Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 04 Prill 2018:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.34/2017, “PËR LIRIMIN E FREKUENCAVE TË DIXHITAL-DIVIDENTIT””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.34/2017, “Për lirimin e frekuencave të dixhital-dividentit””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.34/2017, “PËR LIRIMIN E FREKUENCAVE TË DIXHITAL-DIVIDENTIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Pika 3, e nenit 5, të kreut II, të ligjit nr.34/2017, “Për lirimin e frekuencave të dixhital-dividentit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Masa e kompensimit financiar do të jetë 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe do të financohet nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dividentit numerik 1.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7995, DATË 20.9.1995, “PËR NXITJEN E PUNËSIMIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7995, DATË 20.9.1995, “PËR NXITJEN E PUNËSIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Pika 3, e nenit 7, të ligjit nr.7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Veprimtaritë e ndërmjetësimit për punësim dhe këshillim profesional sigurohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit ose subjekte private, sipas përcaktimeve të këtij ligji.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI