Katër të vrarët e protestës paqësore të 21 janarit u nderuan sot, me titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut”. Pas ceremonisë së posaçme të zhvilluar me këtë rast, Kryeministri Edi Rama, së bashku me familjarë të dëshmorëve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u përkulën në shenjë respekti dhe vendosën buqeta me lule në vendrënien e tyre 10 vjet më parë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Është koha për të shprehur jo vetëm urimin që i përjetshëm të jetë kujtimi i tyre, por edhe bindjen se kujtim i tyre do të jetë i përjetshëm”, – u shpreh Kryeministri Rama, ndërsa u dorëzoi familjarëve të tyre simbolin e Dëshmorit të Atdheut