Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishin sot në Thumanë, ku ka nisur puna për shembjen e godinave dhe banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Duke ndjekur punimet, Ahmetaj i shpjegoi Kryeministrit se në prishja e banesave do t’i hapë rrugën edhe zhvillimit urban të zonës. “Janë disa shtëpi që nuk janë për t’i prishur, por në bazë të Aktit Normativ do kompensohen me metra katrorë të plotë. Por do të prishen sepse janë pjesë e zhvillimit të detyrueshëm të zonës”, – u shpreh ministri Ahmetaj.
Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera do të kthehen në shtëpi të reja, më të mira më të forta se më parë. “Tani, pavarësisht se na doli ky armik, duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt vitit të ri me sukses. Tani nuk i bëjmë dot të gjitha besoj, por shumicën e atyre që i kanë shtëpi individuale do bëjmë çmos që ta çojmë me sukses deri në vitin e ri”, – theksoi Kryeministri.
3400 njësitë individuale në këtë zonë do të shoqërohen me infrastrukturën e tyre specifike rreth e rrotull banesave, e cila do të shkojë paralel me infrastrukturën e godinave shumëkatëshe.