Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

E kishin pritur prej 30 vitesh dhe tashmë, qytetarët e Shijakut kanë rrugën e dëshiruar, e mundësuar nga financimi i qeverisë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Rruga e re, 5 kilometra, e njohur si “Katër Rrugve t’Shijakut” çliron përfundimisht banorët nga makthi i rrugës së shkatërruar dhe mbuluar nga gropat. Nga 3.5 kilometra që ishte rruga ekzistuese, ajo është zgjatur në 5 kilometra dhe zgjeruar deri në 6 metra. “Ndryshimi është shumë i dukshëm”, shprehen banorët. 150 familje dhe 44 biznese të vendosura në të janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi, tha kryebashkiaku i Shijakut Arbana.

Duke shfrytëzuar praninë e Kryeministrit, banorët e Shijakut ngritën një shqetësim tē mprehtë për ta, legalizimin, shumë vite më parë, në mënyrë abuzive të fushës së shkollës, të cilën e konsideruan “një plagë” për qytetin. Kryeministri siguroi se “fusha do t’i kthehet shkollës”. “Do ta fusim tek projekti i shkollave dhe do ta bëjmë një terren të madh sportiv për komunitetin”, – deklaroi Kryeministri.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.