Në drejtimin e zëvendëskryeministrit, znj. Ledina Mandija, sot në datë 21.06.2017, në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Task Forcës sipas këtij rendi dite:
1. Diskutim mbi informacionin e dërguar nga ministritë, institucionet e tyre të varësisë, prefekturat, bashkitë dhe entet publike apo shoqëritë shtetërore të zotëruara apo kontrolluara nga shteti, përfshirë informacionin lidhur me;
- marrjet në punë (kryesisht në shoqëri shtetërore dhe ente publike), pushimet nga puna, lirimin, lëvizjen dhe transferimin në detyrë, mbi bazë mujore nga janar 2017 deri më sot, referuar nenit 88(3) të Kodit Zgjedhor;
- pezullimet dhe ndërprerjet e marrëdhënieve të punës gjatë fushatës zgjedhore për shkelje të lidhura me zgjedhjet;
- përdorimin e buxhetit jashtë zërave të programit analitik si dhe të konsumimit mujor të karburantit, duke filluar nga data 01.01.2017 deri në datën 16.06.2017, krahasuar me trendin e vitit të kaluar, kjo në zbatim të Urdhrit 65, dt. 12.05.2017 si dhe VKM nr. 473, datë 01.06.2017;
2. Diskutim mbi informacionin e marrë lidhur më problematikat me listat e zgjedhësve;
3. Diskutime mbi informacione për tërheqje shumash të mëdha të parave gjatë muajit Maj 2017 nga bankat e nivelit të dytë;
4. Diskutim për rastet e konstatuara nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për shkeljet e lidhura me zgjedhjet nga nëpunësit civilë dhe masat e marra (nëse ka);
5. Informacion nga Departamenti i Administratës Publike lidhur me referimet për masa të kryera pranë tij për shkelje në fushën e zgjedhjeve dhe statusi i çdo rasti;
6. Informacion nga Departamenti i Administratës Publike lidhur me referimet e kryera nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit;
7. Informacion nga Prokuroria lidhur me raste kallëzimesh penale apo procedimesh penale të regjistruara për vepra që prekin sistemin e zgjedhjeve të lira si dhe statusi për secilën çështje;
8. Informacion nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për raste vonesash në dhënien e lejeve për të shërbyer si komisioner pranë KZAZ, KQV dhe GNV;
9. Informacion lidhur me lejet për KZAZ, KQV dhe GNV;
10. Të tjera.