Vendime të miratuara nga Këshilli i Ministrave, datë 03 Prill 2020:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS PËR LOTIN 1, ME OBJEKT “BLERJE KITE PËR LABORATORIN MIKROBIOLOGJIK PËR DIAGNOZËN SEROLOGJIKE, TË PËRSHTATSHME PËR PAJISJEN MAGLUM 800 TË SNIBE CO.LTD OSE EKUIVALENT”, NË QSUT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 1, të kreut VII, të vendimit nr.203, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat që përdoren për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e kontratës për lotin 1, me objekt “Blerje kite për laboratorin mikrobiologjik për diagnozën serologjike, të përshtatshme për pajisjen Maglum 800 të Snibe Co.ltd ose Ekuivalent”, në QSUT, me palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe operatorin ekonomik “GENIUS”, sh.p.k., të zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë, me objekt “Blerje kite për laboratorin mikrobiologjik për diagnozën serologjike, të përshtatshme për pajisjen Maglum 800 të Snibe Co.Ltd ose ekuivalent në QSUT dhe blerje e materialeve të emergjencës për kryerjen e analizave diagnostikuese për COVID-19 në ISHP”, ndarë në katër lote, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS PËR LOTIN 2 ME OBJEKT “TRAJTIM DHE ASGJËSIM TË MBETJEVE QË DALIN NGA SHËRBIMET KU MARRIN TRAJTIM PACIENTËT ME COVID-19 PËR QSUT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 1, të kreut VII, të vendimit nr.203, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat që përdoren për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT”, me palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe operatorin ekonomik “ECO RICIKLIM”, sh.p.k., të zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë me objekt “Blerje kite dhe reagentë, evadim mbetje antiCOVID-19 ndarë në dy lote”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS ME OBJEKT “FURNIZIM VENDOSJE RESPIRATORË ME DY MODALITETE PËR ADULTË DHE MOSHË PEDIATRIKE PËR COVID-19”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 1, të kreut VII, të vendimit nr.203, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat që përdoren për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e kontratës me objekt “Furnizim vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”, me palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe operatorin ekonomik “TBS 96”, sh.p.k., të zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë të prokurimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA