Sot në orën 14:30 në Kryeministri do të zhvillohet takimi i dytë i Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.
Rendi i ditës i mbledhjes së Task Forcës do të jetë
1. Diskutim mbi informacionin e kërkuar nga ministritë, institucionet e tyre të varësisë, prefekturat, bashkitë dhe entet publike apo shoqëritë shtetërore të zotëruara apo kontrolluara nga shteti;
2. Shqetësime të ngritura nga KQZ lidhur me pengesa në pjesëmarrjen e punonjësve shtetërorë si komisionerë në KZAZ, KQV and GNV;
3. Rasti Gjoza sipas kërkesës së subjektit zgjedhor LSI;
4. Diskutime mbi informacione për tërheqje shumash të mëdha të parave gjatë muajit Maj 2017 nga bankat e nivelit të dytë;
5. Çështje të tjera