Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sofje, Bullgari, ku zhvillohet Samiti në kuadër të Nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qendrore dhe Lindore, e njohur si Nisma 16+1.
Në kuadër të kësaj Nisme, Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim dypalësh me Kryeministrin e Kinës Li Keqiang. Fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.