Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Mars 2018:

V E N D I M
PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2018, NDËRMJET MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DHE MINISTRISË SË MBROJTJES, PËR SIGURIMIN E BAZËS USHQIMORE PËR BLEGTORINË NË ZONAT E PËRMBYTURA NË SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250 “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”), zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh.
b) Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.