Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

N J O F T I M  P Ë R  A P L I K I M

PËR FUNKSIONIN E KRYETARIT DHE TË NËNKRYETARIT   TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

 

Në mbështetje të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe të vendimit nr.286, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave të përzgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare”, procedura përzgjedhëse për kandidatët për kryetar dhe nënkryetar të Komitetit për Pakicat Kombëtare bëhen çdo 4 vjet, dhe jo më vonë se 3 muaj pas përfundimit të mandatit, nëpërmjet një procesi të pavarur, transparent dhe gjithëpërfshirës.

 

Procedurat e hapura publike të konkurrimit bëhen nga Kryeministria, bazuar në pikën 4, të nenit 20, të  ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

 

Në përfundim të mandatit të kryetarit dhe të nënkryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare inkurajojmë kandidatët për aplikim.

Shpallja për aplikim do të jetë e hapur për një afat 30-ditor.

 

Kandidatët për kryetar dhe nënkryetar të KPK-së duhet të plotësojnë këto kritere:

 

  1. Të jenë persona që u përkasin pakicave kombëtare, sipas përcaktimit në pikën 2, të nenit 3, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Të jenë personalitete të shquara, me kontribute të spikatura në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare;
  3. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare.

 

  • Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

 

  • Kërkesë për aplikim;
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Curriculum vitae në gjuhën shqipe (secila faqe e firmosur);
  • Dokumente të diplomimit (të noterizuara) si dhe dokumente të përvojës në fushat e kërkuara;
  • Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
  • Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
  • Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

 

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

 

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 28 shkurt 2021.

 

Dokumentet e aplikimit për kryetar dhe nënkryetar të Komitetit të Pakicave Kombëtare të dorëzohen në adresën, si më poshtë vijon:

 

Adresa:           Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.1, 1000

Tiranë, Shqipëri

 

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Tel.: 00355 4 22 77 401

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.