Kryeministri Edi Rama u takua dhe bisedoi sot drejtpërdrejtë me qytetarë të zakonshëm, qytetarë që presin të hyjnë në banesat e rindërtuara, pronarë të njësive të tregtimit dhe të njësive të vogla të shërbimit, të vendosura përgjatë rrugës Egnatia në qytetin e Durrësit. Duke shtrënguar duart me tregtarë e biznesmenë të vegjël, Kryeministri i siguroi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj biznesit të vogël me taksë zero.
Procesi i rindërtimit po vijon me të njëjtat ritme në të gjithë zonat e dëmtuara të qytetit të Durrësit. Të shumta janë pallatet në të cilat rikonstruksioni i mjediseve të brendshme dhe apartamenteve ka përfunduar dhe familjet janë akomoduar në banesat e tyre, tashmë të rinovuara.
Procesi i rindërtimit po vijon me të njëjtat ritme në të gjithë zonat e dëmtuara të qytetit të Durrësit. Të shumta janë pallatet në të cilat rikonstruksioni i mjediseve të brendshme dhe apartamenteve ka përfunduar dhe familjet janë akomoduar në banesat e tyre, tashmë të rinovuara. Në disa prej apartamenteve në të cilat rikonstruksioni i ambienteve të brendshme ka përfunduar, u ndal Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako. Ministri Ahmetaj informoi se në të gjitha zonat e dëmtuara kanë nisur pallatet me nivel dëmtimi DS4, të cilat janë ato pallate që u janë dëmtuar edhe themelet.
“Durrësi është bashkia që ka përfituar më shumë nga grantet e drejtpërdrejta, qoftë për çdo familje si rasti konkret, qoftë për ambientet e përbashkëta, qoftë për DS4,” – u shpreh Ministri Ahmetaj.
Kryeministri Rama theksoi se procesi i rindërtimit po ecën me shpejtësi dhe se 400 pallate kanë përfunduar deri tani. “Është stres i madh kur mendon se ka aq shumë njerëz që presin akoma, por është e pashmangshme. Ne kemi ecur me shpejtësi të madhe, por sidoqoftë duhen bërë studime të të gjithë këtyre pallateve dhe pas çdo studimi të bërë, sa herë ka patur ankesa, kemi bërë riverifikime, pastaj ka qenë pjesa e gjithë procesit të garës, e lidhjes së kontratës dhe pastaj fillon puna. Janë 400 pallate që kanë mbarur dhe të tjerat janë në proces. Me DS4 kemi filluar, por DS4 është më e komplikuar sepse është si të bësh një pallat të ri, në një farë kuptimi. Do ecim dhe me DS4, por do pak durim.”
Kryeministri u ndal edhe në qendrën e vaksinimit të vendosur në Pallatin e Sportit, ku sot ka filluar edhe aplikimi i vaksinës Sputnik5 dhe siç ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informoi, pritet të nisë edhe vaksinimi me vaksinat Sinovac. Intensifikimi i procesit të vaksinimit, për Kryeministrin Rama, është gjithashtu një lajm shumë i mirë edhe për ecurinë e sezonit e ri turistik. “Sot ndjehemi të lehtësuar. Vetëm duhet të vaksinohemi dhe të hapim rrugën për ta lehtësuar sezonin në mënyrë shumë të ndjeshme, siç nuk ia priste mendja njeriu,” – u shpreh Kryeministri Rama.
***
Kopshti “1 Qershori” në Durrës, i rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit, është rikthyer më i bukur se më parë, sipas standardeve të infrastrukturës europiane për të 147 fëmijët e tij. Gjatë vizitës së tij në Durrës,
Kryeministri Rama u ndal në këtë institucion arsimor të rindërtuar me donacione të Komisionit Europian, nga programi “EU4SCHOOLS”, nëpërmjet UNDP.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, bëri të ditur se në Durrës kanë përfunduar 14 institucione arsimore dhe 5 të tjera janë në proces, të financuara nga buxheti i shtetit dhe donacione të huaja.