Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Prononcim i Kryeministrit Edi Rama pas tryezës së koalicionit qeverisës: 

Ne bëmë një takim për të diskutuar mbi një sërë çështjesh, natyrshëm sepse është mbyllja e një viti dhe fillon një vit ku kemi disa objektiva.

Pa diskutim, një ndër objektivat kryesorë është çuarja përpara e reformës në drejtësi dhe ndamë me njëri-tjetrin kënaqësinë që trenit të reformës iu bashkua edhe Partia Demokratike. Madje, unë jam veçanërisht i kënaqur sepse kaluan shumë kohë duke pritur që të ndahej treni, tani hipën vet në tren dhe ky është një lajm shumë i mirë i fundvitit.

Raporti i Komisionit të Venecias na gjen të gjithëve të kënaqur dhe ky është një tjetër lajm shumë i mirë. Tani duhet ta finalizojmë këtë proces, mbi një bazë shumë solide që është raporti i Komisionit të Venecias, duke shfrytëzuar eksperiencën e shkëlqyer të një procesi jashtëzakonisht gjithpërfshirës, të thellë dhe cilësor që ka marrë rreth një vit, duke marrë të gjithë së bashku përgjegjësinë e madhe që t’i japim vendit, më në fund, reformën e shumë pritur dhe shumëdëshiruar prej kaq shumë vjetësh.

Ndoshta në pranverën e vitit të ardhshëm?

Me siguri që po.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.