Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në Ballsh, Mallakastër, Kryeministri Rama inspektoi edhe disa nga kantieret e Rilindjes Urbane të qytetit, duke filluar me kantierin e ujit 24 orë. Rrjeti i vjetër, i ndërtuar që në vitin 1976,  plotësisht i amortizuar, po zëvendësohet totalisht me një rrjet të ri, investim i financuar nga qeveria me vlerë 5.2 miliardë lekë. Ujësjellësi i ri do të sigurojë furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për qytetin dhe rrethinat. Ndërkohë një tjetër investim në sistemin e furnizimit me ujë për rajonin e Mallakastrës, siç informon kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, është në prag nisjeje.

“Financimi i ri i qeverisë për të ndërtuar linjën e re të ujësjellësit rajonal Poçem-Qafë e Kashit, një investim prej 5.18 miliardë lekë, është në proces prokurimi. Ujësjellësi do t’i japë zgjidhje furnizimit me ujë 24 orë të 80% të Mallakastrës”, – tha kryebashkiaku Ismailaj.

Të tjerë kantierë të punëve publike në Ballsh janë ai i rikualifikimi urban i qendrës dhe hapësirës rreth saj, ndërtimi i pedonales dhe rrugës qendrore me korsinë e biçikletave, rrjetin nëntokësor të linjave të telefonisë dhe internetit, duke eliminuar çdo linjë ajrore dhe sistemin e ndriçimit, si dhe projekti për rijetësimin e fasadave.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.