Shfrytëzimi i resurseve natyrore dhe trashëgimisë kulturore të fshatit Lin bëri që Naum Bicja, me anë të mbështetjes nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, të rindërtonte shtëpinë e të parëve me të njëjtët elementë, duke rritur interesin e turistëve të apasionuar pas liqenit dhe trashëgimisë kulturore.
Kryeministri Edi Rama vizitoi ambientet e bujtinës, e cila edhe aktualisht akomodonte turistë të huaj dhe që rankohet me pikët më të larta në booking.com.
“Është shtëpi që për herë të parë është ndërtuar në 1911-ën. Kur u largova unë, shtëpia filloi të rrënohej, pas 1999-ës. Duhet ta restauroja. Duke parë që kishte shumë lëvizje turitësh mendova ta kthej në bujtinë,” shprehet Naumi.
Edhe pse vetëm në vitin e parë të aktivitetit ai thotë se vihet re një tendencë rritjeje e numrit të turistëve që akomodohen në bujtinë, kryesisht europianë, si gjermanë, norvegjezë, suedezë, danezë, etj.