Sot, me një ceremoni homazh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u përkujtuan Dëshmorët e Atdheut, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht në 21 janar përballë godinës së Kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama organizoi një pritje të posaçme në Kryeministri për familjarët e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt.
Më pas, ata ecën drejt vendit ku katër pllakata përjetësojnë kujtimin e tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe vendosën lule.