Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Këshillin Rajonal të Puljas, në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas:
Faleminderit! Nuk e di nëse unë me të vërtetë e meritoj të gjithë këtë. Jam vërtetë i surprizurar, ndoshts nuk është fjala e përshtatshme, por nuk më vijnë fjalët në këto momente. Është një mikëpritje befasuese, e dëshmon dhe mungesa e kravatës, sepse as nuk munda ta vija, sapo zbrita nga avioni. Gjithçka dukej si në një film i bukur ndaj faleminderit nga zemra për të gjithë këtë!
Meqenëse është si traditë që, kur merr një çmim duhet edhe të flasësh, do përpiqem ta bëj këtë, mbi të gjitha duke falënderuar të gjithë presidentët, kryetarët këtu, duke përshëndetur dhe miqtë, unë i dalloj që janë në sallë, edhe pse me maska. Kur po shikoja ato pamje që u shfaqën dhe pamë më parë, po mendoja se është gjithmonë e më e pabesueshme që ata njerëz ishim ne, jo ne shqiptarët, por ne që jetojmë ditët e sotme. Sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vite më parë, por në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra. Kanë ndryshuar patjetër shumë gjëra, sepse ne vinim nga tepër larg dhe ndryshimet në Shqipëri kane qenë të pabesueshme dhe jo e zakonshme, por ajo që i bën të gjithë këto vite të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe që sot ata janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie. Janë gati gjysmë milioni dhe 15 mijë ata të cilët kanë ndërmarrje të vogla e të mesme dhe prej shumë vitesh tashmë nuk shihen më si njerëz të dyshimtë.
Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur gjyshe katolike e cila më ka mësuar këtë gjuhë dhe më thoshte “Shqipja është gjuha e të parëve të tu, italishtja është gjuha e të kaltërve tanë”. Gjyshja ime ishte shumë e lidhur me Italinë dhe sigurisht, Italia për ne ishte ai ekrani i vogël bardhë e zi i Rai. Nuk e di nëse mund ta përfytyroni ju por në atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë sepse ishin gjurmuesit dhe ne ishim shumë të lumtur kur shkonim tek gjyshja me pushime jo vetëm për detin por dhe pse shikonim Rain. Rreth mesditës ne linim plazhin dhe shkonim në shtëpi të shikonim lajmet. Nuk di se çfarë shikonim apo se çfarë kuptonim por ishim fëmijë dhe maksimumi pastaj ishte Carusselo e pastaj emra të tjera. Po të mos ndodhte kjo situatë, pra ballafaqimi me realitetin e Italisë. Nuk ishte ajo çka ne kishim parë nga televizori në ekranin e Rait e aq më pak në ekranin e Mediaset sepse ishte një rrjet i përbërë nga shumë gjëra.
Mbaj mend që në atë koha na dhimbtë shumë ideja që na shikonin si të dyshimtë. Nuk do harrojë kurrë një lajm në televizion, ishte një gazetar përballe telekamerën në një vend ku kishte ndodhur një vrasje dhe thoshte që nuk ka asnjë gjurmë të vrasësit por ka shumë të ngjarë që ta ketë bërë një shqiptar. Ishte diçka që të linte një shije të hidhur dhe e vuanim shumë. Kjo bën pjesë në të kaluarën, sigurisht që nga ana tjetër ka ndodhur e gjithë kjo histori e jashtëzakonshme mikëpritjeje integrimi në vend. Për herë të parë ishim destinacion në pikëmbërritje për të tjerët dhe jo pikënisjeje për diku tjetër. Ishte ndoshta ushtrimi i parë drejt solidaritetit ndaj refugjatëve nga ana e Italisë përballë këtyre brigjeve qe kishte qindra e mijëra të dëshpëruar që nuk i afroheshin aspak asaj që njerëzit ishin mësuar të shikonin. Dukeshin si jashtëtokësorë.
Më pas kemi dhe historinë e madhe të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë në histori që e karakterizon një solidaritet i madh nga ana e Italisë. Në momentet e errëta, Italia ishte mbështetje e madhe. Mbaj mend çastet e tmerrshme të vitit 1997 kur gjithçka shpërtheu dhe vendi u afrua buzë greminës me shumë të vdekur, të plagosur, nuk kishte më shtet, nuk kishte me asgjë, nuk kishte më ligj. Rregulli ishte në duart e njerëzve që ngrinin bandat e tyre. Italia mbërriti në një operacion të madh ushtarak por edhe një ndihmë të drejtpërdrejtë. Ky çast që çast kyç për të ardhmen e Shqipërisë. Më pas gjatë gjithë periudhës së rindërtimit. Pas atij momenti, italianët kanë qenë padyshim ëngjëll mbrojtës i Shqipërisë, qoftë kur bëhej fjalë për të folur për Shqipërinë, kryesisht në Bruksel por edhe instanca të tjera kur bëhet fjalë për të ndihmuar Shqipërinë. Sigurisht edhe tërmeti i tmerrshëm që na goditi para 15muajsh, një çast tjetër mbrojtjeje nga ana e Italisë që falë Luigit në rradhë të parë, që u përfshi personalisht në një mënyrë vërtetë befasuese, përtej gjithë asaj që mund ta quajmë solidaritet edhe të vërtetë por solidariteti i një tjetri, i një fqinji, i një të huaji, ai u përfshi sikur po digjej Napoli e jo një vend tjetër nga ana tjetër e detit. E pastaj, të gjithë të tjerët. Qe e pabesueshme! Nuk është retorikë kjo e nuk është për të thënë gjëra që mund të na pëlqejnë por është e vërteta. Qe e pabesueshme, të ishe atje, të shikoje djem e vajza të rinj, zjarrfikës që kishin mbërritur të shumtë atëherë kur ende kishte jetë për të shpëtuar nën gërmadhat e tërmetit. Ishin disa situata shumë të rrezikshme dhe ata u futën atje të shpëtonin jetë. Nuk ishin jetë italianësh, ishin jetë njerëzish por të një vendi tjetër, ndoshta atje ku ata kishin mbërritur për herë të parë e më pas, sigurisht në nivel bashkëpunimi, qoftë nga ana e asistencës , e ndihmës dhe e transferimit të njohjeve në ndërtimin e institucioneve, në ndërtimin e kapaciteteve, në fushën e drejtësisë, luftës kundër kriminalitetit, korrupsionit por dhe në frontin e bashkëpunimit ekonomik është bërë shumë jashtëzakonisht shumë. Unë mendoj se po të bëjmë një shembull, një simulim, ta heqim Italinë e gjithçka që Italia ka bërë për Shqipërinë gjatë këtyre 30 viteve dhe të lëmë pjesën tjetër të botës, Shqipëria nuk është ajo që është, pra do të ishte vënë në një pozicion shumë më të brishtë se ky pozicion në të cilin jemi sot, që sigurisht nuk është ende pozicioni që duhet të jetë nga pikëpamja e ekonomisë, nga pikëpamja e drejtësisë, e edukimit, arsimit, shëndetësisë dhe e gjithçkaje tjetër. Por sidoqoftë është shumë ndryshe nga sa ishte më përpara dhe shumë më e fuqishme. Po të heqim pra Italinë, të përfytyrojmë të heqim Italinë dhe kontributin e Italisë sigurisht nuk do të ishim në këtë pozicion sot dhe unë mendoj që kjo është vetëm e vërteta, nuk është asgjë tjetër përveç se e vërteta.
Për ta përfunduar, Mikele foli më përpara për eskorta shoqërimi. Po, është e vërtetë. Kur ai vinte në Shqipëri por jo vetëm ai por dhe shumë të tjerë, magjistratë, prokurorë, gjyqtarë, me policë e agjentë të Guardia di Financia, ,që punonin qoftë në nivel bashkëpunimi për raste të veçanta, specifike që kishin të bënin me drejtësinë këtu, por qoftë në nivel bashkëpunimi pra për të na ndihmuar ne, ishte një situatë që mund ta përfytyrosh vërtetë përse-në e ekzistencës së asaj eskortës së shoqërimit. Teksa ai po tregonte këto, unë do t’ju tregoja në pak minuta diçka të ngjashme, për t’ju thënë se çfarë duhet të përballojmë e çfarë kemi ende për të bërë sepse në Itali, vrasësi i zhdukur pa lënë gjurmë që është me shumë të ngjarë mund të ketë qenë shqiptar, kjo është një histori tashmë e të kaluarës së largët, shqiptari dyshim mbetet edhe sot Shqipëria, dyshim mbetet edhe sot në një pjesë të Europës. Një realitet në përfytyrimin e njerëzve që marrin vendime, të njerëzve që japin mendime, opinione.
Para jo shumë kohësh, unë mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës VIP të aeroportit të Tiranës, një mesazh urgjent dhe mendova se mos kishte ndonjë bombë apo kishte rënë zjarr në aeroport sepse nuk kisha folur kurrë ndonjëherë me këtë person. Marr telefonin dhe më thotë, kemi një situatë të jashtëzakonshme, që nuk është parë ndonjëherë më përpara, është një VIP që nuk do të hyjë në tiranë. Dhe unë i them, nuk do të niset nga Tirana apo nuk do të hyjë në Tiranë? Jo, një VIP që ka ardhur i shoqëruar me policë, me gazetarë që refuzon të lërë zonën VIP e të hyjë në Tiranë sepse do të shoqërohet nga makina të blinduara, nga njerëz të armatosur. Unë i thashë, për korrektesë nuk po ju them se kush është por po ju them që është një politikan i rëndësishëm i një vendi të rëndësishëm, një mysliman i së majtës madje. Ju them madje sepse normalisht nuk do duhej të paktën në koncept paraprak të ishte dikush me paragjykime kaq të mëdha. Dhe i them personit, a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at ? po më thotë, por ata janë të armatosur por zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjaftueshme për tu futur në Tiranë. Dhe i thashë, i thoni atij zotërisë që ne nuk ofrojmë një shërbim për tu futur në Kandahar, ai mund të niset mbrapsht, nuk ndodhet në rripin e Gazës. Pas 45 minutash debati për tu futur më në fund në Tiranë, të nesërmen nuk e di nëse ai e dinte që unë e dija këtë situatë por ai më thotë, zoti kryeministër, unë dua t’ju kërkoj një falje shumë të madhe. Dhe e pyes pse? Më thotë, sepse unë kam udhëtuar shumë, kam parë shumë vende dhe e quaja veten si dikë që nuk mund të binte, ,sikurse me ndodhi, në një greminë, sikurse unë e prisja, në një vend siç e prisja, sepse Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që unë përfytyroja. Dhe unë i thashë, mos u bëni merak, kjo u ndodh të gjithëve, sidomos atyre që vijnë nga pjesa e ftohtë e Europës sepse perceptimi është shumë më ndryshe nga realiteti. Dhe ai më përgjigjet, ju zoti Kryeministër, përfytyrojeni që unë bëra një xhiro në tiranë, një shëtitje në qendër të Tiranës ku është jeta e natës dhe nuk pash asnjë grua të mbuluar dhe ju përgjigja, po mund ta përfytyroj sepse nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri, ka vajza myslimane që vënë shami në kokë por gra të mbuluara nuk ka. E pastaj më thotë, shkova në Ministrinë e Brendshme dhe aty flisnin anglisht, e merrni me mend zoti Kryeministër, flisnin anglisht në ministrinë tuaj të brendshme. I thashë, lëreni këtë se nëse ju jeni i befasuar deri në këtë pikë, gjithçka do jetë surprizë për ju dhe nuk e di nëse ju përfytyronit të gjenit një kryeministër të gjatë dy metra në Shqipëri por lëreni, le të vazhdojmë më tej e ju t’ia tregoni të gjitha këto publikut tuaj, sepse është publiku juaj, njerëzit tuaj që kanë nevojë t’ju dëgjojnë juve dhe jo unë. Po më tha, ,sigurisht do ta bëj një gjë të tillë dhe meqë nuk isha i sigurt nëse ai do ta bënte një gjë të tillë, i thashë, ambasadores sonë ndiqe pak se çfarë do të thotë ky tipi kur të kthehet në vendin e tij. Dhe ai nuk tha gjëra të shëmtuara si ato që thoshte para se të vinte sepse kishte ardhur për të luftuar të keqen në vendin e tij por nuk tha asgjë nga e gjitha kjo, asgjë. Dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadores dhe i thashë, Kryeministri u gjend shumë i befasuar, madje shumë më tepër se ju kur erdhët në Shqipëri sepse ju nuk thatë asgjë nga e gjithë kjo. Dhe ky përgjigjet, përgjigja e tij është e rëndësishme për këtë çështje, dhe thotë, më përshëndesni atë kryeministrin e madh, unë jam i sigurt që i zgjuar siç është, do ta kuptojë. Kjo është politika!
Sigurisht, kjo nuk është politika e nuk është arsyeja për të cilën unë dhe sigurisht ndoshta jo të gjithë por pothuajse të gjithë ju bëni politikë por të mendosh që kjo është politika e të kesh aftësinë institucionale për të bërë politikë në ato nivele, në këtë drejtim mund të bëhet dëm njerëzve, mund tu bëhet dëm komuniteteve të tëra e mund të bësh dëm edhe vendeve të tëra e ky është muri që ne duhet të shembim në Europë, si në Shqipëri si shqiptarë dhe ky mur është një arsye tjetër për të cilën ne jemi gjithmonë mirënjohës Italisë, atyre që kanë drejtuar, kanë udhëhequr qeveritë italiane, pavarësisht nga ngjyrat politike apo ato hakmarrjet e brendshme në Itali sepse kanë qenë gjithmonë ata që kanë thënë hapur, qartë, atë që ne do të kishim thënë nëse do të kishim qenë atje në vendin e tyre. Italia është avokatja jonë në të gjitha sallat ku Shqipëria është nën akuzë dhe kjo thotë gjithçka dhe ne ju jemi me të vërtetë mirënjohës. Ju falënderojmë nga zemra për këtë durim jo italian, që nuk është karakteristikë e italianëve, me të cilën më dëgjuat. Unë i ndjek punimet në parlamentin tuaj dhe nuk më duket se heshtja kur dikush flet është virtyt aty, por është një nder tjetër për mua.
Faleminderit të gjithëve, faleminderit sigurisht në mënyrë të veçantë Luixhit dhe Mikeles, e thashë më përpara dhe po e përsëris, janë shqiptarët më të afërt ndër italianët në këtë periudhë kaq të rëndë për të gjithë ne dhe unë shpresoj ta meritoj të gjithë këtë edhe pse nuk jam i sigurt, por sidoqoftë do ta mbaj me vete për gjithë jetën time këtë çast në këtë tokë ku 30 vjet më parë ishte krejtësisht ndryshe dhe ata që e kanë parë atë që ka ndodhur para 30 vitesh, duhet të ndihen me fat e të lutur që mund të jetojnë edhe 30 vjet më pas e të shohin se si gjërat kanë ndryshuar në një mënyrë që do të ishte e pamundur të parafytyrohej vetëm para 30 vitesh.