Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Qershor 2021:

 

V E N D I M
PËR

AUTORIZIMIN E MINISTRISË SË MBROJTJES (DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT), QË, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË SI AUTORITET SHITËS, TË KRYEJË PROCEDURAT E ANKANDIT PUBLIK TË ARTIKUJVE TË NDRYSHËM PËR SKRAP

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9874, datë 14.2.2008, “Për ankandin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Autorizimin e Ministrisë së Mbrojtjes (Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit), që, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë si autoritet shitës, të kryejë procedurat e ankandit publik të artikujve të ndryshëm për skrap, deri në shpalljen e njoftimit të fituesit.

2. Kryeministria t’i dorëzojë Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e procedurës së ankandit publik, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohet struktura përgjegjëse në Kryeministri për mbikëqyrjen e kryerjes së procedurës së ankandit publik, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MEKANIZMIN E BASHKËRENDIMIT TË PUNËS NDËRMJET AUTORITETEVE PËRGJEGJËSE PËR REFERIMIN E RASTEVE TË DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE, SI DHE PROCEDIMIN E TIJ PËR MBËSHTETJEN E REHABILITIMIN E VIKTIMAVE TË DHUNËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të nenit 8, të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim rregullon procedurat standarde bazë për bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e dhunës në familje, për mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të të gjitha formave të dhunës në familje, duke garantuar të drejtat e njeriut e promovuar barazinë gjinore, si edhe eliminuar të gjitha format e diskriminimit ndaj grave.

2. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Koordinator vendor për referimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare”, punonjësi pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, përgjegjës për referimin e menaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave;
b) “Menaxhim i rastit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave”, veprimtaria efektive që siguron ndihmën e mbështetjen e personave të dhunuar në marrëdhëniet familjare, me qëllim mbrojtjen, garantimin e të drejtave dhe rehabilitimin e tyre;
c) “Rast urgjent”, rasti kur dhuna e ushtruar paraqet nivel të lartë të rrezikut për jetën, shëndetin, mirëqenien dhe lirinë e personit dhe merren masa paraprake të menjëhershme për mbrojtjen e viktimave, për ndalimin e dhunës dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të saj;
ç) “Shporta e shërbimeve”, tërësia e shërbimeve që ofrohen nga njësia vendore për mbrojtjen urgjente dhe afatgjatë të viktimës;
d) “Riviktimizim”, shkaktimi në mënyrë të përsëritur i dëmtimeve të mëtejshme viktimës së dhunës në familje nga ana e dhunuesit si pasojë e një veprimi që ka lidhje me raportimin/denoncimin e dhunës;
dh) “Viktimizimi dytësor”, shkaktimi i një gjendjeje që rëndon më tej dëmin që viktima e dhunës ka pësuar për shkak të pjesëmarrjes në procedura ligjore si rezultat i raportimit dhe/ose pjesëmarrjes në procesin e drejtësisë̈;
e) “REVALB”, sistemi elektronik i regjistrimit dhe i ruajtjes së të dhënave për rastet e dhunës në familje pranë njësisë vendore.

II. BASHKËRENDIMI I INSTITUCIONEVE PËR MENAXHIMIN E RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE

1. Mekanizmi i koordinuar i referimit të rasteve të dhunës në familje krijohet pranë çdo bashkie dhe ka për qëllim parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

2. Mekanizmi i koordinuar i referimit të rasteve të dhunës në familje përbëhet nga:

a) komitetet drejtuese për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje;
b) ekipet teknike ndërdisiplinore (në vijim, ETN);
c) koordinatorët vendorë (në vijim, KV).

3. Këshilli bashkiak, me propozimin e kryetarit të bashkisë, përcakton numrin e KV-VE dhe përbërjen e njësisë kundër dhunës në familje. Për këtë vendimmarrje merret në konsideratë numri i popullsisë së bashkisë dhe numri i rasteve të dhunës në familje sipas statistikave në dispozicion. Këshilli bashkiak siguron që:

a) në bashkitë e mëdha me mbi 200 000 (dyqind mijë) banorë krijohet një njësi kundër dhunës në familje e përbërë nga jo më pak se 2 (dy) koordinatorë vendorë me kohë të plotë që bashkëpunojnë me nga një administrator shoqëror/punonjës social për çdo njësi administrative;
b) në bashkitë e mesme dhe të vogla njësia kundër dhunës në familje përbëhet nga një KV me kohë të plotë që bashkëpunon me nga një administrator shoqëror/punonjës social për çdo njësi administrative.

4. Veprimtaria e mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje mbështetet e udhëhiqet nga këto parime:

a) Shërbime të aksesueshme lehtë dhe të arritshme;
b) Trajtimi me respekt e dinjitet i viktimave;
c) Ndalimi i viktimizimit, riviktimizimit dhe viktimizimit dytësor;
ç) Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale;
d) Siguria e jetës dhe e shëndetit;
dh) Ndalimi i diskriminimit;
e) Trajtimi efektiv dhe përkujdesja individuale;
ë) Mbështetja dhe partneriteti.

5. Komitetet drejtuese për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje funksionojnë pranë çdo bashkie.

6. Komiteti drejtues kryesohet nga kryetari i bashkisë dhe ka në përbërje:

a) përfaqësuesin e strukturës së Policisë së Shtetit;
b) përfaqësuesin e drejtorisë arsimore;
c) përfaqësuesin e Drejtorisë Qendrore të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
ç) drejtuesin e strukturës për shërbimet sociale pranë bashkisë;
d) përfaqësuesin e strukturës për shërbimet sociale në bashki ose qark;
dh) përfaqësuesin e prefektit të qarkut;
e) kryetarin e qarkut në territorin administrativ që ka për qendër atë bashki;
ë) përfaqësuesin e zyrës përkatëse të punësimit;
f) drejtuesit e organizatave jofitimprurëse, të cilat janë të specializuara dhe punojnë në fushën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje;
g) drejtuesit e qendrave/strehëzave të ngritura për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare në atë bashki ose në qarkun në juridiksionin e të cilit janë këto njësi, si dhe qendrave të rehabilitimit për dhunuesit;
gj) përfaqësues të institucioneve fetare, që mund të ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare;
h) drejtuesin e Dhomës së Avokatisë së rrethit dhe përfaqësuesin e Drejtorisë së Ndihmës Juridike;
i) KV-në, i cili, për rastet kur bashkia ka 2 (dy) të tillë, caktohet nga kryetari i bashkisë.

7. Përbërja e anëtarëve të komitetit drejtues, sipas përbërjes së përcaktuar në pikën 6, të këtij kreu, zbatohet, për aq sa dhe është e mundur, duke mbajtur në vëmendje strukturat që gjenden në atë bashki.

8. Sipas rastit, në varësi të rendit të ditës, në mbledhjet e komitetit drejtues, mund të ftohen edhe përfaqësues nga:

a) gjykata e rrethit gjyqësor;
b) prokuroria e rrethit;
c) zyra e përmbarimit;
ç) Qendra e Menaxhimit të Dhunës Seksuale;
d) Shërbimi i Provës;
dh) Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve;
e) Urdhri i Psikologut;
ë) Urdhri i Punonjësit Social;
f) kryetari i fshatit;
g) mjekësia ligjore;
gj) mediet lokale;
h) autoritetet apo shërbimet e tjera në nivel vendor me rëndësi për pjesëmarrje nisur nga çështjet e rendit të ditës;
i) çdo specialist që konsiderohet me rëndësi për marrjen e vendimeve të komitetit drejtues.

9. Përfaqësuesit në komitetin drejtues janë në nivel drejtuesish, nëse pranë bashkive, ku këto komitete ngrihen, funksionojnë institucione të sistemit të drejtësisë, të strukturave arsimore, shëndetësore dhe të punësimit. Nëse pranë bashkive nuk funksionojnë institucionet e sipërpërmendura, institucionet që funksionojnë në qendrën e prefekturës dërgojnë përfaqësues të tyre në komitetet e këtyre bashkive.

10. Përzgjedhja e drejtuesve të organizatave jofitimprurëse bëhet nga kryetari i bashkisë në bashkëpunim me drejtuesin e strukturës së shërbimeve sociale të kësaj njësie të vetëqeverisjes vendore, në përfundim të një procedure aplikimi të hapur duke pasur në vëmendje, por pa u kufizuar në rolin dhe veprimtarinë e OJF-ve në çështje të dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore, diskriminimit, mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare ose fusha të ngjashme.

11. Komiteti drejtues mblidhet së paku një herë në tre muaj në mbledhje të zakonshme dhe sipas nevojave në mbledhje të jashtëzakonshme. Të drejtën për të kërkuar mbledhjen e komitetit drejtues dhe përfshirjen e çështjeve në rendin e ditës, si dhe të ftuarve sipas pikës 8, të këtij kreu, e kanë kryetari i bashkisë ose jo më pak se tre anëtarë.

12. Njoftimi për mbledhjen e zakonshme bëhet me shkrim, përfshirë këtu dhe dërgimin në adresën elektronike, të paktën 10 (dhjetë) ditë përpara datës së mbledhjes. Në rastin e mbledhjeve të jashtëzakonshme njoftimi bëhet të paktën 24 (njëzet e katër) orë përpara. Në çdo rast, njoftimi për mbledhjen e komitetit drejtues përmban datën, orën, vendin dhe detaje për rendin e ditës. Vendimet e komitetit drejtues me rëndësi për publikun publikohen në faqen web të secilës njësi të vetëqeverisjes vendore.

13. Pjesëmarrja e anëtarëve të komitetit drejtues në mbledhjet e tij është e detyrueshme. Në rastet kur njëri nga anëtarët e komiteti drejtues nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, mungesa duhet të justifikohet me anë të një njoftimi me shkrim, në mënyrë elektronike dhe në formë shkresore. Në këtë rast, titullari i institucionit përkatës cakton një zëvendësues për të marrë pjesë në atë mbledhje të komitetit drejtues. Mungesa e pajustifikuar në më shumë se dy mbledhje radhazi sjell zëvendësimin e anëtarit.

14. Komiteti drejtues, në veprimtarinë e tij:

a) ndjek zbatimin e detyrimeve dhe të politikave që burojnë nga ligji për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, për organet e vetëqeverisjes vendore përfshirë, por pa u kufizuar në detyrimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për nevojat specifike të viktimave;
b) ndjek identifikimin e problemeve për dhunën në familje dhe zbatimin e ligjit për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare në territorin e të bashkisë/qarkut, brenda të cilit ushtrojnë kompetencat anëtarët e tij;
c) analizon efektet financiare në menaxhimin e rasteve dhe kostot e tjera të shportës e shërbimeve për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës, për të siguruar mbështetjen me shërbime të specializuara emergjente, rehabilituese (afatmesme) dhe riintegruese (afatgjata) mbi bazën e të cilave çdo institucion bën buxhetimin e përgjithshëm gjinor në varësi të funksioneve e të përgjegjësive që ka secili anëtar i komitetit drejtues;
ç) kujdeset për ndërgjegjësimin dhe orienton organizimin e fushatave e takimeve ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje e dhunës ndaj grave, si dhe në publikimin e materialeve ndërgjegjësuese dhe informuese;
d) ndjek identifikimin e çështjeve që lidhen me menaxhimin e rasteve të dhunës në familje përmes të dhënave të gjeneruara nga sistemi REVALB, si dhe përditësohet me të dhënat nga ky sistem;
dh) bën propozime dhe kërkesa konkrete, të cilat u drejtohen autoriteteve shtetërore përgjegjëse në nivel qendror e vendor për mënyrën e zgjidhjes së problematikave në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave në përgjithësi dhe me fokus të veçantë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, grave të minoriteteve, të grave nga komuniteti LGBTI, grave të moshës së tretë, të vajzave nëna dhe nënave kryefamiljare, grave të zonave rurale, shtetasve të huaj dhe atyre pa shtetësi sipas ligjit në fuqi për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, duke ndikuar në zgjidhje përmes kapaciteteve dhe shërbimeve specifike për të adresuar nevojat e grupeve të ndryshme të grave, të cilat pësojnë diskriminim të shumëfishtë;
e) bën vlerësimin e punës së ekipit teknik ndërdisiplinor mbështetur në informacionet dhe raportet periodike të paraqitura nga ky ekip për çdo rast, si dhe marrjen e vendimeve për përmirësimin e funksionimit të tij;
ë) miraton në parim marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore për realizimin e detyrave në funksion të zbatimit të ligjit në fuqi për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare;
f) kujdeset për rritjen profesionale të anëtarëve të mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje dhe organizimin e trajnimeve të përbashkëta ndërdisiplinore të personelit në varësi të tyre, që ndjekin çështjet e dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe sigurimin për njohjen e qytetarëve me funksionet e mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje dhe me mënyrat e kontaktimit të tyre;
g) nxit aktivizimin e individëve, të shoqërisë civile dhe të përfaqësuesve të njësive administrative drejt bashkëpunimit dhe referimit të rasteve, duke garantuar fshehtësinë e të dhënave personale të viktimave të dhunës dhe të profesionistëve apo institucioneve /organizatave, të cilat ofrojnë informacion për rastet;
gj) miraton rregulla për procedurat e funksionimit të ETN-së dhe protokollin e menaxhimit të rasteve.

15. Çdo anëtar i komitetit drejtues është i detyruar të informojë me shkrim titullarin e institucionit përkatës, si dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse për vendimet ose masat e marra nga komiteti drejtues, me qëllim marrjen në kohë të masave që lidhen me veprimtarinë e asaj strukture.

16. Komiteti drejtues në marrëdhëniet me organet e pushtetit qendror dhe vendor përfaqësohet nga kryetari i bashkisë.

17. Komiteti drejtues për veprimtarinë e tij i raporton çdo tre muaj ministrit përgjegjës për çështjet e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje.

Pjesë e raportimit janë të dhënat e problemet e evidentuara për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, në territorin ku komiteti drejtues shtrin juridiksionin e vet, duke paraqitur sipas rastit edhe propozime konkrete për mbështetjen që kërkohet nga autoriteti kryesor përgjegjës ose/dhe autoritetet e tjera të linjës.

18. Komiteti drejtues, sipas problematikës së evidentuar, vë në dijeni, për sa më sipër, njërin prej ose të gjitha autoritetet përgjegjëse të linjës sipas parashikimeve të ligjit në fuqi për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Një kopje e raportit i vihet në dispozicion Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut.

19. Përfaqësuesit e autoriteteve të tjera shtetërore në nivel vendor, të cilët janë anëtarë të komitetit drejtues, raportojnë çdo tre muaj në institucionet e tyre qendrore për veprimtarinë e tyre në komitetin drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje. Në raportimet periodike që paraqiten, komiteti drejtues kujdeset që të ruhet fshehtësia e të dhënave personale të viktimave.

20. Ekipi teknik ndërdisiplinor ngrihet me vendim të komitetit drejtues me qëllim bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor dhe drejtohet nga KV-ja.

21. ETN-ja përbëhet nga përfaqësues teknikë të institucioneve që janë të përfaqësuara në komitetin drejtues, përfaqësues nga prefektura përkatëse, nga Shërbimi i Provës, nga Njësia për Mbrojtjen e FëMijëve dhe nëpunës vendorë të barazisë gjinore, pranë asaj njësie të vetëqeverisjes vendore, si dhe nga profesionistë të lirë nga fushat sociale, të psikologjisë, avokatisë, të shërbimit shëndetësor, të mjekësisë ligjore, përmbarimit dhe Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas.
22. Përfaqësuesit e institucioneve, që janë anëtarë të ETN-së, kanë mandat dyvjeçar me të drejtë ripërtëritje, i cili mund të ndërpritet vetëm në rastin e transferimit në një detyrë tjetër.

23. ETN-ja mblidhet në mbledhje të zakonshme çdo muaj dhe në mbledhje të jashtëzakonshme sa herë që lind nevoja për raste konkrete të dhunës në familje dhe të dhunës ndaj grave.

24. ETN-ja, në bashkëpunim me grupin teknik ndërdisiplinor për të drejtat e fëmijëve (GTN), organizojnë mbledhje të përbashkëta rast pas rasti, kur dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave shoqërohet edhe me dhunën ndaj fëmijëve ose kur përshihen fëmijët si dëshmitarë të dhunës në marrëdhëniet familjare.

25. Punonjësi social pranë strukturave të posaçme të shërbimeve sociale në nivel vendor referon para ekipit teknik ndërdisiplinor rastet e dhunës në marrëdhëniet familjare, ku përfshihen rastet e identifikuara, rastet e referuara dhe të raportuara që kanë ndodhur në juridiksionin e njësisë̈ së vetëqeverisjes vendore. Punonjësi social referon edhe rastet e identifikuara të dhunës ndaj grave që janë dhunuar jashtë marrëdhënieve familjare, kur viktima ka nevojë për shërbime mbështetëse.

26. ETN-ja ka këto detyra:

a) Ndjekjen e rastit me kërkesën e personave të interesuar ose kryesisht dhe respektimin e të drejtave të viktimave, si dhe plotësimin e nevojave të viktimave sipas dispozitave të parashikuara në kreun III, të këtij vendimi, lidhur me procedurat për menaxhimin e rastit;
b) Koordinimin, ofrimin e shërbimeve përmes lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me Shërbimin e Provës, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Urdhrin e Psikologut, me shërbimet komunitare, shërbimet në qendrat e zhvillimit, strehëzat, qendrat e trajtimit të emergjencave dhe të ngjashme me to, që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të administrimit vendor. Në këto marrëveshje përcaktohet roli dhe detyrimet institucionale për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe për zgjidhjen e pasojave, duke ofruar shërbime bazë edhe në zonat rurale e periferike;
c) Bashkërendimin e punës me strukturat përkatëse në komisariatet e policisë lidhur me referimin e menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, përfshirë dhunën ndaj grave. Strukturat policore vendore janë struktura pritëse për referimet e rasteve dhe kanë në disponim linjën kombëtare për komunikim pas orës 17:00, për shkak të shërbimit 24- orësh nga ana e Policisë së Shtetit;
ç) Koordinimin e ndihmës për dhunën në familje, përfshirë dhunën ndaj grave, që evidentohet në rastet e emergjencave civile dhe të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, si dhe dhunën ndaj shtetasve të huaj dhe të atyre pa shtetësi;
d) Ndjekjen në bashkëpunim edhe me koordinatorët vendorë e me punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve të zbatimit të masave për eliminimin e pasojave të dhunimit të fëmijëve prej prindërve ose kujdestarëve ligjorë apo në rastin kur fëmijët jetojnë në familje, ku prindërit ose kujdestarët dhunojnë njëri-tjetrin;
dh) Marrjen e masave për vendosjen e fëmijëve në përkujdesje alternative ose dhënien e masave mbrojtëse emergjente, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, kur ata vuajnë pasojat e dhunës në familje;
e) Përcjelljen e raportit mujor me të dhëna për rastet konkrete KV-së si drejtues i ekipit teknik ndërdisiplinor. Të gjithë anëtarët e ETN-së kanë detyrimin të përcjellin të dhënat e përditësuara për fushën e tyre të përgjegjësive për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje çdo muaj te KV-ja që këto të reflektohen në REVALB në mënyrë sistematike;
ë) Monitorimin e raportimin mujor me shkrim në komitetin drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, duke u kujdesur që të ruhet fshehtësia e të dhënave personale të viktimave;
f) Monitorimin e raportimin mujor me shkrim të përfaqësuesve të institucioneve në përbërje të ETN-së për titullarët e këtyre institucioneve lidhur me veprimtarinë dhe mbledhjet e ETN-së, rastet që janë referuar dhe mënyrën e menaxhimit të tyre;
g) Bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për monitorimin e ngritjes dhe të funksionimit të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore për viktimat e dhunës në familje, që ofrohen pranë njësive të vetëqeverisjes vendore;
gj) Ndjekjen e zbatimit të protokolleve dhe të standardeve për vlerësimin e riskut dhe planet e ndërhyrjes në rastet e dhunës në familje.

27. Pranë çdo bashkie caktohet KV-ja, në zyra të dedikuara posaçërisht për kryerjen e këtij funksioni, i cili nuk ka në përshkrimin e punës mbivendosje me detyra të tjera.

28. KV-ja ndërton një platformë pune për parandalimin, referimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare. Në përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive të tij lehtësohet nga një ekip mbështetës për ndjekjen e rastit në terren. Në ekipin mbështetës marrin pjesë KV-ja dhe përfaqësues nga shërbimet mbështetëse brenda njësisë së vetëqeverisjes vendore. Stafi mbështetës lehtëson KV-në në përballimin e ngarkesës, veçanërisht në njësitë e vetëqeverisjes vendore më të mëdha dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore që kanë më shumë raste dhune.

29. KV-së i sigurohet aksesi për informacion lidhur me shërbimet e ofruara për viktimat e dhunës në famije dhe dhunës ndaj grave në çdo njësi të vetëqeverisjes vendore, me qëllim ndjekjen e rastit e të historikut të tij.

30. KV-ja merr informacion:

a) përmes raporteve mujore nga shërbimet sociale të njësive përkatëse të vetëqeverisjes vendore dhe/ose organizatat që ofrojnë shërbime, që, sipas rastit, të mbështesin me ndihmë psikosociale, shëndetësore e financiare personat e dhunuar në familje, si dhe për monitorimin e respektimit të urdhrave të mbrojtjes (në vijim, UM) nga palët;
b) nga përgjegjësit e programit të rehabilitimit për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, për rastin kur dhunuesi është urdhëruar të marrë pjesë në programe rehabilitimi psiko-sociale dhe/ose në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private lidhur me pjesëmarrjen e të paditurit në program dhe ecurinë e tij, në mënyrë periodike, si dhe në përfundim të programit, në të cilin të përfshihen rezultatet e rehabilitimit të dhunuesit;
c) nga përgjegjësit e programit të rehabilitimit, kur i padituri dhunues është vendosur pranë qendrave spitalore, qendrave ambulatore ose qendrave komunitare, që japin shërbime të shëndetit mendor, shërbime të alkoologjisë ose shërbime të toksikologjisë për pjesëmarrjen e të paditurit dhunues në program dhe ecurinë e tij.

31. KV-ja ka këto detyra:

a) Drejton punën e ekipit teknik ndërdisiplinor, ndërmerr iniciativën dhe organizon takimet e këtij ekipi, si dhe informon për ecurinë e punës së tij komitetin drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje;
b) Koordinon ekipin teknik ndërdisiplinor për rastet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për situatat më emergjente dhe siguron burime ose shërbime reference për individët që kërkojnë strehim, asistencë ligjore falas, këshillim dhe të tjera mbështetje të nevojshme;
c) Koordinon punën me GTN-në dhe raporton në mbledhjet e përbashkëta të ETN-së me GTN-në, kur dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave shoqërohet edhe me dhunën ndaj fëmijëve ose kur përshihen fëmijët si dëshmitarë të dhunës në marrëdhëniet familjare;
ç) Koordinon punën, duke bashkëpunuar me punonjësin social pranë strukturave të posaçme të shërbimeve sociale në bashki dhe administratorët shoqërorë/punonjësit social në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku ushtron veprimtarinë;
d) Koordinon punën me administratorët shoqërorë/punonjësit socialë të njësive të vetëqeverisjes vendore në rastin kur bashkitë janë të organizuara me disa njësi të tilla, duke mbuluar me shërbime edhe zonat rurale e periferike.
dh) Bashkëpunon me organet ligjzbatuese për marrjen dhe zbatimin e masave për ndarjen e dhunuesit nga familja, me qëllim lënien në përdorim të banesës familjare viktimës dhe fëmijëve dhe për zbatimin e vendimit gjyqësor;
e) Bashkëpunon me shërbimin e provës për monitorimin e ekzekutimit të urdhrave të mbrojtjes, sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbikëqyrjen elektronike të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor;
ë) Harton një listë të organizatave jofitimprurëse e të profesionistëve, të cilët ofrojnë shërbime falas për viktimat e dhunës (psikologjike, këshillim, shërbime mjekësore, juridike falas, strehim) dhe e përditëson atë vazhdimisht;
f) NdëRmjetëson me OJF-të, Policinë e Shtetit, shërbimet shëndetësore, gjykatat, Shërbimin e Provës, strukturat e shërbimit të ndihmës juridike, shërbimet sociale dhe institucione/organizata të tjera referimi për të marrë e dhënë informacion, për t’i lidhur viktimat me shërbimet, si dhe për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit ndaj tyre;
g) Koordinon punën me qendrat sociale e të rehabilitimit për viktimat dhe ofrimin e shërbimeve për to, duke u dhënë përparësi qendrave të specializuara në fushat përkatëse e qendrave të emergjencës për trajtimin e menjëhershëm të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, si dhe me qendrat publike për trajtimin, trajnimin dhe rehabilitimin e dhunuesve;
gj) Sigurohet që dosjet dhe dokumentacioni rreth viktimave të jetë i saktë, i plotë dhe i përditësuar, si dhe siguron ruajtjen e kopjeve të urdhrave të gjykatës dhe të dokumentacionit të kërkuar. Merr një kopje të urdhrit për masat paraprake të mbrojtjes së menjëhershme dhe ndjek zbatimin e tij;
h) Përditëson të dhënat për të gjitha rastet e dhunës në familje, të trajtuara nga ETN-ja në një bazë elektronike të mbajtjes së të dhënave, si dhe ndan një herë në muaj një informacion të përmbledhur për rastet e trajtuara me gjithë anëtarët e këtij ekipi. Për këtë qëllim, secili anëtar i ekipit ndërdisiplinor ka përgjegjësi që të përcjellë te KV-ja, një herë në muaj, informacionin për të gjitha rastet e paraqitura apo të trajtuara nga institucioni i tij, pavarësisht nëse ndërhyrja ka qenë e përbashkët, ndërdisiplinore apo është trajtuar vetëm brenda për brenda institucionit të vet;
i) Sigurohet që viktimat të marrin kërkesat për paraqitje në gjykatë, urdhrat e lëshuar nga gjykata për ndjekjen e hapave të duhur në rast shkeljeje të urdhrave të gjykatës, si dhe sigurohet që të kryhen të gjitha llojet e ndërhyrjeve të nevojshme në përputhje me ligjin;
j) Asiston viktimat në njohjen e të drejtave të tyre dhe në ndjekjen e procedurave të nevojshme për marrjen e një urdhri mbrojtjeje (UM)/urdhri të menjëhershëm të mbrojtjes (në vijim, UMM), si dhe për hapat që duhen ndjekur, nëse urdhri shkelet;
k) Shoqëron viktimat e dhunës në gjykatë, polici dhe/ose pranë shërbimeve të tjera;
l) Harton planin e përbashkët të ndërhyrjes (PPN), sikurse parashikohet në këtë vendim;
ll) Monitoron, gjatë kohëzgjatjes së vendimit gjyqësor për UMM/UM-në, respektimin e urdhrit të mbrojtjes nga palët dhe çdo 60 (gjashtëdhjetë) ditë përgatit një raport, për të cilin, në çdo rast, vë në dijeni Policinë e Shtetit;
m) Bashkëpunon për të siguruar vizitat në banesën e viktimës sipas vendimit të gjykatës për urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes dhe/ose urdhrin e mbrojtjes, duke dhënë edhe informacionin e nevojshëm;
n) Koordinon organizimin e trajnimeve të ndërmarra nga strukturat përgjegjëse, sipas ligjit nr.47/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar, për ekipin teknik ndërdisiplinor dhe personelin tjetër që punon me komunitetin;
nj) MbëShtet informimin e anëtarëve të komunitetit, të profesionistëve dhe organizatave jofitimprurëse rreth dhunës në familje dhe shërbimin me materiale ose botime të ndryshme sensibilizuese e ndërgjegjësuese për dhunën;
o) Harton marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore për realizimin e detyrave në funksion të zbatimit të legjislacionit në fuqi për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, në përputhje me përcaktimet e marrëveshjes së bashkëpunimit tip dhe ia propozon ato komitetit drejtues për miratim në parim;
p) Paraqet raporte mujore, tremujore dhe vjetore përpara komitetit drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, në formë të përmbledhur, duke u kujdesur që të ruhet fshehtësia e të dhënave personale të viktimave. Këto raporte përmbajnë informacion për rastet në të cilat është ndërhyrë, për procedurat e ndjekura, masat e ndërmarra dhe problemet e ndeshura, që mund të kërkojnë zgjidhje nga komiteti drejtues;
q) Identifikon protokollet ekzistuese në komunitet ose marrëdhënie informale bashkëpunimi që janë të suksesshme;
r) Propozon krijimin e shërbimeve të nevojshme për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare në strukturën e shërbimeve sociale pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore;
rr) Është anëtar i grupit që përgatit planet sociale, ku analizohen nevojat sociale dhe parashikohen masat për përmirësimin ose ngritjen e shërbimeve të reja për subjektet e përfshira në dhunën në familje, si dhe anëtar i grupit që përgatit planet vendore për barazinë gjinore në nivel vendor.

III. PROCEDURAT BAZË PËR MENAXHIMIN E RASTIT TË DHUNËS NË FAMILJE

1. Raportimi dhe identifikimi i rastit të dhunës në familje kryhet nga koordinatori vendor pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore përmes:

a) verifikimit të raportimeve nga personi i dhunuar;
b) referimit të rastit nga strukturat e Policisë së Shtetit;
c) referimit të rastit nga çdo institucion i përfaqësuar në ETN;
ç) verifikimit të raportimeve nga çdo person tjetër fizik a juridik, publik ose privat;
d) verifikimit të njoftimeve nga media e shkruar, elektronike ose mediat sociale.

1.1. KV-ja raporton e identifikon edhe rastet e tjera të dhunës së ushtruar ndaj grave, të parashikuara në Konventën e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, sipas kësaj pike.

2. Viktima e dhunës dhe/ose çdo person fizik a juridik, publik ose privat, që konstaton një rast të ushtrimit të dhunës, raporton rastin pranë KV-së, Policisë së Shtetit ose çdo institucioni anëtar të ETN-së. Pavarësisht se në cilin prej institucioneve të ETN-së raportohet rasti i dhunës, secili prej tyre, nëse konstaton se ka nevojë për ndërhyrje, njofton KV-në, i cili merr masat e nevojshme për vlerësimin e nevojave dhe trajtimin e rastit.

3. Vlerësimi dhe menaxhimi i riskut për rastet e dhunës në familje realizohet nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me KV-në e bashkisë përkatëse, të cilët e kryejnë këtë proces sipas udhëzimeve të përbashkëta të ministrit të Brendshëm dhe ministrit përgjegjës për çështjet e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje, për procedurat e vlerësimit të riskut dhe lëshimin e Urdhrit për Masat Paraprake të Mbrojtjes së Menjëhershme (UMPMM).

4. Kur nga vlerësimi i riskut rezulton se rasti është urgjent, struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit lëshon menjëherë UMPMM-në dhe, në bashkëpunim me KV-në, merr masat mbrojtëse të përshtatshme për zbatimin e tij.

5. Koordinimi i masave mbrojtëse të menjëhershme realizohet, si më poshtë vijon:

a) Koordinatori vendor bashkërendon veprimet në rastin urgjent, për zbatimin e UMPMM-së të lëshuar nga Policia e Shtetit dhe/ose UMM-së të lëshuar nga gjykata;
b) Policia e Shtetit, në bashkëpunim me KV-në, dhe, nëse është rasti, me përfaqësuesin e zyrës së përmbarimit, marrin masa për largimin e dhunuesit nga banesa;
c) KV-ja përcakton me urgjencë nevojat për shërbime të specializuara dhe burimet përkatëse;
ç) KV-ja, në bashkëpunim me përfaqësuesin e Drejtorisë Qendrore të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor (DQOSHKSH në ETN), kryejnë shoqërimin e viktimës në institucionet e shëndetit parësor;
d) Kur viktima e dhunës në familje dhe fëmijët nuk janë të sigurt në shtëpi, KV-ja, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe përfaqësuesin e Zyrës së Përmbarimit në ETN, me pëlqimin e saj, kryejnë shoqërimin dhe transportimin e viktimës në një vend të sigurt, strehëza, në një banesë sociale a vendbanim tjetër;
dh) Në rastin kur viktima shoqërohet nga fëmijët e mitur, shoqërimi në strehëza kryhet mbi bazën e përcaktimeve të UMPMM-së në bashkëpunim me NJMF-në;
e) KV-ja bashkëpunon me subjektet publike ose private që ofrojnë ndihmë ligjore për ofrimin e këshillimeve dhe ndihmës ligjore falas, për lëshimin e urdhrave gjyqësorë të mbrojtjes, si dhe nevojave të tjera për të cilat paraqitet rasti;
ë) KV-ja bashkëpunon me qendrat që ofrojnë këshillim psikologjik, shërbime shëndetësore dhe mbështetje të tjera të nevojshme, të cilat parashikohen në protokollin përkatës të menaxhimit të rasteve të dhunës në familje;
f) Nëse nga vlerësimi i riskut rezulton viktima e dhunuar seksualisht, KV-ja, së bashku me strukturën përgjegjëse të Policisë së Shtetit, dërgojnë menjëherë viktimën në një qendër të menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale;
g) Në të gjitha rastet që nevojiten shërbime të tjera, KV-ja, në bashkëpunim me anëtarët e ETN-së, referojnë e shoqërojnë viktimën pranë subjekteve publike ose private që ofrojnë shërbimet përkatëse, siç është parashikuar në protokollin e menaxhimit të rasteve të dhunës në familje ose në protokollin e menaxhimit të rasteve të dhunës seksuale;
gj) KV-ja bashkëpunon me Policinë e Shtetit dhe autoritetet e tjera përgjegjëse sipas detyrave që përcakton ligji në fuqi kundër dhunës në marrëdhëniet familjare dhe procedurës së parashikuar në këtë vendim;
h) Kur dhuna është ushtruar ndaj një fëmije ose në prani të fëmijëve, KV-ja bashkëpunon me njësinë përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve për marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës. Në këtë rast zbatohen masat sipas legjislacionit në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të atij kundër dhunës në marrëdhëniet familjare;
i) Gjatë kohëzgjatjes së UMM-së, KV-ja monitoron respektimin e masave që urdhërohen për palën e paditur. Nëse nga monitorimi konstatojnë veprime të kryera nga i padituri që janë në kundërshtim me këtë urdhër, KV-ja njofton menjëherë Policinë e Shtetit.

6. Koordinimi i masave mbrojtëse afatgjata kryhet, si më poshtë vijon:

a) Pas dhënies së ndihmës së parë me masat mbrojtëse të menjëhershme, KV-ja dhe anëtarët e ETN-së hartojnë planin e përbashkët të ndërhyrjes (PPN) për zgjidhjen afatgjatë të rastit të trajtuar, duke u bazuar edhe në masat mbrojtëse të vendosura nga UM-ja e lëshuar me vendim gjykate.

b) Si rregull, PPN-ja parashikon:

i. masat konkrete për të ulur nivelin e rrezikut dhe parandaluar përsëritjen e dhunës;
ii. shërbimet e nevojshme për të përmbushur nevojat e viktimës së dhunës, në mënyrë të veçantë nevojat për strehim, punësim, ndihmë juridike të garantuar nga shteti;
iii. shërbimet dhe ndihmën e nevojshme për rehabilitimin e viktimës;
iv. ndihmën dhe mbështetjen e viktimës për lëshimin e UMM-së dhe/ose UM-së;
v. ndihmën dhe mbështetjen për rehabilitimin e dhunuesit, nëse kjo është parashikuar në UMM-në/UM-në e lëshuar me vendimin e gjykatës;
vi. afatet kohore;
vii. autoritetet përgjegjëse;
viii. institucionet, organizatat ose individët që do të ofrojnë shërbimet publike dhe jopublike.

7. KV-ja mban një dosje dhe u dërgon anëtarëve përkatës të ETN-së raportin e referimit të rastit me të dhënat shoqëruese për viktimën e dhunës në familje, analizën e riskut, urdhrin e mbrojtjes që është lëshuar, si dhe dokumente të tjera bashkëshoqëruese, duke caktuar detyrat për secilin prej tyre, afatet përkatëse, si dhe shërbimet që kanë nevojë të mbulohen me shpenzime.

8. KV-ja i paraqet, për miratim, drejtorit të strukturës përkatëse për shërbimet shoqërore në bashki, PPN-në, së bashku me analizën e riskut. Drejtori, pasi vlerëson shpenzimet që nevojiten, brenda së njëjtës ditë, miraton PPN-në dhe merr masat për prokurimin e shërbimeve që kërkojnë shpenzime. Në pamundësi financiare, drejtori orienton kryerjen e shërbimeve në mënyrë progresive në varësi të shtimit të fondeve ose kërkon bashkëpunimin e anëtarëve të tjerë të ETN-së për përmbushjen e shërbimeve. KV-ja u dërgon zyrtarisht të gjithë anëtarëve të ETN-së që do të mbështesin rastin PPN-në përfundimtare ditë e nesërme.

9. Koordinimi i masave mbrojtëse të menjëhershme, si dhe i masave të koordinuara nga PPN-ja mund të zbatohen edhe për mbështetjen e viktimave të dhunës ndaj grave që dhunohen jashtë marrëdhënieve familjare.

10. Viktimat në moshë të mitur trajtohen në bashkëpunim me Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve pranë njësisë vendore përkatëse.

11. Viktimat e trafikimit dhe të shfrytëzimit për prostitucion referohen nga KV-ja pranë Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat dhe Viktimat e Mundshme të Trafikimit të Personave.
12. Në rastet kur në të gjithë vendin ose në njësinë e vetëqeverisjes vendore janë shpallur masat e jashtëzakonshme, do të ndiqen procedurat e posaçme të menaxhimit të rasteve të miratuara nga autoriteti kryesor përgjegjës për zbatimin e ligjit për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

13. Administrimi dhe raportimi i të dhënave realizohet, si më poshtë vijon:

a) KV-ja, në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e ETN-së që kanë menaxhuar rastin, dokumenton:

i. të dhënat për informacionin, veprimet e kryera, shërbimet e ofruara dhe rezultatet e arritura gjatë procesit të menaxhimit të rastit të dhunës në familje;
ii. të dhënat për dhunuesin që ka ushtruar dhunë ndaj viktimave të dhunës në familje;
iii. të dhënat për fëmijët që kanë pësuar dhunë, si dhe për viktimat e dhunës seksuale në familje;
iv. të dhënat për të gjitha llojet e mbrojtjes dhe trajtimit deri në rehabilitimin e viktimës si dhe gjurmimin e monitorimit të ekzekutimit të tyre.

b) Këto të dhëna regjistrohen dhe përditësohen nga KV-ja, përpunohen dhe administrohen prej tij në sistemin elektronik të ruajtjes së të dhënave pranë bashkisë www.revalb.org, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore përkatëse. Për sa është e mundur, dokumentohen edhe të dhënat për mbështetjen e viktimave të dhunës ndaj grave, që dhunohen jashtë marrëdhënieve familjare;
c) Sistemi REVALB përfshin hedhjen e përditësimin e të dhënave statistikore të rasteve të dhunës në familje, veprimet e kryera, shërbimet e ofruara, si dhe të elementeve që kanë lidhje me monitorimin e funksionimit të mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje. Ai ka qëllim:

i. mbledhjen e të dhënave dhe sistemimin e tyre, si dhe ndjekjen e tyre në kohë reale;
ii. koordinimin e përpjekjeve ndërinstitucionale, në mënyrë që të mundësohet ofrimi i zgjidhjeve të menjëhershme për rastet e dhunës në familje;
iii. unifikimin dhe kompjuterizimin e mbledhjes së të dhënave, me qëllim krijimin e një baze statistikore që ndihmon analizën dhe orientimin e përmirësimit të politikave në lidhje me dhunën në familje.

ç) Çdo anëtar i ekipit ndërdisiplinor, një herë në muaj, nëpërmjet formularit të mbledhjes së të dhënave, përcjell tek KV-ja informacionin për të gjitha rastet e paraqitura apo të trajtuara nga institucioni i tij/saj, pavarësisht nëse ndërhyrja ka qenë e përbashkët, ndërdisiplinore apo është trajtuar vetëm brenda institucionit;
d) KV-ja dokumenton të dhënat në lidhje me takimet e ETN-së dhe komitetin drejtues, pjesëmarrjen, diskutimet dhe ndjekjen e tyre. Këto të dhëna regjistrohen nga KV-ja dhe përpunohen e administrohen prej tij në një seksion të veçantë të sistemit elektronik REVALB;
dh) KV-ja, punonjësi i Policisë së Shtetit dhe të gjithë personat e institucionet që përfshihen në menaxhimin e rastit të dhunës kanë detyrimin të ruajnë fshehtësinë e të dhënave personale për viktimat e dhunës në familje, fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, si dhe të dhënave për dhunuesin.
e) Drejtoria e shërbimeve sociale dhe KV-ja, me qëllim harmonizimin e të dhënave, bashkëpunojnë me organet e tjera që gjenerojnë të dhëna për rastet e dhunës në familje sipas legjislacionit në fuqi, duke nënshkruar marrëveshje për bashkëpunimin ndërmjet tyre.
ë) KV-ja ndan një herë në muaj raportet e përditësuara që gjeneron sistemi REVALB, si dhe një informacion të përmbledhur për rastet e trajtuara me gjithë anëtarët e ekipit multidisiplinor. Sipas rastit, këto raporte mund të jenë të koduara, që sigurojnë fshehtësinë e emrit të viktimës;
f) KV-ja, bazuar në të dhënat e sistemit REVALB, paraqet raporte trimujore, gjashtëmujore dhe vjetore përpara komitetit drejtues dhe autoritetit kryesor përgjegjës. Në raport përfshihen në formë të përmbledhur të dhëna për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, duke u kujdesur që të ruhet fshehtësia e të dhënave personale të viktimave. Këto raporte përmbajnë informacion për rastet në të cilat është ndërhyrë, për procedurat e ndjekura, masat e ndërmarra dhe problemet që janë ndeshur gjatë menaxhimit të rastit dhe mund të kërkojnë zgjidhje nga komiteti drejtues ose autoriteti kryesor përgjegjës.

14. Monitorimi i zbatimit të masave mbrojtëse ndaj dhunës realizohet, si më poshtë vijon:

a) Gjatë kohëzgjatjes së vendimit gjyqësor për UM-në çdo 60 (gjashtëdhjetë) ditë, KV-ja dhe/ose punonjësi social i strukturës së shërbimeve shoqërore në bashki monitoron respektimin e masave të urdhrit të mbrojtjes nga pala përkatëse dhe harton raportin e monitorimit për zbatimin e masave mbrojtëse. Ky raport i bëhet i njohur menjëherë Policisë së Shtetit, së bashku me rekomandimet e KV-së;
b) Kur nga monitorimi i zbatimit të masave të UMM-së/UM-së rezulton kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me masat e veçanta që urdhërohen prej saj, njoftohet menjëherë Policia e Shtetit, në çdo kohë, pa pritur të përmbushet afati 60-ditor;
c) Nëse është rasti, KV-ja i kërkon të urdhëruarit të paraqitet dhe i bën me dije shkeljet e konstatuara, duke i tërhequr vëmendjen;
ç) Raporti u paraqitet anëtarëve të ETN-së në mbledhjen më të parë, të cilët marrin masat e nevojshme sipas detyrave të lëna në raport;
d) Raporti hartohet me shkrim, sipas një formati tip, siç është parashikuar në protokollin e menaxhimit të rasteve të dhunës në familje. Në çdo rast, raporti përmban:

i. Veprimet e kryera në kundërshtim me vendimin e gjykatës për UM-në nga pala e urdhëruar, të cilat renditen të shkruara në një vend të dukshëm dhe i adresohen Policisë së Shtetit;
ii. Mbarëvajtja e shërbimeve të ofruara nga subjektet që janë urdhëruar në vendimin e gjykatës;
iii. Progresi i PPN-së;
iv. Detyrat për të ardhmen.

15. ETN-ja, në bazë të raportit të paraqitur nga KV-ja, vlerëson mbarëvajtjen e rastit. Në vlerësimin e saj, ETN-ja mban parasysh:

a) nëse është ulur ose minimizuar niveli i riskut;
b) nëse janë kryer shërbimet e parashikuara në PPN;
c) nëse pas këtyre shërbimeve është kaluar trauma e dhunës së përjetuar nga viktima dhe janë kryer shërbimet për rehabilitimin e saj.

16. Kur nga vlerësimi i rastit rezulton se afati i Urdhrit të Mbrojtjes ka përfunduar dhe nuk kërkohet zgjatja e afatit të tij, si dhe kur rezultojnë të përmbushura detyrat e parashikuara në PPN, ETN-ja merr vendim për mbylljen e rastit.

17. Vendimi për mbylljen e rastit, kur rezulton se risku është i ulët, merret nga KV-ja, pasi ai ka hartuar raportin e vlerësimit. Ky vendim miratohet nga ETN-ja në mbledhjen më të parë të radhës.

IV. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Për zbatimin e këtij vendimi, ministri përgjegjës për çështjet e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje miraton formatin bazë të protokollit të menaxhimit të rasteve të dhunës në familje dhe të dhunës ndaj grave përmes mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje dhe e boton atë në faqen zyrtare të internetit në një program që qaset lehtësisht nga publiku.

2. Vendimi nr.334, datë 17.2.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”, shfuqizohet.

3. Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore, ministria përgjegjëse për çështjet e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në familje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, si dhe institucionet e tyre të varësisë, që lidhen me zbatimin e këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË VENDIMIT TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT EFTA-SHQIPËRI NR.1, I VITIT 2021, PËR NDRYSHIMIN E PROTOKOLLIT B TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET SHTETEVE TË EFTA-S DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, LIDHUR ME PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT TË “PRODUKTEVE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA-Shqipëri nr.1, i vitit 2021, për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë, lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Spiro Maliqi të emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PPP PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË VLORËS (VIA)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k., si koncesionari për dhënien me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

CAKTIMIN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS “NËNË TEREZA”, SI AEROPORT REZERVË I FORCAVE TË ARMATOSURA, GJATË GJENDJEVE PËR TË CILAT KËRKOHET MARRJA E MASAVE TË JASHTËZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “i”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, si aeroport rezervë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjatë gjendjeve për të cilat kërkohet marrja e masave të jashtëzakonshme.

2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET EVROPIANE, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MAQEDONI E VERIUT – SHQIPËRI 2014-2020, ALOKIMET PËR VITIN 2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.230, DATË 17.4.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN, KATEGORIZIMIN DHE EMËRTIMIN E PORTIT TË LLOJIT MBM, NË PORTO-ROMANO, DURRËS, “PORT I HAPUR PËR TRAFIK NDËRKOMBËTAR””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 18, të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.230, datë 17.4.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Kudo në përmbajtje të vendimit, pas fjalëve “… ligji nr.104/2015 …” shtohet fjala “ … i ndryshuar …” dhe pas fjalëve “ … marrëveshjes koncesionare …” shtohet fjala “… e ndryshuar …”.

2. Shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, ndryshohen, si më poshtë vijon:
a) Koordinatat gjeografike Pika A: N- 41o 22’18.532” E- 19o 23’31.052”
Pika B: N- 41o 21’48.277” E- 19o 23’46.517”
Pika C: N- 41o 21’36.625” E- 19o 23’6.361”
Pika D: N- 41o 22’6.877” E- 19o 22’50.891”
Pika P1: N- 41o 22’32.520” E- 19o 25’19.200”
Pika P2: N- 41o 22`25.07148” E- 19o 24`49.41114”
Pika P3: N- 41o 22`33.29830” E- 19o 25`18.43707
Pika P4: N- 41o 21`49.92000” E- 19o 24`32.30000”
Pika P5: N- 41o 22`50.48000” E- 19o 24`35.27000”
Pika P6: N- 41o 22`15.47132” E- 19o 25`06.45369”
Pika P7: N- 41o 22`08.19861” E- 19o 24`47.41062”
Pika P8: N- 41o 22`07.89630” E- 19° 24’43.12646″
Pika P9: N- 41° 22’09.16808″ E- 19° 24’38.71361″
Pika P10: N- 41° 22’12.34902″ E-19° 24’34.95584″
Pika Pl1: N- 41° 22’16.33018” E- 19° 24’33.96351″
b) Veprimtaria detare Ngarkim – shkarkim i mjeteve lundruese që transportojnë naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre si dhe mallra të tjera, në përputhje me parashikimet e marrëveshjes koncesionare, të ndryshuar, të miratuar me ligjin nr.104/2015, të ndryshuar;

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.575, DATË 28.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS REMAS, TË QARKUT TË FIERIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.575, datë 28.5.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në titull dhe kudo në vendim, fjalët “… të komunës Remas …” zëvendësohen me “… të njësisë administrative Remas, Bashkia Divjakë …”.
b) Në listën e inventarit, pronës me numër rendor 241 t’i ndryshojë emërtimi dhe sipërfaqja, sipas formularit me 1 (një) fletë dhe planvendosjeve bashkëlidhur, gjithsej 5 (pesë) fletë.

2. Pronat e përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, të cilat janë brenda territorit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, të përdoren vetëm si destinacion bujqësor.

3. Ngarkohen Bashkia Divjakë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.792, DATË 7.10.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TË KRITEREVE TË POSAÇME TË LICENCIMIT, DOKUMENTEVE SHOQËRUESE, NËNKATEGORIVE TË LICENCAVE, PROCEDURAVE PËR DHËNIEN, PEZULLIMIN OSE REVOKIMIN, SI DHE KUOTIZACIONIN VJETOR TË LICENCAVE PËR NDËRHYRJET NË PASURITË KULTURORE MATERIALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 82, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.792, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

1. Në ndarjen “B”, të kreut II, nënndarjet “ii”, të shkronjës “c”, të pikës 2, dhe “ii”, të shkronjës “c”, të pikës 3, zëvendësohen me fjalët “specializime profesionale ose kampe restaurimi në fushën e konservimit të trashëgimisë kulturore”.

2. Në shkronjën “a”, të pikës 2, të ndarjes “C”, të kreut II, afati “5 (pesë) vjet” zëvendësohet me afatin “3 (tre) vjet”.

3. Anekset nr.1, nr.2 dhe nr.3, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me anekset nr.1, nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

4. Ngarkohen ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.881, DATË 28.10.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E STATUSIT TË VEÇANTË AKADEMISË SË SIGURISË, SI INSTITUCION I VETËM PUBLIK I ARSIMIT TË LARTË NË FUSHËN E RENDIT E TË SIGURISË PUBLIKE, SI DHE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E SAJ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 37, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, të neneve 17, pika 5, dhe 30, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.881, datë 28.10.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Akademia e Sigurisë është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë në fushën e rendit dhe sigurisë publike, së cilës i jepet status i veçantë.”.

2. Shkronja “f”, e pikës 5, shfuqizohet.

3. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“8. Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ i Akademisë së Sigurisë, i cili garanton përmbushjen e misionit të këtij institucioni dhe mbarëvajtjen financiare e administrative të tij. Ky bord përbëhet nga shtatë anëtarë, të punësuar me kohë të pjesshme. Tre anëtarë, përzgjidhen nga Senati Akademik i Akademisë së Sigurisë, tre anëtarë nga ministri përgjegjës për arsimin, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili propozon kandidatët për anëtarë të bordit pasi ka marrë dakordësinë paraprake të ministrit përgjegjës për arsimin, si dhe të një anëtari nga ministri përgjegjës për rendin e sigurinë publike, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.”.

4. Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“15. Personeli akademik, sipas rolit dhe veprimtarisë që kryen, karakterizohet në profesorë, lektorë, asistent-lektorë. Për personelin akademik me gradë policore ose gradë sipas statutit të strukturave përfituese, vetëm për efekt të veprimtarisë akademike, bëhet ekuivalentimi i këtyre gradave me gradat shkencore dhe titujt akademikë të personelit akademik.

Personeli akademik me gradë policore përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, sipas kritereve të përcaktuara në statutin e Akademisë së Sigurisë dhe emërohet nga Rektori, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Personeli akademik me gradë sipas statutit të strukturave përfituese përzgjidhet nga radhët e punonjësve të këtyre strukturave, sipas kritereve të përcaktuara në statutin e Akademisë së Sigurisë dhe emërohet nga Rektori me propozim të titullarëve të strukturave përfituese sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit midis titullarit të Akademisë së Sigurisë dhe titullarit të strukturave përfituese.”.

5. Në pikën 20, pas fjalëve “… funksionet organike …” shtohen “… me kohë të pjesshme …”.

6. Në pikën 22, emërtimi “Bordi Këshillues i Akademisë së Sigurisë” zëvendësohet me “Bordi i Administrimit të Akademisë së Sigurisë”.

7. Në pikën 23, fjalët “… nga Bordi Këshillues i AS-së dhe miratohen me vendim të Senatit Akademik …” zëvendësohen me “… miratohen nga Bordi i Administrimit të Akademisë së Sigurisë …”.

8. Në pikën 24 hiqen fjalët “… me propozim të Bordit Këshillues të Akademisë së Sigurisë …”.

9. Pika 29 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“29. Akademia e Sigurisë financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhura të tjera të ligjshme. Akademia e Sigurisë është njësi shpenzuese më vete brenda programit buxhetor të Policisë së Shtetit.”.

10. Pika 30 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“30. Struktura dhe organika e Akademisë së Sigurisë miratohen para fillimit të vitit akademik nga ministri i Brendshëm, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në dakordësi me strukturat përfituese. Kjo strukturë organike nuk mund të ndryshohet pa përfunduar viti akademik.”.

II. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

KRYERJEN E PAGESËS SË DOZAVE TË VAKSINAVE, QË RRJEDH NGA MARRËVESHJA, NDËRMJET “HUMAN VACCINE” LLC DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN TË SHQIPËRISË DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, PËR FURNIZIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME VAKSINËN KUNDËR COVID-19 “SPUTNIK V”, TË ZHVILLUAR NGA INSTITUTI KOMBËTAR I KËRKIMIT GAMALEYA PËR EPIDEMIOLOGJINË DHE MIKROBIOLOGJINË NË RUSI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kryerjen nga Instituti i Shëndetit Publik të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen, ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër Covid-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

2. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin e shëndetit publik, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 497 500 (katërqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind) USD të pagesës së dozave të vaksinave anticovid-19, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen, ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër Covid-19 “Sputnik V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit Gamaleya për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë në Rusi.

3. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin e shëndetit publik, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës së sigurimit të mallit gjatë transportit në vlerën 1094,5 (një mijë e nëntëdhjetë e katër presje pesë) USD dhe vlera e transportit të vaksinës në shumën 40 000 (dyzet mijë) euro.

4. Fondi, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

5. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E REHABILITIMIT DHE NDËRTIMIT TË OBJEKTEVE NË AFËRSI TË RRUGËS BREGDETARE (VLORË-ORIKUM)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, si dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E REKOMANDIMEVE PRIORITARE NË LUFTËN KUNDËR KRIMINALITETIT PËR VITIN 2021

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 103, të ligjit nr.97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të pikës 32, të nenit 6, të ligjit nr.8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2021, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet ministri i Drejtësisë t’ia përcjellë menjëherë rekomandimet prioritare Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe t’ua bëjë ato të njohura drejtuesve të prokurorive të të gjitha shkallëve dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në një mbledhje të përbashkët, jo më vonë se 1 (një) muaj nga data e miratimit të këtij vendimi.

3. Ngarkohet ministri i Drejtësisë të ndjekë në vazhdimësi mënyrën e zbatimit të këtyre rekomandimeve, sipas legjislacionit në fuqi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) NË BASHKITË DURRËS, KRUJË DHE RROGOZHINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 993 601 000 (nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e një mijë) lekë, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ato individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime në bashkitë Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Krujë i transferohet fondi, në masën 89 100 000 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë;
b) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 541 801 000 (pesëqind e dyzet e një milionë e tetëqind e një mijë) lekë;

c) Bashkisë Rrogozhinë i transferohet fondi, në masën 362 700 000 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind mijë) lekë.

2. Efekti financiar sipas pikës 1, që i transferohet Bashkive Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë në formën e transfertës së pakushtëzuar, do të përballohet:

2.1. Në masën 216 000 000 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, përkatësisht për:

a) Bashkinë Krujë në masën 89 100 000 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë;
b) Bashkinë Durrës në masën 126 900 000 (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e nëntëqind mijë) lekë;

2.2. Në masën 776 601 000 (shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e një mijë) lekë, përkatësisht për:

a) Bashkinë Durrës në masën 414 901 000 (katërqind e katërmbëdhjetë milionë e nëntëqind e një mijë) lekë;
b) Bashkinë Rrogozhinë në masën 362 700 000 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind mijë) lekë,

nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë, bazuar në rakordimin mes ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për këtë qëllim.

3. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.499, DATË 19.7.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË DIVJAKË TË QARKUT TË FIERIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në listën e inventarit, të miratuar me vendimin nr.499, datë 19.7.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Shtohen pronat me numrat rendorë 745-767, sipas formularëve, lidhjes 1 dhe planvendosjeve, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij;
b) Pronës me numër rendor 708 i ndryshon emërtimi dhe sipërfaqja, sipas formularit dhe planvendosjeve, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Pronat, të cilat janë brenda territorit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, të përdoren vetëm si destinacion bujqësor.

3. Ngarkohen Bashkia Divjakë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.719, DATË 12.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MENAXHIMIN E KAPACITETEVE TË PESHKIMIT TREGTAR DHE DISA RREGULLIME TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË REGJISTRIT TË ANIJEVE TË PESHKIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 2, 32, pika 5, 101, pika 2, 119, pika 2, dhe 135, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.719, datë 12.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Pas shkronjës “c”, të pikës 2, të kreut I, shtohen shkronjat “ç”, “d” dhe “dh”, me këtë përmbajtje:

“ç) “Anije akuakulture”, një anije e pajisur ekskluzivisht për mbledhjen, transportimin, trajtimin dhe/ose zbarkimin e prodhimeve të akuakulturës;
d) “Fotografi çasti”, lista e ngjarjeve të regjistruara për anijet në regjistrin e flotës së peshkimit për një periudhë të përcaktuar kohe;
dh) “Ngjarje”, hyrja ose dalja e një anijeje nga flota ose modifikimi i një prej karakteristikave të saj të renditura në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi.”.

2. Pas kreut II shtohet kreu II/I, me këtë përmbajtje:

“II/I. REGJISTRI I ANIJEVE TË PESHKIMIT

1. Regjistri i anijeve të peshkimit (në vijim, RAP) krijohet, administrohet dhe përditësohet nga drejtoria përgjegjëse për peshkimin.

2. Në RAP regjistrohen të gjitha anijet e peshkimit të përdorura për peshkim tregtar, sipas kuptimit të dhënë në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me përjashtim të anijeve të akuakulturës.

3. Regjistrimi në RAP bëhet kryesisht nga drejtoria përgjegjëse për peshkimin në momentin e lëshimit të aktit të miratimit të lejes së peshkimit.

4. Refuzimi i pajisjes me leje peshkimi sjell rrjedhimisht mosregjistrimin e anijes së peshkimit në regjistër.

5. Të dhënat që përmban RAP-i janë të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

6. Regjistri duhet të mundësojë krijimin e një fotografie çasti në mënyrë automatike.

7. RAP-i është një regjistër publik, i aksesueshëm elektronikisht nga çdo person, në përputhje me pikën 8, të këtij kreu, në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për peshkimin ose në një faqe të posaçme interneti dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të mbrojtjes së të dhënave personale.

8. Publiku ka qasje të RAP-it për të dhënat e përcaktuara në shtojcën 1, të këtij vendimi, me përjashtim të të dhënave të përfshira “për kategorinë/pronari ligjor” dhe “për kategorinë /përdoruesi.”.

3. Bashkëlidhur vendimit shtohet shtojca 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.1128, DATË 30.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN NGA REPUBLIKA E SHQIPËRISË TË VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR VENDOSJEN, NDRYSHIMIN DHE SHFUQIZIMIN E MASAVE SHTRËNGUESE NDËRKOMBËTARE, TË NDRYSHUARA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 3, pika 3, shkronja “c”, dhe 6, pikat 2 e 5, të ligjit nr.72/2019, “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në kreun I, të vendimit nr.1128, datë 30.12.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

1. Pas pikës 17 shtohen pikat 18 dhe 19, me këtë përmbajtje:

“18. Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian (CFSP) 2013/184, “Për vendosjen e masave kufizuese ndaj Mianmarit/Birmanisë”, të ndryshuar, sipas aneksit 18.

19. Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian (CFSP) 2011/235, “Për vendosjen e masave kufizuese kundër personave dhe entiteteve të caktuara, në kuadër të situatës në Iran”, të ndryshuar, sipas aneksit 19.”.

2. Pas aneksit 17, bashkëlidhur vendimit, shtohen anekset 18 dhe 19, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
II. Ngarkohen institucionet e parashikuara në pikën 1, të nenit 11, të ligjit nr.72/2019, “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.656, DATË 31.10.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË SHPËRBLIMIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLAVE, BORDEVE OSE KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në fund të lidhjes nr.1, të përmendur në pikën 3, të vendimit nr.656, datë 31.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT DHE MJEDISIT, PËR PAGESËN E STUDIOS PËR ÇËSHTJEN E ANULLIMIT TË VENDIMIT TË ARBITRAZHIT ICSID CASE NR.ARB/14/26

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01110 “Planifikim, menaxhim, administrim”, t’i shtohet fondi prej 43 000 000 (dyzet e tre milionë) lekësh, për kryerjen e pagesës për detyrimet që rrjedhin ndaj Studios “Gowling” WLG për procesin e anulimit të vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar, datë 20.3.2020, ICSID Case No. ARB/14/26, ndërmjet shoqërisë “Albaniabeg Ambient”, sh.p.k., dhe të tjerë, kundër Republikës së Shqipërisë.

2. Efekti financiar, prej 43 000 000 (dyzet e tre milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

3. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, TË PASURISË ME NUMËR 1/68, ZONA KADASTRALE 3529, BASHKIA POGRADEC

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të sipërfaqes prej 4 700 m2, pjesë e pasurisë me numër 1/68, zona kadastrale 3529, Bashkia Pogradec, sipas certifikatës të pasurisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Korçë, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e resursit nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 1/68, zona kadastrale 3529, Bashkia Pogradec.

3. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të bëjë ndryshimin e llojit të pasurisë, në certifikatën e pasurisë, sipas të dhënave për pasurinë e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

4. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE  

 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.