Rindërtimi i shtëpive të goditura nga tërmetit vijon, duke fshirë çdo ditë gjurmë të pasojave dhe shkatërrimit që solli natën e 26 nëntorit. Kryeministri Rama, bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahemtaj ishin në Kamëz ku të tjerë banorë po futen në shtëpitë e reja dita-ditës.
Në Bashkinë e Kamzës janë 130 njësi individuale në proces rindërtimit, ndërsa banorët përfitues nga Programi i Rindërtimit shprehen falënderues për punën e bërë. “Inxhinierët, punëtorët kanë bërë një punë të palodhshme dhe cilësore”, – u shpreh një nga banorët.
Në zonën e Bathores janë 35 shtëpi që po rindërtohen, ndërsa në gjithë Bashkinë e Kamzës janë 750 njësi individuale.
“Ne po bëjmë maksimumin dhe duan kohën e vet të gjitha. Rëndësi ka që në këtë zonë po bëhen investime që nuk janë bërë me dhjetëra vite bashkë. 20 shkolla vetëm në Bashkinë Kamëz, kopshte, çerdhe, infrastrukturë, një lagje e re. Shtëpitë e rindërtuara hap pas hapi, tani po dorëzohen pjesë – pjesë dhe deri në pranverën e ardhshme nuk do ketë më asnjë gjurmë të tërmetit. Kamza, falë gjithë kësaj pune po bëhet vend i jetueshëm cilësisht për fëmijët në radhë të parë, se deri dje nuk kishin ku përplaseshin mes mureve, të gjithë hapësirave të zëna, rrugëve pa trotuare, pa çerdhe, pa kopshte, me shkolla të vjetra me dy turne”, – u shoreh Kryeministri Rama, ndërsa theksoi se tani është hapur një faqe e re për fëmijët dhe kjo është më e rëndësishme.