Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Sot, falë operacionit humanitar në ndihmë të familjeve/individëve shumë në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar janë asistuar me ndihma ushqimore dhe barna mjekësore 4864 familje dhe individë.

Deri më tani, ekipet në terren kanë mbërritur në shtëpinë e 228 350 familje/individë dhe pensionistë të vetmuar.

Operacioni humanitar do të vazhdojë deri në fund dhe ekipet në terren, të shpërndarë në të gjithë vendin, do të shpërndajnë ushqime dhe barna mjekësore për të gjithë familjet/individët shumë në nevojë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.