Menjëherë pas mbërritjes në kryeqytetin Turk Ankara, Kryeministri Rama kreu homazhe dhe vendosi një kurorë në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk. Në këtë ceremoni ushtarake, Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Financave Ahmetaj, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Turke Gazheli dhe deputeti Bashkim Fino.
Gjatë ditës së sotme Kryeministri Rama do të takohet edhe me homologun e tij Yildirim dhe Presidentin Turk Erdogan. Në mbrëmje të dy kryeministrat do të adresojnë median në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman.