Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, mbi prioritet e kryesimit shqiptar të OSBE-së.  Zoti Greminger e uroi Kryeministrin Rama, për marrjen e kryesimit nga Shqipëria të OSBE-së, duke nënvizuar besimin për suksesin e saj. “Urime për fillimin e mbarë të Shqipërisë në rolin e Presidencës së OSBE-së. Mendoj se keni e keni nisur shumë mirë dhe me vlerë. Të gjithë ne, si edhe unë personalisht e vlerësojmë që jeni angazhuar personalisht.”

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.