJTPËRDREJTË NË TND, PËR VITIN 2016
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 27, pika 5, e 29, pika 1, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikave 2, 3 dhe 4, të kreut V, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Përjashtimisht për vitin 2016, procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND është e hapur edhe për kandidatë të tjerë, jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND.
- Për vitin 2016, pranimi në TND të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një konkursi kombëtar.
- Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 27 (njëzet e shtatë).
- Kriteret minimale të pranimit për këtë procedurë, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil, janë:
- Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “dh”, të nenit 21, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar;
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të kenë, të paktën, 3 vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barasvlefshme, në:
- institucione të administratës publike;
- institucione bankare të nivelit të dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
- shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohen si biznes i madh dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
- organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 vjet që janë krijuar.
Përjashtimisht kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kanë punuar dhe/ose punojnë në institucione ndërkombëtare brenda vendit, në profesion, jashtë vendit, pedagogë në institucione të arsimit të lartë ose avokatë, noterë apo kontabilistë, të miratuar brenda ose jashtë vendit, duhet të kenë, të paktën, 5 vjet përvojë pune, përkatësisht në këto institucione ose në profesion.
ç) Të mos kenë procese gjyqësore civile, penale, administrative, të cilat janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.
5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Departamenti i Administratës Publike për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.872, DATË 30.10.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PLANIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2016, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJëRAVE TË NDOTURA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.872, datë 30.10.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, shuma “… 40 258 000 (dyzet milionë e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë) lekë …” zëvendësohet me “… 43 756 000 (dyzet e tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë …”.
b) Pasqyra nr.1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me pasqyrën me të njëjtin numër që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.54, DATË 5.2.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURËS E TË MËNYRËS SË DHËNIES ME QIRA, ENFITEOZË APO KONTRATA TË TJERA TË PASURISË SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, të miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, dhe të neneve 784 e 801, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Në vendimin nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- Në kreun I “Pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë, kriteret e konkurrimit, e drejta, kompetencat dhe afatet”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
- Shkronja “e”, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“e) shtesat në kontratë për sipërfaqet që kërkohen nga qiramarrësi për të shtuar ose për të përmirësuar veprimtarinë, për sipërfaqe jo më shumë se 50% e sipërfaqes totale të marrë me qira dhe vetëm në rastet kur sipërfaqja shtesë shtrihet në kufi me sipërfaqen e kontratës brenda së njëjtës zonë kadastrale.”.
- Pas shkronjës “f” shtohet shkronja “g”, me këtë përmbajtje:
“g) dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve private që janë shpallur fitues dhe kanë lidhur kontratë sipas përcaktimeve të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”.
2. Në shkronjën “a”, të pikës 5, të kreut II, “Procedurat e dhënies me qira ose enfiteozë të pasurisë shtetërore”, pas fjalës “… sipërfaqja …” shtohen fjalët “… zonë kadastrale …”.
3. Në kreun III, “Tarifat dhe vlera dysheme për pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë”, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
- Tarifat minimale të qirasë të mjediseve për Pallatin e Kongreseve, dhënë në tabelën B të vendimit në fuqi, zëvendësohen me tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Pas pikës 9 shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:
“10. Për sipërfaqet (truall) funksionale ose të lira që jepen me qira ose enfiteozë për ndërtimin e terminaleve të mjeteve të transportit, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 (njëzet) lekë/ m2.”.
- Pas pikës 2, të kreut IV, “Nxitja e biznesit”, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Me kërkesë të qiramarrësit, për raste të justifikueshme, qiradhënësi mund të rishikojë treguesit dhe afatet e planit të biznesit gjatë zbatimit të kontratës dhe të bëjë ndryshimin e tyre në marrëveshje mes palëve, duke mos ndryshuar kushtet thelbësore/të veçanta, të paraqitura në konkurrim, dhe kur pjesëmarrës në konkurrim ka qenë vetëm një ofertues. Në këto raste, marrëveshja shoqërohet me ndryshimet përkatëse në planin e biznesit dhe kontratë”.
- Në kreun V, “Kontrata me tarifën simbolike 1 euro”, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
- Pikat 4 dhe 5 riformulohen, si më poshtë vijon:
- Para nënshkrimit të kontratës së qirasë, me tarifë 1 euro/kontrata, qiramarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në masën 2 (dy) për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit.
5. Në kontratat me tarifë 1 euro/kontrata vendosen sanksione për rastet kur qiramarrësi nuk realizon kushtet e saj. Në përfundim të investimit, për çdo vend pune të pahapur, subjekti qiramarrës do të gjobitet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në vit. Për mosrealizim të vlerës totale së investimit në periudhën e parashikuar në kontratë, subjekti qiramarrës gjobitet me 10 për qind të vlerës së investimit të parealizuar. Ky sanksion do të vendoset pas dorëzimit të pasqyrave financiare vjetore të certifikuara nga ekspertët kontabël të autorizuar. Nëse edhe pas 6 muajve investimi nuk realizohet, kontrata zgjidhet nga institucioni shtetëror që e ka lidhur atë, duke marrë gjobë, në masën e garancisë së depozituar në atë periudhë. Pas këtyre veprimeve, në marrëveshje midis palëve, kontrata e qirasë mund të rilidhet me tarifa qiraje sipas përcaktimeve në kreun III, të këtij vendimi, pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e parashikuara në kontratën bazë.”.
- Pas pikës 6 shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:
“7. Në rastet kur qiramarrësi, gjatë zhvillimit të aktivitetit, plotëson kushtet e shprehura në pikën 2, të kreut V, të këtij vendimi, pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e parashikuara në kontratën bazë, atëherë subjekti qiradhënës i propozon Këshillit të Ministrave kalimin e kontratës në kontratë me tarifë simbolike 1 euro, duke ruajtur si garanci kontrate atë të kontratës së qirasë. Specifikimet për rastet dhe procedurat për ndryshimin e këtyre kontratave bëhen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë.”.
- Pas pikës 8, të kreut VI, “Monitorimi i kontratave”, shtohet pika 9, me këtë përmbajtje:
“9. Në rastet kur subjektit qiramarrës ose enfiteozëmarrës për mosshlyerje të detyrimeve të parashikuara në kontratë i është kërkuar zgjidhje e kontratës, në rast të shlyerjes së menjëhershme të këtyre detyrimeve dhe penaliteteve respektive të vendosura, më kërkesë të njësisë administratore të pasurisë shtetërore të marrë me qira ose enfiteozë, ministri përgjegjës për ekonominë ka të drejtë të revokojë aktin e prishjes së kontratës të lëshuar prej tij.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TË NDËRTESËS E TË MJEDISEVE ADMINISTRATIVE, NGA KËSHILLI I QARKUT KORÇË TE BASHKIA KORÇË, DHE KALIMIN NË PRONËSI TË NDËRTESËS E TË MJEDISEVE ADMINISTRATIVE, NGA BASHKIA KORÇË TE KËSHILLI I QARKUT KORÇË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1223, DATË 3.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PRONËSI KËSHILLIT TË QARKUT KORÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të nenit 8/a, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Kalimin në pronësi të ndërtesës e të mjediseve administrative, nga Këshilli i Qarkut Korçë te Bashkia Korçë, sipas formularit bashkëlidhur, për sistemimin e administratës me ambiente pune dhe revokimin e së drejtës së pronësisë për këtë pronë Këshillit të Qarkut Korçë.
- Kalimin në pronësi të ndërtesës e të mjediseve administrative nga Bashkia Korçë te Këshilli i Qarkut Korçë, sipas planimetrive bashkëlidhur, për sistemimin e administratës me ambiente pune dhe revokimin e së drejtës së pronësisë për këtë pronë Bashkisë Korçë.
3. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, hiqet nga lista e inventarit që i bashkëlidhet vendimit nr.1223 datë 3.9.2008, të Këshillit të Ministrave.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli i Qarkut Korçë, Bashkia Korçë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE “PETER MAHRINGER”, SHKODËR, PËR VITIN SHKOLLOR 2016 – 2017
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 39, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9522, datë 25.4.2006, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpunimin në fushat e kulturës, të arsimit dhe shkencës”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të 84 (tetëdhjetë e katër) bursave të studimit për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Mahringer”, Shkodër, nga të cilat 24 (njëzet e katër) bursa studimi për nxënësit e viteve përgatitore dhe 60 (gjashtëdhjetë) bursa studimi për nxënësit e viteve të para deri në vitin e katërt, për vitin shkollor 2016-2017.
2. Vlera e bursës do të jetë 95 200 (nëntëdhjetë e pesë mijë e dyqind) lekë për nxënës në vit, me qëllim shlyerjen e tarifës mujore të shkollimit dhe mbulimin e kostos së teksteve mësimore. Vlera e masës së bursës do të paguhet pranë bankave të nivelit të dytë për çdo nxënës.
3. Fondi për mbulimin e këtyre bursave kalon nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.
4. Miratimi i këtyre bursave bëhet nga bordi i “Fondacionit Shkollor Austriak”, në mbështetje të kritereve ekonomike dhe rezultateve të arritura nga secili nxënës/aplikant.
5. Bordi i “Fondacionit Shkollor Austriak”, pas miratimit të bursave, dërgon dokumentacionin përkatës në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër, e cila, pas konfirmimit të nxënësve që përfitojnë bursë, kalon masën e bursës në llogarinë personale të secilit nxënës.
6. Efektet financiare të mbulohen nga buxheti vjetor i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË “ISSAT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit privat të arsimit të lartë “ISSAT”, Tiranë, të të gjitha njësive përbërëse të tij dhe mbylljen e të gjitha detyrimeve lidhur me veprimtarinë mësimore shkencore në të gjitha ciklet e studimit ku ushtron veprimtarinë.
2. Institucioni privat i arsimit të lartë “ISSAT”, Tiranë, të arkivojë të gjithë dokumentacionin mësimor, administrativ dhe financiar, në Arkivin e Shtetit, në përputhje me kuadrin ligjor mbi arkivat, brenda një kohe sa më të shpejtë.
3. Vula e institucionit privat të arsimit të lartë “ISSAT” të asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.
4. Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e këtij institucioni privat të arsimit të lartë, në zbatim të këtij vendimi, të përballohen nga ana e institucionit privat të arsimit të lartë/personit juridik privat që i përfaqëson. Institucioni privat i arsimit të lartë “ISSAT” duhet të kthejë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit.
5. Për studentët, që nuk kanë përfunduar programet përkatëse të studimit, institucioni privat i arsimit të lartë “ISSAT” të përgatitë dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda një kohe sa më të shpejtë.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Biznesit, Arkiva e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Provimeve, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, si dhe institucioni privat i arsimit të lartë “ISSAT” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E VLERËS MAKSIMALE, TË KUSHTEVE DHE TË PROCEDURËS PËR DHËNIEN E NDIHMËS “DE MINIMIS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim përcakton vlerën maksimale, kushtet dhe procedurat për dhënien e ndihmës “de minimis”.
2. Ky vendim zbatohet për ndihmat e dhëna në të gjithë sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, me përjashtim të rasteve kur ndihma jepet:
a) për veprimtaritë e lidhura me eksportin drejt vendeve të tjera;
b) me kusht përdorimin e produkteve vendase kundrejt produkteve të importuara.
3. Ky vendim zbatohet për ndihmat “de minimis”, që u jepen ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë aktivitet në disa sektorë të ndryshëm, vetëm nëse ndërmarrja ndan, në mënyrë ligjore ose kontabël, aktivitetet ose kostot e aktiviteteve të ndryshme në atë mënyrë që ndihma “de minimis” të përdoret vetëm për sektorin dhe aktivitetin, për të cilët është dhënë.
4. Ndihma konsiderohet “e dhënë” në momentin kur ndërmarrja përfituese fiton të drejtën ligjore për të marrë ndihmën, në bazë të një skeme të ndihmës shtetërore apo të një vendimi individual, pavarësisht nga data e pagesës së shumës së ndihmës “de minimis”.
5. Në kuptim të këtij vendimi, me “një përfitues të vetëm të ndihmës ‘de minimis’” kuptohet çdo ndërmarrje ose një grup ndërmarrjesh që kanë marrëdhënie me njëra-tjetrën, si më poshtë vijon:
a) Një ndërmarrje ka shumicën e së drejtës së votës si aksionare ose anëtare e një ndërmarrjeje tjetër, në mënyrë direkte ose indirekte;
b) Një ndërmarrje ka të drejtë të emërojë ose të shkarkojë shumicën e anëtarëve të bordit, këshillit administrativ, të drejtimit ose të mbikëqyrjes së një ndërmarrjeje tjetër, në mënyrë direkte ose indirekte;
c) Një ndërmarrje ka të drejtë të ushtrojë ndikim zotërues mbi një ndërmarrje tjetër në bazë të një kontrate ose të statutit, në mënyrë direkte ose indirekte;
ç) Një ndërmarrje aksionare ose anëtare e një ndërmarrjeje tjetër kontrollon shumicën e së drejtës së votës të kësaj të dytës në bazë të një kontrate me aksionarë apo me anëtarë të tjerë, në mënyrë direkte ose indirekte.
II. NDIHMA “DE MINIMIS”
Ndihma “de minimis” lejohet nëse përmbushen njëherësh të gjitha kushtet e mëposhtme:
a) Ndihma dhënë një ndërmarrjeje të vetme nuk e kalon vlerën e përgjithshme 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për një periudhë financiare prej tre vjetësh, e llogaritur në përputhje me kushtet dhe parimet e parashtruara në kreun III, të këtij vendimi.
b) Ndihma është transparente, nëse ekuivalenti bruto i grantit (EBG) mund të llogaritet me saktësi para dhënies së ndihmës, pa pasur nevojë të kryhet një vlerësim risku për konkurrencën, në përputhje me kërkesat dhe parimet e parashtruara në kreun IV, të këtij vendimi.
III. LLOGARITJA E VLERËS TOTALE TË NDIHMËS “DE MINIMIS”
1. Vlera totale e ndihmës shprehet në grant në të holla (cash) dhe bazohet në shumën bruto, para zbritjes së taksave ose shpenzimeve të tjera. Në rastet kur ndihma jepet në formë tjetër, vlera e ndihmës është ekuivalenti bruto i ndihmës (EBG).
2. Ndihma që paguhet me këste skontohet në vlerën e saj në momentin e dhënies. Për skontimin përdoret norma e interesit në momentin e dhënies së ndihmës.
3. Në rastin e bashkimit ose blerjes së ndërmarrjeve, ndihma e dhënë para bashkimit ose blerjes duhet të përfshihet në llogaritjen e vlerës totale të çdo ndihme të re “de minimis”. Ndihma e ligjshme “de minimis”, e dhënë para bashkimit ose blerjes, mbetet e ligjshme.
4. Në rastin e ndarjes së një ndërmarrjeje në dy ose më shumë ndërmarrje të reja, ndihma “de minimis”, e dhënë para ndarjes, i bashkëngjitet pjesës së ndërmarrjes që ka përfituar nga ndihma. Kur shpërndarja e ndihmës nuk është e mundur sipas kësaj mënyre, ndihma “de minimis” i shpërndahet secilës pjesë, në përpjesëtim me vlerën e kapitalit të çdo ndërmarrjeje të re, siç është i regjistruar në librat kontabël të ndërmarrjes në datën e ndarjes.
5. Ndihma “de minimis” mund të mblidhet me ndihmën “de minimis” për shërbimet e interesit të përgjithshëm ekonomik dhe publik, por nuk e kalon vlerën maksimale të ndihmës “de minimis” për këto lloj shërbimesh. Çdo mbledhje e ndihmave të tjera “de minimis” nuk duhet të kalojë vlerën maksimale të ndihmës “de minimis”, të caktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi.
6. Ndihma “de minimis” nuk mund të mblidhet me ndihmë tjetër për të njëjtat kosto ose të njëjtin risk-financim kur mbledhja sjell tejkalimin e intensitetit të ndihmës.
IV. LLOGARITJA E EKUIVALENTIT BRUTO TË GRANTIT (EBG)
1. Granti dhe subvencioni në të holla janë ndihmë transparente.
2. Ndihma në formë borxhi ose kredie është transparente nëse:
a) përfituesi i ndihmës nuk përmbush kushtet për nisjen e një procedure falimentimi, sipas legjislacionit në fuqi; dhe
b) kredia nuk kalon shumën prej 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekësh për pesë vjet ose shumën prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh për dhjetë vjet dhe shoqërohet me garanci që mbulojnë të paktën 50% të kredisë. Kur kredia është më pak se këto shuma ose kur jepet për një kohë më të shkurtër se pesë apo dhjetë vjet, atëherë ekuivalenti bruto i grantit llogaritet (ulet) proporcionalisht; ose
c) ekuivalenti bruto i grantit është llogaritur mbi bazën e normës së interesit që zbatohej në kohën e dhënies së grantit.
3. Ndihma në formën e kapitalit është transparente nëse shuma totale e kapitalit dhënë një ndërmarrjeje nuk e kalon vlerën maksimale të ndihmës “de minimis” (injeksion kapitali).
4. Ndihma e risk-financimit në formën e investimit në kapital ose e ngjashme me kapital aksionar është transparente kur shuma totale dhënë një ndërmarrjeje nuk e kalon vlerën maksimale të ndihmës “de minimis”.
5. Ndihma në formën e garancisë është transparente nëse:
a) përfituesi i ndihmës nuk përmbush kushtet për nisjen e një procedure falimentimi, sipas legjislacionit në fuqi;
b) garancia nuk kalon 80% të kredisë që garanton dhe kjo kredi nuk kalon shumën prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh për pesë vjet ose shumën prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh për dhjetë vjet. Kur kredia është më pak se këto shuma ose kur jepet për një kohë më të shkurtër se pesë apo dhjetë vjet, atëherë ekuivalenti bruto i grantit llogaritet (ulet) proporcionalisht.
V. NDIHMA “DE MINIMIS” PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE
1. Dispozitat e këtij vendimi gjejnë zbatim dhe për ndihmën që u jepet ndërmarrjeve të transportit të mallrave, përveç përcaktimit dhe llogaritjes së vlerës maksimale të ndihmës, të përcaktuara në këtë kre.
2. Në rastin e ndihmës së dhënë për ndërmarrjet e transportit të mallrave, vlera totale e ndihmës që i jepet një ndërmarrjeje nuk i kalon 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për një periudhë financiare prej tre vjetësh.
3. Në rastin kur ndërmarrja e transportit të mallrave ushtron një aktivitet tjetër, të cilit i zbatohet vlera maksimale e ndihmës “de minimis” prej 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekësh, kjo ndërmarrje duhet të ndajë, me anë të ndarjes ligjore ose kontabël, aktivitetet ose kostot e aktiviteteve të ndryshme, në mënyrë që aktiviteti i transportit të mallrave të mos përfitojë më shumë se 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për një periudhë financiare prej tre vjetësh.
4. Në rastin e kredive, në kuptimin e pikës 2, të kreut IV, të këtij vendimi, kredia dhënë ndërmarrjes së transportit nuk e kalon shumën prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh për pesë vjet ose shumën prej 18 000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) lekësh për dhjetë vjet dhe shoqërohet me garanci që mbulon të paktën 50% të kredisë.
5. Në rastin e garancive, në kuptimin e pikës 5, të kreut IV, të këtij vendimi, garancia e dhënë ndërmarrjes së transportit nuk i kalon 80% të kredisë që garanton dhe kjo kredi nuk kalon shumën prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh për pesë vjet ose shumën prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh për dhjetë vjet.
6. Ndërmarrja e transportit të mallrave nuk mund të përdorë ndihmën “de minimis” për blerjen e makinave për transport mallrash.
VI. NDIHMA “DE MINIMIS” PËR SHËRBIMET ME INTERES TË PËRGJITHSHËM EKONOMIK
1. Dispozitat e këtij vendimi gjejnë zbatim dhe për ndihmën që u jepet ndërmarrjeve që ofrojnë shërbim të interesit të përgjithshëm ekonomik dhe publik, përveç përcaktimit dhe llogaritjes së vlerës maksimale të ndihmës, të përcaktuara në këtë kre.
2. Në rastin e ndihmës së dhënë për ndërmarrjet, që ofrojnë shërbim të interesit të përgjithshëm ekonomik dhe publik, vlera totale e ndihmës që i jepet përfituesit nuk e kalon vlerën 69 500 000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë për një periudhë financiare prej tre vjetësh.
3. Në rastin e garancive, në kuptimin e pikës 5, të kreut IV, të vendimit, garancia e dhënë ndërmarrjes nuk kalon 80% të kredisë që garanton dhe pjesa e garantuar e kredisë nuk kalon shumën prej 522 500 000 (pesëqind e njëzet e dy milionë e pesëqind mijë) lekësh.
4. Dhënësit e ndihmës i japin strukturave përgjegjëse për kontrollin e ndihmës shtetërore informacionet e mëposhtme:
a) Një kopje të mandatit të shërbimit publik;
b) Vlerën totale të ndihmës;
c) Shpjegimin e mënyrës së llogaritjes së vlerës totale të ndihmës.
VII. KURSI I KËMBIMIT TË EUROS NË LEKË, NORMA E INTERESIT DHE E SKONTIMIT
1. Për zbatimin e nenit 8, të ligjit dhe të këtij vendimi, vlerat e shumave të mëposhtme caktohen për pesë vjet, si më poshtë vijon:
a) vlera 50 000 euro në 7 000 000 lekë;
b) vlera 100 000 euro në 14 00 000 lekë;
c) vlera 125 000 euro në 18 000 000 lekë;
ç) vlera 187 000 euro në 25 000 000 lekë;
d) vlera 250 000 euro në 35 000 000 lekë;
dh) vlera 375 000 euro në 50 000 000 lekë;
e) vlera 500 000 euro në 70 000 000 lekë;
ë) vlera 750 000 euro në 100 000 000 lekë;
f) vlera 3 750 000 euro në 522 500 000 lekë;
g) vlera 15 000 000 euro në 2 085 000 000 lekë.
2. Komisioni i Ndihmës Shtetërore me vendim mund të ndryshojë vlerat e mësipërme, në rastin kur rritja ose ulja e kursit të këmbimit të euros në lekë shkakton një ndryshim më të madh se 500 000 lekë të vlerës në lekë, të përcaktuar në pikën 1.
3. Kursi zyrtar i këmbimit të euros në lekë përcaktohet nga Banka e Shqipërisë mbi bazën e udhëzimit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, miratuar me vendimin nr.66, datë 30.8.2006, “Mbi mënyrën e llogaritjes së fiksit të kursit të këmbimit të lekut në Bankën e Shqipërisë”.
4. Norma e interesit dhe e skontimit përcaktohen me vendim të Komisionit të Ndihmës Shtetërore për përcaktimin e normave të interesit.
VIII. NJOFTIMI I NDIHMËS “DE MINIMIS” DHE KONSTATIMI I LEJUESHMËRISË SË NDIHMËS
1. Ndihmat njoftohen pranë strukturës përgjegjëse për ndihmën shtetërore, e cila kontrollon nëse përmbushen kushtet e parashikuara në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, dhe ia përcjell njoftimin për shqyrtim Komisionit të Ndihmës Shtetërore.
2. Ndihma njoftohet para dhënies, por njoftimi nuk pezullon pagesën e ndihmës.
3. Komisioni merr një vendim në të cilin konstatohet që ndihma e dhënë përmbush kushtet dhe si rrjedhim lejohet.
4. Nëse Komisioni nuk merr vendim brenda 30 ditësh nga dita e marrjes së njoftimit, ndihma konsiderohet ndihmë e lejuar.
5. Komisioni merr një vendim për pezullim të ndihmës, nëse konstaton se një ose më shumë kushte të ndihmës “de minimis” nuk përmbushen. Ky vendim i njoftohet dhënësit brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftimit. Komunikimi i këtij vendimi pezullon ndihmën, e cila duhet të shqyrtohet në bazë të kushteve përkatëse të ligjit.
6. Ndihma që nuk përmbush kushtet e mësipërme, që është jashtë fushës së zbatimit të këtij vendimi ose që mbulohet nga përjashtimet e përcaktuara në pikën 2, të kreut I, të këtij vendimi, njoftohet në bazë të nenit 20, të ligjit nr.9374, datë 21.4.2005, dhe shqyrtohet në bazë të kushteve përkatëse të përcaktuara në ligjin e sipërpërmendur.
7. Ndihma, që nuk përmban një vlerë maksimale në të holla ose në ekuivalent bruto të grantit, nuk përmbush kushtet e ndihmës “de minimis” sipas këtij vendimi. Ndihma njoftohet në bazë të nenit 20, të ligjit nr.9374, datë 21.4.2005, dhe shqyrtohet në bazë të kushteve e të procedurave përkatëse të përcaktuara në ligjin e sipërpërmendur.
IX. DETYRIMET E DHËNËSIT DHE PËRFITUESIT TË NDIHMËS “DE MINIMIS”
1. Dhënësi i ndihmës “de minimis” i kërkon ndërmarrjes një deklaratë mbi çdo ndihmë “de minimis” të përftuar gjatë dy viteve të kaluara dhe vitit financiar në vazhdim. Ndërmarrja përfituese e ndihmës nënshkruan deklaratën, sipas modelit të miratuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore.
2. Dhënësi vendos të japë ndihmën “de minimis” vetëm nëse shuma e ndihmës së re nuk i kalon vlerat maksimale të caktuara në këtë vendim, duke marrë parasysh shumat e mëparshme të ndihmës “de minimis”.
3. Dhënësi informon përfituesin e ndihmës për shumën e grantit në të holla ose për ekuivalentin bruto të grantit dhe të karakterit “de minimis”, duke përdorur formularin përkatës, sipas modelit të miratuar me vendim të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.
4. Dhënësi dhe përfituesi njoftojnë menjëherë për ndihmën “de minimis” pranë strukturës përgjegjëse për kontrollin e ndihmës shtetërore, në ministrinë përgjegjëse për ekonominë (në vijim struktura).
X. MONITORIMI DHE REGJISTRI I NDIHMAVE “DE MINIMIS”
1. Me kërkesë të strukturës, dhënësi dhe përfituesi japin çdo informacion mbi natyrën, qëllimin, shumën dhe llogaritjen e grantit ose ekuivalentit bruto të grantit, mbi çdolloj ndihme tjetër të marrë nga ndërmarrja e vetme dhe çdo informacion, të kërkuar nga struktura, në lidhje me ndihmat e marra ose të planifikuara për t’u marrë nga e njëjta ndërmarrje e vetme.
2. Kur struktura vëren se ndihma e dhënë apo e planifikuar ose ndihmat e bashkuara i tejkalojnë vlerat maksimale përkatëse të parashikuara në këtë vendim, ajo hap një procedurë për shqyrtimin e ndihmës ose ndihmave në përputhje me nenet 19 e në vijim të ligjit.
3. Struktura mban një regjistër të ndihmave “de minimis”, në përputhje me detyrën e përcaktuar në ligjin nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”.
XI. DISPOZITA TË FUNDIT
Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I BULEVARDIT ‘JAKOV XOXA’”, FIER
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Rikonstruksion i bulevardit ‘Jakov Xoxa’”, Fier.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Fier.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit 10 194 753 (dhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 10 194 753 (dhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Fier.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Fier, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier dhe Bashkia Fier për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS “DHIMITËR KONOMI”, NË ZONËN E UJIT TË FTOHTË, VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës “Dhimitër Konomi”, në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 27 776 834 (njëzet e shtatë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 27 776 834 (njëzet e shtatë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e katër) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT, “RIKONSTRUKSION I RRUGËS ‘MUJO ULQINAKU’ DHE REHABILITIMI I FASADAVE”, FIER
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Rikonstruksion i rrugës ‘Mujo Ulqinaku’ dhe rehabilitimi i fasadave”, Fier.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit 2 403 668 (dy milionë e katërqind e tre mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 403 668 (dy milionë e katërqind e tre mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Fier.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Fier, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier dhe Bashkia Fier për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT, “NDËRTIMI DHE SISTEMIMI I RRUGËS ‘GJYKATA – AKADEMIA E MARINËS’ + RRUGA ‘DURO SHASKA’ DERI TEK 7 PALLATET, VLORË, FAZA I”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Ndërtimi dhe sistemimi i rrugës ‘Gjykata – Akademia e Marinës’ + rruga ‘Duro Shaska’ deri tek 7 pallatet, Vlorë, faza I”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit 131 087 366 (njëqind e tridhjetë e një milionë e tetëdhjetë e shtatë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 131 087 366 (njëqind e tridhjetë e një milionë e tetëdhjetë e shtatë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT, “REHABILITIMI I RRUGËS ‘XOXI ANDONI’ DHE HAPËSIRAVE RRETH SAJ”, FIER
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Rehabilitimi i rrugës ‘Xoxi Andoni’ dhe hapësirave rreth saj”, Fier.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit 137 500 521 (njëqind e tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë e pesëqind e njëzet e një) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 137 500 521 (njëqind e tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë e pesëqind e njëzet e një) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë në datën e botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Fier.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Fier, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier dhe Bashkia Fier për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “VIJA BREGDETARE E QYTETIT TË VLORËS, FAZA 1, SHTESAT, PJESA LINDORE”, VLORË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Vija bregdetare e qytetit të Vlorës, faza 1, shtesat, pjesa lindore”, Vlorë.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 356 185 311.76 (treqind e pesëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e njëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e gjashtë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 356 185 311.76 (treqind e pesëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e njëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.
6. Shpronësimi të fillojë më 2 shtator 2016.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë.
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN, PËRBËRJEN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT (AKKSHI)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të neneve 12 e 13, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) si një institucion publik, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
2. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është institucion buxhetor, që financohet me fonde të buxhetit të shtetit dhe fonde nga programet dhe projektet e BE-së, të shteteve të veçanta dhe të organizatave partnere, donacione të subjekteve fizike dhe juridike, vendase dhe të huaja, si dhe çdo financim tjetër të ligjshëm.
3. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka për mision të nxisë kërkimin shkencor dhe inovacionin, nëpërmjet mbështetjes, monitorimit e vlerësimit të programeve dhe projekteve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit (SHTI) si dhe administrimin e përditësimin e bazës kombëtare të të dhënave për kërkimin shkencor dhe inovacionin.
4. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ka për detyrë:
a) identifikimin e fushave prioritare të kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit, që miratohen nga ministri i Arsimit dhe Sportit;
b) shpërndarjen e fondeve për programet e kërkimit shkencor, mbi bazën e projekteve të paraqitura prej institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve publike e jopublike, që kanë për objekt të veprimtarisë kërkimin shkencor në fushat e shkencave natyrore, inxhinierike dhe teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale dhe humane;
c) organizimin, çdo katër vjet, sipas metodologjisë së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, të procesit të vlerësimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë, të institucioneve të arsimit të lartë, duke i renditur ato në bazë të këtij vlerësimi;
ç) miratimin, mbi bazën e konkurrencës së lirë ndërmjet aplikantëve, të fondeve për projektet e studimeve të doktoratës;
d) administrimin dhe përditësimin e bazës kombëtare të të dhënave për kërkimin shkencor në sistemin e arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të nenit 13, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe kuadrit ligjor në fuqi për administrimin e bazave elektronike të të dhënave;
dh) administrimin dhe bërjen publike të bazës të të dhënave, me të gjitha projektet e financuara prej saj, në kuadër të programeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkim-zhvillimit;
e) dhënien e informacioneve, rekomandimeve e sugjerimeve Ministrisë së Arsimit e Sportit dhe institucioneve të tjera, lidhur me aspektet e politikave dhe strategjive sektoriale në fushën e kërkimit shkencor e inovacionit.
5. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, ka përgjegjësi për:
a) shpërndarjen e informacionit dhe koordinimin e proceseve të aplikimit në projekte ndërkombëtare të kërkimit shkencor, për institucionet e arsimit të lartë, qendrat dhe institutet kërkimore-shkencore në vend;
b) koordinimin e Rrjetit të Pikave Kombëtare të Kontaktit të Programit të BE-së për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin;
c) komunikimin e vlerësimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe renditjen e njësive kryesore e bazë të institucioneve të arsimit të lartë, për Agjencinë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë;
ç) administrimin e fondeve të tjera të kërkimit shkencor dhe inovacionit, në kuadrin e programeve kombëtare, ndërkombëtare të kërkimit shkencor, të cilat i shpërndan bazuar në aplikimet e subjekteve publike e jopublike, që kanë në statusin e veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor;
d) paraqitjen, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të raportit vjetor të veprimtarisë së saj, pasi e ka miratuar paraprakisht në bordin e administrimit;
dh) bashkëpunimin me ministritë dhe institucionet e tjera për zbatimin e strategjisë kombëtare sektoriale në fushën e shkencës dhe inovacionit;
e) nxitjen e bashkëpunimit me sektorin e biznesit në fushën e kërkimit shkencor, teknologjisë e inovacionit dhe mbështetjen ndaj iniciativave të tij, në këtë fushë.
6. Për nevoja të realizimit të veprimtarisë së saj, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shkëmben informacion me:
a) institucione në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
b) institucionet e arsimit të lartë, qendra dhe institucione kërkimore- shkencore në vend;
c) institucione të tjera publike dhe jopublike, që lidhen me fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionin.
7. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit organizohet dhe funksionon nëpërmjet organeve dhe autoriteteve drejtuese të saj, të cilat janë bordi i admininstrimit dhe drejtori i Përgjithshëm.
8. Bordi i administrimit është organ kolegjial vendimmarrës, që kryesohet nga ministri i Arsimit dhe Sportit dhe ka në përbërje:
a) ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike;
b) dy përfaqësues të nivelit të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
c) drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë;
ç) drejtorin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë;
d) përfaqësues nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë;
dh) përfaqësues nga Konferenca e Rektorëve;
e) përfaqësues nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
9. Funksionet e bordit të administrimit janë:
a) Miraton, përpara miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, fushat prioritare të kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit që do të financohen;
b) Miraton përbërjen e komisioneve të ekspertëve të vlerësimit të programeve dhe projekteve, sipas fushave të shkencës;
c) Miraton aktet e brendshme të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit;
ç) Propozon në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit buxhetin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit;
d) Miraton financimin e projekteve në fushën e kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit dhe projektet e studimeve të doktoratës, bazuar në:
i. fushat prioritare të kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit, të miratuara nga Ministria e Arsimit e Sportit;
ii. grantin e punës kërkimore-shkencore;
iii. vlerësimin e komisioneve të ekspertëve të programeve dhe projekteve.
dh) Miraton rezultatet e procesit të vlerësimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë të institucioneve të arsimit të lartë përpara se këto rezultate dhe renditja përfundimtare t’i komunikohet Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë;
e) Miraton raportin vjetor të veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit brenda katërmujorit të parë të vitit pasardhës, i cili bëhet publik.
10. Bordi i Administrimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit funksionon sipas përcaktimeve të ligjit nr.8480, datë 27.5.1999, “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, dhe rregullores së tij të brendshme, të miratuar nga ministri i Arsimit dhe Sportit.
11. Kryetari dhe anëtarët e bordit të administrimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, për çdo pjesëmarrje në mbledhje, shpërblehen nga buxheti i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.
12. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është titullari i institucionit dhe përfaqëson agjencinë në marrëdhënie me të tretë. Drejtori i Përgjithshëm ka këto kompetenca:
a) Drejton, koordinon dhe monitoron veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit;
b) Paraqet në Bordin e Administrimit, për miratim, aktet e brendshme që lidhen me veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit;
c) Nënshkruan kontratat e financimit me aplikantët fitues, në kuadër të thirrjeve të hapura që realizohen nga agjencia;
ç) Bashkëpunon me agjencitë homologe në vende të tjera, nëpërmjet vendosjes së kontakteve, nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit për shkëmbim të eksperiencave dypalëshe;
d) Informon Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe bordin e administrimit për veprimtarinë e agjencisë, sa herë i kërkohet;
dh) Harton dhe paraqet, brenda afatit të parashikuar në bordin e administrimit, raportin vjetor për veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit;
e) Siguron pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit në rrjetet ndërkombëtare të institucioneve të financimit të kërkimit shkencor;
ë) Siguron pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit në projekte të ndryshme ndërkombëtare.
13. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit emërohet dhe shkarkohet sipas përcaktimeve të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.
14. Struktura dhe organika e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit miratohen me urdhër të Kryeministrit, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
15. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
16. Numri i punonjësve të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) i kalon AKKSHI-it. Për nëpunësit civilë të AKTI-t zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.
17. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, për çështjet e përmbajtjes dhe të vlerësimit të projekteve, kontrakton ekspertë vendas e të huaj si pjesë e komisioneve të vlerësimit.
18. Programet dhe projektet në administrim të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) transferohen me të gjitha të drejtat dhe detyrimet pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
19. Të gjitha komisionet e ekspertëve të vlerësimit, të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, që kanë qenë përzgjedhur për vlerësimin e projekteve kombëtare të kërkim-zhvillimit dhe projekteve të bashkëpunimit shkencor dypalësh, qëndrojnë në detyrë deri në përzgjedhjen e ekspertëve të komisioneve të reja të vlerësimit. Raportet e vlerësimit që ata kanë hartuar gjatë kësaj periudhe, për vlerësimin e projekt-propozimeve të ndryshme, të paraqitura pranë Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, mbeten në fuqi dhe shërbejnë si bazë për financimin e projekteve të përzgjedhura nga Agjencia Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
20. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data 1.7.2016 dhe përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
21. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, TË ARSIMIT BAZË, “DEUTSCH-ALBANISCHE SCHULE” / “SHKOLLA GJERMANO-SHQIPTARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e lejes për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, të arsimit bazë, “Deutsch-Albanische Schule” / “Shkolla gjermano-shqiptare”.
2. Institucioni arsimor privat, parauniversitar, i arsimit bazë, “Deutsch-Albanische Schule”/“Shkolla gjermano-shqiptare”, do të ushtrojë veprimtarinë arsimore në adresën: Rruga “Nikolla Nishku”, nr.15, Tiranë.
3. Në institucionin arsimor privat, parauniversitar, të arsimit bazë, “Deutsch-Albanische Schule”/ “Shkolla gjermano-shqiptare”, mësimi do të zhvillohet në gjuhë të huaj (në gjuhën gjermane). Në lëndët si gjuha shqipe, letërsia shqipe, historia e kombit shqiptar dhe gjeografia e Shqipërisë, mësimi do të zhvillohet, detyrimisht, në gjuhën shqipe.
4. Forma e arsimimit në institucionin arsimor privat, parauniversitar, të arsimit bazë, “Deutsch-Albanische Schule”/ “Shkolla gjermano-shqiptare”, do të jetë arsimim me kohë të plotë.
5. Institucioni arsimor privat, parauniversitar, i arsimit bazë, “Deutsch-Albanische Schule”/“Shkolla gjermano-shqiptare”, me fillimin dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, të raportojë në njësinë arsimore vendore, brenda afateve të përcaktuara, për:
a) numrin e nxënësve dhe listën e mësuesve të arsimit bazë, të regjistruar në fillim dhe që do të mbarojnë vitin shkollor, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe statistikave të miratuara nga INSTAT-i;
b) planin mësimor, programet lëndore dhe strukturën që do të ketë institucioni në fillim të çdo viti shkollor;
c) aktin e regjistrimit në organin tatimor;
ç) listën e veprimtarive jashtëshkollore që janë parashikuar të zhvillohen gjatë vitit shkollor;
d) adresën e institucionit, adresën elektronike (e-mail) dhe numrin e telefonit.
6. Institucioni arsimor privat, parauniversitar, i arsimit bazë, “Deutsch-Albanische Schule”/“Shkolla gjermano-shqiptare”, duhet të miratojë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit çdo ndryshim në planin mësimor, programet e lëndëve apo tekstet që do të përdorë si edhe çdo projekt apo eksperimentim psiko-padagogjiko-didaktik që kërkon të kryejë, sipas rastit.
7. Ndryshimet që mund të pësojë institucioni arsimor privat, parauniversitar, i licencuar, në vendndodhjen dhe në infrastrukturën e godinës, shqyrtohen dhe miratohen në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, pas miratimit të njësisë arsimore vendore, 3 (tre) muaj para fillimit të vitit shkollor përkatës.
8. Institucioni arsimor privat, parauniversitar, i arsimit bazë, “Deutsch-Albanische Schule”/“Shkolla gjermano-shqiptare”, duhet të ketë në ruajtje dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Dokumentacionin themeltar në ruajtje të përhershme, si: regjistër amze, indeks alfabetik, regjistër të veçantë, statistika vjetore të numrit të nxënësve dhe të mësuesve;
b) Regjistra të përkohshëm, si: regjistra klase, evidencë për lëvizjen e nxënësve (i detyrueshëm për institucionin arsimor privat parauniversitar);
c) Rregulloren e brendshme për funksionimin e institucionit;
ç) Kriteret për pranimin e nxënësve dhe të mësuesve;
d) Kontratat me prindërit për shërbimet arsimore apo shërbime të tjera jashtëshkollore që ofron;
dh) Kontrata e punës me mësuesit (për ata me kohë të plotë apo të pjesshme).
9. Dokumentacioni i paraqitur në pikat 6 e 8, në rast monitorimi dhe inspektimi, u vihet në dispozicion organeve kompetente mbikëqyrëse.
10. Moszbatimi apo mosrespektimi i këtyre detyrimeve si dhe mosdhënia apo fshehja e informacioneve nga organet kompetente mbikëqyrëse e inspektuese, të cilat do të verifikojnë apo do të kontrollojnë funksionimin dhe mbarëvajtjen e këtij institucioni arsimor, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
11. Në rast se institucioni arsimor privat nuk hapet gjatë dy viteve shkollore të njëpasnjëshme, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi, subjekti e humbet të drejtën e hapjes së institucionit.
12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Drejtoria Arsimore Rajonale e qytetit të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.33, DATË 20.1.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SPITALORE NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PËR VITIN 2016”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.1, datë 29.7.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016””, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtojca 2, bashkëlidhur vendimit nr.33, datë 20.1.2014, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për spitalet, për vitin 2016.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E KULTURËS DHE “ALBA FILM”, SH.A., TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME NË ZONËN KADASTRALE NR.8130
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, 10, 13, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Kulturës te Ministria e Arsimit dhe Sportit, të pasurisë së paluajtshme me emërtimin “Lulishte”, në zonën kadastrale nr.8130, me indeks harte TR-I, J-17, 18 dhe nr.4/88 pasurie, me sipërfaqe 2000 ( dy mijë) m2 truall (ish-Kinostudio), sipas planvendosjes bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.
2. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga “Alba Film”, sh.a., te Ministria e Arsimit dhe Sportit, të pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale nr.8130, me indeks harte TR-I, J-17, 18, me sipërfaqe 1906.5 (një mijë e nëntëqind e gjashtë pikë pesë) m2 truall dhe sipërfaqe 1575.1 (një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë një) m2 objekt (ish-Kinostudio), sipas planvendosjes bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.
3. Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk mund ta tjetërsojë apo ndryshojë destinacionin e pronave të përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen ministri i Arsimit dhe Sportit, ministri i Kulturës, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E NDIHMËS FINANCIARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR QEVERINË E MAQEDONISË, PËR LEHTËSIMIN E PASOJAVE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA PËRMBYTJET NË GUSHT 2016
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e ndihmës financiare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Maqedonisë, në shumën 100 000 (njëqind mijë) euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në gusht 2016.
2. Ministrisë së Punëve të Jashtme, në programin buxhetor 01120, “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 100 000 (njëqind mijë) eurosh, shpenzime korrente, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit gusht 2016, në Maqedoni.
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KTHIMIT NË SHQIPËRI DHE TË VARRIMIT TË TË NDJERIT ERJON TORO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 27, të ligjit nr.9220, datë 15.4.2004, “Për shërbimin publik të varrimit”, të ndryshuar, dhe të nenit 5, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme, të shtohet fondi prej 455 000 (katërqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të kthimit nga Italia në Shqipëri dhe të shpenzimeve të varrimit të të ndjerit Erjon Toro, i cili humbi jetën si pasojë e tërmetit të datës 24.8.2016, në Amatrice, Rieti, Itali.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të subjektit që ka kryer transportin dhe varrimin.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERAS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Zana Çela emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.