Në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, Kryeministri Edi Rama zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Në ceremonialin shtetëror në nderim të të rënëve të atdheut, Kryeministri vendosi një kurorë me lule pranë memorialit “Nënë Shqipëri” në respekt e mirënjohje të thellë ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë.