Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të neneve 7, pika 4, dhe 15, të ligjit nr.15/201,“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, si edhe në zbatim të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19,

U R DH Ë R O J:

Në Urdhrin nr.193 datë 20.03.2020 “Për kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë” bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 riformulohet si vijon:
“2. Kufizimin e lëvizjes, në gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë, për të gjitha kategoritë (këmbësor, biçikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete) duke filluar nga ora 13:00 e ditës së shtunë, datë 11.04.2020 deri në orën 05:00, të datës 13.04.2020. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe të produkteve ushqimore, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike si dhe shërbimet në banesë (delivery).”
2. Fjalia e parë e pikës 3 riformulohet si vijon:
“Ndalohet ofrimi i shërbimit ndaj qytetarëve nga të gjitha aktivitet, përfshirë ato të përcaktuara në pikën 1 dhe në tabelën bashkëlidhur këtij urdhri, duke filluar nga ora 13:00 e ditës së shtunë, datë 11.04.2020, deri në orën 05:00, datë 13.04.2020.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRI

Ogerta Manastirliu

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.