Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 qershor 2016
 
V E N D I M
PËR 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E SHTESËS SË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE ACR HOLDING, S.R.L., SI KONCESIONARI, PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN DHE TRANSFERIMIN E MINIERËS SË KROMIT, BULQIZË, TË FABRIKËS SË PASURIMIT, BULQIZË, TË IMPIANTIT TË SELEKSIONIMIT, KLOS, DHE TË UZINËS SË FERROKROMIT, BURREL”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7.2, të marrëveshjes së koncesionit, të ratifikuar me ligjin nr.8791, datë 10.5.2001, “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës “ROT” të Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit, Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos, dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë të së drejtës italiane “Darfo”, s.p.a.”, si dhe dhënies së disa stimujve dhe garancive për koncesionarin e kësaj marrëveshjeje””, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe ACR Holding, s.r.l., si koncesionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit, Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos, dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
MIRATIMIN E SHTESËS SË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE ACR HOLDING, S.R.L.,  SI KONCESIONARI, PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN DHE TRANSFERIMIN E MINIERËS SË KROMIT, BULQIZË, TË FABRIKËS SË PASURIMIT, BULQIZË, TË IMPIANTIT TË SELEKSIONIMIT, KLOS, DHE TË UZINËS SË FERROKROMIT, BURREL
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe ACR Holding, s.r.l., si koncesionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit, Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos, dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META 
* * *
V E N D I M
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E SHTESËS SË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE ACR HOLDING, S.R.L., SI KONCESIONARI, PËR NDËRTIMIN, OPERIMIN DHE TRANSFERIMIN E UZINËS SË FERROKROMIT NË ELBASAN DHE PËR MINIERAT E KROMIT TË PRRENJASIT E POJSKËS”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës dhe të nenit 7.2, të marrëveshjes së koncesionit, të ratifikuar me ligjin nr.8590, datë 23.3.2000, “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës “BOT”, për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe shoqërisë italiane Darfo, s.p.a..” dhe dhënien e disa stimujve dhe garancive për koncesionarin e kësaj marrëveshjeje””, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe ACR Holding, s.r.l., si koncesionari, për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
MIRATIMIN E SHTESËS SË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, NDËRMJET MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË, SI AUTORITET KONTRAKTUES, DHE ACR HOLDING, S.R.L., SI KONCESIONARI, PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN DHE TRANSFERIMIN E MINIERËS SË KROMIT, BULQIZË, TË FABRIKËS SË PASURIMIT, BULQIZË, TË IMPIANTIT TË SELEKSIONIMIT, KLOS, DHE TË UZINËS SË FERROKROMIT, BURREL
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe ACR Holding, s.r.l., si koncesionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit, Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos, dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
ILIR META 
* * * 
V E N D I M 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT PËR VITIN 2015”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 100 e 158, të Kushtetutës, dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936,datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2015”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, relacionit dhe raporteve bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.