Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Fëmijët dhe mësuesit e shkollës “Shaqe Mazreku” në Durrës rikthehen në ambiente tërësisht të transformuara nga ato që u detyruan të lënë pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar. Një shkollë shembullore, ishte vlerësimi i Kryeministrit Edi Rama, i cili vizitoi sot këtë shkollën ku nxënësit janë rikthyer në më pak se një vit nga ata tragjike e nëntorit të shkuar. Një premtim i dhënë dhe i përmbushur tashmë për nxënësit e mësuesit e kësaj shkolle. “Nuk do e kisha besuar që me të vërtetë do kishim hyrë në datën e përcaktuar,” – u shpreh drejtori i shkollës.

Shkolla përmbush standardet më të mira, si përsa i përket mjediseve të brendshme dhe terreneve sportive. Shkolla është e pajisur me ashensor dhe dalje emergjence, çka mungonin më parë në shkollë.

“Është një ndërtim shumë herë më mirë. Ambienti është më i madh dhe më I përshtatshëm për nxënësit,” – u shpreh një nga mësueset.

Në Durrës do të rindërtohen 31 objekte arsimore. Nga këto, sipas kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriona Sako, “12 përfundojnë brenda vitit dhe pjesa tjetër është në proces e sipër. Do të kemi ndërtime të reja gjithashtu dhe 7 rikonstruksione.”

Për Ministren e Arsimit Evis Kushi, edhe kjo shkollë është dëshmi se si  goditjen nga tërmeti ta kthesh në mundësi.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.