Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 3 shtator 2014
 
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMI E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR MARRËVESHJEN E HUASË NDËRMJET AGJENCISË SË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM 
PËR LINJËN E KREDISË PËR AGJENCINË SHQIPTARE TË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për linjën e kredisë për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR MARRËVESHJEN E HUASË NDËRMJET AGJENCISË SË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR LINJËN E KREDISË PËR AGJENCINË SHQIPTARE TË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE  
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për linjën e kredisë për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META 
 
***
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN  E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE I PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË SISTEMIT TË UJËRAVE TË ZEZA TË BILISHTIT, “KONTRATË ME ÇELËSA NË DORË – LOTI 1””
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit të sistemit të ujërave të zeza të Bilishtit, “Kontratë me çelësa në dorë – Loti 1””, me një hua të butë prej 2 998 856 (dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë) eurosh”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE I PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË SISTEMIT TË UJËRAVE TË ZEZA TË BILISHTIT, “KONTRATË ME ÇELËSA NË DORË–LOTI 1”
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit të sistemit të ujërave të zeza të Bilishtit, “Kontratë me çelësa në dorë – Loti 1”, me një hua të butë prej 2 998 856 (dy milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
***
 
V E N D I M
 
PËR 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR “PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NË NËNTOKË”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së  Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I 
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
#
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NË NËNTOKË 
 
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
Qëllimi
 
Ligji ka për qëllim rregullimin e pensioneve të pleqërisë për punonjësit që kanë punuar në miniera, në nëntokë, me moshë, vjetërsi të përgjithshme dhe vjetërsi pune në profesion, më të vogël se ato të përcaktuara në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
 
Neni 2
Subjektet përfituese
 
Subjektet përfituese janë:
 
a) punonjësit, të cilët deri në datën 30.9.1993 kanë kryer procese pune në miniera, në nëntokë, sipas përcaktimeve në vendimin nr.526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, kreut 1. 
b) punonjësit, të cilët pas datës 30.9.1993 kanë kryer procese pune në miniera, në nëntokë, të dokumentuara sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e mësipërm, pavarësisht nëse të punësuarit kanë kryer aktivitet ekonomik në subjekte private apo me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror.
 
Neni 3 
Kushtet e përfitimit
 
Kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie si punonjës të minierave, në nëntokë, punonjësit, të cilët: 
 
a) arrijnë moshën 55 vjeç;  
b) kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera, në nëntokë.
 
Përjashtohen nga kushtet e vendosura në shkronjën “b”, të këtij neni, ish-punonjësit e nëntokës që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët do të përfitojnë pension sipas këtij ligji kur të arrijnë moshën 55 – vjeç dhe të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë (përfshirë këtu edhe periudhën e trajtimit të veçantë financiar), nga të cilat, jo më pak se 11 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera, në nëntokë.
 
Neni 4
Masa e pensionit
 
Pensioni do të llogaritet sipas përcaktimeve të neneve 32 dhe 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 
 
Neni 5
E drejta për përfitim
 
E drejta për të përfituar pensionin e pleqërisë sipas këtij ligji nuk parashkruhet. 
 
Personi, i cili kërkon të përfitojë pension sipas këtij ligji, jo më vonë se një vit nga data e lindjes të së drejtës, e merr pensionin nga ajo datë. Në raste të tjera, pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës.
 
Personi, i cili ka përfituar pension sipas këtij ligji, nuk ka të drejtë përfitimi të kësteve për periudhën/periudhat gjatë të cilave ushtron veprimtari ekonomike si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës, me përjashtim kur vetëpunësohet në bujqësi. 
 
Përfitimet e caktuara, por të patërhequra, paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet.
 
Përfitimet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet.
 
E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër, gjatë një viti, ushtrohet jo më vonë se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e konstatimit. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të pensionit.
 
Personi, i cili ka përfituar të ardhura në mënyrë e me mjete të padrejta dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të pensionit.
 
Neni 6
Financimi
 
Përfitimet nga ky ligj financohen nga kontributet shtesë dhe nga buxheti i shtetit.
 
Personat, të cilët do të kryejnë procese pune në miniera, në nëntokë, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të paguajnë kontribute shtesë, në masën 5 për qind të pagës bruto, për efekt kontributi. Kontributi shtesë paguhet 3 për qind nga punëdhënësi dhe 2 për qind nga punëmarrësi.
 
Kontributi i sigurimeve shoqërore, në masën 5 për qind, mblidhet dhe derdhet në fondin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, sipas procedurave për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të përcaktuar në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 
 
Diferenca ndërmjet efektit financiar të këtij ligji, deri në plotësimin e moshës së përfituesve, sipas nenit 31, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,  me kontributin shtesë, do të përballohen  nga buxheti i shtetit. 
 
Procedurat e financimit rregullohen  me vendim të Këshillit të Ministrave. 
 
Neni 7
Kërkesa për përfitim
 
Pensioni jepet me kërkesën e të interesuarit, i cili do të paraqesë dokumentacionin përkatës, sipas rregullave në fuqi dhe përcaktimeve në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 
 
Kërkesa për pension, së bashku me dokumentacionin përkatës, paraqitet pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore ku përfituesi ka vendbanimin.
 
Neni 8
Kompensimet 
 
Për pensionet me datë fillimi para datës 1.1.2015, masës së pensionit të llogaritur sipas nenit 4, të këtij ligji, do t`i shtohen edhe kompensimet për çmimet dhe për të ardhurat, sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave dhe në bazë të kritereve që zbatohen edhe në rastin e pensioneve të pleqërisë, të caktuara sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
 
Përfitimet e caktuara sipas këtij ligji indeksohen, me vendim të Këshillit të Ministrave, sa herë dhe në atë masë që rriten ose indeksohen pensionet e pleqërisë, nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror. 
 
Neni 9
E drejta për të zgjedhur përfitimin 
 
Përfituesit e trajtimit të veçantë financiar si punonjës të minierave të nëntokës, sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, që plotësojnë kushtet e këtij ligji, kanë të drejtë të zgjedhin mes përfitimit që kanë dhe përfitimit që u lind nga ky ligj.
 
Neni 10
Llogaritja e pensionit 
 
Llogaritja, caktimi, administrimi dhe pagimi i pensioneve që rrjedhin nga ky ligj bëhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas procedurave në fuqi për pensionet, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
 
Neni 11
Aktet nënligjore 
 
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e neneve 6 dhe 8, të këtij ligji. 
 
Neni 12
Dispozita të fundit 
 
Ligji nr.10165, datë 15.10.2009, “Për caktimin e moshës së daljes në pension të punonjësve të nëntokës”, shfuqizohet. 
 
Neni 13 
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
***
 
V e n d i m 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR SHËRBIMIN E URGJENCËS MJEKËSORE”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI
 
#
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
SHËRBIMIN E URGJENCËS MJEKËSORE
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
 
Neni 1
Qëllimi i ligjit
 
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nëpërmjet rregullimit të shërbimit të urgjencës mjekësore.  
 
Neni 2
Objekti 
 
Ky ligj përcakton parimet kryesore, rregullat e organizimit, mënyrën e funksionimit e të financimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në Republikën e Shqipërisë. 
 
Neni 3
Përkufizime 
 
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohet: 
 
1. “Urgjenca”, ndryshimi i menjëhershëm i gjendjes shëndetësore, që, në rast të mungesës së ofrimit të shërbimit të shpejtë shëndetësor rrezikon jetën ose dëmton seriozisht shëndetin e personit.
 
2. “Shërbimi i urgjencës mjekësore”, një sistem i bashkërenduar i burimeve njerëzore, i infrastrukturës dhe i pajisjeve mjekësore përmes të cilave mundësohet ndihmë dhe kujdes mjekësor i shpejtë dhe i sigurt për personat që pësojnë përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, dëmtime apo sëmundje të papritura.
 
3. “Autoambulancë për shpëtimin e avancuar të jetës”, një automjet që shërben në terren dhe mirëmbahet për të transportuar pacientë dhe punonjës të urgjencës mjekësore të pajisur me pajisje mjekësore me qëllim që t’i sigurojë pacientit një shërbim urgjence të avancuar (përfshirë reanimimin e pacientit).
 
4. “Autoambulancë”, një mjet lëvizës tokësor, ajror ose detar, i pajisur me shtretër, që shërben dhe mirëmbahet me qëllim që të sigurojë shërbim urgjence dhe transport të pacientit.
 
5. “Shërbimi i urgjencës spitalore”, një strukturë e veçantë e spitalit, e cila ka mundësi të sigurojë kujdes mjekësor të specializuar për pacientin në situata urgjente.
 
6. “Njësia e koordinimit të urgjencave”, njësia që ka të organizuar sistemin e identifikimit dhe të marrjes së informacionit, që përdor telefonin publik apo çdo teknologji tjetër bashkëkohore në këtë aspekt, duke synuar të finalizojë dhënien e shërbimit më të përshtatshëm të urgjencës mjekësore. Kjo njësi identifikon natyrën e kërkesës, përparësinë e saj sipas shkallës së rrezikut që paraqet, dhënien e udhëzimeve për telefonuesin, shpërndarjen dhe bashkërendimin e burimeve të nevojshme për dhënien e ndihmës mjekësore.
 
7. “Dhënës i ndihmës së parë mjekësore” ose “DHNPM”, një individ, vullnetar ose jo, i cili është i certifikuar nga struktura përgjegjëse për këtë qëllim.
 
8. “Transport i urgjencës (TU)”, transporti i një personi për në qendrën shëndetësore ose prej saj, i cili, për shkak të kushteve shëndetësore, kërkon vlerësim mjekësor, monitorim ose trajtim gjatë transportit.
 
9. “Drejtues i mjeteve të shërbimit të urgjencës mjekësore”,  një individ i certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore për të drejtuar mjetin dhe për të kryer aktivitete të tjera të lidhura me urgjencën.
 
10. “Rrjeti i sistemit të telemjekësisë”, përdorimi i telekomunikacionit dhe teknologjisë informuese për të siguruar kujdes mjekësor në distancë, nëpërmjet transmetimit të informacionit mjekësor dhe imazheve të ndryshme, nga pacienti te personeli mjekësor apo ndërmjet personelit mjekësor nga një vend në tjetrin.
 
Neni 4
Parimet
 
Shërbimi i urgjencës mjekësore udhëhiqet në bazë të parimeve të mëposhtme:
 
a) Respektimi i të drejtave të pacientëve sipas legjislacionit në fuqi. 
b) Shërbimi i garantuar falas i urgjencës mjekësore në kohën e duhur për shtetasit që konsiderohen në gjendje rrezikshmërie të lartë jetësore, sipas protokolleve të miratuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
c) Ofrimi i shërbimit të urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e saj për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm në Shqipëri dhe për çdo shtetas shqiptar ose të huaj me banim të përkohshëm ose që është duke kaluar në territorin e Shqipërisë. 
ç)  Barazia në përfitimin e shërbimit të urgjencës mjekësore pa asnjë diskriminim për shkak të racës, gjinisë, orientimit seksual, besimit fetar, kombësisë, origjinës shoqërore, gjendjes ekonomike ose të mospëlqimeve personale.
d) Ndërthurja e veprimeve të emergjencës mjekësore me të gjitha emergjencat e tjera kombëtare (zjarrfikës, polici). 
 
KREU II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE    
 
Neni 5
Organizimi i shërbimit të urgjencës mjekësore
 
1. Shërbimi i urgjencës mjekësore është pjesë përbërëse e sistemit të kujdesit shëndetësor, i cili ofrohet i pandërprerë 24 orë në të gjitha nivelet e ofrimit të kujdesit shëndetësor.
  
2. Shërbimi i urgjencës mjekësore organizohet dhe ofrohet në nivel:
 
a) parësor;
b) spitalor;
c) spitalor universitar;
ç) spitali universitar të traumës.
 
3. Në të gjitha nivelet e shërbimit të urgjencës mjekësore duhet të ofrohet shërbim me standarde të përcaktuara, sipas të cilave sigurohen infrastruktura fizike, barnat dhe pajisjet mjekësore, si dhe burimet njerëzore të nevojshme për ofrimin e këtij shërbimi.
 
4. Standardet e përmendura në pikën 3, të këtij neni, miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
 
5. Shërbimi i urgjencës mjekësore në strukturat shëndetësore private zbaton standardet shëndetësore të përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Ngritja e shërbimit të urgjencës në strukturat private bëhet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi për licencimin.
 
6. Të gjitha shërbimet e urgjencës mjekësore në strukturat private raportojnë periodikisht pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore bazuar në kërkesat e Regjistrit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
 
7. Të gjitha shërbimet e urgjencës mjekësore në strukturat private, në rastet e emergjencave civile, bashkëpunojnë me ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë për zbatimin e Planit Kombëtar të Emergjencave Shëndetësore.
 
Neni 6
Përgjegjësitë e shërbimit të urgjencës mjekësore
 
Shërbimi i urgjencës mjekësore është përgjegjës për:
 
a) ofrimin e cilësisë më të lartë të shërbimit në kujdesin parësor, spitalor, trajtimin dhe transportin me autoambulancë për në urgjencën spitalore; 
b) ofrimin e ndihmës së parë për çdo person në kushtet e urgjencës mjekësore;
c) sigurimin e kujdesit mjekësor të specializuar për çdo person në kushtet e urgjencës mjekësore;
ç)  sigurimin e ndihmës së parë dhe kujdesit mjekësor të specializuar në raste të emergjencave shëndetësore dhe civile;
d) sigurimin e transportit tokësor, ajror dhe ujor të përshtatshëm për shpëtimin e jetës, ofrimin e kujdesit shëndetësor në kushtet e urgjencës mjekësore dhe transferimin në strukturat e specializuara;  
dh) sigurimin e ndihmës së specializuar mjekësore në kushtet e urgjencës mjekësore.
 
Neni 7
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM)
 
1. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) është institucioni përgjegjës për zhvillimin e sistemit të shërbimit të urgjencës mjekësore, nëpërmjet planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar, si dhe bashkërendimin e veprimtarisë me sistemet e ngjashme në vendet fqinje.
 
2. Struktura organizative e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
 
Neni 8
Përgjegjësitë e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore
 
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka këto përgjegjësi kryesore:
 
a) Siguron trajnim të vazhdueshëm për personelin shëndetësor dhe joshëndetësor, përfshirë këtu trajnimin klinik dhe programe të trajnimit të vazhdueshëm.
b) Bashkërendon veprimtarinë me personelin, organizon punën e strukturave dhe përdorimin e pajisjeve, nëpërmjet një sistemi komunikimi qendror me qëllim:
 
i. shfrytëzimin e përzgjedhjes së kryer nëpërmjet sistemit telefonik të urgjencës mjekësore, për të identifikuar alternativën më të përshtatshme të urgjencës;
ii. sigurimin e kontakteve me publikun e gjerë nëpërmjet një numri telefoni të vetëm, duke synuar integrimin e sistemit, për përdorimin e numrit telefonik universal evropian 112 të urgjencës;
iii. sigurimin e kontakteve të drejtpërdrejta me personelin, strukturat dhe pajisjet e këtij sistemi, si dhe me sistemet e tjera me të cilat operon urgjenca mjekësore;
iv. përfshirjen e një numri të përshtatshëm të autoambulancave dhe mjeteve të tjera të transportit për të plotësuar nevojat specifike të shërbimit të sistemit sipas zonave duke siguruar që:
 
· autoambulancat dhe mjetet e tjera plotësojnë kriteret lidhur me vendndodhjen, pajisjen si dhe elemente të tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij; 
· drejtuesit e mjetit dhe personeli tjetër që përfshihet në mjetin transportues kanë trajnimin e përshtatshëm dhe përvojën e kërkuar.
c) Përfshin një numër të përshtatshëm strukturash lehtësisht të arritshme të cilat:
 
i. janë të afta së bashku të sigurojnë shërbim të urgjencës mjekësore në mënyrë të vazhdueshme:
ii. plotësojnë standardet lidhur me kapacitetet, vendndodhjen, personelin dhe pajisjet; 
iii. janë të bashkërenduara me strukturat e tjera të sistemit të kujdesit shëndetësor.
ç) Siguron, sipas nevojave, transferimin e pacientëve në institucione që ofrojnë ndjekje shëndetësore dhe rehabilitim kur është e nevojshme të arrihet rikuperimi maksimal për pacientët;
d) Siguron përdorim efektiv të personelit të duhur, pajisjeve dhe aparaturave në çdo njësi që ofron shërbim të urgjencës mjekësore.
dh) Siguron shërbim të urgjencës mjekësore për të gjithë pacientët që kërkojnë shërbime urgjence.
e) Siguron  një sistem të standardizuar për mbledhjen e të dhënave të pacientit që mbulon të gjitha hallkat e sistemit.
ë)  Siguron në zonën që sistemi mbulon me shërbim programe të informimit dhe edukimit të publikut në mënyrë që ai të dijë të vlerësojë mënyrën e marrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore.
f) Siguron: 
 
i. rishikim periodik dhe të gjithanshëm të shtrirjes dhe cilësisë së shërbimit të urgjencës mjekësore në zonën që sistemi mbulon me shërbim;
ii. që sistemi gjatë katastrofave dhe situatave të dëmtimeve në masë është i aftë të ofrojë shërbim të urgjencës mjekësore në zonën që sistemi mbulon me shërbim.
g) Ushtron kontrollin e brendshëm të strukturave të shërbimit të urgjencës mjekësore. 
gj)  Mban Regjistrin Kombëtar të Urgjencës Mjekësore në Shqipëri sipas formatit dhe përcaktimeve të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave. 
h) Përgatit raportin vjetor për ecurinë e punës së shërbimit të urgjencës mjekësore, i cili i paraqitet ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
 
Neni 9
Njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore
 
1. Njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore është pjesë e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore e cila bashkërendon punën e të gjithë sistemit të komandë – kontrollit të urgjencave mjekësore të komunikimit.
 
2. Njësia e koordinimit të urgjencave mjekësore komunikon dhe kontrollon të gjithë sistemin e radiove, telefonave etj. të shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore pavarësisht se ku ndodhen ato gjeografikisht në territorin e vendit.
 
3. Nëpërmjet numrit unik telefonik për gjithë Shqipërinë, kjo njësi kontaktohet në rast të kërkimit të ndihmës së shpejtë mjekësore nga çdo individ apo institucion. Njësia ka për detyrë që, nëpërmjet operatorëve të trajnuar dhe programeve kompjuterike (software), të bëjë vlerësimin e çdo komunikimi, të dërgojë mjetin e transportit të urgjencës mjekësore përkatëse dhe të bashkërendojë punën me strukturën pritëse, sipas gjykimit të dhënë gjatë procesit të vlerësimit për rastin në fjalë.
 
4. Kjo njësi kryen komunikime individuale apo transmetime për të gjithë infrastrukturën shëndetësore, regjistrimi i të cilit është detyrim ligjor.
5. Nëpërmjet sistemit VCS (voice communication center) sigurohet ndërlidhja me të gjitha rrugët e komunikimit me radio VHF (helikopterët), UHF (autoambulancat), si dhe PSTN (rrjeti telefonik GSM apo fiks).
 
Neni 10
Sistemi i komandë – kontrollit dhe përgjigjja ndaj urgjencave 
 
1. Sistemi i komandë – kontrollit është sistemi i komunikimit të urgjencës mjekësore, administrimit të personelit, i shërbimeve dhe mjeteve të shërbimit të urgjencës mjekësore, që shërben për të arritur efektivitetin dhe profesionalizmin si për pacientin, ashtu edhe për personelin mjekësor.
 
2. Sistemi i komandë – kontrollit  shtrihet vertikalisht dhe horizontalisht në tërë sistemin e urgjencës mjekësore.
 
3. Shërbimi i urgjencës mjekësore përdor një numër telefoni unik, 112, të cilin e promovon në publik. Thirrja kalon automatikisht nga çdo kompani telefonike në vend, fikse dhe celulare, në njësinë e koordinimit të urgjencave mjekësore. Ky numër është falas për popullatën.
 
4. Shërbimi i urgjencës mjekësore për nevoja të veta bashkëpunon me rrjetin e sistemit të telemjekësisë.
 
5. Përcaktimi i përparësisë së urgjencës në përgjigje të telefonatave bazohet në protokollet përkatëse, sipas urgjencës dhe shkallës së rëndësisë së gjendjes së pacientit, duke synuar një përgjigje të shpejtë ndaj urgjencave që kërcënojnë jetën, për  të arritur në një numër sa më të madh të jetëve të shpëtuara.
 
6. Ministri përgjegjës për shëndetësinë, me urdhër, në varësi të shpërndarjes gjeografike dhe infrastrukturës, përcakton kategorizimin e zonave e intensitetin e kohës së përgjigjes ndaj thirrjes për ndihmë mjekësore si dhe përcakton kodifikimin e çdo urgjence mjekësore sipas rëndësisë së gjendjes së pacientit.
 
Neni  11
Marrëdhëniet me të tretët
 
1. Shërbimi i urgjencës mjekësore në të gjitha nivelet e organizimit të tij bashkëpunon me struktura të tjera të lidhura me emergjencat, si:
 
a) Drejtorinë e Përgjithshme të  Emergjencave Civile;
b) Policinë e Shtetit;
c) Shërbimin zjarrfikës;
ç)  Kryqin e Kuq;
d) Organizata jofitimprurëse;
dh)  Shërbimet e urgjencës në rajon dhe në Evropë.
 
2. Bashkëpunimi i ndërsjellë i shërbimeve të urgjencës bëhet për:
 
a) ofrimin e shërbimit të urgjencës në të gjthë territorin e vendit, sa më të shpejtë dhe cilësor që të jetë e mundur;
b) përfitim në shkëmbimin e përvojave si brenda vendit dhe në rajon;
c) përballimin e emergjencave civile.
 
3. Mënyra e bashkëpunimit me partnerët jofitimprurës në fushën e urgjencës mjekësore përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
 
4. Çdo organizatë jofitimprurëse që operon në fushën e urgjencës mjekësore pajiset me autorizimin përkatës nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, i cili përcakton mjetet, personelin, shkallën e ofrimit të shërbimit dhe zonën e mbulimit. Operatori jofitimprurës në fushën e urgjencës mjekësore raporton periodikisht për veprimatrinë e tij të urgjencës mjekësore pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
 
Neni 12
Shërbimi i urgjencës mjekësore në kujdesin parësor
 
1. Shërbimi i urgjencës mjekësore në kujdesin parësor organizohet në qendrat shëndetësore.
 
2. Ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton hartën e shpërndarjes, standardet e infrastrukturës ndërtimore, pajisjeve mjekësore dhe të burimeve njerëzore të shërbimit të urgjencës në kujdesin parësor.
 
3. Autoritetet e pushtetit vendor në bashkëpunim me strukturat lokale të shëndetësisë janë përgjegjëse për zhvillimin e veprimtarisë së shërbimit të urgjencës në kujdesin parësor për zonën që mbulojnë.
 
4. Veprimtaria themelore e shërbimit të urgjencës mjekësore në kujdesin parësor ka të bëjë me:
 
a) përgjigjen e shpejtë në thirrje;
b) dhënien e ndihmës së parë;
c) trajtimin e pacientëve në gjendje më të rëndë;
ç)  trajtimin e pacientëve në vendin e ngjarjes.
 
Neni 13
Shërbimi i transportit
 
1. Shërbimi i transportit është sektor i urgjencës mjekësore që merret me ndihmën dhe transportin e pacientëve të sëmurë apo të lënduar.
 
2. Shërbimi i transportit duhet të plotësojë të gjitha standardet e miratuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë për transportin urgjent të pacientëve.
 
3. Shërbimi i transportit është publik ose i kontraktuar nga operatorë privatë  sipas legjislacionit në fuqi për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
 
4. Drejtuesi i mjeteve të transportit të shërbimit të urgjencës mjekësore duhet të trajnohet për kushtet e mirëmbajtjes, sigurimin nga aksidentet, komunikimin sipas rregullave të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
 
5. Autoambulancat dhe mjetet e tjera ajrore dhe detare të shërbimit të urgjencës mjekësore operojnë kryesisht për qëllime të vlerësimit mjekësor, monitorimit, trajtimit dhe transportit të pacientëve që janë në kushtet e urgjencës mjekësore.
 
6. Ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton me urdhër nivelin standard për pajisjet mjekësore, listën e medikamenteve dhe personelin mjekësor në dispozicion të autoambulancës dhe të mjeteve të tjera ajrore dhe detare të urgjencës mjekësore.
 
Neni  14
Shërbimi i urgjencës spitalore
 
1. Shërbimi i urgjencës spitalore përbëhet nga rrjeti i shërbimeve të urgjencës në spitalet rajonale dhe universitare, si dhe nga rrjeti i shërbimeve të urgjencës 24-orëshe në spitalet bashkiake.
 
2. Një spital rajonal dhe një spital universitar duhet të organizojë shërbimin e urgjencës spitalore. Për të funksionuar shërbimi i urgjencës spitalore, spitali rajonal ose universitar duhet të ketë në përbërje këto specialitete:
 
a) Mjekësi interne. 
b) Kirurgji të përgjithshme.
c) Pediatri.
ç)  Ortopedi.
d) Laborator.
dh)  Imazheri.
e) Anestezi-reanimacion.
 
3. Shërbimi i urgjencës spitalore siguron ekzaminim të hollësishëm mjekësor të të gjithë personave që paraqiten në gjendje emergjente sipas protokolleve përkatëse, stabilizimin e tyre të plotë brenda mundësive dhe kapaciteteve të institucionit, si dhe transferimin në spitalin përkatës apo në shërbimin e urgjencës spitalore universitare.
 
4. Shërbimi i urgjencës spitalore zbaton protokollin standard të urgjencës mjekësore, të miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Ky protokoll përcakton se çdo shërbim i urgjencës spitalore duhet të ketë kapacitetin të përballojë mesatarisht 50 pacientë në ditë. Përcaktimi i nevojave të shërbimit të urgjencës spitalore bëhet në varësi të:
 
a) popullatës që mbulon; 
b) faktorëve demografikë;
c) numrit të pacientëve të asistuar në ditë;
ç)  distancës midis shërbimeve.
 
5. Shërbimi i urgjencës spitalore në një institucion spitalor duhet të presë të gjitha rastet mjekësore dhe kirurgjikale të referuara nga njësia e koordinimit të urgjencave ose të vetëreferuara. Për rastet e vetëreferuara pas ofrimit të ndihmës mjekësore të raportohet pranë njësisë së koordinimit të urgjencave.
 
6. Shërbimi i urgjencës spitalore duhet të ketë akses sa më të mirë me shërbimin e radiologjisë dhe sallave të operimit. Hyrja duhet të jetë e ndriçuar qartë, rruga e pajisur me shenja treguese dhe e lehtë për t’u arritur nga autoambulancat e qytetarët.
 
7. Standardi infrastrukturor ndërtimor, i pajisjeve mjekësore dhe lista e medikamenteve të nevojshme përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
 
Neni 15
Koha e vlerësimit të pacientit
 
1. Me mbërritjen në shërbimin e urgjencës spitalore, pacientit i përcaktohet shkalla e përparësisë brenda 15 minutave, që është koha maksimale e pritjes për t’u vlerësuar nga mjeku i shërbimit në bazë të protokolleve të paracaktuara, të miratuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.
 
2. Gjatë kalimit nga shërbimi i urgjencës spitalore, regjistrimi deri te vlerësimi dhe trajtimi i pacientit, spitali garanton sigurinë për punonjësit e tij gjatë kryerjes së punës së tyre.
 
Neni 16
Spitali Universitar i Traumës
 
1. Spitali Universitar i Traumës është institucioni në varësi të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë që ofron shërbimin e urgjencës mjekësore në nivelin më të lartë të saj. 
 
2. Spitali Universitar i Traumës ofron shërbimet kirurgjikale të mëposhtme:
 
a) Ortopedi.
b) Vaskular.
c) Oftamologji.
ç)  Otorino-laringologji (ENR).
d) Maksilofacial. 
dh)  Plastik/rikonstruktiv.
e) Urologji.
ë)  Neurokirurgji.
f) Kirurgji e përgjithshme.
 
3. Spitali Universitar i Traumës ofron shërbimet jokirurgjikale të mëposhtme brenda kohës së përcaktuar:
 
a) Urgjencë mjekësore 24 orë në ditë; 
b) Shërbimin e anestezisë.
c) Shërbimin e imazherisë të përbërë minimalisht nga:
 
– një teknicien me aftësi për të kryer tomografi aksiale kompjuterike skaner, 24 orë në ditë;
–   një imazherist me aftësi për të lexuar një tomografi aksiale kompjuterike skaner brenda 30 minutave.
ç)  Kujdes intensiv të ofruar nga njësia përkatëse;
d) Laborator 24 orë në ditë shërbim.
 
8. Spitali Universitar i Traumës ka në dispozicion të paktën një sallë operimi të pajisur tërësisht me personel të disponueshëm 24 orë në ditë.
 
9. Ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton protokollet e koordinimit për pranimin dhe transferimin e pacientëve.
 
10. Spitali Universitar i Traumës ka një shesh për ulje të helikopterit.
 
11. Spitali Universitar i Traumës  duhet të hartojë, të testojë dhe të rishikojë herë pas here planin e përgatitjes e të përgjigjes ndaj katastrofave dhe të menaxhimit të plagosjeve masive në përputhje me platformën e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj emergjencave.
 
KREU III
 PROFESIONISTËT E SHËRBIMIT TË URGJENCËS MJEKËSORE 
 
Neni 17
Profesionistët dhe punonjësit e shërbimit të urgjencës mjekësore
 
Profesionistët dhe punonjësit e shërbimit të urgjencës janë mjekët, infermierët, psikologët dhe punonjësit ndihmës, të cilët trajnohen për të gjitha urgjencat që kërcënojnë jetën e që përdorin pajisjet në dispozicion sipas standardeve të miratuara nga ministri përgjegjës për fushën e shëndetësisë.
 
Neni 18
Personeli shëndetësor në shërbimin e urgjencës spitalore
 
1. Shërbimi i urgjencës spitalore duhet të ketë punonjës me kohë të plotë.
 
2. Mjekët, infermierët, psikologët dhe punonjësit ndihmës duhet të trajnohen për të gjitha urgjencat që kërcënojnë jetën dhe të përdorin pajisjet në dispozicion, sipas standardeve të miratuara. 
 
3. Për 24 orë në 7 ditë të javës duhet të sigurohet minimalisht prezenca e 2 mjekëve, 6 infermiereve dhe 3 personave të personelit ndihmës për autoambulancat.
 
4. Funksionet kryesore të punës kryhen në shërbimin e urgjencës spitalore, por ofruesve të shërbimit të urgjencës mjekësore mund t’u kërkohet të kryejnë vlerësim mjekësor dhe trajtim edhe në rastet urgjente të pacientëve të shtruar në spital. 
 
Neni 19
Mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore 
 
1. Mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore është mjek i përgjithshëm, i cili ka mbaruar një program specializimi apo trajnimi në urgjencën mjekësore ose kirurgjikale, mjekësinë interne, kardiologji, anestezi- reanimacion.
 
2. Mjeku i shërbimit të urgjencës mjekësore ka për detyrë: 
 
a) të zbatojë protokollet e miratuara nga ministri përgjegjës për fushën e shëndetësisë dhe të sigurojë që punonjësit e urgjencës mjekësore të jenë të njohur me këto protokolle;
b) të japë udhëzime dhe këshilla në shërbimin e urgjencës;
c) të marrë pjesë në programet e përmirësimit të cilësisë dhe edukimit në vazhdim;
ç)  të zhvillojë, të testojë dhe të rishikojë planet ndaj katastrofave dhe trajtimit në masë të të lënduarve;
d) të kryejë funksione të tjera që Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore mund t’i ngarkojë nëpërmjet rregulloreve të miratuara nga drejtuesi i saj.
 
Neni 20
Infermieri i shërbimit të urgjencës mjekësore
 
1. Infermier në shërbimin e urgjencës mjekësore është personi i diplomuar si infermier, i cili ka mbaruar një program kualifikimi në urgjencën mjekësore.
 
2. Infermieri i shërbimit të urgjencës mjekësore ka për detyrë:
 
a) të zbatojë protokollet e shërbimit të urgjencës mjekësore, miratuar nga ministri përgjegjës për fushën e shëndetësisë; 
b) të bashkëpunojë me drejtuesin e shërbimit të urgjencës mjekësore; 
c) të zbatojë udhëzimet lidhur me qarkullimin dhe përdorimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore sipas legjislacionit në fuqi;
ç)  të organizojë dhe të mbikëqyrë seminaret e studentëve të shkollës së infermierisë;
d) të marrë pjesë në hartimin, testimin dhe rishikimin e planeve për katastrofat dhe dëmtimet në masë;
dh) të kryejë funksione të tjera që Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore mund t’i ngarkojë nëpërmjet rregulloreve të miratuara nga drejtuesi i saj;
e) të marrë pjesë në programet e edukimit në vazhdim.
 
Neni 21
Personeli ndihmës i shërbimit të urgjencës mjekësore
 
1. Personeli ndihmës është barelëmbajtësi dhe shoferi i kualifikuar i shërbimit të urgjencës mjekësore.
 
2. Personeli ndihmës ka për detyrë:
 
a) të sigurojë mirëmbajtjen e përgjithshme të automjeteve dhe pajisjeve të tyre;
b) të marrë pjesë në hartimin, testimin dhe rishikimin e planeve për katastrofat dhe trajtimin e të plagosurve në masë;
c) të zbatojë protokollet e urgjencës mjekësore. 
 
Neni 22
Dhënësit e ndihmës së parë mjekësore
 
1. Dhënës i ndihmës së parë mjekësore është një individ, vullnetar ose jo, i cili është i certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore për këtë qëllim.
 
2. Mënyra e ofrimit të ndihmës së parë mjekësore të dhënësve të  ndihmës së parë mjekësore miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.
 
KREU IV
FINANCIMI I URGJENCËS MJEKËSORE
 
Neni 23
Financimi nga buxheti i shtetit
 
1. Shërbimi i urgjencës mjekësore financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.
 
2. Buxheti i shërbimit të urgjencës mjekësore është program i veçantë në buxhetin e miratuar për ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë.
 
KREU V
DISPOZITA TË FUNDIT
 
Neni 24
Aktet nënligjore
 
1.  Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 7, pika 2, 8, pika 3. 
 
2.  Ngarkohet ministri përgjegjës për shëndetësinë, që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet normative në zbatim të neneve 5, pika 4, 10, pika 6, 11, pika 3, 12, pika 2, 13, pikat 2, 4 e 6, 14, pikat 4 e 7, 15, pika 1, 16, pika 9, 17, 22, pika 2.
 
Neni 25
Shfuqizime
 
Çdo akt që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji shfuqizohet
 
Neni 26
Hyrja në fuqi
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.