Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 14 janar 2015
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT TË SIGURUARA NGA BERZH-I, NGA BURIMET E VETA, NËN FONDIN E VEÇANTË TË AKSIONARËVE, PËR STRATEGJINË E TAKSIMIT RRUGOR NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të aksionarëve, për Strategjinë e Taksimit Rrugor në Shqipëri”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,  TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT TË SIGURUARA NGA BERZH-I, NGA BURIMET E VETA, NËN FONDIN E VEÇANTË TË AKSIONARËVE, PËR STRATEGJINË E TAKSIMIT RRUGOR NË SHQIPËRI
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant të siguruara nga BERZH-i, nga burimet e veta, nën fondin e veçantë të aksionarëve, për Strategjinë e Taksimit Rrugor në Shqipëri, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
         
ILIR META
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e  ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen shoqërore”, për shyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT  TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DUKATIT TË MADH TË LUKSEMBURGUT, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë  
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
***
 
V E N D I M 
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA QEVERI TË VENDEVE TË NDRYSHME NËN FONDIN  E VEÇANTË TË AKSIONARËVE TË BERZH-IT, PËR PLANIN E QËNDRUESHËM TË TRANSPORTIT NË SHQIPËRI”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, 
DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA QEVERI TË VENDEVE TË NDRYSHME NËN FONDIN E VEÇANTË TË AKSIONARËVE TË BERZH-IT, PËR PLANIN E QËNDRUESHËM TË TRANSPORTIT NË SHQIPËRI
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri. 
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN  E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT FINANCIAR USHTARAK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, DHE PROTOKOLLIT TË ZBATIMIT PËR ASISTENCËN FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D OS I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe protokollit të zbatimit për asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT FINANCIAR USHTARAK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË,  DHE PROTOKOLLIT TË ZBATIMIT PËR ASISTENCËN FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
 
Ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe protokollit të zbatimit për asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META

***
V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7746, DATË 28.7.1993, “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

***

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7746, DATË 28.7.1993,  “PËR HIDROKARBURET (KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe zbulimi)”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Fjalia e parë, e pikës 3, të nenit 12,  ndryshohet, si më poshtë vijon: 

“Marrëveshja “Albpetrol”, e lidhur më 26 korrik 1993, me të gjitha ndryshimet e saj dhe listat e objekteve të operacioneve hidrokarbure, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, do të qëndrojnë në fuqi edhe pas përfundimit të procesit të privatizimit.”. 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  

K R Y E T A R I 

ILIR META

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
                    

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8097,   datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 EDI RAMA 

#

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

  V E N D O S I:

Në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:

1.    Në pikën 7, fjalët “… dhe e rillogaritjes …” hiqen. 

2.    Në shkronjën “b”, të pikës 8, shtohen funksionet: “Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, “Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe “Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

3.    Pas pikës 10 shtohen pikat 11 dhe 12, me këtë përmbajtje:

“11. Me termin “pagesë kalimtare” kuptohet pagesa që përfitojnë personat, subjekt i këtij ligji, pas ndërprerjes së funksionit ose kur punësohen në një funksion me pagë më të ulët se paga pararendëse.
 
 12. Në kuptim të pikës 9, të këtij neni, institucionet qendrore buxhetore, që do të përfshihen në këtë skemë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 5
Masa e kontributeve

Kontributet, që paguajnë personat e punësuar në fondin e sigurimit shtetëror suplementar, janë:

a) 5 për qind të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të parë;
b) 4 për qind të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, që përmenden në shkronjat “a”, “b” dhe “e”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji;
c) 3 për qind të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të dytë, që përmenden në shkronjën “d”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji.”.

 Neni 3

Titulli i kreut II “Shpërblime dhe pensione” bëhet “Përfitimet”

Neni 4

Në nenin 7 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1.    Në paragrafin e parë, pas fjalëve “… 50 për qind e pagës referuese …” shtohet fjala “… mujore …”.

2.    Në paragrafin e dytë, pas fjalëve “… 50 për qind e pagës referuese …” shtohet fjala “… mujore …”.

3.    Në paragrafin e tretë, pas fjalëve “… 40 për qind e pagës referuese …” shtohet fjala “… mujore …”.

4.    Në paragrafin e pestë, fjalët “… shpërblim të menjëhershëm …” zëvendësohen me “… pagesë pas ndërprerjes së funksionit të fundit …”.

5.    Paragrafi i shtatë ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Në rastet kur gjatë trajtimit me pagesë kalimtare lind e drejta për një përfitim nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, përfituesi nga ky ligj ka të drejtën e zgjedhjes së njërit prej tyre.”.

Neni 5

Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 8
Kushtet e përfitimit për “grupin e parë”

Kushtet e përfitimit:

1.    Të kenë mbushur moshën 60 vjeç ose para kësaj moshe, kur deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit për sigurimet shoqërore të detyrueshme. Duke filluar nga data 1.1.2032, mosha e përfitimit rritet me nga 6 muaj për çdo vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç.

2.    Të kenë periudha të njohura shërbimi në një nga funksionet e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 8, të nenit 1. 

3.    Të ketë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.”. 

Neni 6

Neni 9 riformulohet, si më poshtë vijon:
                    

“Neni 9
Masa e pensionit

Masa e pensionit shtetëror suplementar është:

a)    Për Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, 25 për qind e pagës referuese, edhe nëse periudha e shërbimit është më e vogël se dy vjet, dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbimi mbi dy vjet.
b)    Për grupin e parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 8, të nenit 1, përjashtuar personat e përmendur në shkronjën “a”, të këtij neni, 25 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këto 2 vjet. Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar në masën 1 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi. 
c)    Për grupin e parë, përcaktuar në  shkronjën “b”, të pikës 8, të nenit 1,  20 për qind e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këta 2 vjet. Kur këta persona nuk plotësojnë periudhën e shërbimit prej dy vjetësh, përfitojnë pension suplementar të reduktuar, në masën 0.8 për qind të pagës referuese për çdo muaj shërbimi. 

Masa e pensionit nuk duhet të jetë më e madhe se: 

a) 60 për qind e pagës referuese për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “a”, të nenit 1;
b) 50 për qind e pagës referuese për personat e grupit të parë, përcaktuar në shkronjën “b”, të nenit 1.

Masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, nuk mund të jetë më e madhe se 75 për qind e pagës referuese mesatare të funksioneve.”.

Neni 7

Neni 10 riformulohet, si më poshtë vijon:

“Neni 10
Kushtet e përfitimit për “grupin e dytë”

Kushtet e përfitimit:

a)    Të kenë kryer 35 vite shërbimi në detyrat ose funksionet e parashikuara nga ky ligj; ose
b)    Të kenë arritur moshën për pension pleqërie, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;  ose
c)    Para kësaj moshe, kur deklarohet invalid i plotë, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Personat, të cilët plotësojnë njërin nga kushtet e sipërpërmendura, duhet të kenë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.”.

Neni 8

Neni 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 11
Masa e pensionit

Masa e pensionit shtetëror suplementar në kushtet e nenit 10 është:

a)    Për personelin drejtues të grupit të dytë, sipas shkronjës “a”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji, 1.5 për qind në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi;
b)    Për personelin drejtues të grupit të dytë, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji,1.3 për qind në vit të pagës referuese, për çdo vit shërbimi;
c)    Për personelin specialist të grupit të dytë, sipas shkronjës “d”, të pikës 9, të nenit 1, të këtij ligji, 1.1 për qind në vit e pagës referuese, për çdo vit shërbimi.

Pensioni shtetëror suplementar maksimal, sipas këtij neni, nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese.

Masa e pensionit shtetëror suplementar, plus pensionin e përfituar nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Shqipërisë”, nuk mund të jetë më e madhe se 75 për qind e pagës referuese të funksionit.”.

Neni 9

Në nenin 15 bëhen këto shtesa:

1.    Në paragrafin e parë, pas fjalëve “… vitet e punuara …” shtohen  “… në funksionet apo detyrat e përcaktuara nga ky ligj …”.

2.    Pas paragrafit të dytë shtohen dy paragrafë, me këtë përmbajtje:

“Procedurat dhe institucionet kompetene për njësimin e funksioneve dhe të pagës referuese, kur emërtimet e funksioneve kanë ndryshuar, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Paga referuese për efekt të llogaritjes së pensionit suplementar, sipas këtij ligji, për deputetët e legjislaturës 1991-1992, që në të njëjtën kohë punonin në funksione dhe detyra të tjera, do të jetë paga referuese e deputetit, në momentin e daljes së tyre në pension.”.

Neni 10

Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 17
Indeksimi

Pensionet shtetërore suplementare indeksohen. Koha dhe masa e indeksimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 11

Neni 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 19
E drejta për përfitim

E drejta për përfitim shtetëror suplementar nuk parashkruhet.

Personit, që kërkon përfitim shtetëror suplementar brenda një viti nga data që i ka lindur e drejta, i jepet ky përfitim që nga kjo datë. Në raste të tjera, përfitimi do të paguhet nga data e regjistrimit të kërkesës. 

Përfitimet e njohura nga ky ligj, por të patërhequra, do të paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se tre vjet. 

Përfitimet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për tre vjet.

E drejta për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti ushtrohet jo më vonë se tre vjet nga marrja e tyre, por jo më vonë se gjashtë muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës, për çdo muaj, është 20 për qind e këstit mujor të përfitimit.”. 

Neni 12

Pas nenit 19 shtohet neni 19/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 19/1
Të drejtat e fituara

Pensionet shtetërore suplementare me datë fillimi deri më 31.12.2014, përfshi edhe këtë datë, caktohen sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri në atë datë dhe nuk janë objekt ndryshimi apo rillogaritjeje, përveç indeksimit sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave.

Personat, që kanë fituar të drejtën për pension shtetëror suplementar në moshën 55 vjeç e lart, do të vazhdojnë të paguhen pavarësisht se nuk e kanë arritur moshën e përcaktuar në këtë ligj.

Personat, që janë trajtuar me pension shtetëror suplementar dhe e kanë ndërprerë atë për arsye punësimi, kanë të drejtën e rikthimit në skemën e pensioneve suplementare edhe përpara moshës 60 vjeç.”. 

Neni 13

Pas paragrafit të parë, të nenit 24, shtohet paragrafi, me këtë përmbatje:

“Pensioni shtetëror suplementar ndërpritet vetëm me vendim gjykate të formës së prerë dhe, në këtë rast, vendoset edhe për kthimin e kontributeve.”.

Neni 14

Neni 25 riformulohet, si më poshtë vijon:

“Neni 25

Pensioni shtetëror suplementar, sipas këtij ligji, përfitohet edhe në rastet kur personi përfiton pension të posaçëm shtetëror, pension nga një skemë tjetër suplementare ose trajtim të veçantë, me kusht që periudhat e shërbimit të mos mbivendosen.”.

Neni 15

Neni 29 riformulohet, si më poshtë vijon:

“Neni 29

1.    Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 1, 15 dhe 17, të këtij ligji.

2.    Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave të nxjerrin aktin nënligjor të përbashkët për procedurat e pagimit të kontributeve dhe të përfitimeve që rrjedhin nga ky ligj.”.

Neni 16

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

  K R Y E T A R I

 ILIR  META 

***

V E N D I M

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

#

PROJEKTLIGJ

PËR 

SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë dhe cilësinë  e shërbimit të furnizimit me energji elektrike, në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

Neni 2
Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon marrëdhëniet për kryerjen dhe zhvillimin e veprimtarive të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, si dhe vendos rregullat lidhur me:

a)    hapjen, organizimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;
b)    pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;
c)    dhënien e autorizimeve dhe licencave në sektorin e energjisë elektrike;
  ç) rregullimin e aktiviteteve në sektorin e energjisë elektrike dhe mbrojtjen e klienteve, sigurinë e furnizimit dhe krijimin e strukturave konkurruese të tregut të energjisë elektrike;
d)    integrimin e tregut shqiptar në tregun rajonal dhe atë evropian të energjisë elektrike.

Neni 3
Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Aksesi i palëve të treta”, e drejta e të gjithë përdoruesve të sistemit për përdorimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, bazuar në kushte të përcaktuara dhe të publikuara, në përputhje me parimet e transparencës dhe mosdiskriminimit, kundrejt tarifave të miratuara nga ERE.

2.    “Aktivitete të energjisë elektrike”, aktivitete ekonomike që lidhen me prodhimin, transmetimin, shpërndarjen dhe furnizimin e energjisë elektrike, si dhe funksionimin e tregut të energjisë elektrike.

3.    “Anëtar”, çdo anëtar i Bordit të Komisionerëve të ERE-s, i emëruar në  përputhje me këtë ligj, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

4.    “Balancim”, tërësia e proceseve, nëpërmjet të cilave Operatori i Sistemit të Transmetimit operon dhe ruan frekuencën e sistemit brenda kufijve të përcaktuar të qëndrueshmërisë së tij.

5.    “Bordi i Komisionerëve” ose “Bordi”, organi vendimmarrës i ERE-s, i përbërë nga pesë anëtarë, të emëruar sipas procedurave të përcaktuara nga ky ligj.

6.    “Burime të rinovueshme të energjisë”, burimet e rinovueshme jofosile të energjisë, si era, energjia diellore, energjia aerotermale, energjia gjeotermale, energjia hidrotermale dhe oqeanike, energjia hidrike, biomasa, gazi i përftuar prej vendgroposjes së mbetjeve, gazi i përftuar prej impianteve të trajtimit të ujërave të zeza dhe biogazi, siç është përcaktuar në legjislacionin në fuqi për burimet e energjisë së rinovueshme.

7.    “Burim rezervë”, një burim dytësor i furnizimit me energji elektrike, që nuk është i lidhur me sistemin elektroenergjetik.

8.    “Certifikim”, procedura e cila përcakton përputhshmërinë me kushtet që sigurojnë pavarësinë dhe ndarjen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, si një parakusht për përcaktimin dhe miratimin e këtij operatori.

9.    “Derivativ elektrik”, një instrument financiar që synon sigurinë e pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike nga luhatjet e mundshme të çmimit të energjisë elektrike në treg.

10.    “Detyrimi i shërbimit publik”, detyrimi që vendoset ndaj një të licencuari për kryerjen e një shërbimi publik, që lidhet me sigurinë dhe cilësinë e furnizimit, çmimet e rregulluara në sektorin e energjisë elektrike, efiçencën e energjisë elektrike, energjinë nga burimet e rinovueshme, mbrojtjen e mjedisit, përmbushja e të cilit nuk cenon konkurrencën, përveç kur është e domosdoshme për të siguruar shërbimin publik në fjalë.

11.    “Dispeçerimi”, veprimtaria e kryer nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, që konsiston në menaxhimin në kohë reale të flukseve të energjisë elektrike dhe zbatimin e masave të nevojshme për operimin e bashkërenduar të komponentëve të sistemit elektroenergjetik, përfshirë centralet prodhuese, rrjetin e transmetimit dhe shërbimet ndihmëse të nevojshme për operimin e sistemit.

12.    “Efiçenca e energjisë/menaxhimi i kërkesës”, përdorimi i energjisë elektrike në mënyrë të tillë që të ndikojë në reduktimin në sasi dhe në kohë piku të konsumit të energjisë elektrike.

13.    “Eksport i deklaruar”, dispeçerimi i energjisë elektrike që i korrespondon sasisë së energjisë elektrike që  lëvrohet njëkohësisht në një vend tjetër si import i deklaruar mbi e bazën e një marrëdhënieje kontraktuale.

14.     “ENTSO-e (European Network of Transmission System Operators for Electricity)”, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike.

15.     “ERE” ose “Enti Rregullator i Energjisë”, institucioni rregullator i sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror, i cili funksionon në  përputhje me këtë ligj dhe ligjin për sektorin e gazit natyror.

16.    “Fluksi ndërkufitar”, fluksi fizik i energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit të Shqipërisë, i cili vjen si rezultat  i veprimtarisë së prodhuesve dhe/ose  klientëve jashtë Shqipërisë.

17.    “Forcë madhore”, një akt ose ngjarje natyrore apo shoqërore, si tërmetet, rrufetë, ciklonet, përmbytjet, shpërthimet vullkanike, zjarret ose luftërat, konfliktet e armatosura, kryengritjet, veprime terroriste ose ushtarake, të cilat pengojnë të licencuarin të përmbushë detyrimet e tij sipas licencës, si dhe akte apo ngjarje të tjera që janë përtej kontrollit të arsyeshëm dhe që nuk kanë ardhur për faj të të licencuarit dhe i licencuari nuk ka pasur mundësi të shmangë një akt ose ngjarje të tillë nëpërmjet ushtrimit të vullnetit, përpjekjeve, aftësive  dhe kujdesit të tij të arsyeshëm.

18.    “Furnizim”, shitja, përfshirë rishitjen e energjisë elektrike te klientët.

19.    “Furnizues”, një shoqëri e licencuar për kryerjen e veprimtarisë së   furnizimit.

20.    “Furnizues i mundësisë së  fundit”, një furnizues i caktuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili ofron për një periudhë të kufizuar kohe shërbimin e furnizimit në kushte të rregulluara ndaj klientëve, të cilët nuk kanë mundur të kontraktojnë vetnjë furnizues ose kanë humbur furnizuesin e tyre.

21.    “I licencuar”, një person i cili mban një licencë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

22.    “Import i deklaruar”, energjia elektrike që lëvrohet në një vend, e cila në të njëjtën kohë, dispeçerohet si eksport i deklaruar nga një vend tjetër.

23.    “Interkonektor”, një linjë transmetimi e ndërtuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit ose një palë e tretë, e cila kalon nëpërmjet kufirit shtetëror të Shqipërisë dhe të një vendi tjetër dhe lidh sistemet kombëtare të transmetimit të të dyja vendeve.

24.    “Interkonektor i ri”, një interkonektor i papërfunduar dhe i pakomisionuar, deri në  datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

25.    “Klient”, një  klient shumice ose fundor i energjisë elektrike.

26.    “Klient i vogël jofamiljar”, një person fizik apo juridik, i lidhur në nivel tensioni 0.4 kV, i cili blen energji për përdorim në mjediset ku ai ushtron aktivitetin e tij dhe jo për qëllim rishitjeje.

27.    “Klient familjar”, një klient që blen energji elektrike vetëm për konsumin e tij familjar, pa përfshirë konsumin për aktivitete tregtare.

28.    “Klient fundor”, një klient që blen energji elektrike vetëm për përdorim vetjak.

29.    “Klient jofamiljar”, një person fizik ose juridik që blen energji elektrike, e cila nuk shkon për përdorim familjar, përfshirë prodhuesit dhe klientët e shumicës.

30.    “Klient shumice”, një person fizik ose juridik që blen energji elektrike me qëllim rishitje brenda ose jashtë sistemit të vendit ku është regjistruar.

31.    “Klient në nevojë”, një klient familjar i cili për shkak të gjendjes sociale, gëzon disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike, të siguruara në raste përjashtimore sipas përcaktimeve të këtij ligji.

32.    “Kodet e Rrjetit”, Kodi i Transmetimit dhe Kodi i Shpërndarjes.

33.    “Kodi i Shpërndarjes”, tërësia e rregullave teknike, të cilat rregullojnë funksionimin e rrjetit të shpërndarjes, si dhe vendosin kushtet e shërbimit që ofrohen nga operatorët e sistemit të shpërndarjes për përdoruesit e sistemit të shpërndarjes.

34.    “Kodi i Transmetimit”, tërësia e rregullave teknike, të cilat rregullojnë operimin e sistemit të transmetimit, si dhe përcaktojnë kushtet e shërbimit që ofrohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit ndaj përdoruesve të sistemit të transmetimit, në përputhje me rregullat e ENTSO-e.

35.    “Komisioner”, një anëtar i Bordit të Komisionerëve, pa përfshirë kryetarin.

36.    “Kontrata e furnizimit”, një kontratë për furnizimin me energji elektrike, por që nuk përfshin derivatet e energjisë elektrike.

37.    “Kontratë e plotë furnizimi”, kontrata e furnizimit e cila përfshin përgjegjësitë e përdorimit të rrjetit të transmetimit ose shpërndarjes.

38.    “Kontrata e furnizimit me ndërprerje”, kontrata e furnizimit e cila i jep të drejtën Operatorit të Sistemit të Transmetimit apo Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të ndërpresë përkohësisht furnizimin me energji elektrike të klientit fundor, në përputhje me kushtet e shërbimit të përcaktuara në Kodet e Rrjetit dhe aktet e tjera rregullatore.

39.    “Kontroll”, të drejtat, kontratat ose çdo mënyrë tjetër, që, veç e veç apo në mënyrë të kombinuar duke u bazuar në një rrethanë  apo në një ligj, i japin një subjekti mundësinë e ushtrimit të një ndikimi përcaktues mbi një shoqëri të caktuar në veçanti nëpërmjet:

   a)  pronësisë ose të drejtës për të përdorur të gjitha ose pjesë të aseteve të kësaj shoqërie;
 b)  të drejtave apo kontratave të cilat japin një ndikim të theksuar në hartimin, votimin apo vendimmarrjen e organeve të asaj shoqërie.

40.    “Kapacitet i kufizuar”, situata në të cilën një linjë interkoneksioni nuk mund të tranzitojë për tregti ndërkombëtare të gjithë fluksin fizik të energjisë elektrike që rezulton nga kërkesa e pjesëmarrësve të tregut, për shkak të ngushtimit të kapaciteteve të linjave të interkoneksionit dhe/ose e sistemit kombëtar të transmetimit.

41.    “Kryetar”,  kryetari i ERE-s i cili është emëruar dhe shërben në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

42.    “Legjislacioni në fuqi”, aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në kohën e kryerjes së veprimtarive të parashikuara në këtë ligj.

43.    “Licencë”, një autorizim që i jepet një personi për ushtrimin e aktiviteteve elektrike në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

44.    “Linjë direkte”, një linjë elektrike që lidh një prodhues të veçuar nga rrjeti me një klient të veçuar nga rrjeti, ose një linjë elektrike që lidh një prodhues me një shoqëri furnizimi, e cila furnizon me energji elektrike drejtpërdrejt ambientet, filialet ose klientët e saj.

45.    “Matës inteligjent”, një pajisje elektronike që regjistron në kohë reale të dhënat e konsumit të energjisë elektrike dhe komunikon këtë informacion, të paktën çdo ditë tek operatori i sistemit për qëllime të monitorimit dhe të faturimit.

46.    “Menaxhimi i kërkesës”, masat që ndërmerren me qëllim ruajtjen e stabilitetit të rrjetit, si reduktimi i ngarkesës ose ndërprerja e furnizimit, për të cilat është rënë dakord paraprakisht midis palëve.

47.    “Ministria përgjegjëse për energjinë” ose “Ministria”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ose çdo ministri pasardhëse përgjegjëse për sektorin e energjisë.

48.    “Skema e funksionimit të tregut të energjisë elektrike”, një dokument i përgatitur dhe i miratuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili përcakton marrëdhëniet ndërmjet pjesëmarrësve të ndryshëm të tregut të energjisë elektrike.

49.    “Operatori i pavarur i matjes”, një shoqëri me ekspertizë në matjen e energjisë elektrike që mund të kontraktohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit ose shpërndarjes për të drejtuar dhe menaxhuar sistemin e tyre respektiv të matjes.

50.    “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” ose “OSSH”, një person juridik, përgjegjës për operimin e sigurt, të besueshëm dhe të efektshëm të rrjetit të shpërndarjes, duke siguruar mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes, të shtrirë në një zonë të caktuar dhe, kur është e aplikueshme, lidhjet e tij me sisteme të tjera për të siguruar aftësi afatgjatë të sistemit për të përmbushur kërkesat e arsyeshme për shpërndarjen e energjisë, në harmoni me mjedisin dhe efiçencën e energjisë.

51.    “Operator i Sistemit të Transmetimit” ose “OST”, personi juridik, përgjegjës për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit, duke përfshirë interkoneksionet me sistemet e tjera ndërkufitare, për të siguruar aftësinë afatgjatë të sistemit për plotësimin e kërkesave të arsyeshme për  transmetimin e  energjisë elektrike.

52.    “Operimi i tregut”, veprimtaria që kryen operatori i tregut lidhur me menaxhimin e tregut të energjisë elektrike dhe përgatitjen e raporteve financiare për disbalancat e shkaktuara nga pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e energjisë elektrike, në përputhje me parashikimet e rregullave të tregut.

53.    “Operatori i tregut”, njësia përgjegjëse për operimin, organizimin dhe menaxhimin e tregut të energjisë elektrike.

54.    “Pagesa rregullatore”, pagesa vjetore që të gjitha shoqëritë e licencuara në sektorin e energjisë elektrike paguajnë për llogari të ERE-s, për të mbuluar kostot e veprimtarisë rregullatore të tij. Pagesa rregullatore për çdo shoqëri të licencuar do të miratohet çdo vit nga ana e ERE-s në bazë të një metodologjie të miratuar nga ky institucion.

55.    “Pagesa e licencës”, pagesa e përcaktuar nga ERE për dhënien e licencave për ushtrimin e një aktiviteti në sektorin e energjisë elektrike.

56.    “Pala përgjegjëse për balancimin”, një pjesëmarrës i tregut të energjisë elektrike ose përfaqësuesi i zgjedhur prej tij, përgjegjës për disbalancat e krijuara përballë Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

57.    “Palët e Komunitetit të Energjisë”, janë palët kontraktuese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij.

58.    “Person”, një person fizik ose juridik.

59.    “Përdoruesit e sistemit”, personat fizikë ose juridikë, të cilët i furnizon ose  furnizohen me energji elektrike nëpërmjet sistemit të transmetimit ose të shpërndarjes.

60.    “Përgjegjësia e balancimit”, një detyrim i pjesëmarrësve të tregut për balancimin e prodhimit, konsumit, proceseve të shitblerjes të energjisë elektrike, në përputhje me programin e pranuar, duke qenë përgjegjës financiarisht kundrejt Operatorit të Sistemit të Transmetimit për sistemimin e disbalancave të krijuara.

61.    “Pjesëmarrës i tregut të balancimit” ose “Ofrues i shërbimit të balancimit”, një pjesëmarrës i tregut të energjisë elektrike, që siguron shërbimet e balancimit për Operatorin e Sistemit të Transmetimit në bazë të një kontrate për pjesëmarrje në tregun e balancimit, në përputhje me rregullat e balancimit të sistemit elektrik.

62.    “Pjesëmarrës i tregut të energjisë elektrike”, një person juridik, i regjistruar si pjesëtar i tregut të energjisë elektrike, që përfshin prodhuesit,  tregtarët, furnizuesit,  klientët, Operatori i Sistemit të Transmetimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, sistemet e mbyllura të shpërndarjes dhe operatori i tregut. Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes janë pjesëmarrës të tregut të energjisë elektrike vetëm për qëllim të sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e humbjeve në rrjet, balancimin dhe shërbimet ndihmëse.

63.    “Planifikim afatgjatë”, planifikimi i nevojave për investime në kapacitetet prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse në baza afatgjata, me qëllim përputhjen me kërkesën e sistemit për energji elektrike dhe sigurinë e furnizimit të  klientëve.

64.    “Prodhimi i energjisë”, procesi i prodhimit të energjisë elektrike.

65.    “Prodhues”, një person i licencuar për prodhimin e energjisë elektrike.

66.    “Prodhues i lidhur në shpërndarje”, një prodhues, centrali i të cilit është i lidhur në sistemin e shpërndarjes.

67.    “Rregullat e tregut”, rregullat që hartohen nga operatori i tregut dhe miratohen nga ERE, të cilat përcaktojnë rregulla të hollësishme për organizimin e tregut, regjistrimin e pjesëmarrësve, përgjegjësinë e balancimit prej pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike, rregullat për balancimin e sistemit të energjisë elektrike, rregullat për llogaritjen e disbalancës për palët përgjegjëse të balancimit, rregullat për përgjegjësitë financiare të palëve përgjegjëse të balancimit në rast të disbalancimit dhe çështje të tjera lidhur me operimin e tregut.

68.    “Siguri”, siguria e furnizimit dhe garantimit  të  energjisë  elektrike, si dhe sigurimi teknik.

69.    “Siguruesi i shërbimeve të balancimit”, një pjesëmarrës i tregut të energjisë elektrike, i cili  siguron shërbimet e balancimit për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, bazuar në kontratën për pjesëmarrjen në tregun e balancimit, sipas rregullave përkatëse të sigurimit të balancimit të sistemit të energjisë elektrike.

70.    “Sistemi i energjisë elektrike”, një sistem i ndërlidhur, i përbërë nga centralet elektrike, linjat elektrike, nënstacionet dhe pajisjet e transmetimit e shpërndarjes, me qëllim transmetimin apo shpërndarjen e energjisë elektrike te klientët.

71.    “Sistemi i shpërndarjes”, sistemi i linjave, strukturave mbështetëse, pajisjeve transformuese dhe kyçëse/çkyçëse, të përdorura për shpërndarjen e energjisë elektrike dhe lëvrimin e saj  te  klientët, pa përfshirë furnizimin.

72.    “Sistemi i transmetimit”, sistemi i përdorur për transmetimin e energjisë elektrike në tension të lartë dhe shumë të lartë, i lidhur në paralel me sistemet e vendeve të tjera, që përfshin midis të tjerave linjat, strukturat mbështetëse, pajisjet transformuese dhe kyçëse/çkyçëse për lëvrimin e energjisë elektrike te klientët ose në rrjetin e shpërndarjes, pa përfshirë  furnizimin.

73.    “Shërbimi i balancimit”, kapaciteti rezervë i kontraktuar dhe/ose energjia elektrike balancuese, e përdorur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për të siguruar balancimin. 

74.    “Shërbime ndihmëse”, shërbimet e nevojshme për operimin e qëndrueshëm të sistemit të transmetimit ose shpërndarjes.

75.    “Shërbim publik”, shërbimi që sigurohet nga një i licencuar që operon në sektorin e energjisë elektrike, që  lidhet me sigurinë dhe cilësinë e furnizimit, çmimet e rregulluara në sektorin e energjisë elektrike, efiçencën e energjisë elektrike, energjinë nga burimet e rinovueshme, mbrojtjen e mjedisit, përmbushja e të cilit nuk cenon konkurrencën, përveç kur është e domosdoshme për të siguruar shërbimin publik në fjalë.

76.    “Shërbim universal i furnizimit”, një shërbim publik për furnizimin e klientëve fundorë, i cili siguron të drejtën e tyre për t’u furnizuar me energji elektrike të një cilësie të caktuar, brenda gjithë territorit të Shqipërisë, me çmime të rregulluara, lehtësisht dhe qartësisht të krahasueshme, transparente dhe jodiskriminuese.

77.    “Shoqëri elektroenergjetike”, një person fizik ose juridik që kryen të paktën një nga funksionet e mëposhtme: prodhim, transmetim, shpërndarje, furnizim ose blerje të energjisë elektrike, i cili është përgjegjës për detyrimet tregtare, teknike ose të mirëmbajtjes lidhur me këto funksione, pa përfshirë  klientët fundorë.

78.    “Shoqëri e integruar e energjisë elektrike”, një shoqëri e licencuar në sektorin e energjisë elektrike, e integruar vertikalisht ose horizontalisht.

79.    “Shoqëri e integruar horizontalisht”, një shoqëri e cila kryen të paktën një nga funksionet: prodhimin për shitje, transmetimin, shpërndarjen ose furnizimin e energjisë elektrike, si dhe një aktivitet tjetër jashtë fushës së energjisë elektrike.

80.    “Shoqëri e integruar vertikalisht”, një shoqëri ose grup shoqërish të licencuara në sektorin e energjisë elektrike, ku i njëjti person ose persona, ushtrojnë kontroll mbi këto shoqëri në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë dhe ku shoqëria ose grupi i shoqërive kryejnë të paktën një prej funksioneve të transmetimit ose shpërndarjes, si dhe të paktën një prej funksioneve të prodhimit ose furnizimit me energji elektrike.

81.    “Shpërndarje”, transporti i energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes me tension të lartë, të mesëm dhe të ulët, me qëllim lëvrimin e saj te klientët, pa përfshirë furnizimin.

82.    “Tranzit i deklaruar”, sasia e energjisë elektrike që vjen nga një vend tjetër, e cila nuk konsumohet në vend, por kalon në një vend të tretë.

83.    “Tregu i balancimit”, menaxhimi, i bazuar në treg, i funksioneve të balancimit të sistemit të energjisë elektrike, i operuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

84.    “Tregu i organizuar i energjisë elektrike”, platforma e organizuar për shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike në bazë të ditës në avancë dhe/ose brenda të njëjtës ditë.

85.    “Tregu i energjisë elektrike”, një sistem ku kryhen shitje dhe blerje efektive, përfshirë edhe derivativët e energjisë elektrike, nëpërmjet kërkesave dhe ofertave, të paraqitura në periudha afatgjata dhe afatshkurtra.

86.    “Tregtar ose klient shumice”, çdo person juridik i cili kryen aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike.

87.    “Tregtimi i energjisë elektrike”, procesi që kryhet nga një person juridik që blen energji elektrike me qëllim rishitjen e saj brenda ose jashtë sistemit të vendit ku kryen veprimtarinë.

88.    “Vetëprodhues”, një person që prodhon energji elektrike, i cili konsumon kyesisht për nevojat e veta pjesën më të madhe të energjisë së prodhuar. 

PJESA E DYTË
POLITIKAT E SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 4 
Politikat e sektorit të energjisë elektrike

1.    Këshilli i Ministrave është përgjegjës për politikat e përgjithshme të zhvillimit të sektorit të energjisë elektrike të Shqipërisë në përputhje me politikat e zhvillimit ekonomik dhe sektorët e tjerë të vendit.

2.    Ministria përgjegjëse për energjinë:

a)    harton Strategjinë Kombëtare të Energjisë, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe përditësohet të paktën çdo pesë vjet. Strategjia Kombëtare e Energjisë përcakton objektivat e zhvillimit të sektorit të energjisë, si dhe rrugët e arritjes së tyre, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë;
b)    në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Energjisë harton programet afatmesme për zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave; 
c)    në përputhje me programet afatmesme vlerëson nevojën e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese dhe fuqizimin e rrjeteve duke marrë parasysh: 

i.    bilancet e përgjithshme të pritshme të energjisë elektrike në të   ardhmen;
ii.    sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike;
iii.    koston, duke përfshirë çdo mekanizëm të minimizimit të saj, për këto kapacitete të reja prodhuese.
ç) mbikëqyr zbatimin e politikave dhe programeve të zhvillimit të sektorit energjetik, në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Neni 5
Të dhëna dhe informacione për bilancin e energjisë elektrike

1.    Me qëllim zhvillimin e politikave të zhvillimit të sektorit energjetik dhe komunikimin me institucionet e specializuara në kuadrin e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë, çdo person fizik ose juridik që prodhon, transmeton, shpërndan, importon, eksporton ose furnizon energji elektrike është i detyruar të paraqesë pranë ministrisë përgjegjëse për energjinë të dhëna lidhur me veprimtarinë e tij, me qëllim përgatitjen dhe publikimin e bilancit vjetor energjetik.
 
2.    Ministri përgjegjës për energjinë miraton mënyrën dhe formatin e raportimit të të dhënave pranë ministrisë.

3.    Ky nen nuk kufizon të drejtat e ERE-s dhe të institucioneve të tjera përgjegjëse për statistikat, për akses ndaj të dhënave, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi. 

PJESA E TRETË
SIGURIA E FURNIZIMIT

Neni 6
Rregullat e sigurisë së furnizimit me energji elektrike  

1.    Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë, në bashkëpunim me institucionet ose entet e tjera që veprojnë në sektorin e energjisë elektrike, zhvillon dhe miraton rregullat për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, të cilat përfshijnë  të paktën:

a)    masat për sigurinë e furnizimit me energji elektrike;
b)    masat që ndërmerren për rastet kur rrezikohet siguria e furnizimit;
c)    masat që ndërmerren për rastet e situatave emergjente;
ç) rolin dhe detyrimet e pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike në lidhje me sigurinë e furnizimit me energji elektrike. 

2.    Masat dhe rregullat për sigurimin e furnizimit me energji elektrike duhet të marrin në konsideratë:

a)    rëndësinë e sigurisë së furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike; 
b)    rëndësinë e një kuadri rregullator transparent dhe të qëndrueshëm;  
c)    tregun e brendshëm dhe mundësinë e bashkëpunimit ndërkufitar lidhur me sigurinë e furnizimit me energji elektrike;
ç)    nevojën për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së performancës së rrjetit; 
d)    promovimin e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme;
         dh) nevojën e sigurimit të kapaciteteve transmetuese dhe prodhuese të mjaftueshme rezervë, për të ruajtur qëndrueshmërinë e rrjetit; 
e)    rëndësinë e inkurajimit të krijimit të një tregu të qëndrueshëm të shitjes me shumicë;
ë)    shumëllojshmërinë e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike;
f)    rëndësinë e zvogëlimit të efekteve afatgjata ndaj rritjes së kërkesës për energji elektrike;
g)    rëndësinë e nxitjes së efiçencës së energjisë dhe përdorimin e teknologjive të reja, në veçanti lidhur me menaxhimin e kërkesës, burimet e rinovueshme dhe prodhimin prej centraleve të lidhura në rrjetin e shpërndarjes;
gj) rëndësinë e shmangies së pengesave administrative ndaj investimeve në rrjet dhe kapaciteteve prodhuese. 

3.    Masat dhe rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, nuk duhet të jenë diskriminuese apo të parashikojnë detyrime të paarsyeshme ndaj pjesëmarrësve ekzistues e të rinj të tregut.
 
4.    Në mënyrë që të promovohet efiçenca e energjisë elektrike, ERE do të mbështetë nismat për optimizimin e përdorimit të saj, nëpërmjet nxitjes së mënyrave efektive të menaxhimit të energjisë elektrike, aplikimit të formulave nxitëse të llogaritjes së çmimit, implementimin e sistemeve inteligjente të matjes së energjisë elektrike. Këto nisma apo marrëdhënie financiare do të jenë subjekt i miratimit nga ERE.

5.    Pjesëmarrësit e tregut duhet të veprojnë në përputhje me masat dhe rregullat e sigurisë së furnizimit të parashikara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, dhe do të jenë përgjegjës për sigurinë e furnizimit me energji elektrike në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë.

Neni 7
Siguria e rrjetit dhe cilësia e furnizimit 

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes hartojnë rregulla specifike që përcaktojnë mënyrën e operimit të rrjeteve të tyre, përfshirë kushtet për cilësinë e furnizimit dhe performancës së sigurisë së rrjetit. Përpara propozimit të këtyre rregullave, operatorët e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes konsultohen me grupet e interesit, vendase dhe të huaja. Rregullat e cilësisë së furnizimit dhe performancës së sigurisë së rrjetit miratohen dhe monitorohen nga ERE.

2.    ERE mbikëqyr ruajtjen e një niveli të përshtatshëm rezervë të kapacitetit teknik të transmetimit prej Operatorit të Sistemit të Transmetimit, i cili bashkëpunon edhe me operatorët e transmetimit të vendeve fqinje me të cilët është i ndërlidhur, me qëllim garantimin e sigurisë së operimit të rrjetit.

3.    Operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes shkëmbejnë informacion për funksionimin e rrjeteve në mënyrë efektive, në kohën e duhur dhe në përputhje me kërkesat operative të përmendura në pikën 1, të këtij neni, përfshirë shkëmbimin e informacionit me operatorët e huaj të sistemeve të ndërlidhura të transmetimit.

Neni 8
Balanca midis kërkesës dhe prodhimit

 
1.    Me qëllim ruajtjen e balancës midis kërkesës për energji elektrike dhe disponueshmërisë së furnizimit të energjisë, merren masat, si më poshtë vijon:

a)    ERE do të përcaktojë rregulla, që mundësojnë dhe nxitin krijimin dhe funksionimin e një tregu të hapur, me çmime të përshtatshme për prodhimin, shitjen me shumicë dhe furnizimin.
b)    Operatori i Sistemit të Transmetimit do të sigurojë disponueshmërinë e një kapaciteti rezervë të përshtatshëm prodhimi, për qëllime balancimi në përputhje me kërkesat e operatorëve të rrjeteve evropiane të transmetimit të energjisë elektrike. 

2.    Me qëllim ruajtjen e balancës ndërmjet kërkesës për energji elektrike dhe kapacitetit të disponueshëm prodhues, Këshilli i Ministrave merr masa të tjera shtesë, përfshirë, por pa u kufizuar në masat e mëposhtme:

a) Përfshirjen e dispozitave në aktet përkatëse nënligjore që ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe futjen e shoqërive të reja prodhuese në treg.
b)    Eliminimin e pengesave që ndalojnë përdorimin e kontratave të furnizimit me ndërprerje, sipas udhëzimeve të ENTSO-e.
c) Eliminimin e pengesave që ndalojnë përfundimin dhe lidhjen e kontratave me afate të ndryshueshme si për prodhuesit, ashtu edhe për  klientët.
ç) Nxitjen e përdorimit të teknologjive të menaxhimit në kohë reale të kërkesës, si p.sh., sistemet e avancuara të matjes etj.
d) Nxitjen e masave të kursimit të energjisë;
dh) Zbatimin e procedurave konkurruese, transparente dhe jodiskriminuese për investimet e reja në kapacitetet prodhuese, sipas parashikimeve të nenit 48, të këtij ligji.

3.    Masat e marra sipas këtij neni miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe publikohen.

4.    Operatori i Sistemit të Transmetimit, përveç përgjegjësive të tjera të përcaktuara në këtë ligj, përgatit një parashikim të përgjithshëm afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë të kërkesës për energji elektrike dhe burimeve të mundshme të furnizimit, duke marrë parasysh kriteret dhe kërkesat e sigurisë së furnizimit.

PJESA E KATËRT
ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË (ERE)

SEKSIONI I
ORGANIZIMI

Neni 9
Organizimi i ERE-s

1.    ERE është institucioni rregullator i sektorit të energjisë elektrike dhe gazit  
 në Shqipëri.
2.    ERE përbëhet nga Bordi i Komisionerëve (Bordi) dhe personeli teknik.
3.    Bordi përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë.
4.    Bordi i Komisionerëve harton dhe miraton rregulloren për organizimin,  
 funksionimin dhe procedurat e Entit Rregullator të Energjisë, e cila 
 publikohet në faqen zyrtare të internetit.

Neni 10
Pavarësia e ERE-s

1.    ERE është një person juridik publik, i pavarur nga çdo institucion tjetër publik ose privat.

2.    Bordi i Komisionerëve ushtron funksionet në mënyrë të paanshme dhe transparente. Të gjitha vendimet merren në mënyrë të pavarur nga çdo subjekt politik dhe çdo ent publik apo privat.

3.    Bordi i Komisionerëve dhe personeli teknik i ERE-s, në çdo rrethanë,:
a)    veprojnë në mënyrë të pavarur nga interesat e tregut ose ato private;  
b)    nuk kërkojnë dhe nuk pranojnë udhëzime nga asnjë institucion apo subjekt publik ose privat në kryerjen e detyrave të tij.

4.    ERE bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për energjinë, për sa u përket 
 çështjeve, të cilat janë pjesë e përgjegjësisë së Këshillit të Ministrave dhe  
 me institucionet e tjera publike, për sa u takon çështjeve të tjera, objekt të 
 këtij ligji.

Neni 11
Zgjedhja dhe emërimi i anëtarëve të bordit 

1.    Kryetari dhe komisionerët emërohen nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me pikat 2, 3 dhe 4, të këtij neni.

2.    Ekipi përzgjedhës i komisionerëve përbëhet nga dy përfaqësues, të cilët janë përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, përkatësisht, kryetari i Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Ekonomisë. Jo më vonë se tre muaj përpara mbarimit të mandatit të njërit prej anëtarëve të bordit, ekipi përzgjedhës, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë, përzgjedh paraprakisht dy kandidatë që plotësojnë kërkesat e pikës 4, të këtij neni, për zgjedhjen dhe miratimin përfundimtar të anëtarit të ri të bordit prej Kuvendit të Shqipërisë.

3.    Kur vendi i kryetarit të bordit mbetet vakant, anëtari i bordit me kohën më të gjatë në detyrë kryen funksionet e kryetarit deri në emërimin e kryetarit të ri. Vjetërsia llogaritet nga data kur është emëruar si anëtar bordi. Kryetari dhe anëtarët e bordit janë persona që kanë përfunduar studimet universitare dhe kanë eksperiencën e mëposhtme:

a) Kryetari është një person i shquar në fushën e energjisë. Ai/ajo duhet të ketë të paktën 15 vjet eksperiencë pune në sektorin e energjisë;
b) Një nga anëtarët duhet të ketë jo më pak se 10 vjet eksperiencë pune në sektorin e energjisë elektrike dhe të jetë me profesion inxhinier;
c) Një nga anëtarët duhet të ketë jo më pak se 10 vjet eksperiencë pune në sektorin e hidrokarbureve dhe të jetë me profesion inxhinier;
ç)    Dy anëtarët e tjerë, respektivisht njëri me profesion jurist dhe ekonomist, duhet të kenë jo më pak se 10 vjet eksperincë pune, prej të cilave të paktën 5 vjet duhet të jenë eksperiencë në sektorin energjetik.

4.    Çdo anëtar i bordit emërohet për një mandat prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi vetëm të një mandati të dytë radhazi. Kryetari dhe komisionerët, të cilët kryejnë këtë funksion në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë ta kryejnë deri në përfundimin e mandatit të tyre.

5.    Pagat dhe marrëdhëniet e tjera të punës të punonjësve të ERE-s përcaktohen në përputhje me ligjin nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”. Bordi i ERE-s vendos mbi shpërblimet dhe kompensimet e tjera financiare dhe jofinanciare të personelit teknik të saj. Pagat dhe kompensimet e tjera të stafit teknik të ERE-s do të jenë të krahasueshme me nivelin e pagave dhe kompensimeve në shoqëritë, veprimtaritë e të cilave rregullohen nga ERE.

6.    Pagat e anëtarëve të bordit të komisionerëve do të vendosen për periudhën e qëndrimit në detyrë dhe do të publikohen.

Neni 12 
Shkarkimi dhe lirimi nga detyra i anëtarëve të bordit

1.    Çdo anëtar i bordit, përfshirë kryetarin, mund të shkarkohet nga detyra nga Kuvendi vetëm në rast se:

a)    nuk përmbush kriteret e pavarësisë, të përcaktuara në nenet 10 dhe 15, të këtij ligji;
b)    dënohet për kryerjen një vepre penale me një vendim gjykate të formës së prerë.

2.    Çdo anëtar i bordit, përfshi kryetarin, lirohet nga detyra nga Kuvendi, kur:

a)    jep dorëheqjen;
b)    bëhet ose kandidon për t’u bërë deputet i Kuvendit të Shqipërisë; 
c)    bëhet ose kandidon për t’u zgjedhur në organet e një njësie vendore; 
ç) është i paaftë për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e ERE-s ose mungon në detyrë për një periudhë mbi 3 muaj.
 
3.    Shkarkimi ose lirimi i anëtarit të bordit sipas pikave 1 dhe 2, të këtij neni, bëhet me miratim të Kuvendit të Shqipërisë, me propozim të ekipit përzgjedhës.

Neni 13 
Kryetari i bordit

1.    Kryetari i ERE-s është administratori i përgjithshëm i ERE-s dhe është përgjegjës për administrimin e institucionit, për drejtimin e mbledhjeve të bordit dhe për publikimin e vendimeve të tij.

2.    Në rastet kur kryetari mungon për një periudhë të caktuar kohore, por jo më shumë se 1 muaj, atëherë cakton një nga anëtarët e bordit që të ushtrojnë funksionin e kryetarit gjatë kësaj periudhe.

Neni 14
Personeli teknik dhe këshilltarët

1.    Personeli teknik ndihmon bordin në kryerjen e detyrave të tij. Personeli përzgjidhet, emërohet, ngrihet në detyrë dhe largohet nga detyra sipas procedurave të parashikuara në rregulloren e miratuar nga bordi.

2.    Përveç personelit teknik të përhershëm, bordi, kur e sheh të arsyeshme, ndihmohet nga specialistë ose këshilltarë në përmbushjen e funksioneve të tij.

3.    Kostot lidhur me specialistët dhe këshilltarët, sipas pikës 2, të këtij neni, mbulohen nga buxheti i ERE-s.

Neni 15
Konflikti i interesit

1.    Asnjë anëtar bordi apo personel teknik i ERE-s nuk mund:

a) të jetë pronar, aksionar ose zotërues i pasurisë ose i një pjese të saj të një të licencuari që mban një licencë sipas kushteve të këtij ligji;
b)    të jetë i punësuar ose nënkontraktor i një të licencuari, që mban një licencë sipas kushteve të këtij ligji;
c)    të jetë anëtar i këshillit mbikëqyrës apo organeve të tjera drejtuese të një të licencuari që mban një licencë sipas kushteve të këtij ligji; 
ç)    të jetë drejtues, administrator ose nuk mund të kryejë një pozicion tjetër drejtues të një të licencuari që mban një licencë sipas kushteve të këtij ligji;
d)    të ketë interes material në sektorin e energjisë.

2.    Nëse gjatë procedurave aplikuese për dhënien e një licence sipas këtij ligji 
ose gjatë një procedure në të cilën përfshihen interesa financiarë të një të licencuari, përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në çështje të tarifave, një anëtar bordi ose personeli teknik gjendet në një situatë konflikti interesi, jashtë atyre të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, atëherë nuk merr pjesë në shqyrtimin e aplikimit për dhënien e licencës apo procedura të tjera lidhur me të. 

3.    Anëtari i bordit ose personeli teknik mund të jetë klient i një të licencuari, por, në asnjë rast, i licencuari nuk i ofron anëtarit të bordit apo personelit teknik një shërbim favorizues, të ndryshëm nga shërbimi i përgjithshëm i ofruar për publikun.

4.    Anëtari i bordit dhe personeli teknik ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi lidhur me konfliktin e interesit.

Neni 16 
Mbledhjet dhe vendimet e Bordit të Komisionerëve

1.    Mbledhjet vendimmarrëse dhe seancat dëgjimore të bordit janë të hapura. Në raste të veçanta, që kanë të bëjnë me trajtimin e çështjeve me karakter të brendshëm, bordi mund të mbajë mbledhje me dyer të mbyllura, në përputhje me përcaktimet e rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s.

2.    Numri i nevojshëm i anëtarëve për të arritur kuorumin vendimmarrës në një mbledhje të bordit është jo më pak se tre. Bordi merr vendimet me shumicë të anëtarëve të bordit. Në rast të votave të barabarta, vota e kryetarit është përcaktuese.

3.    Të gjitha vendimet e bordit duhet të jenë të arsyetuara.

4.    Të gjitha vendimet e bordit, përveç atyre që kanë të bëjnë me çështjet me karakter të brendshëm të ERE-s, publikohen në “Fletoren zyrtare”. ERE publikon në faqen zyrtare të internetit një relacion argumentues, i cili përfshin bazën ligjore dhe provat për vendimin e Bordit të Komisionerëve, si dhe sqarimin e pozicioneve të palëve të përfshira në çështjen e shqyrtuar.

5.    Çdo palë e përfshirë në një procedurë mund t’i kërkojë ERE-s, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e marrjes së vendimit lidhur me atë procedurë, rishikimin e vendimit të bordit në rast se ka siguruar prova të reja që mund ta çojnë bordin në marrjen e një vendimi të ndryshëm nga i mëparshmi apo për gabimet materiale të konstatuara.

6.    Vendimet e bordit të ERE-s ankimohen në gjykatën administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike, duke filluar nga data e publikimit të vendimit në “Fletoren zyrtare”.

Neni 17 
Financimi i ERE-s

1.    Buxheti i ERE-s miratohet nga Bordi i Komisionerëve. ERE ka autonomi në përdorimin e buxhetit të tij.
 
2.    Buxheti i ERE-s duhet të sigurojë të gjitha burimet financiare të nevojshme.

3.    Burimet financiare të ERE-s përbëhen nga pagesat e rregullimit dhe pagesat e aplikimit të licencave, të miratuara nga ERE.

4.    ERE mban llogari të plota për shpenzimet e kryera në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi kontabilitetin.

5.    ERE përcakton dhe miraton pagesën rregullatore që paguhet prej të licencuarve. Pagesa duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me të ardhurat vjetore që vijnë nga veprimtaria e licencuar.

6.    Kur ERE përcakton pagesa të tilla rregullatore, njofton të licencuarin për vlerën dhe afatet e pagesës. Nëse i licencuari nuk bën pagesën brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, ERE ka të drejtë të aplikojë masat administrative në përputhje me nenin 106, të këtij ligji.

7.    Pagesat e rregullimit depozitohen në një llogari të veçantë në një nga bankat që operojnë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Çdo fond në llogarinë e ERE-s, që nuk shpenzohet gjatë një viti, transferohet për vitin pasaardhës, duke reduktuar proporcionalisht pagesat e rregullimit për vitin pasardhës.

8.    ERE, mbi bazën e procedurave transparente dhe jodiskriminuese, është e autorizuar të marrë kredi, nëse shpenzimet e saj kapitale ose operacionale nuk mund të mbulohen nga pagesat aktuale rregullatore. ERE paguan kredinë, përfshi interesat, prej pagesave të ardhshme të rregullimit.

9.    Auditimi i veprimtarisë financiare të ERE-s kryhet nga ekspertë të miratuar kontabël, të cilët përzgjidhen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

SEKSIONI II
OBJEKTIVAT, PËRGJEGJËSITË DHE TË DREJTAT E ERE-S

Neni 18 
Objektivat e përgjithshëm të ERE-s

Në kryerjen e funksioneve rregullatore të përcaktuara me këtë ligj dhe pa cenuar pavarësinë e vet, ERE konsultohet dhe bashkëpunon me autoritetet e tjera shtetërore, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës. ERE merr të gjitha masat e nevojshme për të arritur objektivat e mëposhtëm:

a)    Promovimin e një tregu të brendshëm konkurrues të sigurt dhe miqësor ndaj mjedisit, brenda Komunitetit të Energjisë, dhe hapjen e tregut për të gjithë  klientët dhe furnizuesit, duke siguruar kushtet e duhura për funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të rrjeteve të energjisë elektrike, në bashkëpunim të ngushtë me Bordin Rregullator të Komunitetit të Energjisë, autoritetetet e vendeve të tjera rregullatore si dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë;
b)    Lehtësimin e futjes në rrjet të kapaciteteve të reja prodhuese, në veçanti heqjen e barrierave që mund të pengojnë futjen e pjesëmarresve të rinj dhe atyre që prodhojnë nga burimet e rinovueshme;
c)    Zhvillimin dhe funksionimin e një tregu rajonal konkurrues në Komunitetin e Energjisë me qëllim arritjen e objektivave të këtij ligji;
ç)  Eliminimin e kufizimeve në tregtimin e energjisë elektrike ndërmjet vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë, duke përfshirë zhvillimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit, me qëllim plotësimin e kërkesës dhe forcimin e integrimit të tregjeve të brendshme të cilat lehtësojnë qarkullimin e flukseve të energjisë ndërmjet vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë; 
d)    Dhënien e ndihmës në zhvillimin e një sistemi të sigurt, të qëndrueshëm,                              jodiskriminues dhë në mbrojtje të konsumatorit, në përputhje me objektivat e zhvillimit të sektorit të energjisë elektrike, efiçencës së energjisë elektrike si dhe integrimin në shkallë të gjerë të prodhimit të energjisë nga burimet e energjisë së rinovueshme;   
dh) Sigurimin e dhënies së stimujve të përshtatshëm ndaj operatorëve dhe përdoruesve të sistemit, në periudha afatshkurtra dhe afatgjata, për rritjen e efiçencës së performancës së sistemit dhe integrimin në tregun e energjisë;
e)    Sigurimin e përfitimit të klientëve prej funksionimit të tregut të brendshëm, duke promovuar konkurrencën dhe mbrojtjen e klientëve;
ë)  Arritjen e standardeve të larta në përmbushjen e detyrimit të shërbimit publik në furnizimin me energji elektrike, mbrojtjen e  klientëve në nevojë dhe sigurimin e përputhshmërisë gjatë procesit të shkëmbimit të të dhënave lidhur me ndryshimin e furnizuesit.

 

Neni 19 
Përgjegjësitë e ERE-s

1. ERE ushtron veprimtarinë e vet në përputhje me këtë ligj dhe kuadrin ligjor në fuqi. ERE ka këto përgjegjësi:

a)    Bashkëpunon me pjesëtarët e tregut të energjisë elektrike për hartimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike;
b)    Në përputhje me parimet e transparencës, miraton dhe publikon metodologjitë e llogaritjes së tarifave të transmetimit, shpërndarjes, si dhe tarifat e tjera të aplikueshme; 
c)    Në përputhje me parimet e transparencës, miraton dhe publikon tarifat dhe metodologjitë e përdorura për të përcaktuar tarifat për:

i.    lidhjen dhe aksesin në rrjetet kombëtare, përfshi tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes;
ii.    kryerjen e shërbimeve të balancimit, të cilat realizohen në mënyrën më ekonomike të mundshme dhe ofrojnë stimujt e përshtatshëm ndaj përdoruesve të rrjetit për të balancuar energjinë hyrëse në rrjet dhe energjinë që konsumojnë prej rrjetit. Tarifat e shërbimit të balancimit përcaktohen në mënyrë të drejtë, jodiskriminuese, bazuar në kritere objektive si dhe duke marrë në konsideratë koston e ofrimit; 
iii.    sigurimin e aksesit në infrastrukturat ndërkufitare, përfshi procedurat e alokimit të kapaciteteve dhe menaxhimin e kapaciteteve të kufizuara.
ç)    Vendos ndaj të licencuarve detyrimin e shërbimit publik, përfshirë shërbimin universal të furnizimit në përputhje me nenet 45 dhe 81, të këtij ligji;
d)    Siguron ndarjen e detyrimeve të operatorëve të sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, duke përfshirë edhe çështjet e transmetimit ndërkufitar;  
          dh)    Përmbush udhëzimet e Bordit Rregullator të Komunitetit të  Energjisë;
e) Bashkëpunon me autoritetet rregullatore të vendeve të tjera fqinje si dhe me Bordin  Rregullator të Komunitetit të Energjisë për harmonizimin e kuadrit rregullator për zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike, përfshirë edhe shkëmbimet ndërkufitare të energjisë elektrike dhe rregullat për menaxhimin e kapaciteteve të interkoneksionit;
ë) Merr masa për të siguruar shmangien e ndërsubvencionimit ndërmjet veprimtarive të  transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit;
f) Respekton lirinë kontraktore mbi kontratat e furnizimit me ndërprerje dhe ato afatgjata, me  kushtin që të jenë në përputhje me legjislacionin mbi konkurrencën dhe ndihmën shtetërore;
g)    Siguron, në bashkëpunim me autoritete të tjera, zbatimin me efektivitet të masave mbrojtëse ndaj klientëve fundorë, përfshirë ato të përmendura në nenet 82, 84 dhe 85, të këtij ligji;
gj) U siguron klientëve mundësinë e aksesit ndaj të dhënave të konsumit në një format të kuptueshëm, të përgatitur nga operatori i sistemit; 
h) Siguron mosdiskriminimin, konkurrencën dhe funksionimin e tregut;
i)    Publikon metodologjitë e tarifave apo kushtet e shërbimeve të rregulluara;
j) Kontribuon në përputhshmërinë e proceseve të shkëmbimit të të dhënave kryesore të  tregut rajonal;
k)    Nxit masat për efiçencën e energjisë dhe menaxhimin e kërkesës, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në sektorin e energjisë elektrike;
 l)  Publikon në faqen e tij të internetit raporte katërmujore në lidhje me funksionimin e tregut të energjisë elektrike;
ll)  Rishikon dhe rregullon tarifat e energjisë elektrike për veprimtaritë e licencuara për të cilat është vendosur detyrimi i shërbimit publik, duke shmangur ndërsubvencionimin ndërmjet veprimtarive të prodhimit, shpërndarjes, transmetimit dhe furnizimit, si dhe ndërmjet kategorive të  klientëve;
m)  Me propozimin e të licencuarve, miraton rregullat për shitjen, blerjen dhe shkëmbimin e energjisë elektrike për procedurat që zhvillohen nga të gjithë pjësëmarrësit e tregut që ushtrojnë funksionet e prodhuesit dhe furnizuesit të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik si dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në lidhje me sigurimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes. Në hartimin dhe miratimin e këtyre rregulloreve, ERE do të bazohet në parimet e barazisë, konkurrencës dhe transparencës.

2. ERE ka të drejtat e mëposhtme:

a)    Merr vendime të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e të gjithë të licencuarve që veprojnë në sektorin elektrik;
b)    Përcakton rregullat dhe kërkesat për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike;  
c)    Në rast se është e nevojshme, vendos detyrime ndaj operatorëve të sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes lidhur me kushtet e shërbimit, përfshirë dhe tarifat, për të siguruar zbatimin e tyre në mënyrë proporcionale dhe jodiskriminuese. Në rast se operatorët e transmetimit ose shpërndarjes krijojnë vonesa në ndryshimin e tarifave, ERE ndryshon ose miraton tarifa të përkohshme transmetimi apo shpërndarjeje dhe merr vendim për masat e përshtatshme kompensuese, në rast se tarifat e miratuara rezultojnë të ndryshme nga ato të përkohshme; 
ç) Kryen monitorime dhe vlerësime të funksionimit të tregut të energjisë elektrike, detyron të licencuarit të ndërmarrin masa të nevojshme dhe proporcionale për nxitjen e konkurrencës efektive dhe sigurinë e funksionimit të tregut;
d)    Bashkëpunon me Autoritetin e Konkurrencës dhe të mbikëqyrjes së tregut për shqyrtimin e sjelljeve apo veprimeve të mundshme antikonkurruese prej pjesëmarrësve të tregut; 
dh)    Kërkon informacion prej të licencuarve në kuadër të realizimit të detyrave të tij;
e)    Vendos masa administrative efektive, proporcionale dhe parandaluese ndaj të licencuarve; 
ë)    Shqyrton dhe miraton në përputhje me parimin e planifikimit me koston më të ulët  planet e investimeve të operatorëve të transmetimit dhe shpërndarjes dhe monitoron zbatimin e tyre, në përputhje me rregullat përkatëse.
f)    Zgjidh mosmarrëveshjet në lidhje me ankesat e paraqitura nga klientët dhe mosmarrëveshjet e lindura midis të licencuarve, sipas parashikimeve të këtij ligji.
g)    Monitoron zbatimin e kontratave, performancën e shërbimeve të kryera nga të licencuarit, duke ushtruar të drejtën aksesit mbi dokumentacionin dhe informacionin mbi të licencuarin dhe duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit të marrë.
gj) Kontrollon nëse furnizuesit kanë respektuar kushtet e kontratës ose nëse shërbimi është kryer në  përputhje me kërkesat e përcaktuara në kushtet e licencës së tyre apo rregulloret e miratuara nga ERE.
h)    Vendos ose miraton standarde dhe kushte mbi cilësinë e shërbimit të ofruar nga të licencuarit.
i)    Raporton, në përputhje me kërkesat e legjislacionit shqiptar në fuqi, në institucionet e Komunitetit të Energjisë dhe institucionet  e tjera përkatëse  ndërkombëtare.
j)    Në rast se një pjesëmarrës i tregut i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik refuzon të nënshkruajë një kontratë të miratuar nga ERE, atëherë ERE vendos hyrjen në fuqi të kontratës dhe detyrimin e palëve për zbatimin e saj.
k)    Në rast të një mosmarrëveshjeje për ekzekutimin e një kontrate sipas shkronjës “j”, të pikës 2, të këtij neni, ERE ka autoritet të detyrojë zbatimin e saj brenda një afati njëmujor.

3.    Pa cenuar pavarësinë e vet, në përputhje me parimet e rregullimit, ERE bashkëpunon ngushtë me institucionet e tjera kombëtare dhe, kur është rasti, edhe me  grupet e interesit, në kryerjen e detyrave të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni.

Neni 20
Parimet e vendosjes së tarifave për operimin dhe shërbimet e rrjetit 

1.    Tarifat e aplikueshme për aksesin në rrjet duhet të zbatohen në mënyrë jodiskriminuese ndaj të gjithë përdoruesve të rrjetit dhe duhet të jenë transparente, të reflektojnë kostot reale dhe nevojën për garantimin e sigurisë së rrjetit.  
        Niveli i tarifave të aksesit në rrjet nuk duhet të ketë varësi nga distanca e përdoruesit me rrjetin e energjisë elektrike. Niveli i tarifave për lidhjen me rrjetin e prodhuesve dhe klientëve përcaktohet duke konsideruar nivelin e humbjeve në rrjet, kapacitetin e kufizuar që mund të shkaktohet nga këto lidhje dhe kostot e nevojshme të investimeve infrastrukturore që mundësojnë lidhjen me rrjetin. ERE, në bashkëpunim me operatorët e rrjeteve, miraton rregullat që përcaktojnë kostot që do t’i ngarkohen përdoruesit në lidhje me kushtet e veçanta të pikës së lidhjes.

2.    Tarifat e miratuara dhe metodologjitë e përllogaritjes së tyre duhet të mundësojnë kryerjen e investimeve të nevojshme në rrjet, në mënyrë të tillë që të garantohet se këto investime do të sigurojnë qëndrueshmërinë e  sistemit.
 
3.    Në përcaktimin e tarifave të aksesit në rrjet duhet të merren në konisderatë: 

a)    pagesat dhe faturat që rezultojnë nga mekanizmi i kompensimit ndërkufitar i operatorëve të sistemit të transmetimit të vendeve kufitare; 
b)    pagesat e kryera dhe pagesat e marra, përfshirë edhe pagesat e pritshme të periudhave të ardhshme, vlerësuar mbi bazën e periudhave të mëparshme. 

4.    Vendosja e tarifave të aksesit në rrjet sipas këtij neni do të bëhet pa paragjykuar detyrimet mbi eksportet dhe importet e deklaruara që rezultojnë prej menaxhimit të kapaciteteve të kufizuara, referuar nenit 62, të këtij ligji.

5.    Nuk do të ketë pagesa të veçanta rrjeti lidhur me transaksionet individuale të tranziteve të deklaruara. 

6.    Në miratimin e tarifave të aksesit në rrjet, të shërbimeve të balancimit dhe të metodologjive të tyre,  ERE siguron incentivat e duhur afatshkurtër dhe afatgjatë ndaj Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për rritjen e efektivitetit, rritjen e integrimit të tregut, sigurinë e furnizimit dhe mbështetjen e aktiviteteve kërkimore. 

Neni 21
Monitorimi nga ERE

 
ERE monitoron veç të tjerave:
 
1.  hapjen e tregut dhe zbatimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike;
2.  zbatimin e detyrimit të transparencës prej të licencuarve;
3. nivelin e hapjes së tregut, efektivitetin e konkurrencës së tregut në nivel shitjeje me shumicë dhe pakicë, shkëmbimet, çmimet e klientëve, sistemet e aplikueshme të parapagesës, rregullat e ndryshimit të furnizuesit, rregullat e shkëputjes nga rrjeti, pagesat e shërbimeve të mirëmbajtjes, ankesat e  klientëve dhe çdo shtrembërim apo kufizim të konkurrencës duke informuar autoritetet  kombëtare të konkurrences mbi rastet e hasura; 
4.    nënshkrimin e kontratave kushtëzuese, përfshirë këtu edhe kontrata me kushte të veçanta përjashtuese, të cilat mund të pengojnë klientët jofamiljarë të mëdhenj të kontraktojnë njëkohësisht më tepër se një furnizues apo të kushtëzojnë zgjedhjen e kësaj mundësie prej tyre. Në këto raste, ERE duhet të të informojë autoritetet kombëtare të konkurrencës; 
5.    afatet brenda të cilave operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes përfundojnë lidhjen në rrjet të klientëve të rinj apo kryejnë riparimet në rrjete;
6.    zbatimin e rregullave lidhur me rolet dhe përgjegjësitë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, furnizuesve, klientëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të tregut; 
7.    investimet në kapacitetet e reja prodhuese lidhur me sigurinë e furnizimit; 
8.    zbatimin e masave të sigurisë të përcaktuara në nenin 6, të këtij ligji;
9.    sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit, sigurinë e furnizimit;
10.    bashkëpunimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit me operatorët e transmetimit të vendeve fqinje apo operatorët e rrjeteve evropiane të transmetimit të energjisë elektrike, duke përfshirë, sipas rastit, edhe monitorimin e zbatimit të mekanizmit të kompensimit ndërtransmetues të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, vendosur në kuadër të këtij bashkëpunimi;
11.    rregullat për menaxhimin dhe alokimin e  kapaciteteve të interkoneksioneve, në bashkëpunim me autoritetet rregullatore ose autoritetet përgjegjëse të vendeve të tjera fqinje me të cilat është vendosur interkoneksioni;
12.     menaxhimin e kapacitetit të kufizuar në rrjetin e transmetimit, përfshi interkoneksionet dhe zbatimin e rregullave të menaxhimit të kapacitetit të kufizuar, si dhe ndryshimin e këtyre rregullave kur është e nevojshme;
13.    publikimin e informacionit të duhur prej Operatorit të Sistemit të Transmetimit lidhur me interkonektorët, përdorimin e rrjetit dhe alokimin e kapaciteteve ndaj palëve të interesuara, duke ruajtur konfidencialitetin për informacionin e marrë; 
14.    ndarjen efektive të llogarive, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, për të shmangur ndërsubvencionimet midis aktiviteteve të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit;
15.    kushtet dhe tarifat e lidhjes së prodhuesve të rinj, duke garantuar se janë objektive, transparente dhe jodiskriminuese, duke konsideruar në veçanti kostot dhe përfitimet prej teknologjive të ndryshme të burimeve të rinovueshme;
16.    sigurinë e furnizimit me energji elektrike. 

Neni 22
Regjimi rregullator për çështjet ndërkufitare 

1.    ERE bashkëpunon me entet rregullatore të vendeve fqinje të rajonit dhe me Bordin Rregullator të Komunitetit të Energjisë për:

a)    krijimin e marrëveshjeve operative për menaxhimin optimal të rrjetit, promovimin e shkëmbimeve të ndërsjella dhe alokimin e kapaciteteve ndërkufitare, si dhe rritjen e kapaciteteve të interkoneksionit nëpërmjet interkoneksioneve të reja, duke mundësuar rritjen e konkurrencës, përmirësimin e sigurisë së furnizimit pa diskriminim të të licencuarve dhe tregtarëve të vendeve të ndryshme, palë të Komunitetit të Energjisë;
b)    koordinimin e hartimit dhe zbatimit të kodit të rrjetit prej operatorit të rrjetit të transmetimit dhe aktorëve të tjerë të tregut; 
c)    koordinimin e hartimit të rregullave që rregullojnë menaxhimin e kapaciteteve të kufizuara.

2.    Në bashkëpunim me autoritetet e tjera përkatëse kombëtare, ERE ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet rregullatore të vendeve të rajonit për forcimin e bashkëpunimit rajonal rregullator. 

Neni 23
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

1.    Çdo palë e interesuar, që ka ankesa ndaj operatorit të transmetimit apo shpërndarjes, si dhe ndaj të licencuarve të tjerë lidhur me zbatimin e detyrimeve të tyre në përputhje me përcaktimet e këtij ligji apo akteve të tjera nënligjore të sektorit të energjisë elektrike, mund t’i paraqesë për zgjidhje pranë ERE-s.

2.    ERE vepron si autoritet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura midis të licencuarve, në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse.

3.    ERE, si autoritet i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, merr vendim brenda një afati prej 2 (dy) muajsh nga marrja e ankesës. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 2 (dy) muaj të tjerë, në rastet kur ERE-s i nevojitet informacion shtesë. Çdo zgjatje tjetër e afatit lejohet vetëm me miratimin e ankimuesit.

4.    ERE mund të vendosë mospranimin e ankesës nëse duke marrë në konsideratë specifikën e saj dhe parashikimet e legjislacionit në fuqi, palët duhet ta adresojnë atë pranë organeve kompetente.

5.    Vendimi i ERE-s është i detyrueshëm për zbatim prej palëve, përveç rasteve kur palët nuk janë dakord me të dhe i drejtohen gjykatës sipas legjislacionit në fuqi.

6.    Paraqitja e ankesës sipas parashikimeve të këtij neni nuk i heq të drejtën palës së interesuar për t’u drejtuar pranë organeve të tjera kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Neni 24 
Raportimi i ERE-s

1.    ERE, brenda datës 31 mars të çdo viti, paraqet në Kuvend një raport vjetor mbi situatën e sektorit të energjisë elektrike dhe veprimtaritë e ERE-s për vitin paraardhës. Pas paraqitjes dhe miratimit në Kuvend, ky raport publikohet në faqen zyrtare të internetit të ERE-s.

2.    Në raportin e përgatitur nga ERE në përputhje me pikën 1, të këtij neni, përshkruhet aftësia e përgjithshme e sistemit të energjisë elektrike për të përmbushur kërkesën aktuale dhe atë të pritshme të energjisë elektrike, përfshirë në veçanti:
 
a)    sigurinë operative të rrjetit;
b)    balancën e parashikuar të kërkesës dhe furnizimit me energji elektrike në tregun e brendshëm për një periudhë pesëvjeçare;
c)    nivelin e pritshëm të kërkesës dhe perspektivën e sigurisë së furnizimit për një periudhë pesë deri pesëmbëdhjetëvjeçare nga data e raportit; 
ç)    kapacitetin shtesë prodhues të propozuar, të planifikuar apo në fazë ndërtimi;
d)    parashikimin e investimeve, për jo më pak se pesë vitet e ardhshme, që planifikohen të realizohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit apo çdo palë tjetër, lidhur me rritjen e kapacitetit ndërkufitar të interkoneksionit;
dh) cilësinë dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrjeteve; 
e)    masat për menaxhimin e kërkesës në pik dhe ndërprerjeve në furnizimin me energji elektrike; 
ë)    masat e përshtatshme, në rast nevoje, të rritjes së sigurisë së furnizimit.

3.    Informacioni i  i raportit vjetor, të përmendur në shkronjën “d”, të pikës 2, të këtij neni, bazohet në:
 
a)    parimet e menaxhimit të kufizimit të kapaciteteve në linjat ekzistuese dhe ato të  planifikuara të sistemit të transmetimit; 
b)    modelet e pritshme të prodhimit, furnizimit, shkëmbimeve ndërkufitare dhe konsumit, duke mundësuar marrjen e masave për menaxhimin e kërkesës; 
c)    objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.

4.    Në funksion të përgatitjes së raportit vjetor, Operatori i Sistemit të Transmetimit paraqet në ERE informacion të hollësishëm për investimet e parashikuara:

a)    për linjat e interkoneksionit;
b)    për ndërtimin e linjave të brendshme të rrjetit, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në linjat e interkoneksioneve ndërkufitare.

PJESA E PESTË 
DISPOZITAT E SISTEMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

SEKSIONI I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME TË SISTEMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE DHE RREGULLAT PËR RRJETIN DHE INTERKONEKSIONET

Neni 25
Funksionimi i integruar i sistemit të energjisë elektrike

Sistemi i energjisë elektrike operon si një sistem i integruar me procese të vazhdueshme prodhimi, transformimi, transmetimi, shpërndarjeje dhe konsumi të energjisë elektrike.

Neni 26
Lidhja me rrjetin

1.    Operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes duhet të sigurojnë lidhjen me rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes mbi kushte jodiskriminuese.

2.    Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka të drejtë të refuzojë lidhjen në rrjet të një përdoruesi të rrjetit me arsyetimin e kufizimeve të mundshme në të ardhmen të kapaciteteve aktuale të rrjetit apo krijimit të një kufizimi të kapacitetit në pjesë të largëta të sistemit të transmetimit. Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka të drejtë të refuzojë një pikë lidhjeje të re, bazuar në arsyetimin se do të krijojë kosto shtesë lidhur me nevojën e krijimit të kapaciteteve shtesë të elementeve të sistemit në zonën përreth pikës së lidhjes.

3.    ERE miraton rregullat dhe procedurat për lidhjet e reja, të propozuara nga i licencuari, ku përfshihet edhe metodologja e llogaritjes së kostove dhe marrëveshja standarde e lidhjes, të cilat janë transparente dhe efiçente për të siguruar lidhjen në mënyrë jodiskriminuese të çdo përdoruesi në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes. Këto rregulla e procedura specifikojnë edhe të drejtat dhe detyrimet e operatorit të rrjetit përkatës dhe të palës që kërkon lidhjen, në veçanti, kushtet për lidhjen, afatet, pikat e matjes si dhe kufijtë e pronësisë midis sistemit dhe përdoruesit të sistemit. Lidhjet e përdoruesve të energjisë elektrike në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes bëhen në bazë të një marrëveshjeje, sipas rregullave të miratuara  nga ERE.

4.    Rregullat marrin në konsideratë në mënyrë të veçantë kostot dhe përfitimet që shoqërojnë lidhjen në rrjet të prodhuesve të burimeve të rinovueshme, si dhe rrethanat  e veçanta të prodhuesve të ndodhur në zona të largëta dhe zona me dendësi të ulët të popullsisë.

5.    Operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes i japin çdo përdoruesi të ri që dëshiron të lidhet me rrjetin informacion të plotë, përfshirë:
 
a)    një vlerësim të plotë dhe të hollësishëm të kostove për realizimin e lidhjes së  kërkuar;
b)    afatin e nevojshëm e të arsyeshëm për përpunimin e kërkesës dhe të realizimit të lidhjes me rrjetin.
 
6.    Përdoruesit e rinj që dëshirojnë të lidhen në rrjet, pas miratimit të kërkesës për lidhjen e tyre nga ana e operatorit përkatës të sistemit, mund të kontraktojnë palë të treta për kryerjen e punimeve të nevojshme për lidhjen në rrjet, në  përputhje me dispozitat dhe specifikimet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhjes, të nënshkruar ndërmjet përdoruesit të ri dhe operatorit të sistemit. Operatori i sistemit përcakton kriteret dhe kushtet teknike që  duhet të plotësohen për lidhjen me rrjetin.

Neni 27
Kostot për lidhjen me rrjetin

1.    Kostot e plota për lidhjen me rrjetin ekzistues do të mbulohen nga pala që kërkon të lidhet në rrjet.

2.    Kostot e lidhjes do të përcaktohen nga operatori i sistemit, në përputhje me rregullat dhe procedurat për lidhjet e reja, ku përfshihen edhe metodologja e llogaritjes së kostove dhe marrëveshja standarde e lidhjes, të propozuara nga operatori dhe të miratuara nga ERE. Metodologjia duhet të jetë                      jodiskriminuese, transparente dhe bëhet publike për palët e interesuara.

3.    Në llogaritjen e pagesës së lidhjes merren në konsideratë pika e lidhjes dhe kapaciteti i saj, qëllimi i synuar dhe modeli i konsumit, ndonjë kërkesë e veçantë ose statusi i përdoruesit të rrjetit, si dhe karakteristika të tjera të lidhjes.

4.    Kur lidhja realizohet prej operatorit të sistemit, kostot e lidhjes duhet të parapaguhen nga pala kërkuese. Në këto kosto përfshihen kostot e pajisjeve, mjetet e konsumit të nevojshme për instalimin, të tilla si materiale pune dhe lëndë djegëse, amortizim i aseteve të përdorura për instalim, kostot e fuqisë punëtore, shërbimeve të nënkontraktuara dhe kosto të tjera të lidhura me to. Në kostot e lidhjes, të ngarkuara palës kërkuese, përfshihen gjithashtu edhe kostot që lidhen me përforcimin ose përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese apo përmirësimin e operimit të rrjetit që mund të nevojitet për lidhjen.

5.    Operatori i Sistemit të Transmetimit ose Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në rast mungese të kapaciteteve të nevojshme për lidhjen e përdoruesve të rinj, mund të hyjë në marrëveshje me palën kërkuese për përmirësimin e sistemit, në mënyrë që të bëhet e mundur lidhja e kërkuar, me kusht që kostot të përballohen nga pala kërkuese. Kjo marrëveshje duhet të miratohet nga ERE, pas propozimit nga i licencuari.

6.    Në rast të lidhjes së përdoruesve të rinj të rrjetit, lidhjet operohen respektivisht prej Operatorit të Sistemit të Transmetimit ose Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, përfshirë përgjegjësinë për mirëmbajtjen, kostoja e së cilës paguhet prej përdoruesit, ndërsa pronësia e aseteve të lidhjes që i shtohen rrjetit ekzistues i mbetet përdoruesit, deri në amortizim të plotë të aseteve apo në përfundim të autorizimit të dhënë, kushte të përcaktuara në marrëveshjen e lidhjes, nënshkruar ndërmjet palëve. Pas amortizimit të plotë të aseteve të lidhjes, pronësia e tyre do të kalojë tek Operatori i Sistemit të Transmetimit apo Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

7.    Në rastin kur Operatori i Sistemit të Transmetimit apo Operatori i Sistemit të Shpërndarjes argumenton rëndësinë që ka në zhvillimin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes një pjesë ose e gjithë lidhja e ndërtuar nga përdoruesi, ky i fundit është i detyruar ta transferojë tek Operatori i Sistemit të Transmetimit apo Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, bazuar në një kompensim të drejtë dhe në përputhje me rregullat e lidhjes së re, të miratuara nga ERE.   

Neni 28
Aksesi i palëve të treta 

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes garantojnë aksesin në rrjet për të gjithë klientët dhe përdoruesit e sistemit, mbi baza jodiskriminuese dhe bazuar në tarifat e miratuara nga ERE.
 
2.    Prodhuesit, që prodhojnë energji nga burime të rinovueshme, kanë përparësi dhe u garantohet aksesi në rrjetet elektrike.

3.    Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes mund të refuzojnë aksesin në rrjetin e tyre, në rast se mungon kapaciteti i nevojshëm. Vendimi për refuzimin e lidhjes në rrjet duhet të jetë i arsyetuar, të bazohet në kushte teknike dhe ekonomike objektive dhe duhet të marrë në konsideratë detyrimin e shërbimit publik si dhe detyrimet për mbrojtjen e klientëve fundorë, të përcaktuara nga ky ligj.

4.    ERE siguron që kushtet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, zbatohen në mënyrë të vazhdueshme. Në rast se një pale të interesuar i është refuzuar aksesi në rrjet, ajo mund të ndjekë një procedurë për zgjidhje të mosmarrëveshjes.

5.    Në rast refuzimi të aksesit në rrjet prej Operatorit të Sistemit të Transmetimit ose Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ERE, nëpërmjet operatorit të rrjetit, u siguron palëve të interesuara informacionin e nevojshëm. Në rastet kur kërkohet një informacion i tillë, operatori i rrjetit mund të aplikojë një tarifë të arsyeshme, e cila reflekton koston për sigurimin e këtij informacioni. 

Neni 29
Interkoneksioni me sistemet e tjera elektroenergjetike

1.    Sistemi kombëtar i transmetimit lidhet me sistemet e transmetimit të vendeve të tjera nëpërmjet linjave ekzistuese të interkoneksionit, atyre që do të  ndërtohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në përputhje me planin e investimit të rrjetit, të miratuar nga ERE, apo prej palëve të treta, sipas parashikimeve të këtij ligji.

2.    Operimi i Sistemit të Transmetimit, në paralel me sistemet e ndërlidhura të vendeve të tjera, kryhet në përputhje me marrëveshjet dy- ose më shumë palëshe midis operatorëve të sistemeve të ndërlidhura të transmetimit, duke respektuar kërkesat teknike, kërkesat e operimit të sigurt dhe standarde të tjera për interkoneksionet, të përcaktuara nga ERE. 

Neni 30
Interkonektorët e rinj në rrymë të vazhduar

1. Interkonektorët e rinj në rrymë të vazhduar dhe çdo rritje e konsiderueshme e kapacitetit të interkonektorëve ekzistues në rrymë të vazhduar, të ndërtuar pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kërkesën e investitorit, mund të përjashtohen nga detyrimi për t’u siguruar të drejtë aksesi palëve të treta mbi këtë linjë, sipas parashikimeve të nenit 28, të këtij ligji, nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:

a)    Investimi përmirëson konkurrencën në furnizimin e energjisë elektrike;
b)    Niveli i riskut lidhur me investimin është i tillë, që investimi nuk do të mund të kryhej nëse nuk jepet përjashtimi nga detyrimi për t’u siguruar të drejtë  aksesi palëve të treta;
c)    Interkonektori është pronë e një personi, i cili është i ndarë nga pikëpamja ligjore nga Operatori i Sistemit të Transmetimit;
ç)    Ndaj përdoruesve të interkonektorit aplikohen pagesa për shfrytëzimin e kapaciteteve të tij;
d)    Asnjë pjesë e kapitalit ose kostove operacionale të interkonektorit nuk është mbuluar prej ndonjë komponenti tarifash të aplikuara ndaj përdorimit të rrjetit të transmetimit apo shpërndarjes, të lidhur nga interkonektori;
 dh) Përjashtimi nga detyrimi për t’u siguruar të drejtë aksesi palëve të treta nuk dëmton konkurrencën ose funksionimin efektiv të tregut të brendshëm apo të tregut të vendit tjetër me të cilin është lidhur interkonektori.

2. Në raste të veçanta, pika 1 është e zbatueshme edhe për interkonektorët me rrymë alternative, me kushtin që kostot dhe rreziqet e investimit në fjalë të jenë veçanërisht të larta krahasuar me kostot dhe risqet e hasura normalisht për lidhjen me rrjetin e transmetimit të një vendi fqinj nëpërmjet një interkonektori me rrymë alternative.

3.    Përjashtimi mund të përfshijë një pjesë ose të gjithë kapacitetin e interkonektorit të ri ose të kapacitetit shtesë të interkonektorit ekzistues, siç përcaktohet në pikën 1, të këtij neni.

4.    Në marrjen e vendimit për dhënien e përjashtimit rast pas rasti dhe në përputhje me vendimin e autoriteteve rregullatore të shteteve të përfshira, vendosen kushte lidhur me kohëzgjatjen e përjashtimit dhe aksesin jodiskriminues në interkonektor, si dhe mënyrën e  funksionimit të interkonektorit gjatë dhe pas periudhës së përjashtimit. Në vendosjen e këtyre kushteve merren në konsideratë të veçantë kapacitetet e reja transmetuese që do të ndërtohen, rritja e kapaciteteve ekzistuese, afatet kohore të projektit dhe rrethanat specifike të vendeve të interesuara. Vendimi për përjashtimin merret në bashkërendim me autoritetet rregullatore të vendeve të përfshira.

5.    Para dhënies së përjashtimit, ERE vendos për rregullat dhe mekanizmat për menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve, në marrëveshje të përbashkët me autoritetin rregullator të vendit të interesuar. Në rregullat e menaxhimit të kapaciteteve të kufizuara do të përfshihet detyrimi i ofrimit të kapaciteteve të papërdorura në treg. Në vlerësimin e kritereve të përmendura në shkronjat “a”, “b” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij neni, merren në konsideratë rezultatet e procedurës së alokimit të kapaciteteve.

6.    Kur ERE së bashku me autoritetet rregullatore të vendeve të interesuara kanë arritur një marrëveshje për vendimin e përjashtimit, brenda gjashtë muajve, ata informojnë Bordin Rregullator të Komunitetit të Energjisë dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për këtë vendim, i cili në veçanti përmban:

a)    arsyet në bazë të të cilave është dhënë ose refuzuar përjashtimi, përfshirë informacionin financiar që justifikon nevojën për përjashtim;
b)    analizën e bërë për efektin mbi konkurrencën dhe funksionimin efektiv të tregut të brendshëm që rezulton nga dhënia e përjashtimit;
c)    arsyet për periudhën kohore dhe kapacitetin për të cilin është dhënë përjashtimi;
ç) rezultatet e procesit të konsultimit të ERE-s.

7.    Jo më vonë se 2 muaj nga dita pasardhëse e marrjes së njoftimit, sipas pikës 6, të këtij neni, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mund të nxjerrë një opinion, në bazë të të cilit i kërkon ERE-s të ndryshojë ose të shfuqizojë vendimin për përjashtim. Afati 2-mujor mund të zgjatet nëse del e nevojshme marrja e informacioneve shtesë nga ana e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Gjithashtu, ky afat mund të zgjatet me pëlqimin e ERE-s dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

8.    ERE duhet të marrë në konsideratë opinionin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë që rekomandon ndryshimin apo shfuqizimin e vendimit për përjashtim. Në rastet kur vendimi përfundimtar i ERE-s është i ndryshëm nga opinioni i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, ERE duhet të sigurojë e të publikojë, së bashku me këtë vendim, edhe arsyet mbi të cilat është mbështetur ky vendim.

9.    Bordi Rregullator i Komunitetit të Energjisë do të marrë vendimin e përjashtimit:

a)    në rastet kur autoritetet rregullatore të përfshira nuk arrijnë në një vendim brenda 6 muajve nga data e fundit e depozitimit të kërkesës për përjashtim pranë autoriteteve rregullatore përkatëse;
b)    në bazë të kërkesës së autoriteteve rregullatore të përfshira.

10.    Vendimi i përjashtimit, përfshirë dhe çdo kusht të vendosur, duhet të jetë i arsyetuar dhe duhet të publikohet.

11.    Kushtet dhe procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e interkonektorëve të rinj, sipas parashikimeve të këtij neni, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Autorizimi hyn në fuqi me marrjen e të gjitha lejeve dhe autorizimeve të nevojshme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për ndërtimin e linjës, përfshirë të drejtat mbi titullin e truallit të nevojshëm ku do të ndërtohet linja.

12.    Pas periudhës së përjashtimit, nëse pronari nuk do që të përdorë linjën e interkoneksionit në regjimin e aksesit të lirë ndaj palëve të treta, sipas rregullave dhe kërkesave që rregullojnë funksionimin e rrjetit kombëtar, fillimisht i ofron të drejtën e blerjes për vlerën kontabël të mbetur të asetit për pjesën e ndodhur brenda territorit kombëtar Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Në rast se Operatori i Sistemit të Transmetimit refuzon ofertën, atëherë pronari, duke respektuar rregullat e parashikuara në vendimin e Këshillit të Ministrave sipas pikës 11, të këtij neni, mund të ofrojë shitjen e aseteve që gjenden brenda territorit të vendit ndaj palëve të treta, të cilat do të përdorin linjën në përputhje me rregullat dhe kërkesat që rregullojnë veprimtarinë e rrjetit kombëtar të transmetimit. 

Neni 31
Linjat direkte

1.    Të gjithë prodhuesit dhe furnizuesit e energjisë elektrike brenda një territori të caktuar mund të furnizojnë mjediset e tyre, filialet dhe klientët e tyre, nëpërmjet një linje direkte.

2.    Linjat direkte, që ndërtohen për eksportimin e energjisë elektrike nga prodhuesi vendas drejt një konsumatori jashtë vendit, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3.    Linjat direkte, të cilat ndërtohen për lidhjen e një prodhuesi brenda vendit me një konsumator brenda vendit apo një shoqëri furnizimi që furnizon mjediset e veta apo klientët e vet të kualifikuar, si dhe linjat, të cilat lidhen me sistemin e transmetimit për qëllime mirëmbajtjeje, miratohen nga ministria përgjegjëse për energjinë.

4.    Kushtet dhe procedurat për autorizimin e ndërtimit të linjave direkte miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

5.    Ministria autorizon ndërtimin e një linje direkte, edhe në rastet kur aplikuesit i është refuzuar aksesi në rrjet për rastet e parashikuara në nenin 28, të këtij ligji, ose nëse është iniciuar një procedurë për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje, sipas parashikimeve të nenit 23, të këtij ligji.

6.    Ministria, pas marrjes së mendimit të ERE-s, refuzon dhënien e autorizimit për ndërtimin e një linje direkte në rast se dhënia e një autorizimi të tillë pengon përmbushjen e detyrimeve të shërbimit publik dhe mbrojtjen e klientit, të përcaktuara sipas dispozitave të këtij ligji. Argumentet për një refuzim të tillë duhet të jenë plotësisht të arsyetuara.

7.    Mundësia e furnizimit me energji elektrike nëpërmjet një linje direkte, sikurse përcaktohet në pikën 2, të këtij neni, nuk pengon të drejtën e klientit për të lidhur marrëveshje furnizimi me energji elektrike nga një furnizues tjetër i zgjedhur prej tij.

8.    Shpenzimet për ndërtimin dhe operimin e linjave direkte do të përballohen nga mbajtësi i autorizimit.

9.    Për krijimin, ushtrimin dhe përfundimin e të drejtave lidhur me ndërtimin dhe operimin e linjave direkte që kalojnë nëpërmjet pasurisë së një pale të tretë do të jenë të zbatueshme dispozitat e Kodit Civil.

Neni 32
Standardet teknike dhe të sigurisë në sektorin elektrik

1.    Rregullat teknike për projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjave e të pajisjeve elektroenergjetike në Republikën e Shqipërisë, përfshirë edhe rregullat e sigurimit teknik, propozohen nga ministra përgjegjëse për energjinë dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
 
2.    Rregullat e përmendura në pikën 1, të këtij neni, duhet të jenë objektive,                  jodiskriminuese dhe të sigurojnë një operim të qëndrueshëm e të sigurt të sistemit të energjisë elektrike, përfshirë edhe ndërveprimin me sistemet e energjisë elektrike të vendeve fqinje.

3.    Centralet e prodhimit të energjisë elektrike, sistemi i transmetimit, sistemi i shpërndarjes, linjat e interkoneksionit ose ato direkte konsiderohet se plotësojnë rregullat dhe kriteret teknike të aplikueshme ndaj tyre, kur ato janë në përputhje me standardet e harmonizuara shqiptare.

4.    Standardet e përcaktuara në pikën 3, të këtij neni, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrisë përgjegjëse për energjinë e cila i harton në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardeve.

5.    Kontrolli i zbatimit dhe mbikëqyrja e rregullave teknike të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, për sektorin e energjisë elektrike, do të kryhen nga strukturat përkatëse inspektuese në varësi të ministrit përgjegjës për energjinë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

Neni 33
Ndarja e llogarive të shoqërive të sektorit elektrik

1.    Çdo i licencuar mban llogari të veçanta në librat e kontabilitetit për secilën nga veprimtaritë e licencuara që ushtron, me qëllim shmangien e diskriminimit, ndërsubvencionimit dhe cenimit të konkurrencës. Këto llogari mund të paraqiten të konsoliduara, përveç rastit kur aktivitetet e kryera lidhen me shpërndarjen apo transmetimin e energjisë elektrike. Çdo i licencuar, që kryen veprimtarinë e transmetimit apo shpërndarjes së energjisë elektrike, mban llogari të veçanta për çdo aktivitet tjetër që mund të kryejë, i cili  nuk lidhet me energjinë elektrike.

2.    Llogaritë e brendshme të të licencuarit duhet të përfshijnë bilancin dhe pasqyrat financiare fitim-humbje për secilën veprimtari. Të ardhurat që siguron i licencuari nga çdo e drejtë mbi rrjetin e transmetimit ose shpërndarjes duhet të specifikohen në llogaritë e të licencuarit.

3.    Çdo i licencuar përgatit, paraqet për auditim dhe publikon pasqyrat financiare vjetore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për standardet e kontabilitetit. Auditimi, në veçanti, duhet të verifikojë nëse është respektuar detyrimi për shmangien e ndërsubvencionimit ndërmjet veprimtarive të licencuara.

4.     Të licencuarit duhet të bëjnë të disponueshme për palët e interesuara pasqyrat financiare vjetore të tyre. 

Neni 34
Zonat e mbrojtura dhe të sigurisë

1.    Për mbrojtjen dhe operimin normal të objekteve elektrike dhe të aseteve të tyre ndihmëse, si dhe për shmangien e rrezikut ndaj njerëzve, pasurisë dhe mjedisit përcaktohen zonat e mbrojtura dhe të sigurisë.

2.    Këshilli i Ministrave, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton me vendim kushtet për përcaktimin e zonave të mbrojtura dhe të sigurisë, si dhe kufizimet e zbatueshme për këto zona.

SEKSIONI II
LICENCIMI

Neni 35
Veprimtaritë e licencuara dhe përjashtimet

1.    Çdo person juridik, që kryen një veprimtari në sektorin e energjisë elektrike sipas pikës 2, të këtij neni, duhet të pajiset me licencën përkatëse të lëshuar nga ERE, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji.

2.    ERE lëshon licencë për veprimtaritë e mëposhtme:

a)    Prodhimin e energjisë elektrike;
b)    Operimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike;
c)    Operimin e sistemit të shpërndarjes të energjisë elektrike;
ç) Furnizimin e energjisë elektrike; 
d)    Tregtimin e energjisë elektrike;
dh) Operimin e tregut të energjisë elektrike.

3.    Forma, mënyra dhe tarifat e aplikueshme për dhënien e licencave përcaktohen në rregulloren e procedurave të licencimit, e cila hartohet dhe miratohet nga ERE në përputhje me nenin 36, të këtij ligji. ERE jep licencë për operimin e sistemit të transmetimit dhe operimin e tregut të energjisë elektrike vetëm një personi juridik.
 
4.    Për kryerjen e secilit aktivitet, objekt i licencimit nga ERE, do të lëshohen licenca të veçanta edhe në rastin kur i jepen të njëjtës shoqëri. Në vendosjen e kushteve të licencave, ERE shmang mospërputhjet e mundshme midis kushteve të licencave të lëshuara për veprimtari të ndryshme, të kryera nga e njëjta shoqëri.

5.    Njësitë e pushtetit vendor mund të kryejnë secilën prej veprimtarive të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, nëse ato pajisen me licencën përkatëse nga ERE, me përjashtim të aktivitetit të përcaktuar në shkronjat “b” dhe “dh”, të pikës 2, të këtij neni.

6.    Për ndërtimin dhe operimin e një linje direkte nuk nevojitet licencë transmetimi apo shpërndarjeje.

7.    Çdo vetëprodhues, i cili nuk është i lidhur me rrjetin kombëtar, përveç rastit kur lidhja me rrjetin kombëtar bëhet për qëllime të mirëmbajtjes së njësisë së tij të prodhimit, nuk është i detyruar të pajiset me licencë për prodhimin e energjisë elektrike.

8.    Çdo prodhues, përfshirë edhe vetëprodhuesit, të lidhur me rrjetin kombëtar për qëllime të ndryshme nga parashikimi i pikës 8, me kapacitet të instaluar jo më të madh se 1 MW, nuk janë të detyruar të pajisen me licencë për prodhimin e energjisë elektrike. Këta prodhues apo vetëprodhues janë të detyruar të respektojnë kushtet dhe rregullat për mënyrën e operimit, të përcaktuara në rregulloren e miratuar nga ERE.  

Neni 36 
Procedurat e licencimit

1.    Licencat jepen nga ERE, sipas procedurave transparente, të cilat sigurojnë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues. ERE miraton rregulloren për procedurat e licencimit, ku përcaktohen afatet, kushtet lidhur me dhënien, modifikimin, transferimin ose heqjen e licencave, pagesat e aplikimeve për licencë, si dhe informacioni që duhet paraqitur në kërkesën për aplikimin për çdo  licencë.
 
2.    ERE miraton procedura të thjeshta dhe të shpejta licencimi për prodhuesit e lidhur në rrjetin e shpërndarjes.

3.    Dhënia e një licence për tregtimin e energjisë elektrike bëhet sipas procedurave të thjeshtuara, të përcaktuara në rregulloren e miratuar nga ERE, në përputhje me parashikimet e pikës 1, të këtij neni. 

Neni 37 
Kushtet e licencimit

1.    ERE përcakton kushtet që duhet të përmbushen për marrjen e çdo licence, duke marrë në konsideratë ndër të tjera:

a)    afatin e vlefshmërisë së licencës, i cili për veprimtaritë e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes nuk mund të jetë më shumë se 30 (tridhjetë) vjet;
b)    vendndodhjet dhe zonat në të cilat do të kryhen veprimtaritë e licencuara të energjisë elektrike;
c)    sigurinë operative dhe qëndrueshmërinë e objekteve, pajisjeve apo rrjetit;
ç) kërkesat për natyrën e burimeve parësore të energjisë;
d)    kërkesat lidhur me sigurinë kombëtare, mbrojtjen e jetës, pasurisë, shëndetit të qytetarëve si dhe rendin publik;
dh) kërkesat financiare;
e)    mbrojtjen e mjedisit;
ë)    nxitjen e efiçencës së energjisë në sektorin e energjisë elektrike;
f)    detyrimet e shërbimit publik siç parashikohet në këtë ligj;
g)    nxitjen e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;
gj) nëse aplikuesi është i organizuar në përputhje me parimin e ndarjes së veprimtarive dhe ndarjes strukturore të përcaktuara në këtë ligj.

2.    Licenca për operimin e sistemit të transmetimit i jepet vetëm një subjekti, i cili certifikohet në përputhje me parashikimet e nenit 55, të këtij ligji.

3. ERE ka të drejtë të kërkojë të dhëna dhe dokumentacionin përkatës, që provojnë kualifikimet dhe aftësitë e aplikuesit për marrjen e një licence.

Neni 38
Njoftimi për aplikimet për licencë dhe vërejtjet

1.    ERE publikon, brenda 14 ditëve nga data e kryerjes së aplikimit për marrjen e një licence, njoftimin për aplikimin e bërë, në përputhje me procedurën e përcaktuar në rregulloren për procedurat e licencimit.
  
2. Gjatë marrjes së vendimit, ERE duhet të marrë në shqyrtim dhe të vlerësojë vërejtje ose kundërshtimet e arsyeshme e të bazuara, të paraqitura nga  institucionet publike apo palët e tjera të interesuara në lidhje me kërkesën për licencë, duke arsyetuar në vendim pranimin ose jo të tyre.

3.    ERE merr vendim për dhënien ose jo të një licence prodhimi të energjisë elektrike, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e aplikimit dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e aplikimit për licencat e tjera, përveç rastit kur mund të vendosë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit, në përputhje me rregulloren për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s, të miratuar sipas nenit 9, të këtij ligji. Në çdo rast, zgjatja e afatit të marrjes së vendimit nuk mund të jetë më shumë se 30 (tridhjetë) ditë.

Neni 39 
Refuzimi i një licence

1.    ERE refuzon dhënien e një licence, nëse aplikuesi nuk përmbush ndonjë nga kushtet e përcaktuara në nenin 38, të këtij ligji, ose në qoftë se dhënia e licencës mund të cenojë interesin publik apo të përbëjë rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Vendimi i ERE-s arsyeton shkaqet për refuzimin e licencës. Kur ERE gjykon se ndonjë nga kushtet e paplotësuara nuk është thelbësor dhe mund të korrigjohet, ERE mund të japë licencën me kusht që i licencuari të përmbushë kushtin e paplotësuar, brenda një periudhe të caktuar kohore të përcaktuar në vendim.

2.    Licenca nuk i jepet një personi:

a)    i cili është në proces falimentimi ose likuidimi, siç parashikohet në legjislacionin për falimentin; 
b)    të cilit i është revokuar ose hequr licenca dhe nuk ka përfunduar periudha brenda së cilës është i ndaluar riaplikimi për licencë, siç është përcaktuar në vendimin përkatës të ERE-s për heqjen e licencës.

Neni 40
Heqja e një licence

1.    ERE heq një licencë kur i licencuari:
 
a)    nuk përmbush kushtet thelbësore të licencës së dhënë sipas këtij ligji;
b)    shkel dispozitat ligjore për mbrojtjen e mjedisit gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij;
c)    rrezikon jetën, shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve;
ç)    nuk kryen pagesat e rregullimit të vendosura nga ERE, siç përcaktohet nga neni 17, i këtij ligji;
d)    bëhet financiarisht i paaftë ose kërkon shpalljen e falimentimit;
dh) me kërkesë të të licencuarit;
e)    ka pushuar së kryeri funksionet e caktuara sipas licencës.
 
2. ERE miraton rregulloren, ku përcaktohen kushtet dhe procedurat për  heqjen e një licence. Përveç rasteve të heqjes së licencës në përputhje me përcaktimet e shkronjave “dh” dhe “e”, të pikës 1, të këtij neni, këto procedura duhet të përcaktojnë detyrimisht që ERE:

a) të njoftojë me shkrim të licencuarin për fillimin e procedurave nga e ERE-s për heqjen e licencës. Njoftimi duhet të shprehë qartësisht arsyet për heqjen e licencës; 
b)    t’i japë mundësinë të licencuarit të përgjigjet me shkrim brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit për fillimin e procedurave për heqjen e licencës;
c) kur është në interesin  publik, mund t’i japë të licencuarit 30 ditë kohë pas përgjigjes së tij me shkrim që të veprojë në përputhje me kushtet e licencës dhe të shmangë shkakun për heqjen e saj.

3. Në rastet kur ERE merr vendim për heqjen e një licence të licencuarit që ushtron veprimtarinë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes apo furnizimit, ndaj të cilit është vendosur detyrimi i shërbimit publik, në mënyrë që asetet, pronë e të licencuarit, të vazhdojnë të shfrytëzohen për sigurinë e furnizimit të energjisë elektrike ndaj konsumatorëve, ERE, bazuar në rregulloren përkatëse të procedurave të heqjes së licencës, vendos një nga masat e përkohshme, të përcaktuara më poshtë:

a)    Merr vendim për të vendosur nën administrim të kufizuar, për një periudhë të caktuar kohore shoqërinë së cilës i është hequr licenca në mënyrë që të sigurohet ushtrimi i aktivitetit dhe operimi i aseteve të saj deri në marrjen e masave sipas pikës 7, të këtij neni.
b)    Cakton një shoqëri tjetër për kryerjen e veprimtarisë së shoqërisë së cilës i është hequr licenca, e cila duhet të përmbushë kushtet përkatëse të licencimit.
c)    Merr vendim për të vendosur një administrator të përkohshëm të shoqërisë së cilës i është hequr licenca në mënyrë që të sigurohet ushtrimi i aktivitetit dhe operimi i aseteve të saj deri në marrjen e masave sipas pikës 7, të këtij neni. Në këtë rast, ERE, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, emëron një administrator, i cili është përgjegjës për të siguruar një aktivitet normal, përfshirë edhe operimin e aseteve të shoqërisë, së cilës i është hequr licenca sipas kushteve përkatëse.
 
4.    Për rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 3, të këtij neni, ERE përcakton kushtet dhe detyrimet që duhet të zbatohen nga shoqëria së cilës i është hequr licenca, gjatë periudhës së zbatimit të masave të përkohshme.
  
5.    Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton me vendim procedurën dhe kushtet për emërimin e administratorit, i cili do të realizojë një administrim të përkohshëm të shoqërisë sipas shkronjës “c”, të pikës 3, të këtij neni.

6.    Derisa licenca të transferohet te një shoqëri tjetër, do të aplikohen kushte të përkohshme, për një periudhë jo më të gjatë se 12 muaj nga data e heqjes së licencës, zbatimi i të cilave monitorohet nga ERE.

7.    Rregullat, procedurat dhe kriteret për zbatimin e kërkesave sipas pikave 1, 2, 3 dhe 5, të këtij neni, përcaktohen nga ERE në rregulloren përkatëse të procedurave të heqjes së licencës.

8.    Kur ERE heq licencën e prodhimit, transmetimit apo shpërndarjes për rastet e parashikuara në shkronjën “b”, të pikës 3, të këtij neni, Këshilli i Ministrave, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e heqjes së licencës, kryen procedurën e shpronësimit në bazë të një kompensimi të drejtë të aseteve të të licencuarit, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Neni 41 
Modifikimi i kushteve të një licence

1.    ERE mund të modifikojë kushtet e një licence, me iniciativën e vet ose me kërkesën e të licencuarit, pasi ka marrë në konsideratë ndikimet e pritshme që modifikimet e iniciuara apo të propozuara sjellin ndaj detyrimeve që i  licencuari ka në përputhje me këtë ligj dhe kushtet e licencës së tij.

2.    Përpara miratimit të modifikimit të një licence, ERE publikon modifikimet e propozuara dhe shqyrton vërejtjet ose ankesat e mundshme të paraqitura nga publiku lidhur me këtë proces.

3.    ERE modifikon kushtet e një licence, në rastet kur ndryshojnë aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtaritë në sektorin e energjisë elektrike bazuar në parimin e transparencës dhe mosdiskriminimit.

4.    Për modifikimin e një licence zbatohen procedurat e mëposhtme:

a)    ERE publikon një njoftim për fillimin e procedurave për modifikimin e licencës, në formatin e përcaktuar në rregulloren për procedurat e licencimit;
b)    ERE nuk bën asnjë modifikim të licencës, pa shqyrtuar vërejtjet ose ankesat e mundshme lidhur me këtë aplikim sipas rregullores së procedurave të licencimit.

    
Neni 42 
Ndalimi i transferimit të një licence ose aseteve

 

1.    Asnjë i licencuar nuk mund të transferojë licencën ose ndonjë prej aseteve të tij të përdorura për kryerjen e veprimtarive të licencuara, nëpërmjet shitjes, hipotekimit, lënies peng, dhënies me qira, shkëmbimit ose formave të tjera, pa miratimin paraprak me shkrim të ERE-s.

2.    ERE, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton rregulloren për procedurat për shqyrtimin e transferimit të aseteve nëpërmjet shitjes, dhënies me qira, transferimit, hipotekimit, barrës ose çfarëdolloj disponimi tjetër të pajisjeve ose aseteve fikse të të licencuarit, të përdorura për kryerjen e veprimtarisë së prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, duke përfshirë edhe rastet përjashtimore të lejimit të transferimit të aseteve me vlerë minimale apo aseteve që nuk lidhen ngushtësisht me veprimtarinë e licencuar.  

Neni 43
Standardet e njësuara të llogarive 

1.    ERE, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, harton dhe miraton një sistem të njësuar dhe standard të llogarive për të gjithë të licencuarit që veprojnë në tregun të energjisë elektrike, mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe standardet e pranuara ndërkombëtare mbi kontabilitetin.
 
2.    Raportimi vjetor financiar i të licencuarve tek ERE bëhet sipas këtij sistemi.

Neni 44 
Aksesi ndaj llogarive të të licencuarve

1.    Të licencuarit, që operojnë në tregun e energjisë elektrike, janë të detyruar të paraqesin në ERE pasqyrat e plota financiare për vitin përkatës ushtrimor. Pasqyrat financiare hartohen në përputhje me sistemin standard të llogarive sipas përcaktimeve të nenit 43 dhe depozitohen në ERE, brenda datës 31 janar të vitit pasardhës. Të licencuarit, që operojnë në tregun e energjisë elektrike, janë të detyruar gjithashtu të depozitojnë kopjen e audituar të pasqyrave financiare, brenda datës 31 qershor të vitit pasardhës.
 
2.    Në kryerjen e funksioneve të saj, ERE ka të drejtën e aksesit ndaj të dhënave, në bazë të të cilave janë hartuar pasqyrat financiare të shoqërive që operojnë në tregun e energjisë elektrike.

3.    ERE ruan konfidencialitetin e informacionit të ndjeshëm tregtar të marrë nga shoqëritë e licencuara që veprojnë në tregun e energjisë elektrike. ERE mund të transmetojë këtë informacion të ndjeshëm tregtar kur kërkohet nga autoritetet kompetente, në përputhje me funksionet e tyre të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 45
Detyrimet e shërbimit publik

1.    Këshilli i Ministrave, duke marrë në konsideratë interesin publik, përcakton me vendim, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, detyrimet e shërbimit publik që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, që lidhen me:
 
a)    sigurinë e furnizimit; 
b)    cilësinë e shërbimit;
c)    tarifat për kryerjen e një detyrimi të shërbimit publik;
ç) mbrojtjen e mjedisit;
d)    efiçencën e energjisë;
              dh) burimet e rinovueshme të energjisë;
e)    ndryshimet klimaterike;
ë) çdo rrethanë tjetër që ndikon në interesin publik.

2.    ERE vendos ndaj një të licencuari, që ushtron aktivitet në sektorin e energjisë elektrike, detyrimin e shërbimit publik, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, të përmendur në      pikën 1, të këtij neni. Çdo detyrim i shërbimit publik, i vendosur nga ERE, përfshihet në licencën e të licencuarit, duke ndjekur procedurën për dhënien e një licence të re ose procedurën për modifikim të një licence aktuale të të licencuarit.

3. Vendosja e detyrimit të shërbimit publik ndaj një të licencuari sipas pikës 2, të këtij neni, bëhet në mënyrë transparente, jodiskriminuese, duke mos penguar hapjen e tregut të energjisë elektrike.

4.    Në vendosjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj një të licencuari, ERE merr në konsideratë aftësinë teknike, financiare dhe organizative të të licencuarit dhe nëse ky i fundit ka ofruar një shërbim publik për të njëjtën zonë apo kategori klientësh, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

5.    Të licencuarit nuk do t’i vendoset si detyrim i shërbimit publik ndërtimi i një rrjeti në një zonë të caktuar, në të cilën nuk ka rrjet në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç rasteve kur është e nevojshme për lidhjen e prodhuesve të rinj të energjisë së rinovueshme, bazuar në rregulloren e miratuar nga ERE, e cila duhet të përcaktojë shpërndarjen transparente dhe jodiskriminuese të kostove shtesë ndërmjet përdoruesve të rrjetit që kërkojnë shërbimin dhe atyre përdoruesve ekzistues, nëse ka.

6.    Vendimi i ERE-s, nëpërmjet të cilit vendoset detyrimi i shërbimit publik ndaj një të licencuari, duhet:

a)    të përcaktojë në mënyrë të qartë detyrimin e shërbimit publik;
b)    të përcaktojë në mënyrë të qartë të licencuarin në sektorin e energjisë elektrike, që do të jetë i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik;  
c)    të marrë në konsideratë mbulimin e kostove të të licencuarit të ngarkuar me këtë detyrim;
ç) të specifikojë natyrën e çdo të drejte ekskluzive ose të veçantë që i është caktuar të licencuarit në fjalë;
d)    të përcaktojë kategoritë e klientëve, zonën dhe periudhën për të cilën është vendosur detyrimi i shërbimit publik; 
         dh)    të përcaktojë qartësisht mënyrën e financimit dhe mënyrën e përllogaritjes së kompensimit që do të merret nga i licencuari, të cilit i është ngarkuar realizimi i detyrimit të shërbimit publik;
e)    të përcaktojë dhe të argumentojë në mënyrë të qartë se detyrimi i vendosur përbën kufizimin më të vogël dhe se është proporcional dhe i domosdoshëm për sigurimin e shërbimit publik në fjalë.

7.    Detyrimi i vendosur i shërbimit publik nuk do të krijojë diskriminim midis të licencuarve të së njëjtës kategori, brenda vendit.

8.    Kostot e shkaktuara për realizimin e detyrimit të shërbimit publik nga i licencuari do të njihen nga ERE në momentin kur do të miratohen tarifat për shërbimet e realizuara, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. ERE do të përcaktojë alokimin e kostove të përmbushjes së detyrimit të shërbimit publik te klientët fundorë, në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese.

9.    Për çdo kosto shtesë që i shkaktohet të licencuarit, si rezultat i realizimit të detyrimit të  shërbimit publik, që nuk përfshihet në tarifën e përcaktuar nga ERE, sipas pikës 8, të këtij neni, do të bëhet kompensim financiar apo kompensim në forma të tjera, i cili do të përcaktohet në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese. Kompensimi për këto kosto shtesë nuk duhet të tejkalojë kostot e shkaktuara për kryerjen e detyrimit të shërbimit publik, për shkak të të cilit të licencuarit i ulen të ardhurat që do të siguronte. Kompensimi mund të përfshijë një fitim të arsyeshëm. Çdo kompensim që i bëhet të licencuarit për realizimin e detyrimit të shërbimit publik, sipas kësaj pike, do të vlerësohet nga komisioni i ndihmës shtetërore në bashkëpunim me ERE-n dhe Ministrinë e Financave dhe do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

10.    Të licencuarit, të cilëve u vendoset detyrimi i shërbimit publik gjatë kryerjes së veprimtarive të tyre, monitorohen nga ERE për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara.

11.    ERE, pas vendosjes së detyrimit të shërbimit publik ndaj një të licencuari të sektorit të energjisë elektrike, informon Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë lidhur me të gjitha masat e marra për të plotësuar detyrimet e shërbimit publik, për mbrojtjen e klientëve e të mjedisit, si dhe efektet e mundshme të këtyre masave mbi konkurrencën.
   
12.    ERE do të njoftojë Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë periodikisht, çdo dy vjet, për çdo ndryshim në masat e marra në përputhje me pikën 11, të këtij neni. 

SEKSIONI III
PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 46 
Të licencuarit në prodhimin e energjisë elektrike

1.    Prodhimi i energjisë mund të kryhet vetëm nga persona fizikë ose juridikë që janë të pajisur me licencën e prodhimit të energjisë elektrike, përveç kur përcaktohet ndryshe nga dispozitat e tjera të këtij ligji.

2.    Në rastin kur prodhuesi i energjisë elektrike është një shoqëri që kontrollohet plotësisht ose pjesërisht nga shteti, Këshilli i Ministrave përcakton autoritetin publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të tij, i cili duhet të jetë i pavarur nga pronari i sistemit të transmetimit në kuptimin e nenit 52, të ligjit. 

 

Neni 47
Autorizimet për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese 

1.    Miratimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese bëhet në bazë të një procedure transparente dhe jodiskriminuese, sipas autorizimit të ministrit përgjegjës për energjinë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.

2.    Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, miraton me vendim, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, rregullat dhe procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, gjatë hartimit të të cilave mbahen në konsideratë rrethanat e mëposhtme:

a)    Siguria e sistemit të energjisë elektrike, instalimeve dhe pajisjeve të lidhura me to;
b)    Mbrojtja e shëndetit dhe e sigurisë publike;
c)    Mbrojtja e mjedisit;
ç) Përdorimi i truallit dhe vendndodhja;
d)    Efiçenca e energjisë;
dh) Natyra e burimeve parësore të energjisë;
e)    Karakteristikat e veçanta të aplikuesit, të tilla si aftësitë teknike, ekonomike dhe financiare;
ë)    Përputhja me masat e marra për shërbimin publik dhe mbrojtjen e  klientëve;
f)    Kontributi i kapacitetit prodhues në përmbushjen e objektivit të vënë për energjinë që duhet të prodhohet nga burimet e rinovueshme në  përputhje me legjislacionin në fuqi;
g)    Kontributi i kapacitetit gjenerues në reduktimin e emetimeve të gazrave të efektit serë;
 gj) Shitja e energjisë elektrike;
h)    Vlera e tarifës që do të paguajë në favor të shtetit (royalty) përfituesi i autorizimit.

3.    Procedurat dhe kushtet për dhënien e autorizimeve bëhen publike.

4.    Në rast refuzimi të dhënies së autorizimit, shkaqet e refuzimit duhet të jenë të bazuara, objektive dhe jodiskriminuese dhe i njoftohen palës së interesuar.  

 

Neni 48
Ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese për menaxhimin 
e kërkesës dhe efiçencës së energjisë 

1.    Për përmbushjen e objektivave kombëtarë për menaxhimin e kërkesës dhe efiçencës së energjisë, në rastet kur kapaciteti i instaluar është i pamjaftueshëm të garantojë sigurinë e furnizimit me energji, ministria përgjegjëse për energjinë inicion procedurat për sigurimin e kapaciteteve të reja prodhuese.
 
2.    Kapacitetet e reja prodhuese sigurohen nëpërmjet një procedure konkurruese ose çdo procedure të ngjashme me të në kuadrin e transparencës dhe mosdiskriminimit, mbi bazën e kushteve të publikuara paraprakisht.

3.    Kushtet dhe procedurat për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese sipas pikës 1, të këtij neni, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, ku, ndër të tjera, duhet të merren në konsideratë rrethanat e parashikuara në pikën 2, të nenit 47, të këtij ligji.

4.    Të dhënat e procedurës konkurruese për kapacitetet e reja prodhuese për menaxhimin e kërkesës dhe efiçencës së energjisë vihen në dispozicion të çdo shoqërie të interesuar. Ministria përgjegjëse për energjinë informon Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për çdo procedurë konkurruese të iniciuar, sipas parashikimeve të këtij neni.

5.    Për të siguruar transparencë dhe jodiskriminim, specifikimet e procedurës së prokurimit duhet të përmbajnë një përshkrim të detajuar të të dhënave të kontratës, përfshirë edhe skemat nxitëse të aplikueshme, si dhe një listë shteruese të kritereve e kushteve përzgjedhëse që duhet të përmbushen nga shoqëritë e interesuara.

6.    Procedura konkurruese i nënshtrohet kushteve të përcaktuara në këtë nen  dhe në legjislacionin përkatës në fuqi. 

Neni 49 
Të drejtat dhe përgjegjësitë e prodhuesit

1.    Prodhuesit kanë të drejtë:

a)    të përdorin në centralet e tyre elektrike burimet parësore të energjisë, që ata i konsiderojnë më të përshtatshme, në përputhje me teknologjinë e prodhimit, karakteristikat teknike dhe kushtet e mbrojtjes së mjedisit që përcaktohen në licencat e tyre dhe legjislacionin në fuqi;
b)    të shesin energjinë elektrike dhe të sigurojnë shërbimet ndihmëse dhe të balancimit në tregun e energjisë elektrike në përputhje me  rregullat e tregut dhe rregulloret e tjera të ERE-s;
c)    të krijojnë dhe të mbajnë sistemin e tyre të komunikimit në kohë reale për lidhjen me objektet e tyre prodhuese, me klientët ose me nivelet operative të kontrollit;
               ç) të transmetojnë energjinë e tyre elektrike nëpërmjet sistemit të transmetimit ose sistemit të shpërndarjes;
d)    të kenë akses në rrjetet e transmetimit e të shpërndarjes, duke paguar tarifat përkatëse, të miratuara nga ERE.

2.    Prodhuesit janë të detyruar: 

a)    të respektojnë kushtet e licencës së tyre të prodhimit;
b)    të veprojnë në përputhje me urdhrat e lëshuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit,  në  përputhje me këtë ligj;
c)    të sigurojnë shërbime ndihmëse ndaj Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në përputhje me karakteristikat teknike, Kodin e Transmetimit, Kodin e Shpërndarjes dhe rregullat e tregut;
ç)    të njoftojnë operatorin e sistemit menjëherë për çdo situatë të rrezikshme, aksident ose rrethana të tjera të cilat e rrezikojnë apo do të rrezikonin sigurinë e furnizimit ose përmbushjen e ndonjë detyrimi tjetër kontraktor;
d)    të respektojnë kodet e transmetimit e të shpërndarjes, rregullat e tregut dhe rregulloret e tjera të miratuara në përputhje me këtë ligj, përfshirë çdo detyrim mbi shërbimet ndihmëse;
dh)    të përmbushin të gjitha detyrimet e tjera që mund të lindin nga zbatimi i këtij ligji, rregulloreve përkatëse dhe legjislacionit në fuqi, të cilat vendosin detyrime lidhur me operimin e centraleve prodhuese;
e)    të ofrojnë kapacitetin e tyre në mënyrë transparente, jodiskriminuese dhe të bazuar në parimet e tregut ndaj të gjithë klientëve të tregut me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike, përfshirë edhe ata që janë të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik; 
ë) të japin të dhëna në përputhje me detyrimin e transparencës dhe monitorimit të tregut.

Neni 50 
Rezerva e lëndës djegëse ose e kapacitetit prodhues

1.    Subjektet, të cilat prodhojnë energji elektrike duke përdorur lëndë djegëse, janë të detyruara të mbajnë rezerva të veçanta të lëndëve djegëse ose kapacitete rezervë prodhuese të energjisë elektrike, në mënyrë që të sigurojnë një furnizim të qëndrueshëm të klientëve.

2.    Lloji dhe sasia e rezervës së lëndës djegëse ose e kapacitetit rezervë për tipe të ndryshme të centraleve prodhuese përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3.    Kostot e rezervës së lëndës djegëse dhe të kapacitetit rezervë të një prodhuesi konsiderohen si kosto operimi.

SEKSIONI IV
TRANSMETIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 51
Operatori i Sistemit të Transmetimit

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit është personi juridik i licencuar për kryerjen e veprimtarisë së transmetimit të energjisë elektrike, i cili ka në pronësi sistemin e transmetimit dhe përmbush kriteret e pavarësisë, të përcaktuara në nenin 52, të këtij ligji.

2.    Licenca për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, e lëshuar përpara hyrjes në  fuqi të këtij ligji, do të jetë e vlefshme për kryerjen e aktiviteteve të licencuara, deri në certifikimin e tij sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj dhe lëshimin e një licence të re.

3.    ERE do të japë licencën e re për Operatorin e Sistemit të Transmetimit jo më vonë se data 1 qershor 2016.

4.    Këshilli i Ministrave përcakton autoritetin publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të tij të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, i cili duhet të jetë i pavarur nga aktivitetet e prodhimit apo furnizimit në kuptim të nenit 52, të ligjit. 

Neni 52
Ndarja e pronësisë së Operatorit të Sistemit të Transmetimit

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit është i organizuar si një subjekt i pavarur juridik, i ndarë nga aktivitetet e tjera në sektorin e energjisë elektrike, si prodhimi, shpërndarja, tregtimi dhe furnizimi me energji elektrike, si dhe interesat e ngjashëm tregtarë, në përputhje me parimet dhe kërkesat e përcaktuara në dispozitat e këtij ligji.

2.    Operatori i Sistemit të Transmetimit ka në pronësi sistemin e transmetimit të energjisë elektrike, që përfshin linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, nënstacionet e transformimit të energjisë elektrike me nivele të transformimit të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV, dhe zbarat 110 kV në të gjitha nënstacionet 110/TM kV, deri në pikën e matjes së energjisë në anën 110 kV të transformatorëve 110/TM kV, përfshirë pajisjet komutuese të linjave 110 kV, si dhe operon infrastruktura të tjera të ngjashme të këtij niveli tensioni të cilat nuk janë në pronësi të tij, që shërbejnë për livrimin e energjisë tek operatori i shpërndarjes dhe/ose klientët e lidhur direkt me sistemin e transmetimit.

3.    Duke filluar nga data 1 janar 2016, i njëjti person nuk ka të drejtë që në të njëjtën kohë:

a) të ushtrojë kontroll, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mbi një të licencuar, që kryen ndonjë nga veprimtaritë e prodhimit apo furnizimit dhe të ushtrojë kontroll ose ndonjë të drejtë tjetër ndaj Operatorit të Sistemit të Transmetimit ose rrjetit të transmetimit;
b) të ushtrojë kontroll, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mbi Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose mbi rrjetin e transmetimit dhe të ushtrojë kontroll ose të ushtrojë ndonjë të drejtë mbi një të licencuar që kryen ndonjë nga veprimtaritë e prodhimit apo furnizimit; 
c)    të emërojë anëtarët e këshillit mbikëqyrës, bordit drejtues ose organeve që përfaqësojnë ligjërisht Operatorin e Sistemit të Transmetimit apo rrjetin e transmetimit dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të ushtrojë kontroll apo ndonjë të drejtë mbi një të licencuar që kryen ndonjë nga veprimtaritë e prodhimit apo furnizimit;
ç) të jetë anëtar i këshillit mbikëqyrës, bordit drejtues ose organeve të tjera që përfaqësojnë të licencuarin pranë të licencuarve që kryejnë veprimtarinë e prodhimit ose furnizimit dhe veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit ose rrjetit të transmetimit.

4.    Ndalimet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, do të zbatohen në mënyrë të veçantë për:

a)    kompetencën për të ushtruar të drejtën e votës;
b)    kompetencën për të emëruar anëtarët e këshillit mbikëqyrës, bordit drejtues ose organeve që përfaqësojnë të licencuarin;
c)    të drejtën e mbajtjes së një pjese të shumicës së aksioneve.

5.    Detyrimi i parashikuar në pikën 3, të këtij neni, do të konsiderohet se është përmbushur nëse dy ose më shumë shoqëri, të cilat kanë rrjetet e tyre të transmetimit, kanë krijuar një sipërmarrje të përbashkët, e cila vepron si një operator i sistemit të transmetimit në dy ose më shumë shtete. Asnjë shoqëri tjetër nuk mund të jetë pjesë e kësaj sipërmarrjeje të përbashkët, përveç rastit kur shoqëria është përcaktuar si operator i pavarur i sistemit të transmetimit dhe është certifikuar sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj.

6.    Kur personi i përmendur në pikën 3, të këtij neni, është një organ publik që kontrollohet nga shteti, atëherë dy organe të veçanta publike që ushtrojnë kontroll, njëri mbi Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose mbi rrjetin e transmetimit dhe tjetri mbi të licencuarin që kryen funksionin e prodhimit ose të furnizimit të energjisë elektrike, do të konsiderohen sikur nuk janë i njëjti person.

7.    Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili ka qenë pjesë e një shoqërie të integruar vertikalisht, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, duhet të marrë masat që të mos përhapë apo të transferojë informacione të ndjeshme tregtare te njësitë e tjera të shoqërisë së mëparshme të integruar vertikalisht, që kryejnë ndonjë nga veprimtaritë e prodhimit apo furnizimit me energji elektrike.

Neni 53
Të drejtat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit ka të drejtë të faturojë dhe të arkëtojë tarifën e transmetimit, të miratuar paraprakisht nga ERE, në përputhje me metodologjinë e tarifave.

2.    Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka të drejtë të blejë dhe të shesë energji elektrike, përveç rastit për mbulimin e humbjeve të energjisë në rrjetin e transmetimit dhe sigurimin e shërbimeve ndihmëse e të balancimit.

3.    Operatori i Sistemit të Transmetimit do të shkëmbejë ose do të ndajë shërbimet e balancimit me operatorët e sistemit të transmetimit të shteteve fqinje për rregullimin e frekuencës brenda rrjetit, në përputhje me marrëveshjet operacionale ndërmjet operatorëve të sistemit të transmetimit të rajonit dhe parashikimeve të këtij ligji për promovimin e bashkëpunimit rajonal.

Neni 54
Detyrat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit ka këto detyra kryesore:
 
a)    Siguron aftësinë afatgjatë të sistemit për të plotësuar kërkesën e arsyeshme për transmetimin e energjisë elektrike, duke operuar, ruajtur dhe zhvilluar në kushte ekonomike të sigurta, të besueshme dhe efikase sistemin e transmetimit, në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.  
b)    Kontribuon në sigurinë e furnizimit nëpërmjet sigurisë së sistemit dhe kapaciteteve të qëndrueshme të transmetimit.
c)    Përdor pajisjet e rrjetit të transmetimit, në përputhje me rregullat dhe standardet teknike, përmbushja e të cilave do të jetë objekt i inspektimit teknik nga organe të autorizuara, të përcaktuara me ligj.
ç)    Siguron ofrimin e shërbimeve të sistemit në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, në bazë të parimit të kostos dhe ndikimit mjedisor më të ulët.
d)    Menaxhon flukset e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit, duke marrë parasysh shkëmbimet e energjisë elektrike me sistemet e tjera të ndërlidhura dhe siguron të gjitha shërbimet ndihmëse të nevojshme.
  dh)    Siguron shmangien e diskriminimit midis përdoruesve të sistemit të transmetimit.
e)    Ofron ndaj përdoruesve të sistemit të gjithë informacionin e nevojshëm për përdorimin e efektshëm të rrjetit.
ë) Siguron lidhjen e përdoruesve të sistemit me rrjetin e transmetimit, në bazë të parashikimeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë procesin e lidhjes në  rrjet.
f)    Me miratimin paraprak të ERE-s, harton dhe publikon procedura transparente, të efektshme dhe jodiskriminuese për lidhjen e përdoruesve dhe të centraleve të reja të prodhimit të energjisë me sistemin e transmetimit.
g) Lidh kontrata me qëllim sigurimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit, si dhe për rezervën e energjisë dhe shërbimet e tjera ndihmëse të kërkuara për operimin e sigurt të sistemit, bazuar në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, rregullave të tregut dhe kostos minimale.
 gj)    Harton dhe publikon në faqen e internetit Kodin e Transmetimit, i cili miratohet nga ERE. 
h)    Kryen balancimin e sistemit, mbështetur në parime objektive, transparente e jodiskriminuese, në përputhje me Kodin e Transmetimit dhe rregullat e tregut, të miratuara nga ERE;
i)    Zbaton, pas miratimit paraprak nga ERE, rregulla objektive, transparente dhe jodiskriminuese për alokimin e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare. 
j) Shkëmben  informacionin e  kërkuar me operatorët e transmetimit të sistemeve fqinje me qëllim funksionimin e sigurt dhe efikas, zhvillimin e koordinuar dhe ndërveprimin e sistemeve të ndërlidhura.
k) Krijon një mekanizëm të trajtimit të ankesave për çështjet që kanë të bëjnë me aksesin dhe përdorimin e rrjetit të transmetimit.
l) Alokon  kapacitetet e interkoneksionit dhe menaxhon kapacitetin e kufizuar me operatorët e rrjeteve të transmetimit fqinje, në bazë të kritereve objektive, transparente e jodiskriminuese, dhe publikon informacionin në lidhje me kapacitetet ndërkufitare në përputhje me dispozitat e nenit 62, të këtij ligji.
           ll)    Ruan informacionin e nevojshëm për vlerësimin e parametrave të cilësisë së furnizimit me energji elektrike në sistemin e transmetimit, bazuar në rregullat për cilësinë e furnizimit me energji elektrike, përfshirë informacionin mbi sigurimin e furnizimit, cilësinë e tensionit, cilësinë e shërbimit dhe informacione të tjera të përcaktuara nga ERE.
m) Kryen një analizë vjetore të humbjeve në rrjetin e transmetimit, si dhe harton e zbaton masat e reduktimit të humbjeve dhe masa të tjera të efiçencës së energjisë.
 n)     Mbledh pagesat që lidhen me kapacitetet e kufizuara dhe pagesat që lidhen me mekanizmin e kompensimit ndërmjet sistemeve të OST-ve të shteteve fqinje.
 nj)  Raporton çdo katër muaj në ERE, në përputhje me kërkesat e licencës, për:

i.    ndërprerjet e planifikuara, të nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit; 
ii.    kërkesat e përdoruesve të sistemit dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit për zhvillimin e rrjetit të transmetimit; 
iii.    funksionimin e sistemit të transmetimit; 
iv.    alokimin dhe përdorimin e kapaciteteve ndërkufitare në  përputhje me detyrimet kontraktuale me OST-të e vendeve fqinje;
v.    përdorimin dhe menaxhimin aktual të të ardhurave të siguruara nga kufizimet e kapaciteteve ndërkufitare;
vi.    kontratat për sigurinë e shërbimeve ndihmëse të lidhura me ofruesit e këtij shërbimi;    
vii.    kontratat për prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit.

2.    Operatori i Sistemit të Transmetimit mban tregues të cilësisë të sistemit të  transmetimit dhe paraqet raporte vjetore pranë ERE-s, në përputhje me  rregulloren për cilësinë e furnizimit me energji elektrike, të miratuar nga ERE.

3.    Funksionet e operimit të tregut të energjisë elektrike dhe transaksionet e tij kryhen nga operatori i tregut, si një njësi e organizuar brenda Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Operatori i tregut duhet të jetë funksionalisht i ndarë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në përputhje me parashikimet e këtij ligji, rregullave të tregut dhe Kodit të  të Transmetimit të energjisë elektrike. 

Neni 55
Caktimi dhe certifikimi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit

1.    Përpara se të licencohet për kryerjen e veprimtarisë së operimit të sistemit të transmetimt, Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të certifikohet sipas procedurës së përcaktuar në këtë nen.

2.    ERE, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përcakton  kërkesat për aplikim dhe certifikim të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, përfshirë dokumentacionin e nevojshëm që provon përmbushjen e kushteve sipas nenit 52, të këtij ligji. Aplikimi për certifikim paraqitet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, në përputhje me kushtet e përcaktuara në procedurën e miratuar nga ERE.

3.    ERE merr një vendim lidhur me certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit brenda 4 (katër) muajve nga data e aplikimit dhe dorëzimit të të gjithë dokumentacionit dhe informacionit të kërkuar. Operatori i Sistemit të Transmetimit zhvillon veprimtarinë e tij në bazë të kushteve të licencës aktuale, të miratuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në momentin e marrjes së vendimit të ERE-s për certifikimin e tij, sipas parashikimeve të këtij neni.

4.    Në çdo kohë gjatë procedurës së certifikimit, ERE mund të kërkojë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit çdo informacion të nevojshëm për përmbushjen e këtij detyrimi. ERE ruan konfidencialitetin e informacionit të ndjeshëm tregtar.

5.    ERE njofton Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për                          projektvendimin për certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

6.    ERE do të marrë vendimin për certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit brenda 2 muajve nga data e njoftimit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, duke marrë në konsideratë rekomandimet e tij. Nëse vendimi përfundimtar i ERE-s është i ndryshëm nga rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, ERE duhet të publikojë dhe të arsyetojë shkaqet e mospranimit të tyre, duke informuar Sekretariatin për këtë vendim.

7.    Vendimi përfundimtar i ERE-s për certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit si dhe relacioni përkatës publikohen në faqen e internetit të ERE-s.

8.    Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton ERE-n për çdo veprim që planifikon të kryejë, për të cilin mund të kërkohet një rivlerësim lidhur me pajtueshmërinë e tij me kushtet e parashikuara në nenin 52, të këtij ligji.

9.    ERE monitoron përputhshmërinë e veprimtarisë së Operatorit të Sistemit të Transmetimit me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj. ERE rishikon procedurën e certifikimit të përmendur në pikën 1, të këtij neni, në rastet e mëposhtme:

a)    Pas njoftimit nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në përputhje me pikën 8, të këtij neni;
b)    Me nismën e tij, kur ka një dyshim të arsyeshëm se një ndryshim i planifikuar ndikon në të drejtat ose në kontrollin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe mund të çojë në shkelje të dispozitave të nenit 61 ose në rastet kur një shkelje e tillë mund të ketë ndodhur;
c) Me kërkesën e justifikuar të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Neni 56
Certifikimi në lidhje me shtetet e treta

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit do të njoftojë ERE-n, në rastet kur një person ose persona të një vendi të tretë marrin kontrollin e këtij operatori.

2.    ERE do të njoftojë menjëherë Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në rastet e mëposhtme:

a) Kur kërkohet certifikimi nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili kontrollohet nga një person ose persona nga një vend i tretë;
b)    Për çdo rrethanë që do të rezultojë, nëse një ose disa persona nga një vend i tretë marrin kontrollin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

3.    ERE harton një projektvendim për certifikimin, brenda katër (4) muajve nga data e njoftimit nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. ERE do të ketë të drejtë të refuzojë certifikimin nëse:

a)    Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk përmbush kërkesat për pavarësinë dhe ndarjen e përcaktuar në këtë ligj; 
b)    dhënia e certifikimit do të vërë në rrezik sigurinë e furnizimit me energji elektrike të vendit apo vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë. Kur ERE gjykon mbi këtë bazë, merr parasysh:

i. të drejtat dhe detyrimet e Komunitetit të Energjisë në lidhje me atë vend të tretë, që rrjedhin sipas së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e lidhura me një ose më shumë vende të treta, ku Komuniteti i Energjisë është palë dhe që adreson çështjet e sigurisë së furnizimit me energji;
ii.  të drejtat dhe detyrimet e Shqipërisë lidhur me atë vend të tretë, që rrjedhin nga marrëveshjet e lidhura me të, për aq sa ato janë në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë;
iii. fakte dhe rrethana të tjera specifike të lidhura me vendin e tretë në fjalë.

4.    Përpara se ERE të miratojë një vendim për certifikim, ajo do të kërkojë një mendim nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, nëse:

a) subjekti i interesuar përmbush kërkesat e pavarësisë;
b) dhënia e certifikimit nuk do të vërë në rrezik sigurinë e furnizimit me energji të vendeve të Komunitetit të Energjisë.

5.    Sekretariati i Komunitetit të Energjisë do të shqyrtojë kërkesën e përmendur në pikën 4, menjëherë pas marrjes së saj, dhe jep mendimin e tij brenda një afati prej 2 (dy) muajve pas marrjes së kërkesës.

6.    Në përgatitjen e opinionit, Sekretariati mund të kërkojë qëndrimin e    ERE-s, ministrisë përgjegjëse për energjinë dhe palëve të interesuara. Sekretariati do të japë mendimin e tij brenda 4 (katër) muajve pas marrjes së kërkesës në përputhje me pikën 4, të këtij neni.

7.    Mungesa e opinionit nga ana e Sekretariatit, brenda periudhës së përcaktuar në pikën 5 ose 6, do të konsiderohet si miratim i vendimit të ERE-s.

8.    Vendimi përkatës i ERE-s për certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit ose refuzimin për dhënien e certifikimit do t’i njoftohet menjëherë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, së bashku me të gjitha informacionet e nevojshme.

9.    Vendimi përfundimtar për certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, kontrolli i të cilit merret nga një ose disa persona të një vendi të tretë, do të miratohet dhe do të publikohet në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 55, të këtij ligji.

Neni 57
Zhvillimi i rrjetit të transmetimit

1.    Brenda datës 30 shtator të çdo viti, Operatori i Sistemit të Transmetimit, pasi të jetë konsultuar me palët e interesuara, i paraqet ERE-s një plan dhjetëvjeçar të zhvillimit të rrjetit, duke u mbështetur në kërkesën dhe ngarkesën ekzistuese si dhe atë të parashikuar. Plani i zhvillimit të rrjetit duhet të përmbajë masa efikase në mënyrë që të garantojë përshtatshmërinë e sistemit dhe sigurinë e furnizimit. Plani duhet të përfshijë edhe mjetet financiare të parashikuara për investimet në sistemin e transmetimit, duke marrë gjithashtu në konsideratë planifikimin urban dhe rajonal të zonës ku shtrihen instalimet e transmetimit si dhe duhet të hartohet në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së mjedisit.

2.    Plani dhjetëvjeçar i zhvillimit të rrjetit duhet në veçanti:

a) të informojë pjesëmarrësit e tregut për infrastrukturën transmetuese kryesore që duhet të ndërtohet ose të përmirësohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme;
b)    të përmbajë të gjitha investimet e miratuara dhe të identifikojë investimet e reja të cilat duhet të zbatohen në tri vitet e ardhshme;
c) të përcaktojë një afat për të gjitha projektet e investimeve.

3.    Në përgatitjen e planit dhjetëvjeçar të zhvillimit të rrjetit, Operatori i Sistemit të Transmetimit bën parashikime të arsyeshme për zhvillimin e prodhimit, furnizimit, konsumit dhe shkëmbimeve me vendet e tjera, duke marrë parasysh edhe planet e investimeve për rrjetet rajonale të Komunitetit të Energjisë.

4.    ERE konsultohet në mënyrë të hapur dhe transparente me të gjithë përdoruesit aktualë ose të ardhshëm të mundshëm të sistemit për planin dhjetëvjeçar të zhvillimit të rrjetit. Personave ose shoqërive që planifikojnë se do të jenë përdorues të ardhshëm të sistemit mund t’u kërkohet të paraqesin argumente të bazuara për të mbështetur kërkesat e tyre. ERE publikon rezultatin e procesit të konsultimit, duke paraqitur në mënyrë të veçantë nevojën e mundshme për investime.

5.    ERE do të shqyrtojë nëse plani dhjetëvjeçar i zhvillimit të rrjetit mbulon të gjitha nevojat për investimet e identifikuara gjatë procesit të konsultimit. Në  rast se  nevojat për investime nuk pasqyrohen, ERE mund të kërkojë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të ndryshojë planin e tij dhjetëvjeçar të zhvillimit të rrjetit. ERE monitoron dhe vlerëson zbatimin e planit dhjetëvjeçar të zhvillimit të rrjetit.

6. Operatori i Sistemit të Transmetimit paraqet pranë ERE-s, së bashku me aplikimin për miratimin e tarifës, planin e përditësuar të investimeve për vitin pasardhës. Në rast se Operatori i Sistemit të Transmetimit aplikon për një tarifë për një periudhë rregullatore më të madhe se 1 (një) vit, programi i investimeve do të përmbajë një analizë të investimeve të planifikuara për periudhën rregullatore përkatëse.
 
7.    Në rastet kur Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk përmbush një investim të parashikuar, i cili, sipas planit 10-vjeçar, duhet të ishte realizuar në tri vitet pasardhëse dhe nëse ERE, duke u mbështetur në parashikimet e kërkesës, gjykon se investimi është i nevojshëm dhe mund të financohet pa penguar operimin normal të rrjetit, atëherë ERE i kërkon Operatorit të Sistemit të Transmetimit të marrë të paktën një nga këto masa:

a)    Të  realizojë investimin në fjalë;
b)    Të Organizojë një procedurë konkurruese për realizimin e investimit 
  në fjalë, të hapur ndaj çdo investitori;
c)    Të pranojë rritjen e kapitalit me qëllim financimin e investimeve të
  nevojshme.

8.    Kur ERE ushtron autoritetin e vet sipas shkronjës “b”, të pikës 7, të këtij neni, mund të detyrojë Operatorin e Sistemit të Transmetimit të zbatojë një ose më shumë nga alternativat e mëposhtme:

a) Të sigurojë financimin nga ndonjë palë e tretë;
b) Të kërkojë ndërtimin nga ndonjë palë e tretë;
c) Të administrojë asetet e reja pas ndërtimit.

9.    Operatori i Sistemit të Transmetimit u siguron investitorëve të gjitha informacionet e nevojshme për realizimin e investimit dhe bën përpjekjet maksimale për të lehtësuar kryerjen e këtij investimi.

10.    Kur ERE ka ushtruar kompetencat e saj sipas pikës 8, të këtij neni, tarifat përkatëse do të mbulojnë kostot e investimeve në fjalë.

11.    Çdo investim i ri në rrjetin e transmetimit i bërë nga një palë e tretë, sipas pikave 7 dhe 8, duhet të jetë në përputhje me standardet teknike dhe normat e sigurisë në fuqi.

12.    Vendimet e parashikuara në pikat 1, 7 dhe 8, të këtij neni, miratohen nga ERE, pasi të jetë marrë edhe mendimi nga ministri përgjegjës për energjinë, në përputhje me politikat dhe programin e zhvillimit të sektorit sipas parashikimeve të këtij ligji.

13.    ERE, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, harton dhe miraton një rregullore për procedurat e paraqitjes dhe miratimit të planeve të investimit.

Neni 58
Dispeçerimi dhe balancimi

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit është përgjegjës për dispeçerimin e energjisë elektrike nga centralet prodhuese dhe përdorimin e linajve të interkoneksionit, pa ndikuar në detyrimet kontraktuale të furnizimit me energji elektrike.

2.    Dispeçerimi i energjisë elekrike nga centralet prodhuese dhe përdorimi i linjave të interkoneksionit bëhet mbështetur në kushtet e përcaktuara në Kodin e Transmetimit, rregullat e tregut dhe rregulloret e tjera në fuqi, të miratuara nga ERE.

3.    Kushtet e përcaktuara në aktet sipas pikës 2, të këtij neni, duhet të jenë objektive, të publikohen dhe të zbatohen në mënyrë jodiskriminuese, me qëllim që të sigurojnë një funksionim të drejtë të tregut të brendshëm të energjisë elektrike. Gjatë hartimit të kritereve merren në konsideratë renditja e njësive prodhuese sipas kostos ekonomike të njësive, tranzitimit nëpërmjet interkoneksioneve dhe kufizimet teknike të sistemit.

4.    Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet t’i japë prioritet energjisë elektrike të prodhuar nga centralet që përdorin burime të rinovueshme të energjisë elektrike, për aq sa mund të lejojë siguria e operimit të rrjetit kombëtar të energjisë, duke u bazuar në kritere transparente dhe                        jodiskriminuese. Në rastet kur Operatori i Sistemit të Transmetimit apo Operatori i Sistemit të Shpërndarjes merr masa për të reduktuar ngarkesën nga burimet e rinovueshme të energjisë, në mënyrë që të garantohet siguria e sistemit kombëtar dhe siguria e furnizimit me energji elektrike, informon Entin Rregullator të Energjisë për masat e marra dhe propozon masat të tjera  korrigjuese që do të ndërmarrë në të ardhmen, në mënyrë që të parandalojë reduktimet e panevojshme.

5.    Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të përmbushë kërkesat për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit, përfshirë edhe kapacitetet e interkoneksionit, në përputhje me parashikimet e Kodit të Transmetimit dhe Kodit të Rrjetit.

6.    Operatori i Sistemit të Transmetimit prokuron energji elektrike për të mbuluar humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shërbimet e balancimit apo ndihmëse, sipas procedurave transparente, jodiskriminuese, në përputhje me rregullat e tregut.

7.    Rregullat për balancimin e sistemit, përfshirë pagesat prej përdoruesve të sistemit për disbalancat e shkaktuara, duhet të jenë objektive, transparente dhe jodiskriminuese.

8.    Tarifat për realizimin e këtyre shërbimeve vendosen sipas metodologjisë së miratuar nga ERE, e cila duhet të përmbajë kushte jodiskriminuese, të cilat duhet të reflektojnë kostot. Kjo metodologji bëhet publike nga ERE. 

Neni 59
Prokurimi i humbjeve të energjisë në rrjetin e transmetimit, shërbimet e balancimit dhe shërbimet ndihmëse

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit prokuron energjinë elektrike për të mbuluar humbjet në  rrjet, shërbimet e balancimit ose ato ndihmëse të nevojshme për funksionimin e sistemit, nëpërmjet një procedure konkurruese, jodiskriminuese dhe transparente.
  
2.    Procedurat e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, miratohen nga ERE pas propozimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
 
3.    Për një periudhë tranzitore, jo më të gjatë se 12 muaj nga data e hyrjes në  fuqi të këtij ligji, Operatori i Sistemit të Transmetimit mund të sigurojë energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjet, shërbimet e balancimit dhe ato ndihmëse, me anë të kontratave bilaterale, të miratuara nga ERE.

4.    ERE është përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e procedurave të parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij neni.  

Neni 60
Kodi i Transmetimit

1.    Operimi i sistemit të transmetimit kryhet në përputhje me dispozitat e Kodit të Transmetimit.

2.    Kodi i Transmetimit hartohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në përputhje me kërkesat e Kodit të Rrjetit të ENTSO-e dhe miratohet nga ERE.

3.    Kodi i Transmetimit parashikon ndër të tjera:

a)    metodat dhe kriteret për planifikimin dhe zhvillimin e sistemit;
b)    kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin për akses në sistemin e transmetimit;
c)    specifikimet minimale teknike dhe funksionale për dhënien e aksesit dhe lidhjen me sistemin e transmetimit të centraleve prodhuese, shoqërive shpërndarëse, konsumatorëve fundorë si dhe linjave të interkoneksionit;
ç)    afatin në të cilin Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet t’i përgjigjet aplikimit të paraqitur, si dhe pasojat në rast se përgjigjja nuk jepet brenda afatit të parashikuar;
d)    shërbimet e balancimit dhe ato ndihmëse;
dh) planin operacional dhe rregullat e planifikimit;
e)    administrimin dhe kontrollin e sistemit në kushtet normale dhe emergjente të operimit;
ë)  rregullat e matjes;
f)    kriteret e aplikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për dispeçerimin e instalimeve prodhuese në dispozicion, si dhe për përdorimin e linjave të interkoneksionit.
g)    mënyrën, afatin, kushtet dhe detyrimet sipas të cilave Operatori i Sistemit të Transmetimit dispeçeron energjinë e prodhuar prej burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike.    
gj) çdo veprimtari tjetër të nevojshme për administrimin e qëndrueshëm dhe  të sigurt të sistemit të transmetimit.
h)    mënyrën e funksionimit dhe të operimit të operatorit të tregut.

Neni 61
Konfidencialiteti i Operatorit të Sistemit të Transmetimit

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit, duke respektuar në çdo rast përcaktimet e nenit 45, të këtij ligji, apo ndonjë detyrim tjetër ligjor për dhënien e informacionit, ruan konfidencialitetin e informacionit të ndjeshëm tregtar të siguruar gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe parandalon përhapjen në mënyrë diskriminuese të informacionit për veprimtarinë e tij, me qëllim që të krijojë avantazh tregtar te një palë tjetër.

2.    OST-ja nuk përhap të dhënat e ndjeshme tregtare te çdo i licencuar tjetër,  përveçse kur kjo është e nevojshme për kryerjen e një transaksioni tregtar. Për të siguruar respektimin e plotë të rregullave të përhapjes së informacionit dhe ndarjes së veprimtarive, ERE merr masa që Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe çdo i licencuar tjetër të mos përdorin shërbime të përbashkëta, të tilla si shërbime të përbashkëta ligjore, përveç funksioneve të thjeshta administrative apo të teknologjisë së informacionit.
     
3.    Operatori i Sistemit të Transmetimit gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij nuk keqpërdor informacionin e ndjeshëm tregtar të siguruar nga palët e treta në kuadër të ofrimit apo negociimit të aksesit në sistem.
    
4.    Informacioni i nevojshëm që garanton konkurrencën dhe funksionimin normal të tregut bëhet publik.

Neni 62
Menaxhimi i kapacitetit të kufizuar dhe alokimi i kapaciteteve të interkoneksionit

1.    Rastet e kapacitetit të kufizuar të rrjetit trajtohen në mënyrë jodiskriminuese, duke u siguruar pjesëmarrësve të tregut dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit trajtimin e tyre mbështetur në parimet e tregut.
 
2.    Operatori i Sistemit të Transmetimit harton rregullore të posaçme për menaxhimin e kapacitetit të kufizuar dhe alokimin e kapaciteteve të interkoneksionit, të cilat miratohen nga ERE, brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

3.    Rregullorja e përmendur në pikën 2, të këtij neni, bazohet në parimet e mëposhtme:

a)    Procedurat e kapacitetit të kufizuar do të kryhen vetëm në rast situatash të jashtëzakonshme, në të cilat Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe për të cilat ridispeçerimi ose shkëmbimi i flukseve të energjisë nuk është i mundur. Çdo procedurë e tillë duhet të zbatohet në mënyrë jodiskriminuese; 
b)    Përveç rasteve të forcës madhore, pjesëmarrësit e tregut do të kompensohen për çdo kufizim të aplikuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për sa u takon kapaciteteve të alokuara; 
c)    Kapaciteti maksimal i linjave të interkoneksionit dhe/ose rrjetit të transmetimit, i cili ndikon në flukset ndërkufitare, është i disponueshëm për pjesëmarresit e tregut, në përputhje me standardet e sigurisë së operimit të sistemit;
ç)    Pjesëmarresit të tregut duhet të njoftojnë paraprakisht Operatorin e Sistemit të Transmetimit, nëse do të përdorin kapacitetin e alokuar dhe periudhën e përdorimit të tij; 
d)    Çdo kapacitet i alokuar që nuk do të përdoret prej pjesëmarrësit të tregut do të rialokohet në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese;
 dh)    Operatori i Sistemit të Transmetimit, për aq sa është teknikisht e mundur, balancon flukset e energjisë elektrike që vijnë në drejtimin e kundërt, në linjën e interkoneksionit me kapacitet të kufizuar, në mënyrë që të përdorë kapacitetin maksimal të saj; 
e)    Në funksion të sigurisë së rrjetit, Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk do të pengojë transaksione të cilat ulin mundësinë e kufizimit të kapaciteteve.

4.    Rregullorja për alokimin e kapaciteteve të interkoneksionit parashikon në  mënyrë të veçantë:
 
a)    publikimin e informacionit për kapacitetet e interkoneksionit;
b)    shkëmbimin e informacionit për kapacitetet e interkoneksionit me operatorët  e vendeve fqinje;
c)    menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve transmetuese disponibël të interkoneksionit;
ç)    të dhëna për tregun sekondar të tregtimit të kapaciteteve të interkoneksionit;
d)    parime të përgjithshme dhe procedura për menaxhimin e kapacitetit të kufizuar;
dh)  përdorimin e të ardhurave nga alokimi i kapaciteteve të linjave të interkoneksionit dhe nga menaxhimi i kapacitetit të kufizuar.

5.    Alokimi i kapaciteteve nuk duhet të diskriminojë pjesëmarrësit e tregut që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre për përdorim të kontratave dypalëshe të furnizimit apo për të ofertuar në tregun e hapur të energjisë elektrike.
 
6.    Të gjithë pjesëmarrësit e mundshëm të tregut, pa kufizim, do të lejohen të marrin pjesë në procedurat e alokimit të kapaciteteve. Për të shmangur krijimin e problemeve në treg, që krijohen si rezultat i ushtrimit të mundshëm të pozitës dominuese nga ndonjë prej pjesëmarrësve të tregut, ERE dhe/ose Autoriteti i Konkurrencës, sipas rastit, mund të vendosin kufizime të përgjithshme ose të veçanta ndaj një pjesëmarrësi të tregut, për shkak të pozitës dominuese të tij.

7.    Përveç rastit të linjave të reja të interkoneksionit, të cilat përjashtohen sipas nenit 31, nuk lejohet përdorimi i çmimeve bazë në procedurat e ankandit të alokimit të kapaciteteve.

8.    Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të pranojë të gjitha transaksionet e mundshme tregtare, përfshirë edhe ato që rrjedhin prej tregtisë me vendet kufitare.

9.    Përveç rastit të kapacitetit të kufizuar, Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk do të zbatojë masa që kufizojnë aksesin e pjesëmarrësve të tregut në linjat e interkoneksionit.

10.    Procedura e alokimit të kapaciteteve të disponueshme të transmetimit zhvillohet në afate të arsyeshme, përpara momentit të fillimit të shfrytëzimit të kapaciteteve.
 
11.    Të drejtat e aksesit për alokime afatgjata dhe afatmesme të kapaciteteve do të konsiderohen si të drejta të siguruara, të cilat i nënshtrohen parimit “përdore-ose-humbe” ose “përdore-ose-shite”.

12.    Përpara alokimit të kapaciteteve, Operatori i Sistemit të Transmetimit, së bashku me operatorët respektivë të vendeve fqinje, publikojnë kapacitetet që do të alokohen, duke përfshirë, sipas rastit, edhe kapacitetet e çliruara nga të drejtat  e transmetimit të siguruara më parë, si dhe periudhën kohore gjatë së cilës kapaciteti do të reduktohet ose nuk do të jetë i disponueshëm.

Neni 63
Përdorimi i të ardhurave nga alokimi i i kapaciteteve të interkoneksionit

1. Çdo e ardhur që rezulton nga alokimi i kapaciteteve të interkoneksionit përdoret për qëllimet e mëposhtme:
 
a)    Garantimin e disponueshmërisë së kapacitetit aktual; dhe/ose
b)    Mirëmbajtjen dhe rritjen e kapaciteteve të interkoneksionit, nëpërmjet realizimit të investimeve në rrjet, veçanërisht në shtimin e kapaciteteve të reja të interkoneksioneve të reja.

2.    Në rastet kur këto të ardhura nuk mund të përdoren në mënyrë efikase për qëllimet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, atëherë, me miratimin paraprak të ERE-s, ato  mund të konsiderohen si fitim deri në një vlerë të caktuar dhe merren parasysh në llogaritjen e tarifave të rrjetit në përputhje me metodologjitë përkatëse.  

SEKSIONI V
SHPËRNDARJA E ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 64
Shpërndarja e energjisë elektrike

1.    Shpërndarja e energjisë elektrike kryhet nga operatorë të sistemit të shpërndarjes, të cilët janë persona juridikë të licencuar nga ERE sipas dispozitave të këtij ligji.

2.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka në pronësi sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension të lartë, të mesëm dhe të ulët, me qëllim lëvrimin e saj të klientët, ku kufiri i tij me sistemin e transmetimit do të jetë ai i përcaktuar në pikën 2, të nenit 52, të këtij ligji.

3.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është përgjegjës për të siguruar aftësinë afatgjatë të sistemit për të përmbushur kërkesat e arsyeshme për shpërndarjen e energjisë elektrike, për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sigurt e të qëndrueshëm të sistemit të shpërndarjes të energjisë elektrike në zonën e tij, duke marrë në konsideratë respektimin e kërkesave për mbrojtjen e mjedisit dhe efiçencën e energjisë.

4.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ofron pa diskriminim shërbimin e shpërndarjes së energjisë elektrike për të gjithë përdoruesit e rrjetit, duke siguruar akses dhe përdorim të rrjetit të shpërndarjes për të gjithë aplikantët që plotësojnë kërkesat e përcaktuara në këtë ligj dhe aktet e tjera nënligjore. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes monitoron respektimin e treguesve të performancës dhe kërkesave të parashikuara nga rregulloret teknike në fuqi.

5.    Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike zhvillohet mbi parimet e kostos më të ulët, në përputhje me planifikimin urban, të drejtat e pronësisë, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe përdorimin e efektshëm të energjisë, si dhe mbështetur në rregullat teknike dhe të sigurisë, të parashikuara në rregulloret teknike në fuqi.

Neni 65
Detyrat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes:

1. operon një sistem shpërndarjeje në gjendje të sigurt, të qëndrueshëm dhe të efektshëm; 
2. zhvillon rrjetin e shpërndarjes, në përputhje me zhvillimin ekonomik dhe parashikimet e e kërkesës për shpërndarjen e energjisë elektrike;
3.    lidh në rrjetin e shpërndarjes të gjithë klientët dhe/ose prodhuesit bazuar në kushte jodiskriminuese, transparente të parashikuara në rregulloret në fuqi;
4.    siguron akses jodiskriminues të klientëve në rrjetin e shpërndarjes, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi;
5.    u siguron përdoruesve të rrjetit informacionin e arsyeshëm e të nevojshëm për akses dhe përdorim të efektshëm të rrjetit të shpërndarjes;
6.    mbledh dhe publikon të dhënat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të monitorimit të tregut dhe transparencës;
7.    mbledh dhe paraqet tek Operatori i Sistemit të Transmetimit të dhënat e nevojshme për funksionimin e tregut të energjisë elektrike në përputhje me këtë ligj, rregullat e tregut dhe rregullat për ndryshimin e furnizuesit;
8.    ruan konfidencialitetin e informacionit të ndjeshëm tregtar të siguruar gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij;
9.    prokuron energji elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe për të siguruar kapacitet rezervë në rrjetin e shpërndarjes, në përputhje me procedura transparente jodiskriminuese. Procedurat e prokurimit të energjisë elektrike miratohen nga ERE, pas propozimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes; 
10.    harton profile të standardizuara të ngarkesës për kategori të caktuara klientësh, në rast se të dhënat e matjeve, të nevojshme për llogaritjen e disbalancave, nuk janë të përshatshme e të disponueshme; 
11.    mban evidencën e shoqërive të licencuara që furnizojnë me energji elektrike, në të gjitha pikat e lidhjes dhe pikat e matjes së rrjetit respektiv shpërndarës;
12.    t’i sigurojë, pa pagesë dhe mbi bazën e një marrëveshjeje, çdo furnizuesi të energjisë elektrike, akses në të dhënat e matjes për klientët me të cilët furnizuesi ka nënshkruar një kontratë furnizimi. ERE përcakton formatin e të dhënave dhe procedurën për aksesin e furnizuesve ndaj këtyre të dhënave;
13.    ofron shërbime të tjera të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve sipas këtij neni.

Neni 66
Të drejtat e OSSH-së lidhur me burimet dytësore të energjisë (backup sources)

1.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes përcakton kushtet teknike për instalimin e një burimi dytësor të furnizimit me energji elektrike për klientët që kërkojnë këtë shërbim, përfshirë edhe kushtet që duhet të përmbushë burimi dytësor, me qëllim që të parandalohen çrregullimet në rrjet. Këto kushte teknike, të cilat duhet të miratohen nga ERE, janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga klientët që instalojnë burime dytësore.

2.    Çdo  klient, që kërkon të instalojë burimin dytësor, dërgon paraprakisht një njoftim me shkrim pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe njëkohësisht u siguron përfaqësuesve të furnizuesit, me të cilin ka kontratë furnizimi, akses në burimin dytësor me qëllim inspektimin e këtij instalimi.

3.    Operatori i rrjetit ka të drejtë të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për një klient, në rast se nuk përmbush detyrimet e parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni.

Neni 67
Të drejtat lidhur me sistemet e mbyllura të shpërndarjes

1.    ERE mund të klasifikojë si një sistem të mbyllur një sistem shpërndarjeje, i cili shpërndan energji elektrike brenda një zone gjeografikisht të kufizuar industriale, tregtare apo shërbimesh të përbashkëta, nga i cili, duke marrë në konsideratë edhe parashikimet e pikës 4, të këtij neni, nuk shpërndahet energji për klientët familjare ose klientët jofamiljarë të vegjël dhe nëse:
 
a)   për arsye të veçanta teknike apo të sigurisë, aktivitetet e operimit ose proceset e prodhimit të përdoruesve të këtij sistemi janë të integruara; ose 
b) ky sistem shpërndan energji elektrike kryesisht te pronari ose operatori i sistemit të mbyllur apo te shoqëritë e lidhura në sistemin e mbyllur. 

2.    ERE mund të përjashtojë operatorin e një sistemi të mbyllur shpërndarjeje nga: 

a) kërkesa e përcaktuar në nenin 65, për të prokuruar energjinë që përdor për të mbuluar humbjet në rrjet dhe kapacitetin rezervë në sistemin e tij, sipas procedurave transparente, jodiskriminuese dhe të bazuara në treg;
b)    kërkesa që tarifat ose metodologjitë e llogaritjes se tyre sipas parashikimeve të nenit 20, të këtij ligji, të jenë të miratuara para hyrjes në fuqi të tyre. 

3.    Kur është dhënë një përjashtim sipas pikës 2, të këtij neni, tarifat e aplikueshme ose metodologjitë për llogaritjen e tyre, me kërkesë të një  përdoruesi të sistemit të mbyllur të shpërndarjes, do të shqyrtohen dhe do të miratohen nga ERE, në përputhje me nenin 20, të këtij ligji.

4.    Përdorimi i energjisë elektrike nga një numër i vogël i klientëve familjarë dhe jofamiljarë të vegjël, të cilët ndodhen në zonën e mbuluar nga një sistem i mbyllur i shpërndarjes dhe janë të punësuar ose në raporte të ngjashme me pronarin e sistemit të shpërndarjes nuk pengon dhënien e një përjashtimi sipas pikës 2.

5.    ERE lëshon licencë të veçantë për operatorin e sistemit të mbyllur të shpërndarjes.

6.    ERE miraton rregullat për funksionimin e një sistemi të mbyllur shpërndarjeje.

Neni 68
Ndarja e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes

1.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të jetë i ndarë dhe i pavarur  nga aktivitetet e tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me shpërndarjen e energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili ushtron këtë funksion përpara hyrjes në fuqi të këtij ligj, përmbush detyrimin e ndarjes, jo më vonë se data 31.12.2017.
 
2.    Kur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është pjesë e një shoqërie vertikalisht të integruar, në mënyrë që të provojë organizimin dhe funksionimin ligjor, të ndarë nga aktivitetet e tjera, duhet të mbajë një emër tregtar dhe markë tregtare, të ndryshme nga emrat dhe markat tregtare të  aktiviteteve të tjera që nuk lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike.

3.    Kur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është pjesë e një shoqërie vertikalisht të integruar, me qëllim që të jetë i pavarur në aspektin organizativ dhe të vendimmarrjes nga aktivitetet  e tjera që nuk lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike, ai duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

a)    Personat përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nuk duhet të marrin pjesë në strukturat përgjegjëse  të shoqërisë së integruar, në mënyrë direkte ose indirekte, lidhur me veprimtarinë e përditshme operacionale të prodhimit, transmetimit dhe furnizimit me energji elektrike; 
b)    Të marrë  masat e duhura për të siguruar se interesat dhe aftësitë profesionale të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes janë marrë në konsideratë për të garantuar se ata janë të aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur për përmbushjen e detyrave dhe objektivave të shoqërisë. Në funksion të përmbushjes së detyrave dhe objektivave si dhe të garantimit të pavarësisë së veprimtarisë së tyre, trajtimi financiar i personave përgjegjës për menaxhimin, përfshirë edhe personat përgjegjës të organeve mbikëqyrëse të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes që kontrollohet nga shteti, do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave;  
c)    Të ketë të drejta të plota vendimmarrëse, të pavarura nga shoqëria e integruar lidhur me asetet e nevojshme për funksionimin, mirëmbajtjen apo zhvillimin e rrjetit. Për plotësimin e këtyre kushteve, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të ketë në dispozicion burimet e nevojshme, përfshi ato njerëzore, teknike, fizike dhe financiare. Megjithatë, kjo nuk pengon ekzistencën e mekanizmave të përshtatshëm për garantimin e të drejtave të shoqërisë mëmë (kontrolluese) lidhur me mbikëqyrjen ekonomike dhe menaxhuese dhe vendimmarrjen për çështje, të cilat janë në kompetencën e saj, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi. Nuk lejohet që shoqëria mëmë (kontrolluese) të japë udhëzime për veprimtarinë e përditshme operacionale të sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe as të marrë vendime të caktuara lidhur me ndërtimin apo rikonstruksionin e linjave të shpërndarjes, vlera e investimit të të cilave nuk tejkalon nivelet e planeve financiare të miratuara apo vlerat e përcaktuara në statutin e shoqërisë apo legjislacionin në fuqi. 
ç)    Të hartojë dhe të depozitojë në ERE një program vjetor, i cili përcakton masat që do të merren për të siguruar ndalimin e veprimeve  diskriminuese si dhe realizimin e objektivave kryesorë të shoqërisë të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik e financiar të saj, përfshirë edhe mekanizmat për mbikëqyrjen e zbatimit të tyre. Ky program përcakton detyrat specifike të punonjësve për  arritjen e këtyre objektivave.
d)    Aktivitetet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes duhet të monitorohen nga ERE, e cila, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës, siguron shmangien e përfitimeve të mundshme që mund të sigurojë operatori, duke cenuar konkurrencën. Në shoqërinë e integruar vertikalisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të marrë masa që të shmangë krijimin e paqartësive te palët e interesuara lidhur me emrin dhe markën tregtare të përdorur, në mënyrë që të demonstrohet identiteti i veçantë i tij, në raport me shoqërinë e furnizimit. 

Neni 69
Kodi i Shpërndarjes

1.    Funksionimi i rrjetit të shpërndarjes duhet të jetë në përputhje me dispozitat e Kodit të Shpërndarjes.
 
2.    Kodi i Shpërndarjes miratohet nga ERE, me propozim të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, i cili bashkëpunon me të gjithë pjesëmarrësit e sektorit të energjisë elektrike me qëllim hartimin, rishikimin apo përshtatjen e  tij.

3. Kodi i Shpërndarjes duhet të përcaktojë kërkesat teknike për planifikimin, zgjerimin, funksionimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, duke përfshirë rregullat specifike për lidhjen dhe aksesin në rrjetin e shpërndarjes si dhe rregullat e matjes. 

Neni  70
Konfidencialiteti i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, duke respektuar në çdo rast përcaktimet e këtij ligji apo ndonjë detyrim tjetër ligjor për dhënien e informacionit, ruan konfidencialitetin e informacionit të ndjeshëm tregtar të siguruar gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe parandalon përhapjen në mënyrë diskriminuese të informacionit për veprimtarinë e tij, me qëllim që të krijojë avantazh tregtar te një palë tjetër.

Neni 71
Zhvillimi i rrjetit të shpërndarjes

1.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, brenda datës 30 shtator të çdo viti, duhet të paraqesë për miratim pranë ERE-s planin e investimit për zhvillimin e rrjetit për 5 (pesë) vitet e ardhshme kalendarike.

2.    Në planifikimin e zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të marrë parasysh masat që planifikon të ndërmarrë për efiçencën e energjisë, për menaxhimin e kërkesës dhe për zhvillimin apo përmirësimin e sistemit të shpërndarjes që t’u përgjigjet nevojave të prodhimit nga centralet prodhuese të lidhura në sistemin e shpërndarjes. Planet duhet të përfshijnë informacion për mjetet financiare të siguruara për investimet në sistemin e shpërndarjes dhe gjatë hartimit të tyre të merret në konsideratë planifikimi urban dhe rajonal për zonën ku do të kalojnë instalimet e sistemit të shpërndarjes. Plani i zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes duhet të jetë në përputhje me planin e zhvillimit të rrjetit të transmetimit.
 
3.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të paraqesë pranë ERE-s, së bashku me aplikimin e tarifave, një plan të përditësuar të investimeve për vitin pasardhës. Për ato subjekte që aplikojnë për tarifa për periudha rregullatore më të gjata se një vit, programi i përditësuar i investimeve duhet të përfshijë një analizë të investimeve të planifikuara, referuar periudhës përkatëse rregullatore.

4.    Nëse Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, përveç rasteve që nuk janë në kontrollin dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të tij, nuk kryen një investim, i cili, sipas planit afatgjatë të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, do të realizohej në tri vitet e ardhshme, ERE ka të drejtë të ndërmarrë një nga masat e mëposhtme ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes:
  
a)    Ta detyrojë atë për  kryerjen e investimit në fjalë; 
b)    Ta detyrojë atë për organizimin e një procedure të hapur tenderi, për   kryerjen e investimit nga investitorë privatë.

5.    Kur ERE ushtron autoritetin në përputhje me shkronjën “b”, të pikës 4, të këtij neni, mund ta detyrojë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes të pranojë financimin ose kryerjen e investimit nga një palë e tretë në emër të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

6.    Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi, organizon procedurat për përzgjedhjen e një investitori sipas shkronjës “b”, të pikës 4, të këtij neni.

7.    Në rastet kur investimi do të realizohet sipas parashikimeve të pikës 4, shkronja “b”, dhe pikës 5, të këtij neni, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet t’u sigurojë investitorëve të gjithë informacionin e nevojshëm për realizimin e investimit, lidhjen e aseteve të reja me rrjetin e transmetimit ose shpërndarjes dhe duhet të bëjë përpjekjet maksimale për të lehtësuar zbatimin e projektit të investimit.

8.    Çdo investim i ri i bërë nga një palë e tretë sipas shkronjës “b”, të          pikës 4, të këtij neni, duhet të jetë në përputhje me standardet dhe normat teknike e të sigurisë në fuqi.

9.    ERE, brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, harton dhe miraton rregulloren për procedurat e paraqitjes dhe miratimit të planeve të investimit për zhvillimin e rrjetit.

10.    Vendimet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, miratohen nga ERE pasi të jetë dhënë pëlqimi nga ministri përgjegjës për energjinë, në përputhje me politikat dhe programin e zhvillimit të sektorit sipas nenit 4, të këtij ligji.

 

SEKSIONI VI
MATJA E ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni  72
Matja e energjisë elektrike

1.    Operatorët e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes janë përgjegjës për veprimtarinë matëse dhe shërbimin e leximit të matësve në rrjetet e tyre përkatëse.

2.    Me miratim të ERE-s, operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes mund të kontraktojnë operatorë të pavarur për kryerjen e veprimtarisë së matjes dhe/ose shërbimeve të leximit të matësve në rrjetet e tyre përkatëse.

3.    Energjia elektrike e hedhur në rrjet ose e furnizuar të klientët fundorë, matet nëpërmjet pajisjeve matëse, në përputhje me rregullat specifike të matjes, të përcaktuara në Kodin e Transmetimit, Kodin e Shpërndarjes dhe Kodin e Matjes si dhe në legjislacionin në fuqi lidhur me fushën e metrologjisë.  Klientët kanë të drejtë të instalojnë njësi matëse shtesë me kërkesën dhe shpenzimet e tyre, në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në kodet e transmetimit, të shpërndarjes e të matjes si dhe në legjislacionin në fuqi lidhur me fushën e metrologjisë.

4.    Në rast se të dhënat e matjes janë përkohësisht të padisponueshme ose të paarritshme për një periudhë më të gjatë se 1 muaj, Operatori i Sistemit të Transmetimit ose Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është i detyruar të llogaritë vlera reference zëvendësuese, por jo për një periudhë më të gjatë se 3 muaj, bazuar në metodologjinë e miratuar nga ERE.

5.    Matësi dhe/ose sistemi matës pas instalimit duhet të vuloset nga operatori i sistemit me vulë të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Matësit e energjisë elektrike duhet të jenë në përputhje me legjislacionin për instrumentet matëse. Klasa e saktësisë së matësve të energjisë elektrike përcaktohent në Kodin e Matjes, të miratuar nga ERE.

Neni 73
Kontrolli i matësve

1.    Verifikimi i matësve të energjisë elektrike kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) ose nga një person juridik i autorizuar për këtë qëllim.
 
2.    Aparatet matëse verifikohen përpara vënies në përdorim, nëpërmjet metodës së kampionit në bazë të përzgjedhjes rastësore dhe në mënyrë periodike. Verifikimi i matësve mund të realizohet me kërkesë të operatorit të sistemit. Verifikimi mund të realizohet në terren, aty ku matësi është i instaluar ose pranë laboratorit të DPM-së apo personit juridik të autorizuar.

3.    Periodiciteti i verifikimet të matësve të instaluar te klienti përcaktohet në Kodin e Matjes, i cili miratohet nga ERE.

4.    Gjatë procesit të verifikimit të matësve të energjisë elektrike nga DPM-ja ose nga personi juridik i autorizuar duhet të jetë i pranishëm përfaqësuesi i operatorit të sistemit dhe në rastet kur verifikimi realizohet në terren. DPM-ja miraton procedurat e verifikimit të matësve të energjisë elektrike.

5.    Kostot financiare për verifikimin përpara vënies në përdorim dhe verifikimin periodik të matësit apo verifikime të iniciuara nga operatori i sistemit përballohen nga ky i fundit. ERE merr në konsideratë këto kosto të shkaktuara operatorit, gjatë miratimit të tarifave përkatëse.

6.    Kur  klienti dyshon në saktësinë e aparatit matës, paraqet një ankesë me shkrim pranë ERE-s ose çdo institucioni përgjegjës për mbrojtjen e  klientëve, të cilët ia kalojnë DPM-së për trajtim të mëtejshëm. DPM-ja ose subjekti i autorizuar nga ana e saj, pasi njoftojnë operatorin e sistemit, marrin masa për të realizuar verifikimin e matësit. Kur verifikimi i matësit është bërë me kërkesë të klientit dhe gjatë verifikimit të matësit nuk konstatohen pasaktësi, shpenzimet e verifikimit paguhen nga klienti që ka paraqitur ankesën.

7.    Procedura për paraqitjen e një ankese, shqyrtimin e saj dhe afatet e njoftimit të ankuesit,  pas marrjes së mendimit të DPM-së dhe operatorit të sistemit miratohen me vendim të ERE-s.

8.    Kur pas verifikimit konstatohen pasaktësi në matës dhe nuk ka prova të dëmtimeve me dashje të bëra nga klienti, bëhen përllogaritjet përkatëse të sasisë së energjisë së faturuar më shumë ose më pak si rezultat i pasaktësisë në matës dhe mënyra e rimbursimit, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në Kodin e Matjes.

9.    Tarifat për shërbimet e kryera nga DPM-ja apo personi juridik i autorizuar sipas këtij neni janë të liberalizuara, me kusht që të mos tejkalojnë tarifat tavan, të miratuara me udhëzim të përbashkëat të ministrit të Financave dhe ministrit përgjegjës për energjinë.

10.    Operatori i sistemit është i detyruar që, nëpërmjet personelit të autorizuar e të specializuar, të konstatojë ndërhyrjet e paligjshme në matësit apo linjat e furnizimit të energjisë elektrike, të realizuara me qëllim përfitimin e paligjshëm të energjisë elektrike. Nëse konstatohen ndërhyrje të paligjshme, operatori i sistemit merr masa të menjëhershme për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve në të cilat është ndërhyrë, përllogarit dëmin ekonomik të shkaktuar si rezultat i ndërhyrjeve të paligjshme dhe zbaton procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi. ERE miraton rregulloren dhe metodologjinë përkatëse për vendosjen dhe përllogaritjen e dëmit ekonomik nga ana e operatorit të sistemit.

11.    Çdo ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike nga persona të pautorizuar ndalohet dhe ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

12.    ERE miraton kontratën tip ndërmjet operatorit të sistemit dhe DPM-së ose subjektit të autorizuar nga ana e saj për verifikimin e matësve.

Neni 74
Sistemet matëse inteligjente

1. Në veprimtarinë e matjes do të implementohen sisteme matëse inteligjente te klientët fundorë në mënyrë që të ndihmojnë pjesëmarrjen aktive të tyre në tregun e furnizimit me energji elektrike.

2.    Implementimi i sistemeve matëse inteligjente është subjekt i një vlerësimi paraprak ekonomik, i cili duhet të marrë në konisderatë të gjitha kostot afatgjata dhe përfitimet që do të ketë tregu dhe klientët, duke përfshirë gjithashtu edhe formën e matjes inteligjente që do të përzgjidhet, e cila duhet të jetë ekonomikisht më efektive dhe me afatin kohor më të përshtatshëm për implementimin e këtij sistemi matjeje.

3.    Ministria përgjegjëse për energjinë, brenda 1 (një) viti nga data e hyrjes në  fuqi të këtij ligji, përgatit vlerësimin ekonomik sipas pikës 2, të këtij neni. Në bazë të këtij vlerësimi, ministria përgatit një kalendar për implementimin brenda një periudhë 10-vjeçare të sistemeve inteligjente të matjes.

4.    ERE siguron ndërveprimin e sistemeve të ndryshme matëse, që do të implementohen në gjithë territorin e vendit, duke i kushtuar rëndësinë e duhur përdorimit të standardeve të përshtatshme si dhe zhvillimit të tregut të brendshëm të energjisë elektrike.

 

PJESA E GJASHTË
FURNIZIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE

SEKSIONI I

Neni 75
Aktivitetet e furnizimit

1.    Furnizimi me energji elektrike i klientëve fundorë mund të bëhet nga çdo i licencuar, i cili është i pajisur me licencë për furnizim me energji elektrike, të lëshuar nga ERE.

2.    Furnizuesit blejnë energji elektrike për furnizimin e klientëve fundorë në tregun e brendshëm, bilateral ose të organizuar, si dhe nëpërmjet importeve me çmime të parregulluara.

3.    Furnizimi me energji elektrike i klientëve fundorë duhet të bëhet me çmime të parregulluara, i cili përcaktohet në bazë të kontratave të negociuara ndërmjet furnizuesit dhe klientit fundor.

4.    Pavarësisht nga parashikimet e pikave 2 dhe 3, të këtij neni, për një periudhë tranzitore sipas parashikimit të nenit 108, të këtij ligji, ERE mund të përcaktojë çmime të rregulluara për kategori të caktuar klientësh, në kuadrin e vendosjes së detyrimit të shërbimit publik ndaj të licencuarve, sikurse përcaktohet në nenin 45. 

Neni 76
Kushtet e përgjithshme të kontratës për furnizimin 
si detyrim i shërbimit publik

1.    ERE miraton kushtet e përgjithshme të kontratës së furnizimit me energji elektrike, që lidhet ndërmjet klientit fundor dhe furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal të furnizimit, si një detyrim i shërbimit publik.
  
2.    Furnizuesit e ngarkuar me një detyrim të shërbimit publik janë të detyruar të pranojnë dhe të zbatojnë kushtet e përgjithshme të kontratës së furnizimit.

3.    Kushtet e përgjithshme të kontratës së furnizimit sipas pikës 1, të këtij neni, përmbajnë detyrimisht kushtet e përcaktuara në nenin 77, të këtij ligji, dhe kushte të tjera, të përcaktuara nga ERE, në varësi të detyrimit të shërbimit publik me të cilin është ngarkuar furnizuesi.

4.    Kushtet e përgjithshme të kontratës së furnizimit publikohen në faqen e internetit të ERE-s, si dhe në faqet e internetit të furnizuesve. 

Neni 77
Kontrata e furnizimit me energji elektrike

1.    Të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella të furnizuesit dhe klientit të energjisë elektrike përcaktohen në një kontratë të nënshkruar nga të dyja palët.

2.    Kontrata sipas pikës 1, të këtij neni, përmban, përveç kushteve të përcaktuara në legjislacionin civil, edhe kushtet e mëposhtme:

a)    Të dhënat dhe adresën e furnizuesit;
b)    Shërbimet e siguruara nga furnizuesi, duke përfshirë kohën e lidhjes në rrjet të klientit si dhe nivelet e cilësisë së shërbimit të ofruar;
c)    Llojet e ofruara të shërbimeve të mirëmbajtjes; 
ç) Çdo parashikim që zbatohet për kompensimin dhe rimbursimin, në rast mospërmbushjeje të nivelit të cilësisë së shërbimit të kontraktuar, duke përfshirë këtu edhe faturimin e pasaktë dhe të vonuar;
d)    Mënyrat për sigurimin e informacionit të përditësuar për tarifat e aplikueshme dhe pagesat e mirëmbajtjes;
dh)    Çmimin dhe mënyrën e njoftimit të ndryshimit të çmimit dhe të kushteve të tjera të furnizimit me energji elektrike;
e)    Kohëzgjatjen e kontratës së furnizimit, kushtet për rinovimin dhe përfundimin e saj, të drejtat dhe detyrimet e palëve në rast të përfundimit të marrëveshjes, përfshirë edhe përfundimin e saj në mënyrë të njëanshme nga njëra prej palëve; 
ë) Mënyrën e trajtimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
f)    Informacion  me shkrim lidhur me të drejtat e klientëve dhe mënyrën e trajtimit të ankesave. Ky informacion duhet t’u bëhet i njohur  klientëve nëpërmjet faturave të energjisë elektrike ose faqes së internetit të furnizuesit të energjisë elektrike;
g)    Të drejtat dhe detyrimet e furnizuesit dhe klientit në rast dështimi në  përmbushjen e detyrimeve të tyre kontraktore dhe në rast pezullimi të përkohshëm të furnizimit;
gj)    Detyrimin e klientëve për të përballuar kostot e shkaktuara ndaj operatorit në rastet e ndërprerjes dhe rilidhjes së energjisë elektrike për shkak të mosekzekutimit në kohë të detyrimeve. 
h)    Elemente të tjera që mund të përfshihen, në varësi të karakterit 
     specifik dhe llojit të shërbimit, të ofruara nga furnizuesi.

3.    Kushtet e kontratës duhet të jenë të drejta dhe të balancojnë interesat e palëve. Ato duhet të jenë të shprehura në mënyrë të qartë e të kuptueshme. Kontrata duhet të përmbajë kushte që orientojnë klientin rreth mjeteve mbrojtëse të tij në raport me furnizuesin.
   
4.    Përpara lidhjes së kontratës, klientëve duhet t’u sigurohet një informacion i përgjithshëm me shkrim për kushtet kryesore të kontratës.

5.    Kontrata nuk duhet të përmbajë kushte që kufizojnë të drejtën e klientit apo që përcaktojnë tarifa financiare për të ndryshuar furnizuesin e energjisë elektrike.  

Neni 78
Detyrimet e furnizuesve

1. Në rast të një kontrate të plotë furnizimi, furnizuesi është i detyruar të lidhë një marrëveshje për akses në sistem me Operatorin e Sistemit të Transmetimit apo Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, në rrjetin e të cilit është lidhur objekti i klientit që do të furnizohet me energji elektrike. Në këtë rast, furnizuesi është përgjegjës përballë operatorit të sistemit për çdo disbalancë të shkaktuar. Klientët fundorë janë përgjegjës përballë furnizuesit për disbalancat e shkaktuara, përveç rasteve kur ERE vendos përjashtimin nga përgjegjësia për disbalancat, për kategori të caktuara të klientëve fundorë, të cilët furnizohen mbi bazën e shërbimit universal të furnizimit, si detyrim i shërbimit publik.
 
2.    Furnizuesi informon klientët e tij për:

a)    çmimet e aplikueshme, kushtet dhe detyrimet standarde për përdorimin e shërbimeve të tij. Ky informacion duhet të jetë i qartë dhe transparent;
b)    mënyrat e ndryshme të pagesës, të cilat nuk duhet të jenë diskriminuese midis klientëve. Sistemet e parapagimit, nëse do të aplikohen, duhet të jenë të drejta dhe të reflektojnë konsumin e pritshëm; 
c)    të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për të ndryshuar pa pagesë furnizuesin, pasi kanë ekzekutuar të gjitha detyrimet e mëparshme të energjisë elektrike;
ç)    mundësinë e përdorimit të procedurave të thjeshta dhe me kosto efektive për ndjekjen e ankesave të tyre. Çdo furnizues u siguron klientëve të tij të drejtën për një standard të mirë shërbimi dhe ndjekjeje të ankesës, duke lehtësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë, brenda 3 (tre) muajve nga data e paraqitjes së ankesës;
d)    konsumin dhe kostot aktuale të energjisë elektrike me qëllim mundësimin e menaxhimit të konsumit të energjisë nga ana e klientëve;
dh)    ndryshimin e kushteve kontraktore të paktën 15 ditë përpara zbatimit të tyre, duke përfshirë informacionin në lidhje me të drejtën e klientëve për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën e furnizimit, me dhënien e njoftimit. Furnizuesit njoftojnë klientët në mënyrë të përshtatshme për rritje të tarifave dhe duhet t’i informojnë për të drejtën e tyre për të zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën, nëse nuk pranojnë kushtet e reja, të cilat u janë njoftuar paraprakisht;
e)    nëpërmjet faturës dhe materialeve promovuese, informon në mënyrë të qartë klientët fundorë për:

i.    të dhëna për çdo burim energjie të siguruar nga furnizuesi gjatë vitit të mëparshëm;
ii.    elementet përbërëse të çmimit dhe kostot përkatëse; 
iii.    burimin e informacionit ku prezantohen të dhënat për ndikimin në mjedis të gazit karbonik dhe mbeturinave radioaktive të emetuara gjatë prodhimit të energjisë elektrike të siguruar nga furnizuesi në vitin e mëparshëm;  
iv.    të drejtat e tyre për sa i përket mënyrës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në raste të tilla.
ë)    të dhënat e konsumit të tij, duke i mundësuar çdo klienti akses ndaj të dhënave të matjes, në bazë të një marrëveshjeje të qartë dhe pa pagesë;
f) detyrimet përfundimtare të klientëve pas çdo ndryshimi të furnizuesit të energjisë elektrike. Ky informacion duhet të paraqitet jo më vonë se tre javë pasi klienti ka ndryshuar furnizuesin.

3.    Furnizuesi gjithashtu:

a)    publikon dhe respekton kushtet e përcaktuara në kontratë lidhur me cilësinë e furnizimit me energji elektrike të klientëve, në përputhje me rregulloren përkatëse të miratuar nga ERE, sipas nenit 7, të këtij ligji;
b)    furnizon klientët me energji elektrike, në përputhje me kontratën e nënshkruar, sipas  neneve 76 e 77, të këtij ligji;
c)    mban dhe administron llogari të veçanta për veprimtaritë që ushtron;
ç)    zbaton dhe publikon, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë para fillimit të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike, kushtet e përgjithshme të furnizimit, të miratuara nga ERE, sipas nenit 76, të këtij ligji;
d)    ushtron veprimtarinë e furnizimit me energji elektrike në mënyrë të sigurt, të besueshme dhe efikase;
dh)    në bashkëpunim me ERE-n, informon klientët lidhur me udhëzuesin për të drejtat e tyre, në përputhje me dokumentin e miratuar nga Komuniteti i Energjisë.

 

Neni 79
Shërbimin universal i furnizimit si detyrim i shërbimit publik 

1.    Furnizuesit e ngarkuar me detyrimin e shërbimit universal të furnizimit, si detyrim i shërbimit publik, furnizojnë klientët fundorë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, me çmime të rregulluara, lehtësisht dhe qartësisht të krahasueshme, transparente dhe jodiskriminuese, sipas kushteve të përcaktuara nga ERE.

2.    Furnizuesi universal i furnizimit duhet:

a)    të informojë klientët për të drejtat e tyre dhe për kushtet e furnizimit sipas shërbimit universal;
b)    të njoftojë klientët për kushtet e furnizimit dhe çmimin e energjisë elektrike, përfshirë informimin për të drejtën e tyre për të zgjedhur një furnizues tjetër;
c)    të furnizojë me energji elektrike në kushtet e shërbimit universal kategori të caktuara të klientëve brenda territorit, për të cilin janë licencuar, për të kryer shërbimin universal, sipas parashikimeve të neneve 79 dhe 81, të këtij ligji;
ç)    të furnizojë konsumatorët në nevojë, duke respektuar kushtet e përcaktuara në nenin 84, të këtij ligji;
d)    të paguajë për energjinë e lëvruar sipas shërbimit universal të furnizimit, në përputhje me çmimet e miratuara nga ERE, sipas metodologjisë së përcaktuar në nenin 20, të këtij ligji;  
dh)    të publikojë në faqen e internetit çmimet e furnizimit në kushtet e shërbimit universal, të miratuara nga ERE.  

Neni 80
Të drejtat e furnizuesit

Furnizuesit kanë këto të drejta:

a)    Të përdorin, sipas kushteve të rregulluara, shërbimet e operatorit të tregut, Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në bazë të rregullave të tregut, kodeve të rrjetit dhe kontratave përkatëse.
b)    Të kenë akses në sistemin e transmetimit dhe sistemin e shpërndarjes, në përputhje me dispozitat për aksesin e palëve të treta, të përcaktuar në nenin 28, të këtij ligji. 
c)    Të kërkojnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike nga Operatori i Sistemit të Transmetimit ose Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, kur klienti nuk përmbush detyrimet kontrakore, në përputhje me dispozitat e nenit 77, të këtij ligji, përveç rastit të klientëve në nevojë, për të cilët zbatohen parashikimet e veçanta, të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore përkatëse.
ç)    Të kërkojnë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit ose nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes rilidhjen dhe vazhdimin e furnizimit me energji elektrike, kur klienti ka përmbushur detyrimet, të cilat shkaktuan ndërprerjen e furnizimit.

Neni 81
Kushtet për çmimet e rregulluara

1.    ERE përcakton çmime të rregulluara për klientët fundorë që furnizohen sipas shërbimit universal të furnizimit, duke argumentuar arsyen e vendosjes së çmimeve të rregulluara, bazuar në rrethanat e veçanta të tregut të energjisë elektrike, në përputhje me këtë nen.
 
2.    ERE duhet të sigurojë që çmimet e energjisë, objekt rregullimi, për qëllim të shërbimit universal të furnizimit të reflektojnë kostot e përcaktuara në metodologjitë përkatëse.

3.    Në vendimin për miratimin e çmimit të rregulluar për kategoritë e caktuara të klientëve, ERE përcakton afatin e aplikimit të këtyre çmimeve.

4.    ERE rishikon mbi baza vjetore nivelin e çmimit të miratuar si dhe nevojën për vazhdimin e trajtimit me çmime të rregulluara për kategorinë e caktuar të klientëve, bazuar në detyrimet e përcaktuara të shërbimit publik dhe metodologjitë përkatëse. 

Neni 82
Furnizuesi i mundësisë së fundit

1. Një furnizues i zgjedhur në përputhje me nenin 83, të këtij ligji, është i detyruar të furnizojë klientët, të cilët mbeten pa një furnizues në rastet e mëposhtme:

a)    Furnizuesi i mëparshëm ka falimentuar ose ka kaluar në likuidim.
b)    Furnizuesit të mëparshëm i është hequr ose i është pezulluar përkohësisht licenca.

2.    Në rastin kur furnizuesi nuk është i aftë për të furnizuar me energji elektrike klientin fundor, sipas parashikimit të pikës 1, të këtij neni, ai është i detyruar të njoftojë në kohën e duhur furnizuesin e mundësisë së fundit, klientin fundor, ERE-n dhe operatorët e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes për datën në të cilën do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike. Në një rast të tillë, klienti fundor furnizohet automatikisht nga furnizuesi i mundësisë së fundit.

3.    Në rastin kur furnizuesi nuk është i aftë për të furnizuar me energji elektrike klientin fundor sipas parashikimit të shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni, ERE do të njoftojë furnizuesin e mundësisë së fundit, klientin fundor, operatorët e sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë nga data e përfundimit të vlefshmërisë së licencës ose nga data e hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen ose pezullimin e licencës.
 
4.    Kontrata për furnizimin e klientit fundor nga furnizuesi i mundësisë së fundit do të konsiderohet e lidhur në datën në të cilin janë plotësuar kushtet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni.

5.    Furnizimi nga furnizuesi i mundësisë së fundit do të konsiderohet se ka filluar menjëherë me përfundimin e kontratës me furnizuesin e mëparshëm ose me fillimin e furnizimit nga furnizuesi i ri, pavarësisht nëse është lidhur ose jo një kontratë sipas parashikimit të pikës 4, të këtij neni.
 
6.    Furnizimi i mundësisë së fundit nuk mund të zgjasë për më shumë se 60 ditë.

7.    Në rast se klienti fundor, që furnizohet nga një furnizues i mundësisë së fundit, nuk arrin të lidhë një kontratë furnizmi me furnizues të ri, brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të këtij neni, operatori i sistemit ndërpret furnizimin me energji elektrike të këtij klienti.

8.    Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të shpërndarjes informojnë furnizuesin e mundësisë së fundit për klientët fundorë, të cilët i janë transferuar atij, si furnziues i mundësisë së fundit, brenda pesë ditëve nga njoftimi sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni.

Neni 83
Përcaktimi i furnizuesit të alternativës së fundit

1.    Këshilli i Ministrave miraton me vendim kushtet dhe procedurat për caktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit, jo më vonë se 6 (gjashtë) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
 
2.    Procedura për caktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit, bazuar në kushtet e përcaktuara sipas pikës 1, të këtij neni, kryhet nga ERE.

3.    Furnizuesi i mundësisë së fundit caktohet për një periudhë prej tre vjetësh. Vendimi i caktimit përmban kushtet e shërbimit të furnizimit të mundësisë së fundit, informacion në lidhje me përcaktimin e çmimeve dhe ndryshimet e tij, kushtet kontraktore, si dhe kohëzgjatjen e periudhës për të cilën përcaktohet furnizuesi i mundësisë së fundit.

4.    Çmimi me të cilin furnizuesi i mundësisë së fundit do të furnizojë me energji elektrike do të përcaktohet sipas metodologjisë së miratuar nga ERE, në përputhje me përcaktimet e nenit 20, të këtij ligji.

5.    Furnizuesi i mundësisë së fundit është i detyruar të njoftojë klientin fundor për kushtet e furnizimit dhe çmimin e energjisë elektrike, duke e informuar për të drejtën e tij për të zgjedhur një furnizues. Këto informacione publikohen në faqen e tij të internetit.

6.    Furnizuesi i mundësisë së fundit  do t’i vërë në dispozicion klientit fundor kontratën e furnizimit me energji elektrike, brenda tri ditëve nga dita e fillimit të furnizimit.

7.    Furnizuesi i mundësisë së fundit do të publikojë në faqen e tij të internetit, të paktën një herë në vit, një informacion për numrin e klientëve të furnizuar, sasinë totale të energjisë elektrike të lëvruar, periudhën mesatare të furnizimit, të ndarë sipas kategorive të klientëve.

8.    Furnizuesi i mundësisë së fundit, i caktuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, ushtron këtë funksion deri në caktimin e furnizuesit të ri nga ERE, sipas parashikimeve të këtij ligji.

Neni 84
Furnizimi për klientët në nevojë

1.    Klientët familjarë, të cilët kanë përfituar statusin e klientëve në nevojë, në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 95, të këtij ligji, kanë të drejtën e përfitimit të shërbimit të furnizimit universal sipas parashikimeve të këtij ligji.

2.    Kontrata e furnizimit të klientëve në nevojë fillon në ditën që klienti regjistrohet prej Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes si klient në nevojë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes paraqet informacion për furnizuesit e shërbimit universal për klientët në nevojë, brenda 5 (pesë) ditëve nga regjistrimi i tyre.

3.    Furnizuesi i klientit në nevojë i paraqet këtij të fundit kontratën dhe e informon rreth të drejtave dhe kushteve të furnizimit nën shërbimin universal.

4.    Klienti në nevojë furnizohet me energji elektrike sipas tarifave të miratuara nga ERE dhe në përputhje me nenin 81, të këtij ligji.

5.    Furnizuesi, që furnizon me energji elektrike klientin në nevojë, mund të ndërpresë shërbimin, bazuar në kushtet specifike për këtë kategori klientësh, të miratuara nga ERE.

6.    Kontrata e furnizimit të klientëve në nevojë përfundon në fund të muajit të dytë, nga momenti i çregjistrimit të klientit si klient në nevojë prej Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dërgon informacion te furnizuesi për klientët e çregjistruar sipas njoftimit për daljen nga kategoria e klientit në nevojë, në fund të çdo muaji.

Neni 85
Rregullat për ndryshimin e furnizuesit

1.    Rregullat për ndryshimin e furnizuesit të energjisë elektrike do të miratohen nga ERE brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

2.    Rregullat për ndryshimin e furnizuesit përfshijnë të paktën:

a)    kushtet dhe procedurën për ndryshimin e furnizuesit, që duhet të mundësojë ndryshimin brenda një periudhe maksimale, sipas rregullave të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni;
b)    kushtet që duhet të plotësojë furnizuesi i ri, veçanërisht lidhur me balancimin, në përputhje me rregullat e balancimit, të përcaktuara në  nenin 58, të këtij ligji;
c) të drejtat e furnizuesit të ri lidhur me aksesin, përdorimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes për furnizimin e klientit që ndryshoi furnizuesin;
ç)    detyrimet e furnizuesit, kontrata e furnizimit të të cilit është në proces përfundimi;
d)    të drejtat e furnizuesit, kontrata e furnizimit të të cilit është në proces përfundimi lidhur me rregullimin e të gjitha detyrimeve të mbetura;
dh)    detyrimet e operatorit të sistemit në të cilin është i lidhur klienti fundor;
e)    rregullimin e detyrimeve të klientëve fundorë kur ndryshojnë furnizuesin;
ë)    detyrimin e klientëve fundorë që të kenë ekzekutuar të gjitha detyrimet në raport me furnizuesin e parë.

3.    Ndryshimi i furnizuesit bëhet me kërkesë të klientit fundor dhe pa kosto shtesë për të.

4.    Çdo mosmarrëveshje, që rezulton prej ankesave të bëra nga klientët fundorë ose furnizuesit lidhur me procedurën e ndryshimit të furnizuesit, paraqitet në ERE për zgjidhje. Ankesa nuk ka efekt të shtyrjes në kohë të së drejtës për ndryshim të furnizuesit dhe/ose të hyrjes në fuqi të kontratës së re të furnizimit.

5.    Një furnizues, kontrata e të cilit për furnizimin e klientit është në proces përfundimi, nuk mund të vendosë kushte të tjera për ndërprerjen e furnizimit, përveç atyre të përcaktuara në rregullat për ndryshimin e furnizuesit, të miratuara nga ERE, në përputhje me pikën 1, të këtij neni. Ky furnizues është i detyruar të furnizojë klientin fundor deri në përfundimin e procedurës së ndryshimit të furnizuesit.

6.    ERE monitoron zbatimin e rregullave për ndryshimin e furnizuesit.

Neni 86
Ruajtja e të dhënave

1.    Të licencuarit për furnizimin e energjisë elektrike vendosin në dispozicion të ERE-s dhe Autoritetit të Konkurrencës të dhënat për kontratat e furnizimit me energji elektrike, për kontratat me operatorët e shitjes me shumicë dhe operatorët e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes, për një periudhë të paktën pesëvjeçare.
 
2.    Të dhënat përfshijnë detaje për karakteristikat e transaksioneve, të tilla si kohëzgjatja, rregullat e shpërndarjes dhe të shlyerjes, sasia, afatet e ekzekutimit, çmimet e transaksionit, mjetet e identifikimit të operatorit të shitjes me shumicë në fjalë, detajet e specifikuara për të gjitha kontratat e pashlyera të furnizimit me energji elektrike, si dhe derivativët e energjisë elektrike.

3.    ERE mund të vendosë vënien në dispozicion ndaj pjesëmarrësve të tregut të pjesës së këtij informacioni, duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit të ndjeshëm tregtar.

Neni 87
Situatat emergjente në furnizimin me energji elektrike

1.    Këshilli i Ministrave mund të shpallë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike në rast të:

a)    një force madhore, përfshirë edhe një thatësirë e cila redukton prodhimin e hidrocentraleve në Shqipëri;
b)    masave të marra nga strukturat shtetërore për garantimin e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjen e vendit; 
c)    aksidenteve dhe avarive në pajisjet e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes të sistemit të energjisë elektrike;
ç) mungesave afatgjata të burimeve parësore energjetike për prodhimin e energjisë elektrike.

2.    Gjatë situatave emergjente, të licencuarit dhe klientët duhet të respektojnë kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike. Ministri përgjegjës për energjinë, nëpërmjet një rregulloreje të veçantë, përcakton shtrirjen dhe mënyrën e kufizimit të furnizimit me energji elektrike.
  
3.    Shkurtimet e furnizimit në situata të jashtëzakonshme bazohen në kritere të paracaktuara që kanë të bëjnë me menaxhimin e disbalancave prej Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Çdo masë mbrojtëse merret në konsultim të ngushtë me operatorët e sistemeve të transmetimit të vendeve ndërkufitare, duke respektuar marrëveshjet përkatëse dypalëshe, përfshi edhe marrëveshjet për shkëmbimin e informacionit.

4.    Të licencuarit ose furnizuesit e tjerë nuk janë përgjegjës për sanksionet e ardhura si rezultat i ndërprerjes ose kufizimit të energjisë elektrike për rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, përveç rasteve kur situata e emergjencës vjen si rezultat direkt i fajit të të licencuarit apo furnizuesit.

5.    Në situata emergjente, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë dhe pas marrjes së mendimit të Komitetit për Emergjencat Civile, me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, mund të vendoset mbi të licencuarit detyrimi i shërbimit publik në lidhje me sigurinë e furnizimit, duke përfshirë detyrimin e importit të energjisë elektrike, detyrimin e furnizimit vetëm të kategorive të caktuara të klientëve ose kushte të tjera të veçanta në kryerjen e aktiviteteve të licencuara. Ky detyrim do të jetë në përpjesëtim me emergjencën dhe nuk duhet të shtrihet përtej periudhës së nevojshme për kapërcimin e kësaj situate. 
        Ministri përgjegjës për energjinë kërkon mendimin e ERE-s para propozimit për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe marrjes së masave përkatëse, sipas pikës 1, të këtij neni. Çdo kosto shtesë e shkaktuar ndaj të licencuarit për shkak të vendosjes së detyrimit të shërbimit publik, sipas kësaj pike, pasi vlerësohet nga Ministria e Financave dhe ERE, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë dhe Komitetit për Emergjencat Civile, kompensohet nga buxheti i shtetit. Ky kompensim do të jetë në përputhje me nenin 45 dhe me legjislacionin në fuqi për ndihmën shtetërore.  

SEKSIONI II
PAGIMI I DETYRIMEVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE NDAJ FURNIZUESIT TË NGARKUAR ME SHËRBIMIN UNIVERSAL TË FURNIZIMIT SI DETYRIM I SHËRBIMIT PUBLIK

Neni 88
Pagesa e detyrimeve të energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal të furnizimit si detyrim i shërbimit publik

1.    Klienti fundor i energjisë elektrike është i detyruar të paguajë detyrimet e energjisë elektrike, përfshirë edhe vlerën e kamatëvonesave kur është në vonesë, brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratën e furnizimit ose brenda çdo afati tjetër kohor, për të cilin është rënë dakord ndërmjet klientit dhe furnizuesit të energjisë elektrike.
 
2.    Furnizuesi i energjisë elektrike të ngarkuar me shërbimin universal të furnizimit si detyrim i shërbimit publik ka autoritetin dhe kompetencat e dhëna sipas këtij kreu dhe legjislacionit në fuqi për të arkëtuar vetë ose nëpërmjet të tretëve detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, përveç rasteve kur ndaj faturës, detyrimi i së cilës nuk është ekzekutuar, është ushtruar e drejta e ankimit pranë gjykatës kompetente dhe paralelisht është dhënë një vendim gjyqësor që vendos masë sigurimi për pezullimin e procedurave të ekzekutimit të detyrimit.

Neni 89
Njoftimi dhe kërkesa për të paguar

1.    Sa herë që furnizuesi i energjisë elektrike konstaton se një klient fundor nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet e energjisë elektrike, ai i dërgon klientit një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit.
 
2.    Nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike duhet ta arkëtojë detyrimin, duke përdorur njërën ose disa prej masave të parashikuara në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi, përveç rastit kur ndaj faturës, detyrimi i së cilës nuk është ekzekutuar, është ushtruar e drejta e ankimit gjyqësor dhe paralelisht është dhënë një vendim gjyqësor që vendos masë sigurimi për pezullimin e procedurave të ekzekutimit të arkëtimit të detyrimit.

Neni 90
Mjetet e sigurimit dhe masat e ekzekutimit të detyrueshëm 
të detyrimeve të energjisë elektrike 

Nëse klienti nuk paguan detyrimin e energjisë elektrike ndaj furnizuesit të ngarkuar me shërbimin universal si detyrim i shërbimit publik, brenda afatit të caktuar në kontratë, furnizuesi i energjisë elektrike, nëpërmjet personave të autorizuar nga ana e tij, përveç inicimit të procedurave të ndërprerjes së energjisë, ndërmerr masat e mëposhtme:

d)    Inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm duke kërkuar lëshimin e urdhrit të ekzekutimit dhe inicimin e ekzekutimit të detyrueshëm, sikurse përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr.8662, datë 18.9.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, për çdo vlerë të papaguar detyrimi.
e)    Në rast se detyrimi i papaguar që rrjedh nga një kontratë furnizimi energjie elektrike është mbi 150 000 lekë për klientin familjar dhe mbi 2 000 000 lekë për klientin jofamiljar, furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike në bazë të kësaj kontrate furnizimi, detyrimet e së cilës nuk janë paguar. Barra hipotekore do të vendoset për një periudhë deri në përfundimin e procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm. 

Neni 91
Mjeti i sigurimit të detyrimit të energjisë elektrike

 
1. Mjeti i sigurimit sipas shkronjës “b”, të nenit 90, konsiston në vendosjen e barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme të klientit fundor, pasuri që furnizohet me energji elektrike sipas  kontratës së furnizimit, e cila rezulton me detyrime të papaguara të energjisë elektrike.
 
2. Vendimi për të vendosur barrën hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike bëhet me shkrim nga personat e autorizuar të furnizuesit.
 
3.    Përpara nxjerrjes së vendimit të vendosjes së barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme, furnizuesi njofton me postë rekomande klientin fundor për masat që do të ndërmarrë për shkak të mosekzekutimit të detyrimit. Njoftimi për vendosjen e barrës hipotekore duhet të përmbajë të dhënat e nevojshme për të identifikuar klientin, detyrimin e papaguar, pasurinë, objekt të barrës hipotekore, dhe kompetencën e furnizuesit për të dorëzuar kërkesë për vendosjen e mjetit së sigurimit.

4.    Furnizuesi nuk procedon me dorëzimin e kërkesës për vendosjen e barrës hipotekore, në rast se klienti fundor ekzekuton menjëherë pas njoftimit të gjitha detyrimet e energjisë elektrike dhe njofton furnizuesin për ekzekutimin e detyrimit, mënyrën dhe datën e ekzekutimit.

5.    Kushtet, procedurat dhe afatet e ankimit, duke përfshirë formatin e njoftimit dhe formatin e vendimit për vendosjen e barrës hipotekore miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

6.    Vendimi dhe kërkesa për vendosjen e barrës hipotekore i drejtohen  Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku gjendet pasuria e paluajtshme.

Neni 92
Ankimimi ndaj vendosjes së mjetit së sigurimit të detyrimit 
të energjisë elektrike

1.    Klienti fundor ka të drejtë të ankimojë vendimin për vendosjen e mjetit të sigurimit të detyrimit të papaguar të energjisë elektrike, pranë furnizuesit të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik dhe të kërkojë çlirimin nga sigurimi, vetëm nëse vendimi ka dalë apo është ekzekutuar në mënyrë të parregullt. Ankimi bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga çasti i marrjes dijeni për këtë parregullsi. Shqyrtimi i ankimit nga ana e furnizuesit duhet të bëhet brenda 15 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të ankimit.

2. Kur ankesa e klientit fundor pranohet nga furnizuesi, atëherë përfaqësuesi ligjor i furnizuesit të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik ndërmerr menjëherë të gjitha masat e nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, për heqjen e barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme të klientit.
 
3.    Në qoftë se furnizuesi i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik nuk pranon ankimin e paraqitur, klienti mund ta ankimojë këtë vendim në gjykatë e cila, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, mund të vendosë anulimin e tij. 

Neni 93
Vendosja e barrës hipotekore dhe ekzekutimi i detyrimit

1.    Barra hipotekore mbi sendin e paluajtshëm të klientit, që nuk ka paguar  detyrimin e energjisë elektrike, do të vendoset për një periudhë kohore deri sa të përfundojnë procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm të këtij detyrimi, në përputhje me ligjin nr.8662, datë 18.9.2000, “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”, dhe Kodit të Procedurës Civile.

2.    Gjatë periudhës së vendosjes së barrës hipotekore mbi sendin e paluajtshëm, klienti, që nuk ka paguar  detyrimin e energjisë, nuk ka të drejtë ta disponojë këtë send tek palët e treta.

3.    Menjëherë me vendosjen e barrës hipotekore, furnizuesi inicion procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile, të shkronjës “a”, të nenit 89, të këtij ligji, dhe të ligjit nr.8662, datë 18.9.2000, “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”.

4.    Në rast se gjatë procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm përmbaruesi gjyqësor kryen ekzekutimin e detyrimeve të energjisë elektrike nëpërmjet pasurive të tjera të klientit fundor debitor, të ndryshme nga sendi i paluajtshëm, mbi të cilin është vendosur barrë hipotekore, furnizuesi heq menjëherë barrën hipotekore mbi sendin e paluajtshëm.

5.    Në rast se gjatë procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm përmbaruesi gjyqësor nuk kryen ekzekutimin e detyrimeve të energjisë elektrike nëpërmjet pasurive të tjera të klientit fundor debitor, të ndryshme nga sendi i paluajtshëm, mbi të cilin është vendosur barrë hipotekore, ai sekuestron sendin e paluajtshëm mbi të cilin është vendosur barrë hipotekore, në funksion të ekzekutimit të detyrimit në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 650 e në vijim të Kodit të Procedurës Civile. 

PJESA E SHTATË
 KLIENTËT DHE MBROJTJA E KLIENTIT

Neni 94
Të drejtat e klientëve

 

1.    Të gjithë klientët kanë të drejtë të zgjedhin furnizuesin e tyre të energjisë elektrike.
  
2.    Të gjithë klientët mund të zgjedhin që të furnizohen nga çdo furnizues i licencuar, vendas ose i huaj, me çmime të parregulluara, i cili siguron se:

a)    marrëveshja e furnizimit është në përputhje me rregullat e tregut dhe kushtet e përgjithshme për furnizim të miratuar nga ERE; 
b)    para se të hyjë në një marrëveshje të plotë furnizimi, furnizuesi nënshkruan një marrëveshje për shërbimin e balancimit me Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, në përputhje me rregullat e tregut, të miratuara nga ERE.
 
3.    Klienti fundor ka të drejtë:
     
a)    të paraqesë ankesë pranë ERE-s, nëse veprimtaria e furnizuesit nuk përputhet me kushtet e miratuara, të vendosura në kontratë;     
b)    të marrë të gjitha informacionet e nevojshme nga furnizuesit në përputhje me nenin 78, të këtij ligji, përfshirë informacionin në formë të shkruar, lidhur me konsumin e energjisë elektrike.

4.    Klienti fundor ka detyrim:
 
a)    të paguajë për energjinë elektrike, në përputhje me kushtet e kontratës;
b)    t’i mundësojë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ose Operatorit të Sistemit të Transmetimit ku klienti është lidhur instalimin, mirëmbajtjen dhe leximin e pajisjeve për matjen e konsumit të energjisë elektrike;    
c)    të përdorë energjinë elektrike duke respektuar kushtet dhe detyrimet e specifikuara në kontratën e furnizimit dhe në përputhje me këtë ligj.

5.    Klientët jofamiljarë të lidhur në rrjetin e tensionit të mesëm dhe rrjetin e tensionit të lartë kanë të drejtë të kontraktojnë në të njëjtën kohë disa furnizues.

Neni 95
Mbrojtja e klientit

1.    Klienti fundor gëzon mbrojtje të të drejtave të tij në përputhje me këtë ligj si dhe legjislacionin në fuqi që rregullon mbrojtjen e klientit.
 
2.    Nuk lejohet sjellja diskriminuese e të licencuarve ndaj klientëve. Kushtet e ofruara për nënshkrimin e kontratës duhet të jenë transparente, të hartuara në gjuhë të qartë dhe lehtësisht të kuptueshme.

3.    Gjatë kryerjes së aktiviteteve të tij, furnizuesi vepron në mënyrë të tillë që të sigurojë trajtim të barabartë të të gjithë klientëve.

4.    Klientët fundorë kanë të drejtë:

a)    të marrin të gjithë informacionin e përcaktuar në nenin 78, të këtij ligji;
b)    të njoftohen paraprakisht për çdo ndryshim të kushteve të kontratës dhe, nëse nuk bien dakord me to, të ndërpresin në mënyrë të njëanshme kontratën; 
c)    të marrin informacion të plotë për çmimet, tarifat, termat dhe kushtet standarde në lidhje me aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të energjisë elektrike; 
ç)    të përdorin mekanizma të ndryshëm të pagesës, përfshirë mekanizma parapagimi që reflektojnë në mënyrë të drejtë konsumin e pritshëm dhe tarifat e mundshme; 
d)    të mbrohen prej metodave të padrejta të faturimit;
dh)    të mos paguajnë asnjë kosto shtesë lidhur me ndryshimin e furnizuesit;    
e)    të përfitojnë nga procedura transparente e të thjeshta për trajtimin e ankesave të tyre. Klientët kanë të drejtë të përfitojnë një nivel të mirë shërbimi dhe trajtimi të ankesave prej furnizuesve të tyre. Këto procedura të shqyrtimit të ankesave jashtëgjyqësore duhet të zgjidhen në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë dhe, kur është e mundur, të parashikojnë një sistem rimbursimi dhe/ose kompensimi;
ë) të informohen për të drejtën e tyre për sa i përket shërbimit universal të furnizimit në përputhje me nenin 79, të këtij ligji;
f)    të informohen në mënyrë të plotë dhe të shpeshtë për konsumin e tyre aktual dhe kostot respektive të energjisë elektrike për të pasur mundësi të menaxhojnë konsumin e tyre të energjisë elektrike. Ky informacion jepet brenda afateve të arsyeshme kohore, në varësi të pajisjeve matëse me të cilat është i pajisur klienti. Ky shërbim ofrohet pa kosto shtesë për klientin;    
g)    të marrin një informacion për konsumin dhe bilancin financiar të mbylljes pas çdo ndryshimi të furnizuesit të energjisë elektrike, jo më vonë se 3 (tre) javë nga ndryshimi i furnizuesit.

Neni 96
Mbështetja për klientët në nevojë

1.    Ministria përgjegjëse për çështjet sociale, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, Ministrinë e Financave, në konsultim me ERE-n dhe grupet e interesit, përcakton kriteret dhe procedurat për përfitimin e statusit të  klientit në nevojë, të drejtat e tyre, si dhe masat që do të ndërmerren me qëllim mbrojtjen  e kësaj kategorie klientësh, për përmbushjen e nevojave të tyre për energji elektrike.

2.    Mënyra e trajtimit, kriteret dhe procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë, përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale, duke pasur në konsideratë të paktën:

a)    klientët me të ardhura më të ulëta, të cilët e përdorin energjinë elektrike për furnizimin e vendbanimit tyre të përhershëm. Në përcaktimin e nivelit të të ardhurave, përveç të ardhurave monetare, duhet të merren në konsideratë të gjitha pasuritë që disponon klienti; 
b)    klientët që kanë konsum të energjisë elektrike të lidhur në rrjetin njëfazor me një fuqi maksimale prej 16 amper; 
c)    nivelin maksimal të konsumit të energjisë për person, në varësi të sezonit; 
ç) mënyrën e përkrahjes së drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit; 
d) financimin për mbështetje të klientëve në nevojë, që duhet të bëhet në mënyrë jodiskriminuese, duke mos lejuar ndërfinancimin nga kategoritë e tjera të klientëve të energjisë elektrike.

3. Klientët në nevojë, që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, sipas kritereve dhe procedurës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, regjistrohen në një regjistër të veçantë nga struktura përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për mirëqenien sociale. Ky informacion i përcillet edhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe nga ky i fundit i përcillet furnizuesit të energjisë elektrike.
 
4. Klientët në nevojë, që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit,  sipas kritereve dhe procedurës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, duhet të përdorin fondet e përfituara për të paguar detyrimet e  energjisë elektrike.

5.    Klientët në nevojë kanë të drejtën e furnizimit me energji elektrike në përputhje me parashikimet e nenit 84, të këtij ligji.
 
6.    Në rastet kur, për shkak të ndryshimit të rrethanave, klienti humb statusin e klientit në nevojë, struktura përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për mirëqenien sociale e heq nga regjistri i klientëve në nevojë dhe njofton Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Të dhënat e klientit të hequr nga regjistri i klientëve në nevojë duhet të ruhen për një periudhë prej pesë vjetësh pas çregjistrimit.
 
7.    Me marrjen e njoftimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton me shkrim furnizuesin për çregjistrimin e klientit në nevojë.

8.    Mbi bazën e të dhënave të përcjella, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe furnizuesi krijojnë dhe ruajnë një regjistër të të dhënave të klientëve në nevojë. Të dhënat e regjistrit mund t’i vihen në dispozicion klientit në nevojë, në çdo kohë që kërkohen nga ky i fundit. 

PJESA E TETË
TREGU I ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 97
Tregu i energjisë elektrike

1.    Tregu i energjisë elektrike është tregu bilateral ku energjia elektrike shitet dhe blihet drejtpërdrejt, ndërmjet pjesëmarrësve të tregut, në bazë të kontratave dypalëshe ose tregut të organizuar dhe të menaxhuar nga operatori i tregut.

2.    Ministri përgjegjës për energjinë, në bashkëpunim me palët e interesuara në sektorin e energjisë elektrike, harton skemën e funksionimit të tregut të energjisë elektrike, që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ku përfshihet të paktën:
 
a)    përcaktimi i mënyrave të bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike;
b) përcaktimi i marrëdhënieve kontraktuale të nevojshme;
c) përcaktimi i informacionit dhe shkëmbimit të të dhënave kryesore të kërkuara.

3.    Pjesëmarrësit e tregut të energjisë elektrike kontribuojnë në mirëfunksionimin dhe transparencën e tregjeve me shumicë dhe pakicë.

4.    Operatori i Sistemit të Transmetimit është përgjegjës për krijimin e tregjeve bilaterale, në përputhje me kërkesat për bashkëpunimin rajonal.
 
5.    Tregtarët dhe furnizuesit e energjisë elektrike, të regjistruar në një shtet tjetër anëtar të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, kanë të drejtë të marrin pjesë në tregun e energjisë elektrike, bazuar në parimet e reciprocitetit dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.    

Neni 98
Rregullat e tregut

1.    ERE, me propozimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe në bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit e sektorit të energjisë elektrike, miraton rregullat e tregut të energjisë elektrike, në përputhje me këtë ligj dhe skemën e funksionimit të tregut të energjisë elektrike, ku përfshihen rregullat për planifikimin, dispeçerimin, balancimin, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe kërkesat për menaxhimin e rezervës.

2.    Rregullat e tregut miratohen nga ERE, brenda 1 (një) viti nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.

Neni 99
Përgjegjësia e balancimit të pjesëmarrësve të tregut 
të energjisë elektrike 

1.    Çdo pjesëmarrës i tregut të energjisë elektrike ka përgjegjësi për balancimin e energjisë elektrike.

2.    Pjesëmarrësit e tregut të energjisë elektrike mund të rregullojnë përgjegjësinë për balancimin, nëpërmjet një kontrate me Operatorin e Sistemit të Transmetimit duke marrë statusin e palës përgjegjëse për balancim ose duke nënshkruar një kontratë për transferimin e përgjegjësisë së balancimit ndaj një pale tjetër përgjegjëse, duke u bërë kështu një pjesëtar i grupit balancues të palës përgjegjëse për balancim, në përputhje me rregullat e tregut.

 

3.    Operatori i tregut është përgjegjës për përgatitjen e raporteve financiare për disbalancat e shkaktuara nga pjesëmarrësit e tregut, pa përfshirë blerjen apo shitjen e energjisë elektrike, në përputhje me parashikimet e rregullave të tregut.

Neni 100
Tregu i balancimit të energjisë elektrike 

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit siguron shërbimet e balancimit të sistemit prej ofruesve të këtij shërbimi në tregun e balancimit, në përputhje me rregullat e balancimit të miratuara nga ERE.

2.    Rregullat e balancimit përcaktojnë kushtet lidhur me balancimin, përfshi rregullat për:
 
a)    ofruesit e shërbimit të balancimit, sigurimin e shërbimeve të balancimit, përcaktimin e sasive të energjisë për t’u përdorur prej ofruesve të shërbimit të balancimit dhe shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj ofruesve të shërbimit të balancimit; 
b)    pjesëtarët përgjegjës të grupit balancues, përfshirë krijimin dhe menaxhimin e llogarive të grupit balancues, përcaktimin e sasive të energjisë që do të përdoren për disbalancimin dhe përgjegjësitë financiare të palëve përgjegjëse të grupit të balancimit.

3.    Operatori i Sistemit të Transmetimit përcakton sasinë faktike të disbalancave të shkaktuara me çdo ofrues të shërbimit të balancimit.
 
4.    Operatori i Sistemit të Transmetimit përcakton sasinë faktike të disbalancave të shkaktuara nga çdo palë përgjegjëse.

5.    Operatori i Sistemit të Transmetimit bashkëpunon me operatorët e tjerë të rrjeteve të transmetimit të vendeve fqinje për sigurimin e tregut balancues në nivel rajonal, me qëllim garantimin e sigurisë operacionale dhe funksionimin e efektshëm të tregut të balancimit, bazuar në parimin e konkurrencës efektive, mosdiskriminimit dhe transparencës. 

PJESA E NËNTË
TË DREJTAT E PRONËSISË

Neni 101
Të drejtat e pronësisë të të licencuarve

1.    Për sigurinë e shërbimit të energjisë elektrike, i licencuari mund të ushtrojë një ose disa prej të drejtave të mëposhtme mbi pronën:

a)    Të drejtën për linjat;
b)    Të drejtën e përdorimit;
c)    Të drejtën e servitutit;
ç)    Shpronësimin.

2.    Kur ushtrohen të drejtat, sipas pikës 1, të këtij neni, dëmet e shkaktuara nga:

a)     vendosja e shenjave, matjeve apo testeve;
b)     instalimi i pajisjeve, aksesi apo kryerja e punës në to;
c)     pengimi ose kufizimi i përdorimit të pronës, 

i rimbursohen pronarit ose përdoruesit të pronës nga i licencuari, në përputhje me Kodin Civil dhe legjislacionin për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik.

3.    Në zonat natyrore të mbrojtura, të drejtat e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, jepen me miratimin paraprak të autoritetit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për zonat e mbrojtura. Në zonat që janë në administrim të njësive të qeverisjes vendore nevojitet miratimi paraprak i njësisë përkatëse vendore.

4.    Në rast të përfundimit të të drejtave të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, i licencuari merr masa për të kthyer pronën e përdorur në gjendjen e mëparshme.

5.    Kur klienti fundor ndodhet në një ndërtesë me shumë apartamente banimi ose strukturë me disa biznese, i licencuari ka të drejtë të ushtrojë të gjitha të drejtat lidhur me shtrirjen e kabllove, përdorimin, riparimin, ndërtimin, servitutin dhe shpronësimin në atë ndërtesë, të cilat janë të nevojshme për sigurinë e pajisjes dhe furnizimit të këtij klienti, deri te matësi i energjisë elektrike.

6.    Asetet, që shërbejnë për lidhjen me rrjetin e sistemit të shpërndarjes me energji elektrike, të ndërtuara nga subjekte fizike apo juridike private pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të cilat i shërbejnë më shumë se një klienti fundor, kalojnë në pronësi të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Mënyra e transferimit tek Operatori i Sistemit të Shpërndarjes rregullohet nga legjislacioni civil në fuqi dhe rregulloret përkatëse të miratuara nga ERE. 

Neni 102
E drejta për linjat ose e drejta e servitutit ligjor

1.    Bazuar në dispozitat e neneve 52 dhe 64, të këtij ligji, e drejta mbi linjat ose e drejta e servitutit ligjor i garantohet OST-së ose OSSH-së për instalimin dhe funksionimin e rrjetit të shpërndarjes ose transmetimit mbi pronën e të tretëve, duke garantuar përdorimin e pronës në përputhje me standardet dhe rregullat e shfrytëzimit dhe sigurimit teknik të pajisjeve elektrike.

2.    Në përputhje me të drejtën e linjës ose të servitutit ligjor, i licencuari për funksionet e transmetimit ose shpërndarjes mund të kryejë në pronën e të tretit veprimet e mëposhtme:

a)    Instalon dhe vendos nën tokë dhe/ose mbi tokë linja elektrike dhe telekomunikacioni;
b)    Instalon struktura mbajtëse, pajisjet e transformimit dhe ato kyçëse të vendosura mbi to;
c)    Instalon dhe shfrytëzon në pronën e të tretit linja të varura (teleferik dhe linja) të përdorura për qëllimet e ndërtimit dhe shfrytëzimit të centralit elektrik, nënstacioneve, linjave të transmetimit dhe të strukturave të saj mbështetëse;
ç) Shfrytëzon, mban, riparon, transformon dhe heq pajisjet e instaluara, të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike;
d)    Heq pemët, shkurret, degët e tyre dhe rrënjët e ndodhura brenda zonës së sigurisë së linjave, të cilat cenojnë sigurinë e funksionimit të tyre;
dh)    Mund të lidhet dhe të kapërcejë rrugët e transportit, lumenjtë, rrjedhat e ujërave, liqenet, kanalet dhe ndërtesat, sipas procedurave të parashikuara në rregulloret teknike dhe legjislacionin në fuqi.

3.    Çdo e drejtë mbi linjat ose e drejtë servituti e vendosur sipas këtij neni jepet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

4.    Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes janë të përjashtuar nga aplikimi i çdo takse apo tarife të vendosur prej organeve të qeverisjes vendore mbi asetet, rrjetet dhe instalimet përkatëse që i përkasin këtyre operatorëve.

Neni 103
Detyrimet e operatorëve ndaj rrjeteve të tyre

1.    Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes administrojnë rrjetet dhe marrin masa që gjatë ndërtimit dhe operimit të tyre të respektojnë të gjitha kërkesat dhe kushtet teknike e të sigurisë, duke përfshirë edhe respektimin e distancave të sigurisë së rrjeteve në raport me objektet e tjera që u përkasin palëve të treta.
 
2.    Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nuk kanë asnjë detyrim ndaj pretendimeve të personave personave fizikë ose juridikë për dëme të shkaktuara, si rezultat i distancës së  rrjeteve të transmetimit apo shpërndarjes në raport me çdo objekt apo strukturë, në pronësi apo posedim të tyre, në rast se objekti ose struktura  apo pjese të tij/saj janë ndërtuar apo vendosur në këto distanca pas ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes apo transmetimit.

Neni 104
E drejta e përdorimit të përkohshëm

1.    Pjesë të centraleve prodhuese, pajisje të sistemeve të transmetimit, shpërndarjes dhe ato ndihmëse mund të vendosen, të funksionojnë dhe të mirëmbahen në pronën e të tretëve, në bazë të së drejtës të përdorimit të përkohshëm.

2.    E drejta e përdorimit të përkohshëm rregullohet sipas legjislacionit për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik.

Neni 105
Shpronësimi

1.    Për vendosjen e centraleve, të nënstacioneve, të kabinave elektrike ose të linjave të transmetimit të energjisë elektrike, i licencuari mund të nisë procedurën e shpronësimit të pronës së një personi të tretë, në përputhje me legjislacionin për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik. Për vendosjen e centraleve, të nënstacioneve, kabinave e linjave elektrike të cilat vendosen mbi prona publike, në administrim të njësive të organeve të qeverisjes vendore, në rast të pamundësisë së lidhjes së kontratave përkatëse me organet e qeverisjes vendore, i licencuari mund të nisë procedurën për marrjen e titullit mbi truallin, në përputhje me legjislacionin që rregullon heqjen e titullit mbi truallin në administrim të njësive vendore.

2.    Nisja e procedurës së shpronësimit me qëllim instalimin dhe funksionimin e rrjeteve të transmetimit e të shpërndarjes dhe të strukturave të tyre mbështetëse mund të kërkohet vetëm nëse e drejta mbi linjat, sipas pikës 2, të nenit 95, të këtij ligji, pengon ose ndërpret në mënyrë thelbësore përdorimin e rregullt të pronës.

3.    Procedura e shpronësimit për instalimin dhe funksionimin e pajisjeve të transformimit dhe të komutimit që nuk janë të vendosura në struktura mbështetëse, që i përkasin centralit të prodhimit të energjisë elektrike, mund të fillojë vetëm nëse palët nuk bien dakord për të drejtën e përdorimit sipas neneve 101 dhe 102, të këtij ligji, ose nëse autoritetet përgjegjëse të planifikimit dhe rregullimit të territorit nuk e kanë miratuar atë.

PJESA E DHJETË
DISPOZITA TË TJERA

Neni 106
Hetimet administrative

1.    ERE, në përmbushje të detyrimeve të saj sipas nenit 19, të këtij ligji, në bazë të fakteve të siguruara për shkeljen e dispozitave të këtij ligji, nëpërmjet një akti të nxjerrë në përputhje me këtë ligj, mund të fillojë hetimin administrativ për këto shkelje të evidentuara.
 
2. Hetimet administrative bëhen në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative dhe procedurat specifike, të miratuara nga ERE. 

Neni 107
Kundërvajtjet administrative

1.    Shkeljet e mëposhtme të kryera prej të licencuarve, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen nga ERE me gjobë prej nga 0.01% deri në 0.5 % të të ardhurave vjetore të vitit paraardhës të të licencuarit:
 
a)    Refuzimi i paraqitjes të të dhënave dhe raporteve periodike apo dërgimi me vonesë i tyre ose dërgimi i të dhënave të pasakta nga i licencuari.
b)    Moszbatimi i detyrimeve lidhur me llogaritjen dhe aplikimin e kostove dhe tarifave.
c)    Moszbatimi i detyrimeve të shërbimit publik të vendosura sipas nenit 45, të këtij ligji.
ç)    Moszbatimi i detyrimeve për mbajtjen e llogarive të ndara sipas neneve 33, 52 dhe 68, të këtij ligji.
d)    Moszbatimi i detyrimeve që lidhen me aksesin e palëve të treta në rrjet, siç përcaktohet në dispozitat e këtij ligji dhe aktet e tjera nënligjore.
dh) Moszbatimi i detyrimeve të përcaktuara në kontratat e rregulluara.
e)    Mospublikimi i informacionit për tarifat dhe kushtet e përgjithshme të aksesit në rrjet, si dhe përdorimit të shërbimeve të rrjetit.
ë) Mosparaqitja e programeve të investimeve dhe/ose moskryerja e investimeve të planifikuara sipas kërkesave të nenit 19, pika 2, shkronja “g”, të neneve 57 dhe 71, të këtij ligji, dhe rregullores përkatëse të ERE-s. Shkelja e kushteve dhe kërkesave të cilësisë së furnizimit të miratuar nga ERE.
f)    Moszbatimi i vendimeve të ERE-s për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
 g) Shkelja  e detyrimeve dhe kushteve të licencës si dhe rregullave të ERE-s që nuk janë përmendur në pikat e mësipërme.
gj) Refuzimi i pjesëmarrësve të tregut për të nënshkruar kontrata të rregulluara brenda 15 ditëve kalendarike.
h)    Moskryerja e pagesës rregullatore nga ana e të licencuarit brenda afatit të përcaktuar. Në këtë rast, ERE, përveç gjobës, ka të drejtë të aplikojë një kamatëvonesë mbi vlerën e pagesës rregullatore, për çdo ditë vonesë në pagesën e saj. Vlera e kamatëvonesës përcaktohet në bazë të ligjit nr.48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”. 

2.    ERE aplikon gjobë progresive për çdo ditë shkelje nga i licencuari për rastet e mëposhtme:

a)    Kur i licencuari nuk përmbush vendimin e ERE-s për korrigjimin e një shkeljeje brenda afateve të përcaktuara prej saj. Në këtë rast, i licencuari dënohet me gjobë në masën 0.1 % të xhiros mesatare ditore të vitit financiar paraardhës, për çdo ditë vonese nga dita e afatit të përcaktuar në vendimin përkatës të ERE-s.
b)    Kur i licencuari nuk përmbush detyrimin e pagesës së taksës rregullatore ndaj ERE-s, dënohet me gjobë në masën 0.2% të xhiros mesatare ditore të vitit financiar paraardhës, për çdo ditë vonesë nga dita e përcaktuar për pagesën.

3.    ERE ka të drejtë të reduktojë masën e gjobave të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, në masën dhe rastet, si më poshtë vijon:

a)    Redukton gjobën në masën 50%, në rastet kur shkelja, për të cilën parashikohet gjoba, është njoftuar nga vetë i licencuari.
b)    Redukton gjobën në masën 1/3, në rastet kur i licencuari bashkëpunon në mënyrë aktive në procesin e hetimit administrativ të ERE-s për konstatimin e shkeljes në fjalë.
c)    Redukton gjobën në masën 40%, në rastet kur i licencuari provon se ka ndërmarrë veprime konkrete për përmirësimin apo zhdukjen e pasojave që ka shkaktuar shkelja, përpara ose gjatë konstatimit të shkeljes nga ERE.
   
4.    ERE, në përputhje me të drejtat e saj të përcaktuara sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 19, dhe nenit 40, të këtij ligji, vendos heqjen e licencës ndaj të licencuarit që shkel një detyrim thelbësor të licencës apo kryen në mënyrë të përsëritur disa shkelje.
 
5.    ERE harton dhe miraton një rregullore të posaçme lidhur me kushtet dhe procedurat e vendosjes dhe reduktimit të gjobave, e cila përpara miratimit konsultohet paraprakisht me të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike.

6.    Ankimi ndaj vendimit të ERE-s, që vendos gjobë apo heqje të licencës për shkak të kryerjes së një kundërvajtjeje administrative, bëhet sipas legjislacionit për kundërvajtjet administrative.

7.    Vendimi i ERE-s për konstatimin dhe vendosjen e gjobës ndaj të licencuarve gëzon cilësinë e titullit ekzekutiv dhe ekzekutohet në përputhje me Kodin e Procedurës Civile.

8.    Gjobat e vendosura në përputhje me këtë nen derdhen në buxhetin e shtetit.

Neni 108
Aktet nënligjore

1.    Këshilli i Ministrave ngarkohet të miratojë aktet nënligjore sipas neneve 4, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”; 6, pika 1; 8, pika 2; 30, pika 11; 31, pika 4; 32, pika 1; 32, pika 4; 33, pika 4; 34, pika 2; 40, pika 5; 46, pika 2; 47, pika 2; 48, pika 3; 50; 51, pika 4; 52, pika 4; 68, pika 3, shkronja “b”; 83, pika 1; 90, pika 5; dhe 96, pika 2, të këtij ligji.

2.    Ministria e Energjisë dhe Industrisë ngarkohet të miratojë aktet nënligjore sipas neneve 5, pika 2; 74, pika 3; 87, pika 2, të këtij ligji.

3.    ERE ngarkohet të miratojë aktet nënligjore sipas neneve 7, pika 1; 14, pika 1; 16, pika 1; 17; 19; 20, pika 1; 26, pika 5; 27, pika 2; 35, pika 3; 36,    pika 1; 37; 40, pika 2; 42, pika 2; 43, pika 1; 55, pika 2; 57, pika 13; 62, pika 2; 65, pika 11; 66, pika 1; 67, pika 6; 69, pika 2; 71, pika 9; 73, pika 13; 76, pika 1; 79, pika 1; 83, pika 1; 85, pika 1; 95, pika 5; 97; 99, pika 1; 100, pika 6; dhe 106, pika 5, të këtij ligji.

Neni 109
Shfuqizimi i akteve dhe dispozitat tranzitore

1.    Ligji nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, shfuqizohet.
 
2.    Aktet nënligjore, që rregullojnë veprimtaritë në sektorin e energjisë elektrike, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zbatohen për aq sa janë të aplikueshme për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj, deri në rishikimin e tyre dhe daljen e akteve të reja në përputhje me kërkesat dhe afatet e vendosura në këtë ligj.

3.    Klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV janë të detyruar të dalin në tregun e liberalizuar jo më vonë se data 31 dhjetor 2015, klientët e lidhur në tension 20 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2016, ndërsa klientët e lidhur në nivelin e tensionit 10 kV dhe 0,6 kV, jo më vonë se data 31 dhjetor 2017.

Neni 110
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I 

ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.