Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ministerialin Rajonal të Drejtësisë, me pjesëmarrjen e ministrave të Drejtësisë së Ballkanit:

Faleminderit shumë!

Do të flas në anglisht në nder të të ftuarve të ardhur nga i gjithë rajoni dhe që ata të mos kenë nevojë të dëgjojnë përkthimin, meqë shqipja ime është mjaft e ndërlikuar.

Do të filloj duke thënë që zakonisht dhe u tha në fakt, edhe në fjalët e mbajtura nga panelistët, që ne i jemi referuar Alexis de Tocqueville, ashtu siç tha Majlinda, ose Martin Luther King, siç tha Luigi.

Ndërsa unë dëshiroj t’i referohem Friedrich Ebert dhe sa herë që na jepet mundësia të flasim me miqtë tanë ndërkombëtarë, ne flasim për Adenauer, De Gol, Jefferson, Roosevelt, por ndonjëherë më duket sikur ka një boshllëk, pasi ne u referoheni të vdekurve, kurse miqtë tanë europianë i referohen zgjedhësve që natyrisht hedhin votën, që i kanë hedhur sytë drejt Europës, këtu në rajon, ose zgjedhësve në BE që nuk janë shumë optimistë për zgjerimin.

Gjithsesi, ne duhet të kemi besim tek ata që nuk janë më me ne, tek të vdekurit dhe duhet të kemi besim që fryma me të cilën u krijua Europa dhe fryma me të cilën është krijuar ky projekt kaq fantastik, i humanitetit, i njerëzimit nuk do të vdesë. E faleminderit Zotit që deri më tash shikojmë shenja që tregojnë se ai nuk ka për të vdekur, por ka për të vazhduar të jetë i gjallë dhe i plotë dhe ne natyrisht e ndjejmë edhe agoninë që shikojmë në disa vende të tjera.

Por Friedrich Ebert ka thënë që liria dhe drejtësia janë motra binjake dhe të pandara. E pikërisht ky binjakëzim mes lirisë dhe drejtësisë është një gjë më e lehtë me fjalë sesa me vepra dhe duke patur parasysh një histori të gjatë pa liri dhe pa drejtësi është një histori e përbashkët që ne kemi përjetuar në këtë anë të sallës dhe kjo nuk i bën gjërat aspak të thjeshta.

Unë kam patur mundësinë që të takohesha në Paris me Presidentin Klinton gjatë varrimit të Presidentit Shirak. Patëm një bisedë vërtetë të këndshme dhe unë ndava me të idenë time që në këtë rajon të botës, ne kemi të vetmin vend ku mund të shihet pikërisht politika e jashtme e SHBA-së në ditën e saj më të mirë, kur u fillua me bombardim, por tashmë ka kaluar në bashkëpunim rajonal. Në vende të tjera, bombat nuk kanë sjellë në fakt stabilitet apo paqe, apo shumë më pak, natyrisht nuk kanë sjellë as bashkëpunimin rajonal.

Natyrisht që objektivi, synimi ishte i njëjtë. Forcat që bombarduan ishin të njëjta. Po pse ky dallim. Çfarë e dallon këtë rajon, të themi nga Iraku apo nga zona të tjera të botës, pra, çfarë e bën të dallueshme qëndrimin një 18-vjeçari, në Tiranë, në Prishtinë, në Beograd, në Podgoricë apo në Shkup nga një 20 vjeçar në Mosul?

Unë besoj që ndër të tjera ka të bëjë me faktin se për një 20 vjeçar në këtë rajon, perëndimi është mu në prag të derës dhe për shqiptarët – i dëgjova të dhënat, statistikat që na dha zonja Bregu, – shqiptarët në fakt meqë janë tejet optimistë për Europën, 90 % janë shifrat, e rrisin madje mendoj dhe mesataren e rajonit. Sepse duke marrë 90% e shqiptarëve, pjesa tjetër është më e ulët. Nuk e përmenda Kosovën, sepse po ndodh diçka në Kosovë. Ishte 90% kjo mbështetje, por është duke u ulur e do të vazhdojë të ulet dhe të ulet për arsye se Kosova trajtohet në mënyrë të padrejtë. Kosovës i është vënë vetoja për liberalizimin e vizave. Janë 2 milionë persona që gjatë diktaturës kishin mundësinë të lëviznin në mënyrë të lirshme, ndërsa tani me lirinë që kanë nuk u jepet kjo liri për të lëvizur. Me Millosheviçin mundeshin të lëviznin lirshëm, ndërsa me miqtë që i çliruan nuk munden. E këta miq… që prej 2014-s bëhet fjalë për 100 milionë njerëz që udhëtojnë tashmë lirshëm nga Ukraina që është ende në luftë, Gjeorgjia, Moldavia etj., dhe 2 milionë vetë mbahen peng.

Kështu që çfarë mund të bëhet?

Të vazhdojmë t’i referohemi Jeffersonit, Adenauerit, De Golit, të gjithë këtyre të vdekurve dhe të shpresojmë se shpirtrat e tyre do të sjellin më shumë energji të mira për këta udhëheqës dhe lidera që janë sot gjallë.

Por, duke iu kthyer asaj që dëshiroja të thosha, nuk është një gjë që ndodhi përpara 100 vitesh, por përpara pak vitesh, kur ranë bombat dhe shkundën të gjithë rajonin dhe 500 mijë vetë lëvizën brenda natës për shkak të spastrimit etnik. E shikoni se çfarë ndodh sot? Ne jemi këtu sëbashku dhe prej 5 vitesh ndoshta të gjitha vendet e rajonit janë të ulura në tryezë dhe me një etiketim shumë frymëzues, Procesi i Berlinit, duke patur besim tek e ardhmja si europianë dhe si pjesë e BE.

Më lejoni të them serish se drejtësia është mbi të gjitha, pra, gjithçka ka të bëjë me drejtësinë. Natyrisht dhe sigurisht që kjo na bën ne të jemi kaq të angazhuar dhe kaq të përkushtuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE-në, sepse puna nuk është se ne duhet të kënaqim Parisin, Berlinin, Hagën, apo çfarëdo qyteti tjetër të BE, po kjo ka të bëjë me shndërrimin e vendit tonë, me ndryshimin  e vendit tonë. Kjo ka të bëjë me faktin që vendet tona duhet të kenë demokraci funksionale, shtete funksionale, me institucione të tilla, duke filluar së pari e mbi të gjitha, me një sistem të besueshëm e të paanshëm të drejtësisë.

Në kufirin mes SHBA dhe Meksikës është një qytet i vogël që quhet Sonora. Gjysma e qytetit është në SHBA dhe gjysma tjetër në Meksikë. Të njëjtët njerëz në anën e SHBA-së ka arsim, kujdes shëndetësor, sundim ligji, nuk ka kriminalitet, ok ka kriminalitet po jo si  në anën tjetër të kufirit. Në anën tjetër të kufirit nuk ka shans, nuk ka mundësi që ti të arrish diçka në jetë në rast se nuk je i lidhur me kartele, pra është një qytet i ndarë në dysh, të cilin e ndau fati ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës. Pra, nuk ka të bëj me klimën, nuk ka të bëj me etninë, nuk ka të bëj me besimin fetar, ka të bëjë me institucionet. Dhe fati i të gjithëve ne këtu dhe në këtë anë të botës dhe kur e thashë këtë, në fakt thashë qenkemi fiks mishërimi i asaj që ne jemi në fakt në lidhje me Europën, Bashkimi Europian andej në atë anë dhe Ballkani Perëndimor në këtë anë dhe ka një korridor këtu në mes, i cili na ndan dhe ne jemi këtu që luajmë dhe ju na shikoni sesi luajmë, shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kuptoni mua e të tjerët e pastaj në fund thoni mirë, mirë, çuna të mirë e goca të mira, po jo tamam.

Por ne nuk kemi zgjedhje tjetër. Ne nuk kemi alternativë tjetër, nuk ka asgjë tjetër, nuk ka mënyrë tjetër, ne na duhet që të vazhdojmë t’ju duam e të besojmë te kjo martesë e jona. Po nuk shoh ambasadorin britanik këtu është e vërtetë, sepse britanikët kanë luksin që të mendojnë shkurorëzimin, divorcin, pas kaq shumë vitesh, ndërsa ne jo. Sepse për ne, kjo është hera e parë, është ajo herë e parë të cilën ti e ke ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askënd që të ketë këtë ëndërr e të martohet me atë që do.

Padashur t’i ndërlikoj gjërat unë jam i sigurt që ju më kuptoni, e kuptoni se çfarë po them, sepse bëhet fjalë për 2 javë, 2 javë që të kemi ndoshta shpullën tjetër të radhës dhe pastaj duhet të shtrëngojmë duart, të pimë ndonjë pije sëbashku. Është frustruese, sepse ne na thuhet gjithnjë që ju duam dhe që një ditë do jemi bashkë, por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni e të përmirësoheni.

Tani më duhet të bëj një koment, vjet, përshembul, na thanë që keni bërë një punë fantastike, por keni ende diçka për të bërë. 57 gjyqtarë dhe prokurorë, një numër magjik, nuk e dija pse do ishte kjo shifër 57 dhe jo 58, ose pse jo 56, por thashë 57. Epo mirë, kabala e shtyrjes dhe ne shkuam përtej 57-ës, shumë më shumë se 57 dhe procesi i rivlerësimit, vettingu u bë revolucioni ynë francez me gijotinën. Çdo mëngjes, në çdo televizion shqiptar, të gjithë këta që ishin të paprekshëm, të paprekshmit kalonin te komisionet e vettingut dhe dukeshin si të dobët dhe gjithë ata që shkarkoheshin e shkarkoheshin e hiqeshin nga sistemi, pra, forca e korrupsionit në Shqipëri. Korrupsioni për 30 vite është rritur dhe që gjendet tek politikanët dhe që gjendet tek autoritetet publike, por më besoni kur ju them, nuk ka të krahasuar me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë tashmë njëherë e mirë, të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata ishin forca dhe pushteti i korrupsionit, ata ishin ata që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin dhe gjithçka ishte bërë relative. Dhe pas 1 vit nuk flasim më për 57, por më shumë se 100.

Tani cili është problemi? Tani problem është që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Po, por ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Kështu që kur po bën operacion tek trupi i dikujt, duhet parë nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zotit që ka ende njerëz, pra, burra e gra të mençura në Europë, të cilët vazhdojnë t’u referohen të vdekurve, që i kemi përmendur. Angela Merkel është kampione e kësaj gjëje dhe ajo ka thënë një gjë, të cilën dua ta dëgjojnë të gjithë dhe u dëgjua në fakt nga grupi parlamentar. Ne po themi që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe që ky është dështim, më fal por unë citoj kancelaren gjermane,  a ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që të pastronin sistemin dhe a kanë faj ata që e pastruan sistemin, e bënë atë dhe tani që u pastrua sistemi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe duhet t’u hedhim faj për këtë gjë, apo t’i përgëzojmë për këtë punë që kanë bërë.

Natyrisht që kur nuk Gjykatë Kushtetuese funksionale nuk mund të jesh shtet anëtar, por ne nuk po kërkojmë të jemi shtet anëtar, ne thjesht po kërkojmë që të vazhdojmë një rrugëtim që do të dojë e do kërkojë shumë kohë, një kohë të gjatë. Kjo do të thotë që hapi tjetër do të jetë sigurisht hapi që do të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Por fakti që nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale në këtë moment tregon sukses jo dështim.

Të paktën ekziston një person në Komunitetin Europian që mendon si unë e kam thënë dhe e them ngaherë, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë që ta bëjë Gjermaninë që të thotë “PO”. Unë nuk e arrita dot.

Ndonjëherë njerëzit mendojnë se duke folur në këtë formë, unë ja hedh fajin Europës. Jo nuk ja hedh fajin Europës, po kush tjetër në Europë, më shumë sesa Franca, ka të drejtën të thotë e të mendojë që Europa nuk po funksionon siç duhet, është një nga dy themelueset e BE-së. Kush tjetër më shumë se Franca mund të mendojë që në fakt, BE-ja duhet të ndryshojë, metodologjia, qasja duhet të ndryshojë, Është legjitime kjo gjë. Me që ra fjala, unë si një person që nuk është pjesë e Europës, por që ka një lidhje të fortë me Europën, mund të jem dakord me këtë gjë, por ajo që nuk kuptojë është që, pasi Europa të hyjë në një proces të thellimit të reformës së vet, si p.sh, atë që thotë Presidenti Macron, atëherë, si mund të na kërkoni ne që të ndalojmë thellimin e reformave tona? Sepse nuk ka sesi ne do ta kishim bërë këtë reformë në drejtësi, pa pasur SHBA-në dhe Europën në krah e në mbështetjen të plotë dhe pa pasur atë zjarr të brendshëm tonin e atë dëshirë tonën për të qenë pjesë e kësaj familjeje. Nuk do t’ia kishim dalë. Përse nuk e bëmë përpara. E meqë a fjala për institucionet, pse nuk i kemi ndërtuar ato më parë, pse nuk i kemi krijuar ato më parë dhe pse është procesi i vettingut, të rivlerësimit, i suksesshëm? Sepse është ky zjarri i brendshëm që gjendet tek qytetarët, tek qeveria, tek ata që po e bëjnë këtë gjë dhe natyrisht që është në sajë të mbështetjes së përhershme që kemi pasur, përndryshe si mund t’i kishim vënë fre kësaj force, këtij pushteti të korrupsionit që ishte më e paprekshmja e të gjithë qarqeve.

Ju them që nuk ka asnjë mënyrë tjetër, asgjë tjetër, nuk ka zgjidhje dhe zgjedhje tjetër, por është e padrejtë dhe nuk është as e mençur. Tregova Kosovën si shembull dhe pastaj papritur dhe pa kujtuar dikush thotë çfarë është kjo tarifë, nga doli kjo?

Ne menduam që nuk kishte më kësi lloj gjërash. Tarifa, mos po vjen diçka tjetër përveç tarifës, shumë më shqetësuese se kjo tarifa? Apo mos ka edhe një gjë tjetër më shumë shqetësuese se kjo gjëja që ishte më shqetësuese se tarifa?

Të shikojmë simptomat, duhet të kuptojmë temperaturën që ka trupi.

Ndërkohë që ne kemi arritur në një pikë ku Kosova dhe Serbia flasim me njëra-tjetrën dhe liderët përpiqen të kuptohen, në të njëjtën kohë, ne duhet të kuptohemi dhe të mos … [e padëgjueshme]. Sepse do të ishte shumë e kuptueshme që ka natyrisht të tjerë që kanë temperaturën e trupit tyre, që kanë mënyrën e të menduarit të tyre dhe që thonë dëgjoni  ju shumë mirë po ecni, por ne kemi probleme tona për momentin, por nuk thonë këtë ama. Ata thonë “po, gjëra të tmerrshme janë këto që po ndodhin”. Janë të njëjtët persona që thonë që keni tre kushte, pastaj i bëjnë 5 ato, e pastaj 9 dhe 99 për të njëjtën gjë. Ku është këtu, shpërblimi për atë që kemi bërë? Çfarë është? Është puna, është që të në na bëjnë për budallenj?

Të paktën ka një dallim këtu. Ka  sistem drejtësie që funksionin, ju e keni, ne nuk e kemi dhe po luftojmë ta bëjmë funksional atë.

Përsa i përket lirisë, ne kemi të njëjtën liri për të folur atë që kemi në mendje dhe për të thënë atë që mendojmë për të gjithë këtë gjë.

Në mbyllje më lejoni të them që po, e di që ne e kemi probleme madhore ende për të zgjidhur, sepse problemi thelbësor është ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve. Mos harroni atë shembullin që ju dhashë në kufirin mes SHBA dhe Meksikës. Është e përafërt kjo gjë, jo aq dramatike, por e përafërt, e ngjashme. Pra, ne jemi të ndarë nga një kufi, i cili gjendet gjithandej rreth nesh dhe jam i sigurt që 99% e eurodeputetëve në parlamentet kombëtare nuk mendojnë  që Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufijtë e BE-së. 99 % e parlamentarëve në shtetet anëtare të BE-së mendojnë se Ballkani Perëndimor gjendet mes Turqisë dhe Gjeorgjisë. Më besoni ku ju them se kam parë edhe udhëheqës që thonë me të vërtetë që jeni të rrethuar nga kufijtë e BE-së? Po si ka mundësi? Greqia është në BE, duhet të shkosh në Greqi në BE, të dalësh nga BE, të kalosh Maqedoninë e Veriut, Serbinë e të hysh sërish në BE kur je refugjat. Kështu që, a mund të mbash veshkën në xhep, mund të funksionojë organizmi i tillë, në këtë formë?

Ajo që po përpiqem të them është shumë e thjeshtë, pikë së pari, kjo është çështje sigurie. Të  gjithë flasin për sigurinë, për kriza të ndryshme, kriza të reja dhe probleme të reja që sjell epoka e re. Përse është kaq e vështirë për t’u kuptuar që Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm për Bashkimin Europian, po aq saç është e domosdoshme dhe BE-ja për ne, por për arsye të ndryshme. Nuk është shkencë kjo që duhet ta kuptosh, as nuk ke nevojë të jesh historian e as magjistar ta kuptosh sepse është e dukshme, është e qartë dhe kur mendon se çfarë po kërkojmë ne, po kërkojmë më shumë para? Jo.

Mos po kërkojmë që të kemi të drejtën e votës në BE? Jo.

Mos po kërkojmë që ta bezdisim Brukselin dhe të kemi të drejtën e votës në Këshill? Jo.

Ne po kërkojmë që të kemi recetën tjetër të radhës për kurën tonë dhe të ndërtojmë institucionet. Shikoni për shembull Maqedoninë e Veriut, është aq e dukshme që ishte ai qyteti që shkëlqente mbi kodër deri në momentin që u bllokuan dhe më pas filloi rënia në çdo lloji fushe e më pas përfundoi në një situatë autokratike dhe sistemi autokratik të zymtë. Pse? Sepse ata humbën burimin  e karburantit, e ushqyesit që është Bashkimi Europian dhe jo Bashkimi Europian si një automat nga i cili nxirren paratë, por është BE-ja, e cila të vdekurit e saj vazhdojnë të na frymëzojnë nga varret.

Faleminderit shumë e pastë një jetë të gjatë!  

*Përkthim simultan

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.