Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Dy muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Ilir Koçit, në Marikaj të Vorës, në një banesë të rrënuar ku pamundësia ekonomike e prindërve ua vështirësonte jetesën 6 anëtarëve të saj. Sot, vetëm dy muaj më pas, familja Koci mori çelësat e një vile të re dykatëshe, me hapësira të bollshme për 4 fëmijët e rritur dhe e arreduar sipas kërkesave të kohës. ‘Nuk janë shumë familjet që ishin në gjendjen që ishit ju, në pikëpamjen e shtëpisë, por sidoqoftë janë dhe ne i kemi regjistruar dhe do i ndihmojmë të gjithë, pak nga pak,’ u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama. Kryefamiljari, Iliri dhe bashkëshortja e tij u shprehën mjaft të emocionuar ndërsa e falënderuan Kryeministrin për këtë dhuratë të bukur për Krishtlindje. ​

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.