Projektligj i miratuar nw mbledhjen e Kwshillit tw Ministrave, 4 mars 2015
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA QEVERI TË VENDEVE TË NDRYSHME NËN FONDIN E VEÇANTË TË AKSIONARËVE TË BERZH-IT, PËR BY-PASS-ET RRUGORE TË FIERIT DHE VLORËS, ASISTENCË TEKNIKE PËR MBËSHTETJEN E ZBATIMIT TË PROJEKTIT NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si Administrator i Fondeve Grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën Fondin e Veçantë të Aksionarëve të BERZH-it, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës, asistencë teknike për mbështetjen e zbatimit të projektit në Shqipëri”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
#
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA QEVERI TË VENDEVE TË NDRYSHME NËN FONDIN E VEÇANTË TË AKSIONARËVE TË BERZH-IT, PËR BY-PASS-ET RRUGORE TË FIERIT DHE VLORËS, ASISTENCË TEKNIKE PËR MBËSHTETJEN E ZBATIMIT TË PROJEKTIT NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si Administrator i Fondeve Grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën Fondin e Veçantë të Aksionarëve të BERZH-it, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës, asistencë teknike për mbështetjen e zbatimit të projektit në Shqipëri, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META