Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Më shumë dashuri, përkujdesje dhe vëmendje është gjithçka duan këtë fundviti njerëzit në nevojë; fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar, viktima të dhunës dhe trafikut.
Një aktivitet i veçantë, me logon “Festat duan dashuri” ishte ai i organizuar nga Ministria e Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në 28 qendrat e përkujdesit rezidencial, ku për rreth 500 rezidentë të këtyre institucioneve u organizuan festa dhe shpërndanë dhurata.
Ministra, deputetë, kryetarë bashkie, partnerë mediatikë dhe organizata qeveritare, personazhe publike dhe me zë në opinionin publik, ishin pjesë e këtyre festave, ndërsa përcollën urime dhe mesazhe solidariteti.
Kryeministri Edi Rama festoi sot me të moshuarit në Qendrën Rezidenciale të përkujdesit në Tiranë, e cila ndryshe nga vitet e tjera vjen me infrastrukture të transformuar dhe ofron për të moshuarit kushte më të mira jetese.
“Dua t’u uroj megjithë zemër t’ia kaloni gëzuar këtë Vit të Ri dhe të jeni sa më të gëzuar, sa më në harmoni, sa më në paqe”, ishte urimi që përcolli Kryeministri Rama për të moshuarit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.