Sot nderojmë me respekt e mirënjohje kujtimin dhe sakrificën e të rënëve.
Në homazhet shtetërore për 76-të vjetorin e Çlirimit të Atdheut, në Varrezat e Dëshmorëve, Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri” dhe u përkul në respekt të sakrificës së tyre sublime.