Ekipet e terrenit vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë në shtëpitë e familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar për t’i mbështetur dhe asistuar ata me ushqime dhe barna mjekësore.
Ditën e sotme janë ndihmuar 3083 familje dhe individë. Ndërsa deri më tani janë asistuar 163811 familje dhe individë.
Nesër e deri në fund, ekipet në terren do të jenë sërish në shtëpitë familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.