Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqipëria feston sot, Ditën e Pavarësisë, kremtimi i së cilës nisi nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, ku qindra qytetarë nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë, 103 vjet më parë. Për të kremtuar këtë Ditë ishte sot, në Vlorë, edhe Kryeministri Edi Rama.

Në Sheshin e Flamurit u zhvillua në prani të drejtuesve të lartë të shtetit, ceremoniali shtetëror i ngritjes së flamurit. Kryeministri Rama në nderim dhe respekt të aktit më madhor kombëtar,  vendosi një kurorë me lule në Monumentin e Pavarësisë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.