Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 prill 2016
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.33/2014, “PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR PROGRAMIN 36-MUJOR TË NDIHMËS (EFF)”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 156, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Në aneksin nr.1, bashkëlidhur ligjit nr.33/2014, “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000 SDR-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF)”, paragrafi i katërt ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ Komisioni i angazhimit aplikohet në çdo fillim periudhe 12-mujore, nga data e aprovimit të huas në bordin e FMN-së, mbi shumat që parashikohet të tërhiqen gjatë kësaj periudhe. Norma e këtij komisioni është 15 bp (0.15%) për shuma të angazhuara deri në vlerën 115% të kuotave të anëtarësisë së Shqipërisë në FMN (që janë 139.3 milionë SDR), 30 bp (0.3%) për shuma të angazhuara në vlerat 115% – 575% të kuotave, ndërsa për shuma të angazhuara që e kalojnë këtë vlerë, norma e komisionit rritet në 60 bp (0.6%).”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.33/2014, “PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR PROGRAMIN 36-MUJOR TË NDIHMËS (EFF)””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.33/2014, “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420 000 SDR-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF)””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT TË KOMISIONIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE NR.3/2015, PËR NDRYSHIMIN E VENDIMIT TË KOMISIONIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE 3/2013, NË LIDHJE ME ANEKSIN 4, TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE (CEFTA 2006), PROTOKOLLI PËR PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT TË “PRODUKTEVE TË ORIGJINËS” DHE METODAVE TË BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV, TË REFERUARA NË NENIN 14, PARAGRAFËT 1 E 3”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e vendimit të Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore nr.3/2015, për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore 3/2013, në lidhje me aneksin 4, të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006), protokolli për përkufizimin e konceptit të “Produkteve të origjinës” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ, të referuara në nenin 14, paragrafët 1 e 3”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E VENDIMIT TË KOMISIONIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE NR.3/2015, PËR NDRYSHIMIN E VENDIMIT TË KOMISIONIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE 3/2013, NË LIDHJE ME ANEKSIN 4, TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE (CEFTA 2006), PROTOKOLLI PËR PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT TË “PRODUKTEVE TË ORIGJINËS” DHE METODAVE TË BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV, TË REFERUARA NË NENIN 14, PARAGRAFËT 1 E 3
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e vendimit të Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore nr.3/2015, për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore 3/2013, në lidhje me aneksin 4, të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore (CEFTA 2006), protokolli për përkufizimin e konceptit të “Produkteve të origjinës” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ, të referuara në nenin 14, paragrafët 1 e 3.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A., SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KILOVOLT SHQIPËRI – KOSOVË (TIRANË – PRISHTINË)”, NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 (dyzet e dy milionë) eurosh”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A., SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KILOVOLT SHQIPËRI – KOSOVË (TIRANË – PRISHTINË)”, NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000 (dyzet e dy milionë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.